Home Blog Page 199

Kastrati priti në Malishevë përgjegjësin e UNMIK-ut për rajonin Pejë–Prizren

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune përgjegjësin e Zyrës së UNMIK-ut për rajonin Pejë–Prizren, Lino Sciarra. Takimi kishte karakter pune, si dhe shërbeu për urimin e kryetarit Kastrati me rastin e fillimit të mandatit të tij të dytë.

Me këtë rast, sipas njoftimit, kryetari Kastrati i dëshiroi mirëseardhje Sciarras në Malishevë, duke e falënderuar për vizitën dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të faktorit ndërkombëtar në Kosovë, e në veçanti në Komunën e Malishevës.

Nga ana e tij, Lino Sciarra e uroi kryetarin Kastrati për mandatin e dytë dhe fitoren pa balotazh, duke theksuar se kjo është dëshmi e vlerësimit të qytetarëve për punën dhe angazhimin e tij gjatë mandatit të parë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e përgjithshme në komunë, planet e ardhshme zhvillimore, si dhe për situatën pas vërshimeve të fundit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Taulant Hodaj pritet të zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të FFK-së

0

Taulant Hodaj pritet ta zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas harmonizimit të statutit të FFK-së me MKRS-në, UEFA-n dhe FIFA-n.

Hodaj ka qenë më herët pjesë e FFK-së, ndërsa në vitin 2023 ka dhënë kontribut në procesin e licencimit të FFK-së nga MKRS, në bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n.

RTV Dukagjini mëson se kandidatura e tij për postin e të parit të futbollit kosovar vjen si kërkesë e disa klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komuna e Rahovecit i jep mbështetje marshit “Drejtësi, jo politikë” që mbahet në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

0

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, duke realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit.

Dy themeluesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën në takim nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Gjatë takimit, ata prezantuan misionin dhe aktivitetet e platformës, me theks të veçantë në fushatën e mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas përfaqësuesve të platformës, marshi synon të ngrejë zërin qytetar në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë.

Bashkëthemeluesja e platformës, Eliza Hoxha, tha se ky marsh përfaqëson një thirrje qytetare për drejtësi të drejtë dhe të paanshme.

“Kërkojmë mbështetje që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet fuqishëm më 17 shkurt,” u shpreh ajo.

Ndërkaq, Ismail Tasholli theksoi se mobilizimi në çdo komunë të Kosovës është thelbësor për përçimin e mesazhit të marshit.

“Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është një reagim i domosdoshëm kundër shndërrimit të drejtësisë në instrument politik,” deklaroi ai.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë qytetare, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të parimeve të drejtësisë.

“Drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. Kjo është një kauzë që meriton mbështetje,” tha Latifi.

Platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjithë Kosovën, me synimin e mobilizimit sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Njoftimi i plotë:

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takojnë Kryetarin e Rahovecit, sigurojnë mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Prishtinë, 27 janar – Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, me një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit. Dy themeluesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës prezantuan misionin dhe aktivitetet e “Liria ka Emër”, me theks të veçantë në fushatën e mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Eliza Hoxha, bashkëthemeluese e platformës, theksoi se ky Marsh është një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme.

“Kërkojmë mbështetje që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet fuqishëm më 17 shkurt”, shtoi ajo.

Ndërsa, Ismail Tasholli ndër të tjera tha se mobilizimi në çdo komunë të Kosovës është thelbësor për përçimin e mesazhit të Marshit.

“Marshi “Drejtësi, jo politikë” është reagim i domosdoshëm kundër shndërrimit të drejtësisë në instrument politik”, shtoi Tasholli.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë qytetare, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të parimeve të drejtësisë.

“Drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. Kjo është një kauzë që meriton mbështetje,” tha Latifi.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjithë Kosovën, me qëllim mobilizimin sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Publikohen pamjet e aksidentit në Mamushë, polici shpëton për pak sekonda nga goditja

0

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në Mamushë, ku mbetën të lënduar 6 persona.

Së fundmi janë publikuar edhe pamje ku shihet momenti i aksidentit në të cilin për pak sa nuk u godit edhe një zyrtar policor.

Krijojmë webfaqe për biznese

Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale, vërehet se një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe godet fillimisht një kamionetë të ndaluar nga policia dhe më pas përplaset edhe me veturën zyrtare policore.

Në video shihet qartë se polici, i cili ndodhej në afërsi të automjeteve, arrin të largohet vetëm disa sekonda para goditjes, duke shmangur kështu përplasjen direkte.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Si pasojë e aksidentit, raportohet se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe pastaj janë liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Dokumente, armë dhe para – krejt çka u gjet gjatë aksionit në “Eko Regjioni” Prizren

0

Gjatë aksionit që u zhvillua me urdhrin e Prokurorisë Speciale në ndërmarrjen publiken “Eko Regjioni” në Prizren ku u arrestuan dy persona, gjatë bastisjeve ne banesat dhe në ndërmarrjen publike janë konfiskuar kontrata, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy llaptop dhe para.

