Home Blog Page 22

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

0

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc.

Sakrifica e tyre u vlerësua si pjesë e pandashme e historisë së luftës për liri në Kosovë.

“Sakrifica e dëshmorëve Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë më të lavdishme… Ata zgjodhën rrugën e flijimit për atdheun”, tha Latifi.

Në veçanti u përmend edhe dëshmori Bekim Sylka, i cili kishte lënë mërgimin për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ra heroikisht më 26 maj 1999 në betejën e Hamocit.

“Lavdi dëshmorëve të kombit!”, përfundon ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të LVV-së, masakra e Tusuzit konsiderohet ndër ngjarjet më të rënda të përjetuara nga qyteti i Prizrenit gjatë periudhës së luftës.

“Në kuadër të një operacioni brutal të forcave kriminale serbe, u vranë mizorisht 27 martirë, ndërsa rreth 250 shtëpi të kësaj lagjeje u dogjën dhe u shkatërruan”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

0
Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për bujqësinë vendore. Falë mbështetjes institucionale dhe aplikimit të praktikave të avancuara agroteknike, kjo kulturë po dëshmohet si një ndër më fitimprurëset për fermerët kosovarë, me rendimente të larta dhe treg të sigurt.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Flamur Gashi, fermer nga Atmaxha, është marrë me kultivimin e dredhëzës që nga fëmijëria. Para pesë vitesh, me përkrahjen e Komunës së Prizrenit, ai nisi kultivimin me sistem të avancuar, që përfshin mbulimin e tokës me foli dhe instalimin e një sistemi modern të ujitjes.

Sipas tij, ky investim ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së frutit, duke garantuar njëkohësisht edhe tregun.

“Ky sistem na ka rritur prodhimtarinë dhe cilësinë, ndërsa na ka siguruar edhe shitjen. Aktualisht kultivojmë rreth një hektar me dredhëz, me prodhim mbi 25 tonë për hektar,” thotë Gashi.

Familja Gashi kultivon dy varietete dredhëze, ndërsa periudha e prodhimit zgjat rreth 45 ditë. Ata e konsiderojnë këtë kulturë mjaft fitimprurëse, duke vlerësuar pozitivisht edhe subvencionet dhe mbështetjen nga institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Agronomi Asim Thaçi, i angazhuar në projektet për avancimin e kultivimit të dredhëzës, shpjegon se tokat më të përshtatshme për këtë kulturë janë tokat e lehta, ndërsa mbulimi me foli është një masë shumë efektive për mbrojtjen nga ngricat e hershme pranverore.

Ai thekson se sëmundjet më të shpeshta që prekin dredhëzën janë kalbëzimi dhe fitoftora, të cilat kërkojnë menaxhim të kujdesshëm gjatë gjithë ciklit të prodhimit.

Ndërkohë, drejtuesi i Shoqatës Nacionale “Mjedrat e Kosovës”, Kujtim Lepaja, vlerëson se Kosova ka një traditë të hershme në kultivimin e dredhëzës.

“Aktualisht në Kosovë janë rreth 150 hektarë të mbjella me dredhëz, ndërsa nevojat e tregut vendor janë të paktën trefish më të larta,” deklaron Lepaja.

Sipas tij, përmes kombinimit të kultivarëve të ndryshëm dhe aplikimit të praktikave të duhura agroteknike, dredhëza në Kosovë mund të prodhohet deri në 270 ditë brenda vitit.

“Më profitabilë janë kultivarët rilulëzues, pasi kanë periudhë më të gjatë prodhimi dhe krijojnë mundësi më të mëdha për përfitim ekonomik,” shton ai.

Lepaja rikujton se në vitet ’70 në Kosovë kultivohej një kultivar gjerman, i cili më vonë u zëvendësua me kultivarë të rinj. Sipas tij, ky kultivar po rikthehet gradualisht në tregun evropian, kryesisht për industrinë përpunuese.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Ekspertët rekomandojnë që dredhëza të mos kultivohet më shumë se tri vite radhazi në të njëjtën parcelë, ndërsa rikthimi në të njëjtën tokë duhet të bëhet vetëm pas një periudhe qarkullimi bimor prej së paku tri vitesh.

Përveçse një kulturë fitimprurëse, dredhëza nuk kërkon fuqi të madhe të rregullt punëtore, çka e bën edhe më tërheqëse për fermerët kosovarë. Megjithatë, përveç rrezikut nga kalbëzimi si pasojë e lagështisë, kjo kulturë mbetet e ndjeshme edhe ndaj ngricave të hershme pranverore. Prandaj, mbrojtja teknike dhe menaxhimi profesional mbeten kyçe për suksesin e saj.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

0

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.

Sipas raportit të Policisë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga i dyshuari janë konfiskuar një pistoletë me gaz, 28 fishekë dhe 8 gëzhoja.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 25 maj 2026, rreth orës 23:20, në fshatin Lubizhdë të Hasit.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

0
Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora Shtatë”, Thaçi tha se 27 familjet që pësuan nga kjo masakër, kanë dhënë mund të jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Duhet të theksohet që nga themelimi i kësaj lagjeje, duhet ta quajë që është e pasur, dhe me fillimin e luftës, organizimi i parë ka nisur nga kjo lagje. Ka qenë pikë logjistike për njësitë e UÇK-së, por edhe pikë kalimtare apo pikë ku janë furnizuar edhe pikët e tjera të UÇK-së”, tha Thaçi për rëndësinë e lagjes “Tusuz” dhe synimin që forcat serbe kishin për ta sulmuar.

