10.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 212

Përkujtohet shkrimtari Ibrahim Skenderi

0

Në Prizren është mbajtur një aktivitet përkujtimor kushtuar shkrimtarit, Ibrahim Skenderi.

Të pranishëm ishin nxënës, mësimdhënës, bashkëpunëtorë, miq dhe familjarë të profesorit Skenderi.

Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj – Kukaj, e vlerësoi lartë kontributin e shkrimtarit, Skenderi.

“Duhet të ndihemi krenarë që patëm mundësinë ta kemi në mesin tonë një personalitet si Ibrahim Skenderi”, tha ajo.

Edhe përfaqësuesi i Shoqatës “Fidani”, Berat Batiu, u shpreh krenar që bashkëpunoi me shkrimtarin, Skenderi.

“Ndihem me fat që bashkëpunova në vepra të ndryshme dhe të pasura letrare me profesorin Skenderi”, tha ai.

Miqtë e tij, Demir Reshiti dhe Adil Beqaj, nën emocione kujtuan mikun e tyre.

“Ai do të vazhdojë të jetojë përmes veprave të tij”, u shprehën ata.

Në fund, djali i profesorit të ndjerë, Arben Skenderi, shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e të pranishmëve. Programi përfshiu leximin e poezive të autorit si dhe telegrame ngushëllimi nga miq e bashkëpunëtorë.Ngjarja u organizua nga Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë e Art “Fidani”./ TV Prizreni/

Nëntori dhe Shtetformimi Shqiptar: Nga Simboli në Identitet

0

Autor: Mr.Sc Shaban Osmanollaj

Ese kulturore, historiko–juridike

Kjo ese trajton rolin e muajit Nëntor në formësimin kulturor, historik-juridik dhe identitet të shqiptarëve. Ne aspektin profesional si jurist e studiues, e shikojmë këtë rrugëtim jo vetëm si proces kulturor, por edhe si zhvillim të pandërprerë të vlerave shtet formuese: identitet, organizim, liri dhe drejtësi. Në kronologjine kulturore, historike-juridike ne muajin Nëntor jane percaktuar situata jetike per simbole dhe identitet.

Në kuptim te sovranitetit kemi Nëntorin e Parë – Skënderbeu dhe kuptimi i sovranitetit (1443), ku më 28 Nëntor 1443, Skënderbeu ngriti flamurin në Kalanë e Krujës. Ky akt nuk ishte vetëm simbolik; ai ishte shpallje sovraniteti – një koncept juridik i barasvlershëm me deklarimin se një territor e merr në dorë veten, ushtron kontroll dhe vendos autoritet të brendshëm. Andaj citohet shpesh fjala e tij: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu, mes jush.” Ky është një mesazh që lidhet drejtpërdrejt me të drejtën natyrore për vetëqeverisje, sipas referencave te botuara nga profesor Kristo Frashëri, “Historia e Skënderbeut”.

Express Kredi nga BiCredit

Me pastaj si instrument juridik dhe kulturor dhe si standard kemi Kongresin e Manastirit 14-22 Nëntor 1908, i cili përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe. Në thelb, alfabeti është normë: një standard i detyrueshëm, pa të cilin nuk mund të ekzistojnë arsimi, administrata, e as ligjshmëria e dokumenteve. Pra, ky ishte hapi i parë drejt një sistemi juridik modern shqiptar, sepse një komb pa gjuhë të unifikuar nuk mund të ketë institucione të qëndrueshme. E pak me vone më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë në Vlorë. Ky akt është dokumenti juridik themelor i shtetit shqiptar. Ai i dha fund juridik sundimit të huaj dhe hapi rrugën për strukturat e para ligjore, administrative dhe kushtetuese të kombit. Pavarësia është themeli i së drejtës publike shqiptare, pasi u kalua nga identiteti në shtet.