Krijojmë webfaqe për biznese

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh.

“Njësitë policore, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe banesat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, si dhe në një ndërmarrje publike dhe në një biznes privat. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa dokumente (kontrata) të cilat ndërlidhen me rastin, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy llop-top, para si dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Të arrestuarit në aksionin e djeshëm janë A.G dhe R.Z.

A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik nga neni 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ekoregjioni: Kryeshefi Shala ndodhet në Itali për arsye familjare, pritet të kthehet brenda javës

0

Ndërmarrja publike regjionale e pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren ka reaguar pas aksionit të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të hënën në këtë kompani. Kompania thotë se kryeshefi Burim Shala ndodhet në një udhëtim në Itali për arsye familjare dhe se brenda javës pritet të kthehet.

Në aksionin e së hënës u arrestuan dy persona pas hulumtimit të zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me tenderin afër 400 mijë euro për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshese.

Krijojmë webfaqe për biznese

Prokurori i rastit, Halim Borovci konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se përveç bastisjeve në zyrat e Ekoregjionit, është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala.

Sipas Kompanisë, Shala prej disa ditësh ndodhet jashtë vendit dhe se në asnjë rrethanë nuk i shmanget përgjegjësisë apo drejtësisë, por pritet të kthehet brenda javës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Si ndërmarrje, ne i besojmë plotësisht organeve të drejtësisë, të cilat janë duke e kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur, në përputhje me ligjin. Ftojmë opinionin publik dhe mediat që të përmbahen nga dezinformatat dhe spekulimet e pabazuara, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i Ekoregjionit:

“Të nderuar,

Duke i përcjellë shkrimet dhe spekulimet e fundit që po qarkullojnë në disa media, ku pretendohet se gjoja Kryeshefi Ekzekutiv ndodhet në arrati, ndiejmë obligim të sqarojmë opinionin publik.

Kryeshefi Ekzekutiv, z. Burim Shala, që nga dita e shtunë ndodhet në Itali, për arsye striktësisht familjare, dhe kjo vizitë nuk ka asnjë lidhje me çfarëdo pretendimi për arrati apo shmangie nga përgjegjësia. Ai prej disa ditësh ndodhet jashtë Kosovës dhe kjo është e ditur edhe më herët.

Njëkohësisht, ju njoftojmë se Kryeshefi Ekzekutiv Burim Shala brenda kësaj jave pritet të kthehet në Kosovë, dhe në asnjë rrethanë nuk i shmanget përgjegjësisë apo drejtësisë.

Express Kredi nga BiCredit

Si ndërmarrje, ne i besojmë plotësisht organeve të drejtësisë, të cilat janë duke e kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur, në përputhje me ligjin.

Ftojmë opinionin publik dhe mediat që të përmbahen nga dezinformatat dhe spekulimet e pabazuara, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

Me respekt,
Menaxhmenti i Ndërmarrjes“.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për shkelje të të drejtave

0

Pa ushqim e pa ujë thonë se mbetën për disa orë, të ndaluarit për dallavere me vota në komunën e Prizrenit. Madje në korridorin e Gjykatës në Prizren, zyrtarët policor i shkaktuan plagë njërës prej të ndaluarve, që ishte duke hyrë në seancën dëgjimore për masën e sigurisë. Disa nga familjarët iu drejtuan edhe KMDLNJ-së

Numri i lartë i të arrestuarve i gjeti pa pranga të mjaftueshme policinë në Prizren.

Në vend të tyre, u vendosën pranga plastike.

Kur 23 prej tyre të arrestuar për dallavere me vota u dërguan të shtunën në Gjykatë për seancën dëgjimore lidhur me masën e sigurisë, njërit prej tyre zyrtarët policorë i shkaktuan plagë në duar me këto pranga plastike, për çka u desh edhe ndërhyrjen e ekipeve emergjente.

Këtë e kanë konfirmuar për Dukagjinin burime brenda gjykatës, por lidhur me rastin nuk ka pasur përgjigje nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Për shkak të numrit të madh të të ndaluarve gjatë së premtes në komunën e Prizrenit për manipulim me vota disa prej të ndaluarve u sollën këtu në qendrën korrektuese në Lipjan, avokatët e disa prej tyre janë ankuar se janë mbajtur në kushte jo të mira, përfshirë se ka qenë shumë ftoft dhe objekti ka qenë jo funksional tash e 7 vite.

Por, pretendimet e avokatëve i ka hedhur poshtë Shërbimi Korrektues i Kosovës, sipas të cilëve atyre iu ofrua trajtim në përputhje me ligjin dhe standardet humane.

