Home Blog Page 274

Çelë Lamaj jep dorëheqje nga të gjitha pozitat publike dhe partiake në PDK-në e Prizrenit

0

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka njoftuar se ka ofruar dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe partiake që mbante deri më tani.

Përveç postit të drejtorit, Lamaj ka dorëzuar mandatin si anëtar i Kuvendit Komunal dhe ka hequr dorë nga të gjitha pozitat në degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren.

Ai ka bërë të ditur se dorëheqjen ia ka ofruar kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, gjatë një takimi miqësor.

“Dje takova kryetarin e komunës z. Shaqir Totaj. Në këtë takim miqësor, i ofrova dorëheqjen time. Ai më dëshiroi shumë shëndet, kurse unë i urova suksese në qeverisjen e re katërvjeçare”, tregon Lamaj.

Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kohës së tij në detyrë: “Faleminderit të gjithë atyre që bashkëpunuan me mua sinqerisht!”./PrizrenPress.com/

Malisheva me fitore të tretë rresht, mposht Drenicën

0

Malisheva ka vazhduar formën e shkëlqyer në Albi Mall Superligë, duke e regjistruar fitoren e tretë radhazi pas triumfit 2–0 ndaj Drenicës në shtëpi, raporton PrizrenPress.

Hero i ndeshjes ishte Arlind Veliu, i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutat 2 dhe 11, duke i dhënë epilogun e hershëm takimit dhe duke e vulosur një fitore të merituar për skuadrën vendase.

Me këtë sukses, Malisheva jo vetëm që kthehet te fitoret në shtëpi, por edhe e vazhdon ecurinë pozitive në kampionat./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ballkani spektakolar, shënon 6 gola ndaj Prishtinës së Re

0

Ballkani ka regjistruar një triumf të jashtëzakonshëm në Suharekë, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultatin 6–1 në javën e 16-të të Albi Mall Superligës dhe duke forcuar kreun me 29 pikë, raporton PrizrenPress.

Kryeziu zhbllokoi ndeshjen me një supergol nga goditja e lirë, ndërsa Hamidi realizoi dy gola brenda një minute për 3–0 në pjesën e parë. Në vazhdim, Kryeziu shtoi edhe një gol tjetër, ndërsa Serebe shënoi dopietë në minutat 72′ dhe 82′.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Berisha.

Ballkani kthehet në fushë javën e ardhshme, sërish në shtëpi, ndaj Prishtinës./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

E mitura nga Malisheva raporton për dhunim, prokuroria nis hetimet

0

Një vajzë e mitur nga Malisheva ka raportuar në polici se disa muaj më parë ka pasur marrëdhënie seksuale me një person. Raportimi u bë në prezencë të një punëtori të qendrës për punë sociale.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është njoftuar prokurorisë dhe ndodhet nën hetime.

“DHUNIM – Malishevë 05.12.2025 – NN. Viktima femër kosovare – e mitur, në prezencë të punëtorit për punë sociale, ka raportuar se para disa muajsh ka qenë në lidhje me një person dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Nait Hasani thirrje Bedri Hamzës dhe kryesisë së PDK-së: Pranojeni shkrirjen e Fatmir Limajt si pjesë të saj

0

Ish-themeluesi i UÇK-së, ish-i burgosuri politik, ambasadori dhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, që ta përdorë autoritetin dhe përgjegjësitë politike të tij si kryetar, dhe që kryesia e PDK-së të miratojë pranimin e shkrirjes së Fatmir Limajt si pjesë të saj.

Kjo është thirrja e plotë e Nait Hasanit:

Le të na bashkojë ky 28 dhjetor për fitore. Me PDK-në e bashkuar Kosova mundet më mirë. Në dorën tënde është bashkimi dhe fitorja më 28 dhjetor, Bedri Hamza. Në frymën e unitetit dhe të bashkimit të forcave për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kërkoj nga kryetari i PDK-së, zoti Bedri Hamza, të përdorë autoritetin dhe përgjegjësitë politike të tij si kryetar, dhe që kryesia e PDK-së të miratojë pranimin e shkrirjes së Fatmir Limajt në kuadër të saj.

Bashkimi dhe shkrirja i kërkon koha dhe rrethanat politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Bashkimin dhe unitetin e forcave të copëzuara të PDK-së sot po i kërkojnë ushtarët, qytetarët, simpatizantët dhe elektorati politik i PDK-së.

Bashkimi bën fuqi. Hajde kryetar, bëje hapin me frymën e unitetit, bëje bashkimin.

Unë jam për bashkim, sepse mendoj se të bashkuar sot jemi më të fortë para çdo sfide për të ardhmen e vendit.

Kjo është një fotografi e shkrepur në Kleçkën heroike, ku na bashkoi lufta për liri dhe ku janë arritur fitore të mëdha për Kosovën.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

0

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është pensionuar zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi emocional të djalit të tij, Korab Shaqiri, i cili ka ndarë një mesazh të veçantë me rastin e ditëlindjes së 65-të të babait.

Express Kredi nga BiCredit

Në dedikimin e publikuar, Korabi shprehet se edhe pse babai ka hyrë në moshën e pensionit, ai mbetet një figurë që “nuk plaket kurrë”, pasi e ka ndriçuar artin shqiptar me zërin dhe këngët e tij të paharrueshme, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e 65-të, babë i dashur, Ilir Shaqiri.

Edhe pse sot jam larg, zemra ime rri gjithmonë pranë teje, pranë zërit tënd që më rriti, këngëve të tua që u bënë histori, e shpirtit tënd që nuk njeh lodhje. Ti je nga ata burra që nuk plaken kurrë, sepse jetojnë në ndriçimin e artit, në thirrjen e misionit, në amanetin e këngës. Dhe vërtet, nuk ka pensionim për artistin, jo për një artist si ti, që ka vënë dritë e krenari në çdo shtëpi shqiptare”, ka shkruar Korabi.

Mes tjerash, ai falënderon babanë për sakrificat, këshillat dhe shembullin që i ka dhënë gjatë gjithë jetës, duke theksuar se kontributi i artistit do të mbetet i pavdekshëm në çdo shtëpi shqiptare./