Ndërsa ne vitin 1998, kemi konsolidimin e shtetit ligjor ne Shqipëri, pasi me 28 nëntor te vitit 1998 me referendum vendoset për kushtetutën e Shqipërisë, e cila përfaqëson momentin e modernizimit juridik dhe përfundimin e tranzicionit institucional dhe kjo rregullon: ndarjen e pushteteve; garanton te drejtat dhe liritë themelore; vendos mekanizmat e balancave institucionale dhe krijon arkitekturën ligjore te shtetit demokratik, andaj ky moment juridik lidhet natyrshëm me 1443-n dhe 1912-n, sepse aspirata kthehet ne rend te rregulluar shtetëror.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kur jemi te zhvillimet dhe e drejta për identitet ne Kosovë kemi 28 Nëntorin e vitit 1968, demonstratat në Prishtinë dhe në shumë qytete të tjera të Kosovës e qe ishin shfaqje paqësore të së drejtës për identitet kulturor dhe kombëtar. Kërkesa kryesore në keto demonstrata ishte ngritja e flamurit kombëtar – që në thelb është kërkesë për njohje juridike të simboleve dhe të barazisë së shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe te drejta me te gjera kulturore e arsimore. Ky moment ishte një kapitull i rëndësishëm i së drejtës kolektive, i lidhur me liritë civile dhe politike.

Pastaj ne vitet ’90-ta kemi Nëntorët e UÇK-së: E drejta për vetëmbrojtje, dalja e parë publike e UÇK-së (1997), e cila i riktheu shqiptarëve të Kosovës konceptin juridik të vetëmbrojtjes së drejtë përballë një sistemi represiv.
Procesi i shtetformimit shqiptar në fund të shekullit XX nuk kuptohet pa rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse juridikisht Kosova është “sui generis” rast i veçantë në të drejtën ndërkombëtare, koncepti i vetëmbrojtjes së popullatës ndaj represionit shtetëror dhe avancimi i të drejtës për vetëvendosje në kushte të dhunës sistematike janë bërë objekt i shumë studimeve juridike.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Brenda këtij procesi, figura e Adem Jasharit përfaqëson pikën e kthesës morale dhe juridike në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Sulmi ndaj familjes Jashari në 5–7 mars 1998 konsiderohet nga shumë autorë si momenti i fundit i rrugës paqësore dhe fillimi i konceptit të “no return point”, ku e drejta për rezistencë merr dimensionin e së drejtës natyrore të popullit për mbrojtje kolektive.

Nga këndvështrimi juridik: Reagimi i popullit dhe formimi i UÇK-së u mbështet në parimin e jus cogens për mbrojtjen e jetës dhe të drejtave themelore.

Krizat humanitare që pasuan, çuan në ndërhyrje ndërkombëtare të justifikuar humanitare (1999), e cila më vonë ndihmoi procesin e shtetformimit.

Adem Jashari u transformua në simbol të rezistencës, duke u bërë “figurë referimi” për doktrinën e së drejtës për vetëvendosje në kontekste të represionit ekstrem. Gjithashtu Nëntori lidhet ngushtë edhe me ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari (28 nëntor 1955), figura qendrore e rezistencës së armatosur. Familja Jashari u bë simbol i të drejtës për liri dhe të drejtës për ekzistencë – dy prej parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare. Roli i UÇK-së në këtë ese nuk trajtohet emocionalisht, por si pjesë e procesit juridiko-historik për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Kosovë, sipas botimeve dhe referencave nga Malcolm, N. Kosovo: A short Histori dhe Judah, T. Kosovo: War and Revenge. Shqiptaret e Kosovës përjetuan një proces te ngjashëm shetformimi, por te zhvilluar nen kushte represioni. UÇK-ja u be shprehje e te drejtës për mbrojtje dhe vetëvendosje ne rrethana te dhunës institucionale dhe nga perspektiva ndërkombëtare lufta çlirimtare lidhet me te drejtën për rezistence ndaj shkeljeve masive te te drejtave, ndërhyrja ndërkombëtare nga NATO bazohet ne parimin e mbrojtjes humanitare dhe formimi i institucioneve pas luftës çoi drejt pavarësisë se Kosovës ne vitin 2008.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Pra, të gjitha këto data të Nëntorit– 1443, 1908, 1912, 1968 dhe fundi i shekullit XX – lidhen nga një element i përbashkët: përpjekja e vazhdueshme e shqiptarëve për të jetuar të lirë, të organizuar dhe të barabartë. Në këtë kuptim, Nëntori është kalendar i formimit: Kulturor–alfabeti, gjuha, tradita; Politik – pavarësia, vetëqeverisja; Juridik–të drejtat, sovraniteti, vetëvendosja dhe Shtet formues–ushtria, institucionet, simbolet.

