10.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 213

Derbi rajonal luhet sot në Rahovec

0

Sot fillon xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Përballja e parë luhet në palestrën simpatike ”Mizahir Isma” atje ku Rahoveci 029 i bën konak ekipit fqinj me territor Golden Eagle Yllit të Suharekës.

‘Vreshtarët’ kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa therandasit nuk e kanë nisur mirë kampionatin me një fitore e pesë humbje.

Përballja nis nga ora 17:00./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

0

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit 20, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor 1912 u shpall edhe Pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Theu gjësende e sulmoi gruan me urdhër mbrojtës, prangoset burri në Rahovec

0

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari po ashtu kishte dëmtuar-thyer disa gjësende në shtëpi, kishte thyer telefonin e tij si dhe të viktimës -bashkëshortes së tij.

Express Kredi nga BiCredit

Sakaq në raportin e Policisë, thuhet se viktima ka arritur t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj.

“Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nis renovimi i hapësirave kryesore të Spitalit të Prizrenit

0

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” i Prizrenit ka nisur punimet për përmirësimin e kushteve spitalore në disa prej hapësirave më të rëndësishme, me një sipërfaqe totale prej rreth 1,500 m².

Renovimi përfshin Njësinë e Mjekimit Intensiv (MIQ), Njësinë Koronare, sallat e bllokut operativ, bokset e lindjes dhe koridoret e bllokut kirurgjik, raporton PrizrenPress.

Përveç rinovimit të hapësirave, po investohet edhe në sistemet teknike të domosdoshme, duke përfshirë sistemin e oksigjenit dhe gazrave mjekësorë, ventilimin dhe klimatizimin, ndriçimin, nyjet sanitare dhe hapësirat pritëse për pacientët.

Drejtori i spitalit, Osman Hajdari, deklaroi se qëllimi është krijimi i kushteve më të mira, më të sigurta dhe më dinjitoze, si për pacientët, ashtu edhe për personelin e spitalit.

“Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë kushte më të mira, më të sigurta, më funksionale dhe më dinjitoze, si për pacientët, ashtu edhe për personelin e spitalit”, theksoi Hajdari.

Ai gjithashtu falenderoi qytetarët, pacientët dhe familjarët për mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Amerika” – kënga e re e Shqipe Kastratit që sjell emocion dhe traditë

0

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare nga Prizreni, Shqipe Kastrati, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Amerika”, një këngë që bashkon ndjenjën e mërgimit me elemente të theksuara të traditës shqiptare.

Me këtë realizim, artistja vazhdon të sjellë projekte që prekin emocionet e publikut dhe ruajnë identitetin tonë kulturor, raporton PrizrenPress.

Teksti i këngës është shkruar nga Gjovalin Dushaj, ndërsa muzika dhe orkestrimi mbajnë firmën e Fatos Canollit, duke i dhënë këngës një melodi të fuqishme dhe të ngrohtë. Videoklipi është realizuar nga Urban Films, me pamje të xhiruara në ambientet piktoreske të Prevallës.

Në videoklip, Shqipe Kastrati shfaqet me veshje kombëtare të punuara nga Tiara Fashion – Kimete Haxhimurati Gashi, ndërsa performanca është pasuruar me valltarët e ShKA “Malsori” nga Gjonaj, të cilët i japin projektit një atmosferë autentike folklorike.

Projekti është finalizuar nën kujdesin e Producentit Ekzekutiv, Flori Cocaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ndërpritet arresti shtëpiak për kolonel Nexhmi Krasniqin

0

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj kolonel Nexhmi Krasniqi, duke e liruar atë që nga data 21.11.2025 për t’u mbrojtur në liri.

Express Kredi nga BiCredit

Lajmi është konfirmuar nga avokati i kolonelit Krasniqi, Besnik R. Berisha, i cili deklaroi se vendimi është marrë 21.11.2025, nga Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se janë shuar arsyet ligjore që kishin çuar në caktimin dhe vazhdimin e kësaj mase ndaj të pandehurit Nexhmi Krasniqi.

Sipas arsyetimit të gjykatës, nuk ekziston më rreziku për pengim të procedurës penale apo ndikim në prova, si dhe është konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me mbrojtje në liri, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren forcon bashkëpunimin me Institutin Pedagogjik të Kosovës

0

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj-Gutaj, priti sot përfaqësuesit e Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK).

Sipas saj, fokus i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet IPK-së, DKA-së dhe shkollave, me qëllim përmirësimin e performancës së shkollave, veçanërisht në fushën e lexim-kuptimit dhe lexim-shkrimit.

“Kisha kënaqësi të pres përfaqësuesit e Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK)ku fokus i diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet IPK-së, DKA-së dhe shkollave, me qëllim në përmirësimin e performancës së shkollës, sidomos në fushën e lexim-kuptimit dhe lexim-shkrimit. Takime të tilla ndihmojnë në rritjen e transparencës dhe avancimin e cilësisë në arsim”, theksoi Veselaj-Gutaj./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më 28 Nëntor në Prizren do të zbulohet shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim kryetarin e OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, përfaqësuesin e Shoqatës “Zona e Pashtrikut”, Xhemshit Krasniqi dhe Komandantin Selim Krasniqi.

Në këtë takim u diskutua për organizimin e përbashkët të ceremonisë së zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit dhe ish-Komandantit të Zonës së Pashtrikut, Tahir Sinani.

Ceremonia solemne do të mbahet më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar, duke nderuar kështu figurën e tij të lavdishme dhe historinë e fuqishme të popullit tonë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni forcon transparencën komunale, Totaj priti përfaqësuesit për raportin e auditimit social

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe organizatës Active and Creative Youth, të cilët prezantuan raportin e auditimit social për katër projektet e realizuara nga Granti i Performancës për vitin 2023, që Komuna e ka fituar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët – një hap i rëndësishëm që ka dëshmuar përkushtimin për qeverisje të mirë, transparente dhe të orientuar drejt qytetarit.

Sipas njoftimit të komunës, auditimi ka përfshirë monitorim në terren, analizë të investimeve dhe vlerësim të transparencës komunale. Raporti përfundimtar, i dorëzuar sot, ofron gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e proceseve dhe forcimin e llogaridhënies.

“Takime të tilla ndihmojnë në rritjen e transparencës dhe avancimin e qeverisjes lokale në shërbim të qytetarëve”, tha Totaj, citohet në njoftim./PrizrenPress.com