Home Blog Page 237

Traditë 24-vjeçare, banorë të fshatit Denjë të Rahovecit e nisin vitin me aksionin e dhurimit të gjakut

0

Banorë të fshatit Denjë të Rahovecit e kanë nisur vitin 2026 me aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ky aksion në këtë fshat organizohet pa ndërprerje që 24 vite.

“Falënderojmë secilin dhurues, një nga një, për kontributin e vazhdueshëm ndër vite në ndihmë të pacientëve në nevojë për gjak dhe produkte të gjakut, si dhe organizatorët për këtë angazhim dhe traditë 24-vjeçare humanizmi.” – thuhet në njoftim.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi gati për spektakël: Të enjten përballë Pejës në Prizren

0

Atmosferë e zjarrtë pritet të mbretërojë të enjten në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku Bashkimi do të përballet me Pejën në duelin e parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshja nis në orën 18:45 dhe klubi prizrenas ka bërë thirrje për mobilizim të tifozëve, duke paralajmëruar një mbrëmje sportive të paharrueshme, raporton PrizrenPress.

Kjo fazë e Kupës luhet me sistemin e kosh-diferencës, çka e bën çdo pikë vendimtare për ecurinë e skuadrës. Nga klubi theksojnë se mbështetja e publikut do të jetë çelësi për ta nisur fuqishëm këtë seri ndaj një kundërshtari të vështirë si Peja.

“Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Presim që tifozët të vijnë sa më shumë dhe të jenë forca jonë shtesë. Çdo zë, çdo duartrokitje ka rëndësi”, ka bërë të ditur klubi.

Bashkimi u bën thirrje të gjithë adhuruesve të basketbollit që më 8 janar të jenë në tribunat e “Sezai Surroit”, për të mbështetur ekipin në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Liria nis përgatitjet për stinorin pranveror

0

Liria e Prizrenit ka filluar zyrtarisht përgatitjet për stinorin pranveror.

Në seancën e parë stërvitore, nënkryetari i klubit, Xhoshkun Drangoj, uroi ekipin për punë të mbarë, duke shprehur mbështetjen e plotë të klubit dhe dëshiruar suksese në objektivat e radhës.

Nga klubi u theksua se skuadra po hyn në këtë fazë me përkushtim, unitet dhe besim të plotë në arritjen e synimeve të vendosura./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Telefoni i fshehur në rroba/ Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

0

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Express Kredi nga BiCredit

Thuhet se menjëherë vizita është anuluar, kurse ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

I zhdukur prej 23 dhjetorit, kërkohet ndihmë për gjetjen e 42-vjeçarit nga Prizreni

0

Nga qytetarët është kërkuar bashkëpunim për ofrimin e çfarëdo informacioni, që do të ndihmonte në gjetjen e tij.

Sipas Policisë, Thaqi është raportuar nga familjarët e tij si person i zhdukur, që nga data 23 dhjetor.

“Personi Riza (Rrustem) Thaqi, mashkull, i lindur më datë 15.10.1983 në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës,  me banim në Prizren.

Pasi është iniciuar rasti nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, që nga ajo kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe është duke u kërkuar personi i raportuar si i zhdukur, megjithatë, deri më sot nuk është gjetur.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e personit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rriten tarifat e ujit nga janari: “Hidroregjioni Jugor” zbaton çmimet e reja

0

Konsumatorët e rajonit të Prizrenit do të përballen me tarifa të reja të ujit duke filluar nga muaji janar, pasi Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka miratuar çmimet e reja për periudhën tarifore 2026–2028. Lajmi është konfirmuar nga KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh. A., e cila ka njoftuar qytetarët për ndryshimet që do të pasqyrohen në faturat mujore, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, rritja e tarifave është bërë në bazë të disa faktorëve kryesorë, përfshirë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shtimin e kostove operative dhe mirëmbajtjes, si dhe nevojën për investime të reja në infrastrukturën e ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Tarifat e reja do të aplikohen në të gjitha kategoritë e konsumatorëve dhe do të pasqyrohen në faturat mujore nga janari”, thuhet në njoftimin e kompanisë, e cila thekson se këto ndryshime janë të domosdoshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me ujë dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mbi 200 mijë punëtorë të sektorit privat kanë emigruar gjatë katër viteve

0

Punëtorët në sektorin privat dhe publik janë përballur me përkeqësim të ndjeshëm të kushteve ekonomike dhe sociale gjatë vitit 2025, si pasojë e mosformimit të institucioneve të reja dhe funksionimit të vendit me Qeveri në detyrë për gati një vit.