Si përfundim do te themi se Nëntori nuk është vetëm kujtim; është udhërrëfyes i vetëdijes kombëtare, andaj rrugëtimi shqiptar nëpër shekuj tregon se identiteti, kultura, e drejta dhe liria janë procese që ndërtohen vazhdimisht. Nëntori na kujton se çdo brez ka përgjegjësinë të mbrojë dhe zhvillojë institucionet, gjuhën, ligjin dhe vlerat që garantuan ekzistencën tonë si komb. Ngjarjet e Nëntorit formojnë një vijimësi te qarte te shetformimit shqiptar. Ato tregojnë lidhjet midis historisë, kulturës dhe se drejtës: nga alfabeti e deri te kushtetuta, nga flamuri te vetëvendosja, nga simboli te rendi juridik. Kjo ese kerkon për reflektim mbi atë që përfaqësojmë sot dhe për detyrimin që kemi nesër.

Mund të jetë një imazh i telefon dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Festë në Rahovec, fitojnë ‘Vreshtarët’

0

Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:77 (24:19, 17:30, 24:10, 20:18), në javën e shtatë të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress.

Ndeshja nga fillimi deri në fund ishte me shumë kthesa, por që përfundoi me triumfin e Vreshtarëve.

Te vendasit Julian Roche kishte 22 pikë e 13 kërcime, derisa Isiah Umipig 15 pikë e dhjetë kërcime, kurse te mysafirët Trevon Allen 25 pikë e shtatë kërcime dhe Lis Shoshi me 11 pikë e 11 kërcime.

Rahoveci 029 ka tri fitore e katër humbje, kurse Golden Eagle Ylli një fitore e gjashtë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi fiton në Prizren

0

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj United Basketball me rezultat 89:56 (29:13, 20:15, 23:11, 17:17) në xhiron e tetë të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke dominuar në çerekun e parë dhe të dytë. Falë ritmit të lartë dhe efikasitetit në sulm, Bashkimi shkoi në pushim me epërsi të thellë, 49:28.

Në pjesën e dytë, prizrenaset vazhduan kontrollin e lojës, duke fituar bindshëm edhe çerekun e tretë. Dhjetëminutëshi i fundit u mbyll i barabartë, 17:17, por Bashkimi tashmë kishte siguruar fitoren me rezultat 89:56.

Te Bashkimi u dallua Alexis Mead me një paraqitje mbresëlënëse: 29 pikë, 5 kërcime dhe 10 asistime. Në anën tjetër, për United më e mira ishte Paige Powell me 25 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

PDK-ja në Prizren nis mobilizimin për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

0

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, Shaqir Totaj, ka njoftuar nisjen e mobilizimit të strukturave të partisë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas tij, pas suksesit të arritur në zgjedhjet lokale, PDK synon të përsërisë fitoren edhe në nivel qendror.

“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Degës së PDK-së në Prizren në zgjedhjet lokale, sonte nisëm mobilizimin e shtabit, degëve dhe nëndegëve të rajonit tonë për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit”, tha Totaj.

Express Kredi nga BiCredit

Partia Demokratike e Kosovës, sipas tij,  është e përgatitur për të vendosur qytetarët në qendër të politikave të saj:

“Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme t’i rikthejë qytetarët në rend të parë, ta forcojë mirëqenien e tyre dhe t’ia rikthejë dinjitetin Republikës së Kosovës”, tha Totaj/PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Vazhdon shkëlqimi i Lirisë, mposht Rilindjen 1974 në Prizren

0

Liria e Prizrenit ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Stadiumin “Përparim Thaçi”, duke mposhtur Rilindjen 1974 me rezultat 2:0, raporton PrizrenPress.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Dijar Nikqi dhe Albion Kurtaj.

