Home Blog Page 273

Gruaja në Dragash s’e lë burrin të hyjë në shtëpi

0

Policia ka njoftuar se një grua nuk e ka ka lejuar bashkëshortin e saj të hyjë në shtëpinë e tij.

“DHUNË NË FAMILJE- Dragash 06.12.2025-NN.  Është raportuar se para një muaji ankuesi m/k ka shkuar në shtëpinë e tij, por bashkëshortja e tij e dyshuara f/k nuk e ka lejuar. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte”.

Zafir Berisha në listën e AAK-së: Në këtë betejë jam për Kosovën, jo për “kukulla politike” dhe jo për skenarë të dështuar

0

Zafir Berisha, ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK’së. Ai tha se po hyn në këtë garë për të luftuar atë që e cilëson si “të keqen” që ka kapluar vendin.

Ai thekson se me Ramush Haradinajn e lidh e kaluara për lirinë dhe përgjegjësia ndaj vendit, duke e parë rreshtimin e tij politik si vazhdimësi të përpjekjeve për Kosovën.

“Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime”, shkroi Berisha në një postim në Facebook.

Berisha ndalet edhe te pritjet se do të rreshtohej krah Bedri Hamzës, por thotë se Hamza është “kandidat kukull në duart e pionerëve pa libreza të PDK-së”, i përdorur për skenarë që, sipas tij, janë të njëjtit që u panë edhe më 9 shkurt.

“Unë nuk kam mund të jam pjesë e asaj loje”, shkruan ai, duke shtuar se është në këtë garë “për Kosovën, jo për figurina politike që tunden sipas interesave të dikujt tjetër”.

Super ndeshje në Rahovec: Bashkimi mposhtet sërish

0

Rahoveci 029 ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer para tifozëve të vet, duke mposhtur liderin Bashkimin me rezultat 77:72 (19:17, 21:17, 11:20, 26:18). Sfida ishte ndër më emocionueset e javës në ProCredit Superligë, me përmbysje, ritëm të lartë dhe dramë deri në sekondat e fundit, raporton PrizrenPress.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 19:17 dhe atë të dytë 21:17, për të shkuar në pushim me avantazhin 40:34. Periudha e tretë i takoi tërësisht Bashkimit, që përfitoi nga rënia e ritmit të Rahovecit dhe fitoi 11:20, duke përmbysur rezultatin.

Megjithatë, çereku i fundit ishte vendimtar. ‘Vreshtarët’ u rikthyen fuqishëm, duke fituar 26:18 dhe duke siguruar një fitore fantastike ndaj njërit prej rivalëve më të fortë të kampionatit.

Më i dalluari te Rahoveci ishte Kentrell Pullian, i cili e mbylli sfidën me 26 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime. Te Bashkimi spikati Kyan Anderson me 28 pikë dhe gjashtë asistime, por kontributi i tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

Pas kësaj ndeshjeje, Rahoveci arrin në katër fitore dhe pesë humbje, ndërsa Bashkimi regjistron humbjen e dytë radhazi pas një serie prej shtatë fitoreve radhazi./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Me letërnjoftim serb të falsifikuar, ia bart pronën të tretëve pa dijeni – arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Në Prizren është zbuluar një rast i rëndë i falsifikimit të dokumenteve dhe uzurpimit të pronës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person i panjohur deri më tani kishte arritur t’ia bartë pronën e një qytetari kosovar te persona të tretë, duke përdorur dokumente të falsifikuara, pa pëlqimin dhe pa dijeninë e viktimës.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga policia, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari – një mashkull kosovar – i cili dyshohet se ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të shtetit të Serbisë.

Dokumenti dyshohet se përmbante fotografinë e tij, ndërsa të dhënat personale ishin të viktimës.

I dyshuari është intervistuar në prani të organeve hetimore dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Drini i Bardhë mbyll sezonin vjeshtor me fitore

0

Drini i Bardhë ka përmbyllur sezonin vjeshtor me një fitore të vlefshme në udhëtim, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1:2.

Golat e fitores u shënuan nga Taulant Pireci, me asistimin e Besnik Krasniqit, dhe Ermal Kastrati, me asistin e Florijan Iljazit.

Ky triumf shënon një përfundim pozitiv për ekipin në Ligën e Dytë të Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

0

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka vazhduar vizitat në komunat e rajonit të Prizrenit, ku sipas tij po zhvillohen projekte kapitale në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Ai tha se angazhimi për modernizimin e infrastrukturës në mbarë vendin po ecën me ritme të pandalshme.

“Në Dragash ka nisur ndërtimi i Qendrës Multifunksionale, investim prej 1 milion eurosh që pritet të shndërrohet në një hapësirë bashkëkohore për të rinjtë e zonës. Në Prizren, punimet për fushat e mbyllura të tenisit po vazhdojnë me investimin prej 745 mijë eurosh, ndërsa së shpejti do të fillojnë punimet edhe për rinovimin e plotë të stadiumit “Përparim Thaçi, projekt ky me vlerë 12 milionë euro. Në Rahovec, ministria ka ndarë 2.5 milionë euro për ndërtimin e një kompleksi të madh kulturor që do të akomodojë institucionet lokale të artit. Ndërsa në Mamushë po ngrihet Qendra Kulturore Turke me një investim prej afro 2 milionë eurosh”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka përmendur edhe punimet të cilat po vazhdojnë edhe në Suharekë, ku ndërtimi i stadiumit të qytetit po ecën me investimin prej 11 milionë eurosh, teksa fushat ndihmëse të futbollit tashmë janë përfunduar.

Sipas ministrit Çeku, këto projekte janë dëshmi e angazhimit të qeverisë për të krijuar hapësira moderne kulturore, sportive dhe rinore për të gjitha komunitetet në vend.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

40 vite shërbim në Zjarrfikësit e Prizrenit, pensionohet komandanti Adem Krasniqi

0

Pas katër dekadash shërbimi të palodhur në Brigadën e Zjarrfikësve të Prizrenit, komandanti Adem Krasniqi është pensionuar dje, duke marrë mirënjohje të veçantë nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.

Krasniqi u vlerësua për përkushtimin, profesionalizmin dhe guximin e treguar gjatë gjithë karrierës së tij, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin dhe sigurinë e qytetit.

“Me respekt e nderuam për përkushtimin, profesionalizmin dhe guximin e treguar gjatë gjithë karrierës së tij, duke i uruar shëndet, lumturi dhe suksese në kapitullin e ri të jetës”, tha Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Historike: Peja 03 mposht Bashkimin dhe fiton Superkupën e Kosovës, trofeu i parë i klubit

0

KBF Peja 03 është shpallur fituese e Superkupës së Kosovës te femrat, duke mposhtur KBF Bashkimin me rezultat 65:61 në një finale dramatike.

Ky është trofeu i parë në historinë e klubit pejan, i formuar vetëm pak vite më parë, që po shfaqet me sukses në basketbollin kosovar dhe evropian, duke u paraqitur sivjet edhe në EuroCup Women.

Në fitoren vendimtare u dalluan Kiki Jefferson dhe Adrienne Godbold me nga 16 pikë secila, si dhe Arbnore Përçuku me 15 pikë, ndërsa te Bashkimi Alexis Marie Mead realizoi 24 pikë, 7 asiste dhe 7 kërcime./PrizrenPress.com/