Përfaqësuesit sindikalë kërkojnë që Qeveria e ardhshme të veprojë menjëherë, duke vendosur në prioritet dialogun social, rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjeve të pazbatuara ndër vite. Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se punëtorët janë lënë pa mbrojtje institucionale dhe se premtimet e dhëna që nga viti 2021 nuk janë realizuar.

Azemi ka theksuar se gjatë katër viteve të fundit mbi 200 mijë të punësuar, kryesisht nga sektori privat, kanë emigruar, duke e cilësuar situatën si alarmante. Ai ka ngritur shqetësimin edhe për moszbatimin e vendimit për pagën minimale, duke thënë se ka punëtorë që vazhdojnë të paguhen nën nivelin e miratuar, si dhe për vonesat e pagave në kompani publiko-private që financohen nga buxheti i shtetit.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

“Për katër vite kemi mbi 200 mijë të punësuar, sidomos në sektorin privat, të ikur, andaj do të thotë nuk e di se ku mund të shkojë më keq. Gjendja është reale sepse ne vetëm sa po mund të mbijetojmë, përndryshe gjendja është jashtëzakonisht tepër e rëndë edhe sot, nëse ndalet, jemi në gjendje jashtëzakonisht shqetësuese. Me këto politika që janë duke i bërë si tërësi, realisht nuk shoh një përmirësim sepse tani deputetët janë mësuar me atë mendje të çoroditur që këta nuk japin llogari dhe nuk punojnë për ata që i zgjedhin, por punojnë për përfitime të tyre personale. Edhe sot kemi punëtorë që nuk po zbatohet vendimi i pagës minimale që është 350 euro, sot po marrin pagë 292 euro. Kemi punëtorë të sektorit privat që paguhen nga buxheti i shtetit, kompani publiko-private që me 3-4 muaj ditë nuk kanë marrë paga, shkaku i kokëfortësisë së njerëzve që i kemi brenda sistemit udhëheqës të shtetit”, tha ai./Ekonomia Online

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Duda Balje: Me rezultatet aktuale, kam siguruar ulëse në Kuvend – herët të flitet për qeverinë

0

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje.

“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje.

Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

‘’Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje./indeksonline

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Reshitaj: Zgjedhjet dëshmuan pjekuri politike, qytetarët i dhanë votë ndëshkuese opozitës

0

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit LVV–Guxo, Albena Reshitaj, ka vlerësuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit dëshmuan një nivel të lartë të pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë.

Reshitaj ka theksuar se vitet e fundit ka vërejtur një ndryshim të dukshëm në qasjen e qytetarëve ndaj politikës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Unë viteve të fundit e shoh një pjekuri politike dhe qytetare shumë të më të theksuar se vitet e kaluara. Kjo më ka jep shpresë që gjërat do të vijnë në vendin e duhur për një kohë shumë të shpejtë sesa është analizuar dhe menduar në të kaluarën”, deklaroi ajo në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ajo ka përgëzuar gjithashtu partitë opozitare dhe liderët e tyre për pranimin e rezultatit zgjedhor, duke theksuar se Kosova edhe një herë dëshmoi se është shembull i demokracisë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Sipas Reshitajt, këto zgjedhje sollën një “votë ndëshkuese” ndaj mënyrës së veprimit të partive opozitare dhe grupeve të interesit brenda tyre.

“E kam thënë se në këto zgjedhje do të ketë një votë ndëshkuese për qasjen dhe mënyrën e të vepruarit të partive opozitare, prandaj edhe ka qenë një votë ndëshkuese ndaj grupeve të interesit brenda partive politike, të cilat i kanë dëmtuar dhe shkatërruar partitë politike opozitare. Kam parë kësaj here reflektim politik dhe largim të një mjegulle me të cilën kanë qenë të mbërthyera partitë opozitare. Mendoj se do të iu bëj mirë nëse hapave në vazhdim nuk do të bëjnë gabime të tilla, që mund të ju kushtojnë më shumë”

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albena Reshitaj ka arritur të sigurojë 25,082 vota, duke u renditur në mesin e 30 kandidatëve më të votuar.

Ndërkohë, subjekti politik tashmë ka arritur të sigurojë 433,882 vota, rezultat preliminar, pasi që numërimi i votave me postë ende nuk është përfunduar. /teve1.info/