Me këtë fitore, Liria vazhdon serinë e fitoreve dhe ngjitet më lart në tabelën e Ligës, duke mbajtur hapin me kryesuesit dhe duke treguar se mbetet një pretendente serioze për titull këtë sezon./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

QRTK-ja e Prizrenit dhe Gjilanit hapin ekspozitë të përbashkët në Kalanë e Gjirokastrës

0

Në Kalanë e Gjirokastrës është hapur ekspozita e përbashkët e QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan.

Ekspozita prezanton proceset profesionale të restaurimit, konservimit dhe dokumentimit të trashëgimisë kulturore.

Express Kredi nga BiCredit

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, tha se kjo ekspozitë është dëshmi e punës së përkushtuar, e profesionalizmit dhe e përgjegjësisë sonë të përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë.

“Bashkëpunimi ynë me kolegët në Gjirokastër është shembull i qasjes institucionale që synon ruajtjen e vlerave dhe forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet nesh”, tha Hoxha.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Drejtori i DRTK Gjirokastër, Ardis Duka, tha se kjo ekspozitë reflekton jo vetëm ndërhyrjet profesionale, por edhe besimin tek një vizion i përbashkët për trashëgiminë”.

“Është kënaqësi të mirëpresim kolegët nga Kosova dhe të ndajmë rezultatet e punës sonë të përbashkët”, u shpreh ai.

Ekspozita paraqet vlerësimin e monumenteve, teknikat konservuese, rëndësinë e dokumentimit profesional dhe qasjet për ruajtjen afatgjatë të trashëgimisë kulturore. Hapësira mbetet e hapur për vizitorët./PrizrenPress.com/

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Rustem (Qamil) Seferaj nga Prizreni ka nevojë urgjente për ndihmë

0

Rustem (Qamil) Seferaj, i lindur më 22.04.1984 në Prizren, po përballet me një sëmundje të rëndë – Leukemi Akute Myeloide.

Ai aktualisht po trajtohet në spitalin Medical Park në Stamboll të Turqisë.

Familjarët e tij kanë mbuluar deri tani një pjesë të shpenzimeve mjekësore, por kostoja e trajtimit është shumë e lartë dhe e papërballueshme për ta. Për këtë arsye, bëhet thirrje për ndihmë financiare nga të gjithë njerëzit vullnetmirë që mund të kontribuojnë në vazhdimin e trajtimit dhe shërimin e tij.

Kontakt:
Vjeshtore Seferaj – +383 45 374 023

Numri i xhirollogarisë:
2012000109792059 – TEB Bank

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në luftën e tij për jetë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit

0

Nga Ben Blushi

Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm.

Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi.

Një alfabet me shkronja latine, një alfabet me shkronja greke dhe një alfabet me shkronja arabe.

Për këtë arsye Kongresi i Manastirit nuk ishte një takim gjuhëtarësh, por një parlament.

Ai parlament vendosi që Shqipëria të shkonte me Perëndimin.

Në atë kohë nuk kishte Europë, nuk kishte BE dhe as institucione.
Shqipëria nuk ishte shtet i pavarur dhe i vetmi isntitucion që përcaktonte përkatësinë në një bashkësi politike ishte gjuha.

Prandaj vendimi i Kongresit të Manastirit është akti i parë pro evropian që ka marrë elita shqiptare që nga vdekja e Skënderbeut.

Që të kuptohet sa i guximshëm ishte ky vendim duhet kujtuar se vetë Turqia, vendi që na kishte pushtuar për 500 vjet e ndryshoi alfabetin e vet nga arab në latin në vitin 1928, 20 vjet më vonë se Shqipëria.

Në një kuptim provinca udhëhoqi edhe Perandorinë e saj. Siç ndodh edhe sot dhe siç nuk mund të mos ndodhte, në Kongresin e Manastirit kishte një pakicë që kërkonte që shqipja të shkruhej me alfabet arab.

