Home Blog Page 232

Komuna e Prizrenit mobilizohet pas reshjeve: Situata nën monitorim të vazhdueshëm

0

Pas reshjeve intensive të shiut gjatë ditës së djeshme dhe sot, ekipet e Komunës së Prizrenit kanë qenë në terren për të vlerësuar nga afër situatën dhe për të reaguar pa vonesë.

Komuna njofton se gjendja po monitorohet vazhdimisht dhe intervenimet po kryhen në kohë reale.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë janë në mobilizim të plotë, me të gjithë mekanizmin, kapacitetet njerëzore dhe teknike në dispozicion për ndërhyrje të menjëhershme”, thuhet në njoftimin e komunës, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, puna në terren po vazhdon me intensitet të lartë deri në stabilizimin e plotë të situatës.

“Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë pasi institucionet janë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve. Siguria e qytetarëve mbetet prioritet absolut dhe çdo rrezik po trajtohet me seriozitet maksimal”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Pas vërshimeve në Suharekë, nis vlerësimi i dëmeve

0

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar për gjendjen që po mbizotëron në komunën ku ai udhëheq, pas shirave të rrëmbyeshëm.

Ai thotë se për shkak të masave që si komunë kanë ndërmarrë ndër vite, Suhareka nuk është përballur me shumë probleme, përpos disa fshatrave.

“Kemi pasur dëme më së shumti në ekonomi familjare e tokë bujqësore”, tha ai për Klan Kosovën, duke përmendur edhe emrat e fshatrave më të prekur nga vërshimet.

Muharremaj shtoi se ka nisur vlerësimi i dëmeve, dhe pas përfundimit të procesit, të dhënat do t’i dërgojnë në qeveri.

I pari i Suharekës nuk kurseu falënderimet për të gjitha ekipet që u angazhuan me punë të palodhshme që t’iu dalin në ndihmë qytetarëve.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Evakuohen dy familje në Xërxë të Rahovecit që ndodheshin në zonën e rrezikuar nga vërshimet

0

Dy familje në Xërxë të Rahovecit janë evakuuar pasi ishin në zona të rrezikuara nga vërshimet.

Në evakuimin e tyre morën pjesë pjesëtarë të FSK-së, ka njoftuar komuna.

“Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunën e Rahovecit, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre. Bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot u realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara. Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar u kujdes edhe stafi i QKMF-së në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore, ndërsa janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kastrati ka vizituar disa familje të dëmtuara nga vërshimet në Malishevë

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë komunalë, ka vizituar nga afër disa familje të prekura nga vërshimet e ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë vizitës dhe njohjes së drejtpërdrejtë me gjendjen e tyre, kryetari Kastrati ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëme në shumë ekonomi familjare, ndërkohë që në disa raste është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve.

“Kryetari Kastrati ka shprehur solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga vërshimet, duke bërë të ditur se Komuna, përveç fillimit të menjëhershëm të sanimit të dëmeve, do të angazhohet edhe në procesin e vlerësimit të plotë të dëmeve, përfshirë edhe ekonomitë familjare”, theksohet në njoftim.

Dëmet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në territorin e Komunës së Malishevës vlerësohen si të konsiderueshme, duke prekur ekonomitë familjare, bizneset, si dhe infrastrukturën në përgjithësi./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Pas Malishevës, situata nga vërshimet normalizohet edhe në Rahovec

0

Pas ditës së vështirë të djeshme ku disa zona në Rahovec, përfshirë Fortesën dhe Ratkocin, u prekën nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet e mundshme, situata sot është më e qetë.

Kështu tha për Telegrafin Smajl Latifi, kryetari i Rahovecit.

“Situata është me qetë se dje, po kujdesemi për pasojat që janë në infrastrukturë rrugore, dhe po kujdesemi edhe për ata që po kërkojnë ndihmë. Jemi aktiv si shtab emergjent, por shpresojmë që nuk do të ketë reshje më,” tha Latifi.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ai bëri të ditur se në Fortesë dhe Ratkoc, zona që dje u vunë më shumë nën rrezik, nuk ka pasur evakuime, ndërsa në Çifllakë ka pasur nevojë për ndërhyrje për dy gra të moshuara, por situata është tejkaluar.

“Në Ratkoc dhe Fortesë nuk ka pasur evakuime, në Çifllakë ka pas dy gra të moshuara, por e kemi tejkaluar atë situatë dhe gjithçka është në rregull tash,” shtoi kryetari Latifi.

Shtabi emergjent i Rahovecit vazhdon monitorimin e zonave të përfshira dhe po ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e dëmeve të mëtejshme, ndërsa qytetarët mbeten të paralajmëruar për reshje të mundshme.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar” këtë janar

0

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis këtë muaj programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar”, me tre shfaqje të veçanta në 9, 16 dhe 23 janar, duke filluar nga ora 19:30 në ambientet e DokuKino.

