Home Blog Page 23

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

0

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me “Medalje për Shpëtim Jete” nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për guximin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë ndërhyrjeve për shpëtimin e jetës së qytetarëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dekorimi është bërë pas përfundimit të procedurave të parapara sipas udhëzimit administrativ dhe me rekomandim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Gjatë ceremonisë, ministri Sveçla deklaroi: “Jam tejet i lumtur që jemi sot këtu bashkë, për të nderuar punën e tetë zyrtarëve tanë policorë, të cilët me aktin e tyre human e fisnik, duke rrezikuar vetveten, i dhanë kuptim misionit të Policisë së Kosovës. Këto akte dëshmojnë se, përveç profesionalizmit të lartë, pjesëtarët tanë policorë bartin edhe vlera të mëdha humane, të cilat ndërveprojnë me detyrën dhe përgjegjësinë zyrtare”.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, vlerësoi lart veprimin e zyrtarëve policorë:

“Veprimet tuaja të guximshme dhe profesionale janë një shembull i mirë dhe një burim i madh frymëzimi për të gjithë zyrtarët policorë që mbajnë këtë uniformë anembanë vendit. Ju vërtetuat se uniforma e PK-së nuk është thjesht një petk zyrtar, por ajo bart mbi vete një peshë të madhe të përgjegjësisë, një mision human dhe një gatishmëri të palëkundur për të shërbyer në çdo rrethanë ndaj qytetarëve dhe vendit, pavarësisht rreziqeve që mund të kanosen”.

Policia e Kosovës theksoi se akti heroik i zyrtarëve policorë dëshmon përkushtimin institucional ndaj qytetarëve dhe gatishmërinë për të vepruar në çdo situatë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë publike./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

0

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para të gatshme.

Në njoftimin e ATK-së, thuhet se këto pagesa duhet të bëhen vetëm përmes llogarisë bankare ose formave elektronike të pagesës.

“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

0

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat e komunës.

Gjatë takimit, përfaqësuesi i DVSM-së – Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në kuadër të MASHTI-t, Afrim Rrahmani, prezantoi detyrat, përgjegjësitë dhe procedurat që duhet të ndiqen nga administruesit gjatë organizimit dhe mbajtjes së testeve kombëtare.

Sipas komunës, takimi u vlerësua si i rëndësishëm për koordinimin dhe përgatitjen sa më të mirë të administruesve.

“Takimi u vlerësua si i rëndësishëm për koordinimin dhe përgatitjen sa më të mirë të administruesve, me qëllim që Testi i Arritshmërisë dhe Matura Shtetërore 2026 të zhvillohen sipas standardeve të përcaktuara nga MASHTI”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

0

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja është nënshkruar në Prishtinë nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Dudley Tarlton, zëvendës përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Kosovë.

“Programi synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe shoqërisë civile”, thuhet në njoftimin e komunës, raporton PrizrenPress.

Në kuadër të këtij programi, mbështetje financiare kanë përfituar katër organizata të shoqërisë civile: “Miqësia”, PRAK – Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, “Rona/Fatjona” dhe Klubi i Futbollit të Femrave “16 Qershori”.

“Projektet e mbështetura fokusohen në përmirësimin e shërbimeve sociale, fuqizimin e grave dhe të rinjve, përfshirjen sociale dhe zhvillimin lokal në Komunën e Malishevës”, thuhet më tej.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe koordinatori Mehdi Krasniqi./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

0

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare në vlerë prej 500 eurosh tashmë kanë dalë në llogaritë e përfitueseve.

Ky vendim vjen si pjesë e programeve mbështetëse për nënat e reja dhe familjet, duke synuar lehtësimin e shpenzimeve fillestare pas lindjes së fëmijës.

Ministria ka ftuar të gjitha lehonat që të verifikojnë llogaritë e tyre bankare për të konfirmuar pranimin e mjeteve.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

0

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS.

Skuadra Charlotte FC tashmë ka bërë lëvizjet e para për transferimin e Muriqit, duke parakaluar të gjitha ekipet tjera të interesuara për shërbimet e tij.

Bëhet e ditur se ekipi amerikan ka bërë gati një ofertë që shkon deri në 30 milionë euro për kartonin e Muriqit, i cili ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2029.

Madje, thuhet se te Mallorca vështirë se mund ta refuzojnë një ofertë të tillë duke pasur parasysh se tashmë kanë rënë në kategorinë e dytë të Spanjës.

Po ashtu, edhe Muriqit thuhet se do t’i ofrohet një kontratë e majme duke i garantuar atij se te Charlotte FC do ta ketë rolin e yllit absolut në projektin e klubit.

32-vjeçari ka pasur sezon fantastik në La Liga, duke shënuar 23 gola në 37 paraqitje kampionale por e ardhmja e tij të Mallorca nuk është më aspak e sigurtë.

Gjithashtu, Muriqi ka tërhequr vëmendjen edhe te skuadrave si Fenerbahçe, Galatasaray e Barcelona.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

0

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë.

Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës 16:05 në rrugën “Hajdin Berisha”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari e ka shfaqur kërcënimin nga brendësia e një automjeti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga vetura me një mjet të mprehtë kishte kanosur një zyrtar policor”– thuhet në raportin 24 orësh.

Lidhur me incidentin është njoftuar prokurori kujdestar. Me vendim të tij, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

0

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se kjo është data zyrtare e festës, duke njoftuar besimtarët për organizimin e riteve fetare dhe manifestimit qendror në Prishtinë.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës do të mbahet në Xhaminë e Madhe, duke filluar në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjëratë tematike nga Arbnor ef. Sinani.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e mërkurë, më 27 maj 2026.Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.Manifestimi fillon në orën 4:25, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Arbnor ef. Sinani – kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Namazit të Kurban Bajramit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben e festës do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

“Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”, ka njoftuar BIK-u.

Me rastin e festës, Bashkësia Islame e Kosovës do të organizojë edhe pritje tradicionale në selinë e saj në Prishtinë nga ora 09:00 deri në 12:00, ku pritet të marrin pjesë besimtarë dhe përfaqësues institucionalë.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban – Bajramit!”.