Home Blog Page 257

Dy vite pa Illmen Bajrën – KB Bashkimi e kujton figurën dhe kontributin e ti

0

Sot shënohen dy vite nga ndarja nga jeta e Illmen Bajrës, figurë e respektuar e komunitetit sportiv prizrenas.

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka përkujtuar me nderim kujtimin e tij, duke theksuar përkushtimin, vlerat dhe gjurmën e pashlyeshme që Bajra la në klub dhe në sportin vendor.

“Emri dhe vepra e tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes sonë”, ka bërë të ditur KB Bashkimi, raporton PrizrenPress.

Klubi e cilëson Bajrën si një njeri të rrallë, i cili me punë, karakter dhe dashuri për sportin kontribuoi në ngritjen e vlerave të basketbollit në Prizren.

“I paharruar përjetë. U prehtë në paqe.”/PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

0

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64 të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Në mbrëmjen e sotme garojnë 23 këngëtarë, ku njëri prej tyre do të triumfojë në çmimin e madh që do ta dërgojë për Festivalin Europian të Këngës.

Lista e 23 këngëtarëve finalistë u plotësua pas kalimit në finale të 5 këngëtarëve debutues në këtë festival.

Mes plot surprizave dhe të ftuarve specialë, do të ndezin skenën “Shkodra Elektronike”: Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka; Bleona Qerreti dhe sensacioni i Eurovizionit të fundit, Tommy Cash i njohur me këngën e tij “Espresso macchiato” në Eurovizionin e fundit.

Tommy Cash pritet të elektrizojë skenën e Fest 64 duke qenë se artisti estonez njihet për guximin e tij me aspektet vizuale dhe tingujt inovativë.

Ndërkaq, që prej mesnatës të së premtes është hapur zyrtarisht edhe televotimi për 23 këngëtarët finalistë që do të garojnë sonte në mbrëmje.

23 këngëtarët finalistë kanë të bashkëshoqëruar edhe kodin përkatës përmes së cilit shqiptarët mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova. Publiku shqiptar do të ketë mundësi që të votojë me SMS nga Shqipëria dhe Kosova deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni. Nga Shqipëria mund të votoni në numrin 56789 ku një mesazh kushton 60 lekë, ndërsa nga Kosova votoni në numrin 55789 ku një mesazh kushton 1 euro.

Nata finale e Fest 64 pritet të sjellë performanca të paharrueshme dhe rivalitet të fortë për çmimin e madh.

Një ditë më pas, të dielën, do të zhvillohet edhe Post-Fest ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë në Pallatin e Kongreseve një kronikë të plotë e gjithçkaje që ndodhi në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare.

Nën moderimin e Fjodora Fjor`s, Post Fest 64 do të ndalet te momentet kulmore të katër netëve të festivalit: performancat që u duartrokitën gjatë, surprizat e skenës, komentet që ndezën debate, por edhe emocionet e forta të artistëve fitues. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrugëtimit të këngës fituese dhe përfaqësimit të Shqipërisë drejt Eurovizionit, mes pritshmërive të larta, komenteve dhe analizave artistike./rtsh.al/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

0

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës, në mbrëmjen e laureatëve të vitit, raporton PrizrenPress.

Ky çmim vjen si njohje e punës së palodhur, profesionalizmit dhe arritjeve që Loci ka shënuar me ekipin, duke e renditur ndër figurat më të respektuara të basketbollit kosovar për këtë vit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

0

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si vlerësim për angazhimin e tij të pandërprerë, përkushtimin profesional dhe udhëheqjen e qëndrueshme të klubit, raporton PrizrenPress.

“Kontributi i tij ka qenë thelbësor në stabilitetin organizativ dhe sukseset sportive të klubit ndër vite”, thuhet në njoftimin e KBF Bashkimit, duke theksuar rolin e rëndësishëm të presidentit në ngritjen dhe zhvillimin e klubit.

Ky vlerësim konsiderohet plotësisht i merituar, duke reflektuar punën e palodhur dhe vizionin e tij në drejtimin e Bashkimit.

“Urime President për këtë vlerësim të merituar. Krenari për KBF Bashkimin dhe Prizrenin”, thekson klubi./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

0

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit 2025 në kategorinë e femrave – një vlerësim që pasqyron formën e tyre të lartë dhe kontributin e çmuar në parket.

Kapitenja e ekipit, Aulona Muhadri, është nderuar për paraqitjet e saj të qëndrueshme dhe rolin udhëheqës gjatë gjithë sezonit.

“Ky vlerësim vjen si rezultat i paraqitjeve të qëndrueshme, angazhimit maksimal dhe kontributit të saj gjatë sezonit garues”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Po ashtu, lojtare e talentuar Merisa Bilalli është përfshirë në formacionin ideal të vitit, falë paraqitjeve të saj të rëndësishme dhe ndikimit në lojën e ekipit.