Këta ishin islamikët shqiptarë, mbeturina të të cilëve ka ende sot nëpër Shqipëri.

Për fat të mirë aty u ndanë myslimanët dhe islamikët.

Shumë hoxhallarë të ndritur dhe patriotë myslimanë u bashkuan me Gjergj Fishtën, Mit’hat Frashërin, Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën për të votuar pro shkronjave latine.

Myslimanët zgjodhën Shqipërinë, islamikët zgjodhën Islamin.

Të parët zgjodhën Perëndimin, të dytët Lindjen.

Imagjinoni për një çast sikur islamikët të kishin fituar.

Ndoshta Shqipëri nuk do kishte, gjuha shqipe do ishte një variant arab dhe gjithë kultura jonë do ishte primitive e deformuar dhe shumë e varfër.
Mund të mos kishim fare letërsi, art dhe filma.

Në vend të shqiponjës, në flamur do kishim një syre nga Kurani, siç vërtet ka pasur shumë islamikë që e kanë kërkuar me zell të madh.

Kongresi i Manastirit e ndau Shqipërinë nga Perandoria Osmane që është fatkeqësia më e madhe e historisë sonë.

Të gjithë ata që thonë se Perandoria Osmane na shpëtoi nga asimilimi sepse nuk u bëmë grekë apo serbë janë islamikë të mjerë.

Kjo është një tezë e shëmtuar që justifikon pushtimin dhe ata që janë me pushtimin janë edhe më të kqëqinj se vetë pushtuesit.

E kundërta është e vërtetë.

Shqipëria u copëtua padrejtësisht nga fqinjët serbë dhe grekë sepse u konsiderua një Turqi e vogël e cila e humbi luftën bashkë me Perandorinë Osmane.

Kur rrëzohen, Perandoritë thyhen si copa pasqyrash të mëdha, duke marrë me vete dhe vazot e vogla përreth.

Ky është rasti jonë.

Ne ramë bashkë me vetratën dhe u thërmuam.

Nëse nuk do kishte ndodhur kështu, sot Kosova do ishte Shqipëri bashkë me gjysmën e Maqedonisë, Janinën, dhe një pjesë të Malit të Zi.

I humbëm këto territore si bashkëpuntorë të një Perandorie humbëse dhe primitive e cila e shkretoi Shqipërinë në mënyrën barbare.

Evropa e pranoi dhe e certifikoi ndarjen tonë duke na paragjykuar padrejtësisht si osmanë.

Kjo është e vërteta e hidhur e historisë sonë.

Stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi ishte njëri nga 50 delegatët e Kongresit të Manastirit.

Kur mendoj se ai ishte një djalë 25 vjecar që votoi kundër Perandorisë Osmane mbushem me krenari.

Një vit më vonë turqit ia morrën hakun dhe e sakatuan në Elbasan, kur zbuluan se ai ishte pjesë e një shoqërije sekrete që po organizohej për të marrë armët kundër tyre.

Duke rikujtuar të parët e mi më vjen mirë të them se gjithmonë kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë.

Kemi qenë gjithmonë kundër pushtuesve.

Kjo është dhe dita për t’i kërkuar shtetit shqiptar të bëjë ç’mos për ta marrë në administrim godinën e Kongresit të Manastirit që ndodhet e rrënuar në Bitola të Maqedonisë.

Ajo godinë na takon. Aty është historia jonë. Aty është muzeu i qëndresës sonë.

Aty do punoja si ciceron për t’i mësuar të rinjve se si Shqipëria lindi nga shkronjat.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Derbi rajonal luhet sot në Rahovec

0

Sot fillon xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Përballja e parë luhet në palestrën simpatike ”Mizahir Isma” atje ku Rahoveci 029 i bën konak ekipit fqinj me territor Golden Eagle Yllit të Suharekës.

‘Vreshtarët’ kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa therandasit nuk e kanë nisur mirë kampionatin me një fitore e pesë humbje.

Përballja nis nga ora 17:00./PrizrenPress.com/