Në rastin konkret, bazuar në kërkesën e Policisë së Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vënë në dispozicion hapësira në menaxhim të përkohshëm për mbajtjen e personave të ndaluar për 48 orë. Të ndaluarit janë mbajtur në dy lokacione, në Qendrën Korrektuese në Lipjan dhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Personat e gjinisë femërore janë akomoduar në hapësira të veçanta, në Qendrën Korrektuese në Lipjan, në përputhje me standardet ligjore dhe procedurat në fuqi. Objekti në Lipjan nuk ka qenë jashtë funksionit. Hapësirat e përdorura janë funksionale dhe shfrytëzohen sipas nevojës, varësisht nga numri i personave të burgosur. Ato aktivizohen edhe në raste kur kërkohet menaxhim i përkohshëm i kapaciteteve, si në këtë rast. Gjatë gjithë periudhës së ndalimit 48 orësh, këta persona kanë qenë të ndarë nga të burgosurit dhe janë menaxhuar nga Policia e Kosovës, në përputhje me kompetencat ligjore të saj, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ofruar vetëm hapësirat dhe mbështetjen logjistike të nevojshme. Gjatë gjithë kohës së ndalimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës u ka siguruar të ndaluarve shujta ushqimore, kushte higjienike dhe trajtim në përputhje me ligjin dhe standardet humane.”– Shërbimi Korrektues i Kosovës

Ndërkohë avokati Valdet Hoxha, që është avokat në këtë rast ka një shqetësim tjetër.

“Krahas një hetimi gjithëpërfshirës, transparent dhe të bazuar në ligj do duhej pasur edhe shumë kujdes edhe tek ekspozimi i të arrestuarve siç pamë të gjithë sepse duhet që në respekt të parimit të shenjtë të prezumimit të pafajësisë të llogaritet secili i pafajshëm derisa nuk ka vendim të formës së prerë, në raste të tilla duhet kujdes më i shtuar që të gjithë ata që janë të dyshuar për vepër penale mund të ketë hetim ndaj secilit por duhet respektuar etika..”, ka thënë Valdet Hoxha – Avokat në rast.

E pikërisht për këtë dhe për çështje të tjera, disa prej familjarëve u ankuan në Këshillin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Ne i kemi disa ankesa prej familjarëve shkak ka qenë vendi i ngushtë, mungesa e ushqimit dhe mungesa e ujit këto janë më tepër të natyrës teknike, fakti që numri kaq i madh i të arrestuarve brenda një kohë kaq të shkurt, është problem të sistemohen… Ne kemi vërejtje ngha familjarët që është shumë më e rëndë dhe e drejtë, është publikimi i emrave dhe fotografive të personave të ndaluar ende pa filluar hetimet dhe procedurat ndaj tyre, dhe kjo është e ndaluar edhe me ligj dhe është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe privatësisë”, ka thënë Behxhet Shala – Kryetar i KMDLNJ-së.

Për të parë trajtimin e tyre, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, gjatë së shtunës ishte edhe Avokati i Popullit./Dukagjini/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Çikat e Bashkimit fitojnë në kryeqytet

0

Çikat e Bashkimit ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me rezultat 74–45 (18:14, 27:9, 10:11, 19:11), raporton PrizrenPress.

Pas një çereku të parë relativisht të baraspeshuar, Bashkimi dominoi në periodën e dytë duke krijuar epërsi të madhe, të cilën e menaxhoi pa probleme deri në fund të ndeshjes.

Prishtina tentoi reagimin në pjesën e dytë, por Bashkimi ruajti kontrollin e lojës dhe mbylli takimin me avantazh të thellë./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Në Prokurorinë e Prizrenit u mbajt takim ndërinstitucional për luftimin e kontrabandimit me migrantë

0

Në Prokurorinë Themelore në Prizren është mbajtur një takim pune me përfaqësues të Prokurorisë së Kukësit, përfaqësues të Policisë së Trafiqeve nga Tirana, përfaqësues të Policisë për Hetimin e Trafikimit dhe Kontrabandimit me Migrantë, si dhe përfaqësues policorë nga Departamenti për Kufij i Policisë së Kosovës -Prishtinë.

Delegacionet pjesëmarrëse u pritën nga prokurorja e Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë e Prizrenit, znj. Ervehe Gashi.

Tema kryesore e këtij takimi ishte rritja dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar ndërmjet dy prokurorive dhe strukturave policore përkatëse, me fokus të veçantë në trajtimin e rasteve të kontrabandimit me migrantë.

Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e informatave, koordinimin e veprimeve hetimore, si dhe mekanizmat konkretë për një reagim më efikas ndaj këtij fenomeni, i cili paraqet shqetësim serioz për sigurinë dhe sundimin e ligjit në rajon.

Pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e komunikimit të rregullt dhe forcimin e bashkëpunimit praktik, me qëllim parandalimin dhe luftimin efektiv të kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit të organizuar ndërkufitar.

Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit me institucionet homologe brenda dhe jashtë vendit, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit publik.