“Një vlerësim që pasqyron paraqitjet e saj gjatë sezonit dhe kontributin në ekip”, thekson klubi.

KBF Bashkimi ka uruar të dyja lojtaret për këtë arritje të merituar, duke theksuar se ato vazhdojnë të përfaqësojnë me krenari klubin dhe qytetin e Prizrenit në basketbollin kosovar./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

0

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ky vlerësim pason një vit të mbushur me angazhim, përkushtim dhe paraqitje të shkëlqyera nga ekipi prizrenas.

“Ky çmim vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të klubit, punës profesionale të stafit, si dhe paraqitjeve të suksesshme gjatë sezonit garues”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Nga Bashkimi kanë shprehur mirënjohje të veçantë për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët, të cilët kanë qenë mbështetje e pandërprerë gjatë gjithë vitit.

KBF Bashkimi vazhdon të përfaqësojë me dinjitet qytetin e Prizrenit në basketbollin kosovar, duke dëshmuar se tradita dhe puna profesionale shpërblehen./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Besim Bytyqi i Bashkimit shpallet “Shpresa e Vitit”

0

Federata e Basketbollit të Kosovës ka shpallur lojtarin e Bashkimit, Besim Bytyqi, si “Shpresa e Vitit”, duke vlerësuar rritjen, angazhimin dhe paraqitjet e tij të qëndrueshme gjatë këtij sezoni.

Nga Bashkimi kanë shprehur krenarinë për këtë arritje, duke theksuar rëndësinë e saj për klubin dhe sportin prizrenas.

“Përkushtimi, disiplina dhe pasioni i Besimit kanë dhënë rezultat. Ai është një frymëzim për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të arrijnë majat”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Ndërkohë, basketbollisti tjetër i Bashkimit, Valon Bunjaku, është përzgjedhur në 5-shen e vitit, si vlerësim për kontributin dhe nivelin e lartë të lojës së tij.

“Të dy lojtarët po e nderojnë klubin dhe qytetin me paraqitjet e tyre. Jemi krenarë për ta”, ka shtuar më tej KB Bashkimi në reagimin e tij./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

0

Kompleksi afarist-banesor ‘Newco Elan’ , po e ndryshon përvojën e banimit në Prizren.

Ky kompleks ofron banesa me cilësi të lartë të banimit, duke ju ofruar një jetë të rehatshëm në qytetin historik të Prizrenit.

Ju, si klientë tanë, keni fuqinë për të zgjedhur tipin e banesës që plotëson plotësisht nevojat tuaja individuale.

Në Kompleksin ‘Newco Elan’, nuk është vetëm një banesë – është një përvojë e personalizuar e banimit.

Përfitoni nga cilësia dhe komoditeti që ofrojmë. Për më shumë informacione dhe për të rezervuar banesën tuaj të re në qytetin e kulturës, na kontaktoni në detajet e mëposhtme:

Rruga Tirana, Prizren

Telefon:
+383 46 139 999
+383 46 149 999
Email: [email protected]

Bëhuni pjesë e rrugëtimin tonë drejt një jete më të mirë në Kompleksin ‘Newco Elan’.

Ju mirëpresim !

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

0

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur mbrëmë se nga zjarri që ka përfshirë disa lokale në Prizren nuk ka persona të lënduar.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/reel/1353063329355527

“Më datë 19 dhjetor 2025, pas orës 23:00, është raportuar një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. Zjarri ka përfshirë disa lokale të qendrës tregtare të njohur si “Te Shtrumfat”, duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, nuk ka të raportuar persona të lënduar”, tha Bytyqi.

Ndërkohë, mediumet lokale në Prizren kanë publikuar pamjet nga zjarri i mbrëmshëm.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Elita e basketbollit me super sfida

0

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë. Elita e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje.

Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, që do të zhvillohet në Prizren. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e tetë humbje.

Express Kredi nga BiCredit

Rahoveci 029 – Trepça përballen të shtunën mbrëma, me ‘Vreshtarët’ kanë pesë fitore e shtatë humbje, derisa ‘Xehetarët’ janë në vendin e parë me nëntë fitore e tri humbje.

GO+Peja – Bashkimi është derbi i kësaj jave. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e katër humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.

Java e 13-të do të mbyllet me sfidën në Palestrën ‘1 Tetori’ ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë pesë fitore e shtatë humbje, ndërsa therandasit tri fitore e nëntë humbje.

ProCredit Superliga-Java 13

E shtunë

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

19:30 Rahoveci 029 – Trepça

E diel

17:00 GO+Peja – Bashkimi

19:30 Bora – Golden Eagle Ylli