Thaçi tha se 27 vjet më parë, shqiptarët u vranë në mënyrë të planifikuar.
“Si masakër, i ka të gjitha pasqyrimet e një krimi makabër”, tha ai në Klan Kosova, duke rrëfyer edhe momentet e vrasjes së më të dashurve të familjeve nga Prizreni.
“Prindi im ka pasur fatin që njësitet e UÇK-së atë ditë kanë hasur në trupin e tij dhe ta varrosin në oborrin e shtëpisë time, ku dhe është vrarë”, tha ai për të atin e tij.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe vizitash me qytetarë e familje të kësaj komune.

Kurti  ka vizituar fermerin Driton Krasniqi në “Rudina Farm”, ku u njoh nga afër me punën dhe angazhimin në sektorin e bujqësisë.

Po ashtu, ai u prit në familjen e dëshmorit Idriz Gucati, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e familjeve të dëshmorëve.

Në vazhdën e aktiviteteve, Kurti takoi edhe banorët e lagjes ‘Kurilla’, ndërsa më pas bashkëbisedoi me qytetarët e Romajës në Has, ku u diskutua për çështje që lidhen me jetën e përditshme, zhvillimin lokal dhe nevojat e komunitetit.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

0

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit.

Sipas Policisë, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet për obduksion për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“Rreth orës 19:35, përmes linjës telefonike kemi pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit. Është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Krasniqi.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

0

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së Malishevës, në prani të Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas njoftimit të KRU “Hidroregjioni Jugor”, studimi parasheh faza të zhvillimit që përfshijnë rritjen e kapacitetit furnizues dhe akumulues, sistem të ri pompimi, rivitalizim të rrjetit dhe zgjerim të zonës së shërbimit në 12 fshatra të komunës së Malishevës, me një kosto prej rreth 3.6 milionë euro.

Po ashtu, për vitin 2026 parashihet vendosja e tri pompave të reja me fuqi 75kW secila, si dhe ndërtimi i një rezervuari të ri me kapacitet 1,000 m³, duke e rritur kapacitetin total të ruajtjes së ujit në 1,720 m³.

Sipas kompanisë, projekti pritet të rrisë kapacitetin e furnizimit, të përmirësojë efiçiencën energjetike dhe të ulë kostot operative afatgjata.

Qeveria e Kosovës ka zotuar mbështetje financiare për këtë projekt, me një investim prej 315 mijë eurosh për vitin 2026./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Limaj ka theksuar se në këtë periudhë jo të lehtë për vendin, qytetarët me të drejtë presin më shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga politika.

“Besoj se është koha që forcat politike që ndajnë të njëjtat vlera shtetformuese të bashkëpunojnë për interesin e Kosovës”.

“Pas bisedimeve tona, kemi arritur pajtim për të nisur një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ ndërmjet NISMA Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Kosovës”, ka theksuar Limaj.

Në këtë frymë, Limaj ka thënë se NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, në këto zgjedhje.

“Gjithashtu, jemi dakorduar që në periudhën në vazhdim të ndërtojmë një proces të koordinuar bashkëpunimi dhe integrimi politik, me synimin që ky partneritet afatgjatë t’i shërbejë stabilitetit institucional, zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit dhe funksionimit më efikas të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

“Ky bashkëpunim mbështetet në vlerat që na kanë bashkuar gjithmonë: përgjegjësinë ndaj shtetit, orientimin euroatlantik, partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektin për luftën çlirimtare dhe rolin historik të UÇK-së në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”.

“Mbështetja për këtë bashkëpunim është edhe mbështetje për vlerat e luftës çlirimtare, për idealin e UÇK-së dhe për bashkëluftëtarët tanë që sot padrejtësisht po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, duke mbrojtur me dinjitet, krenari dhe vendosmëri luftën e drejtë të popullit tonë për liri”, ka theksuar Limaj.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi dhe njerëz që interesin e qytetarëve dhe të shtetit e vendosin mbi çdo interes tjetër.

“Besoj se ky është një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave politike që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e Kosovës dhe për ndërtimin e një qeverisjeje stabile, funksionale dhe me vizion afatgjatë”, ka deklaruar Limaj.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit – dhe jo vetëm.

“Me Fatmirin na kanë bashkuar vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin. Të njëjtat vlera po na afrojnë dhe po na ribashkojnë sërish sot, në një moment kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve. Këto janë vlera që i ndajnë edhe elektorati ynë dhe ai i NISMA-s”, ka shkruar Hamza në ‘Facebook’.

Ai ka theksuar se kjo mbështetje është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë politik, institucional, qeverisës dhe partiak, për stabilitet, zhvillim dhe një Kosovë më të fortë.

“E falënderoj mikun tim të vjetër, Fatmirin, për korrektësinë, mbështetjen dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët”.

“Mbështetësve tanë anekënd Kosovës dhe në diasporë ua them vetëm një gjë: më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën!”, ka shkruar Hamza.