Ky program ofron një përvojë unike kinematografike, ku publiku do të ftohet të udhëtojë përtej kohës dhe hapësirës. Filmat e përzgjedhur për këtë janar do të sjellin udhëtime marramendëse, duke nisur nga rrugët misterioze e të ndriçuara zbehtë të Lisbonës, e deri në Azi dhe Afrikë, me tema që sfidojnë të shkuarën dhe eksplorojnë histori kolonialiste.

“Kinemaja e Zgjeruar” synon të ofrojë një përvojë filmike më të thelluar, ku koha duket të qëndrojë pezull, ndërsa publikun e fton të reflektojë mbi rrëfimet dhe mesazhet e secilit film.

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të bëhen pjesë e këtij udhëtimi kinematografik dhe të shijojnë filma që lidhin kulturën, historinë dhe emocionet në një eksperiencë të vetme vizuale.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Reshjet e dendura, Totaj: Po ballafaqohemi me një situatë emergjente

0

Qyteti i Prizrenit bashkë me fshatra, po përballet me gjendje më të rënduar pas reshjeve të dendura që nuk u ndalën për 24 orë rresht.

Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, në një intervistë për Klan Kosova, tha se disa familje janë evakuuar, dhe të njëjtit kanë shkuar tek familjarë në zona më të sigurta, transmeton Klankosova.tv.

“Fatmirësisht në qytet nuk kemi pasur shumë probleme, por në disa fshatra po”, shtoi Totaj.

Pos tjerash ai bëri thirrje që të mobilizohet edhe qeveria në detyrë, pasi sipas tij, institucioni ka më tepër resurse sesa komunat vetëm.

“Mos qëndroni indiferent sepse po ballafaqohemi me një situatë emergjente”, tha i pari i Prizrenit.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Turbullira në burimet e ujit, qytetarët paralajmërohen të mos përdorin ujin për pije në Prizren, Suharekë e Malishevë

0

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, cilësia e ujit të pijshëm ka pësuar përkeqësim në disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor”, ka paralajmëruar qytetarët të mos e përdorin ujin për konsum, por vetëm për nevoja sanitare derisa situata të normalizohet.

“Si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike të ditëve të fundit, në të tri njësitë operative të Kompanisë (Prizren, Suharekë dhe Malishevë) është evidentuar rritje e konsiderueshme e turbullirës në burimet e furnizimit me ujë të pijshëm, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe sigurinë e furnizimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë, raporton PrizrenPress.

Në lidhje me gjendjen aktuale të furnizimit, kompania thekson se në Prizren ka përmirësim të gjendjes së cilësisë së ujit në burime, edhe pse turbullira ende nuk është brenda standardeve të lejuara.

“Gradualisht kemi filluar të lëshojmë ujin në rrjetin e furnizimit, por apelojmë që qytetarët të mos e përdorin për pije, vetëm për nevoja sanitare, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, burimi Sozi në Nashec të Prizrenit rezulton të jetë në gjendje të mirë si nga sasia, ashtu edhe nga cilësia.

“Konsumatoret e 14 fshatrave që furnizohen nga ky burim mund ta shfrytëzojnë ujin e pijes pa asnjë problem”, njofton “Hidroregjioni Jugor”.

Në Suharekë, furnizimi është kryesisht i stabilizuar, përveç fshatrave Studençan dhe Doberdelan. Kurse në Malishevë, edhe pse ka rënie të nivelit të ujërave, burimet vazhdojnë të jenë të ndotura, dhe kompania është duke bërë pastrimin e tyre.

Sipas kompanisë, Njësia Operative Dragash vazhdon të jetë stabile.

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A njofton gjithashtu se për çdo zhvillim të ri, konsumatorët do të njoftohen me kohë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjendja në Malishevë drejt stabilizimit pas reshjeve të fundit

0

Gjendja në Komunën e Malishevës po stabilizohet pas reshjeve të ditëve të fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, situata është më e qetë dhe niveli i ujërave ka shënuar rënie.

“Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, pas reshjeve të fundit, paraqitet stabile dhe e qetë. Sipas të dhënave nga Shtabi Emergjent, edhe nata e kaluar ka qenë e qetë, pa probleme të reja të evidentuara, ndërsa niveli i ujërave ka shënuar rënie dhe situata është në drejtim të stabilizimit të plotë”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton PrizrenPress.

Sipas të njëjtit njoftim, aksi rrugor Malishevë–Banjë mbetet i kalueshëm me vështirësi, ashtu si edhe rruga Mirushë–Gurbardh, përfshirë urën te Liqeni i Mirushës.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me Shtabin Emergjent dhe institucionet përkatëse, kanë angazhuar makineri për hapjen e kanaleve kulluese, me qëllim të përmirësimit të qarkullimit në rrugën Malishevë–Banjë”, vazhdon njoftimi.

Komuna apelon për kujdes të shtuar nga vozitësit, për shkak të pranisë së mbetjeve në disa segmente rrugore, ndërsa njofton se po vazhdon pastrimi në nënkalimin dhe parkingun nëntokësor të qytetit.

“Ekipet emergjente mbeten në gjendje të gatishmërisë së plotë dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme”, përfundon Komuna./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Malishevë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, rasti po hetohet

0

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar pa shenja jete një person.

“Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima, mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.