Home Blog Page 286

Jan Palokaj zyrtarizohet te Cibona

0

Basketbollisti kosovar Jan Palokaj është zyrtarizuar si anëtari më i ri i Cibona, skuadër me traditë të madhe në kampionatin kroat, raporton PrizrenPress.

Klubi ka konfirmuar afrimin e tij përmes një njoftimi të shkurtër në rrjetet sociale.

“Jan Palokaj është lojtar i ri i KK Cibona”, shkruan klubi, duke e mirëpritur zyrtarisht lojtarin.

Kalimi i Palokajt te Cibona vjen pas përfundimit të aventurës së tij me KB Bashkimin, ku së fundmi ishte larguar me marrëveshje të dyanshme. Kontrata e tij ka qenë e hapur për angazhime në Evropë, gjë që i ka hapur rrugën këtij transferimi./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prokuroria e Prizrenit mban tryezë rajonale për mbrojtjen e viktimave të krimit

0

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave në Prizren, ka organizuar sot tryezën regjionale në kuadër të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit, me temën “Të bashkuar për të drejtat e viktimave”.

Kjo tryezë, e udhëhequr nga Kryeprokurori Petrit Kryeziu, mblodhi përfaqësues nga prokuroria, gjykata, policia, OSBE, DKA, mbrojtës të viktimave, Qendra për Punë Sociale, Shërbimi Sprovues, strehimorja dhe institucione të tjera relevante.

Sipas njoftimit, diskutimet u fokusuan në forcimin e mekanizmave institucionalë të mbrojtjes së viktimave, me theks të veçantë tek rastet e dhunës në familje, të cilat vazhdojnë të jenë ndër sfidat më të shpeshta dhe më të ndjeshme për sistemin e drejtësisë.

Në fjalën e tij, Kryeprokurori Kryeziu theksoi se: “Mbrojtja e viktimave të krimit, veçanërisht e atyre që përballen me dhunë në familje, është një ndër prioritetet themelore të Prokurorisë Themelore në Prizren. Ne jemi të përkushtuar që çdo rast të trajtohet me profesionalizëm, ndjeshmëri dhe vendosmëri, duke siguruar që viktima të ndjehet e sigurt dhe e mbrojtur gjatë gjithë procesit. Ky është obligim ligjor, por mbi të gjitha obligim njerëzor.”

Ndërkaq, udhëheqësja e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prizren, znj. Semsije Sagdati, theksoi se: “Viktimat e dhunës në familje shpesh përballen me frikë, pasiguri dhe barriera të shumta. Për këtë arsye, mbështetja ndërinstitucionale është thelbësore.”

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Faton Alija, si dhe përfaqësues tjerë institucionalë në fjalën e tyre theksuan se trajtimi i rasteve të dhunës në familje kërkon qasje të koordinuar, reagim të shpejtë, mbrojtje të menjëhershme të viktimës dhe mbështetje të vazhdueshme psikologjike dhe juridike.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe trajtimi i rasteve ku kryes të veprave penale paraqiten personat me çrregullime mendore. U theksua nevoja për vlerësime profesionale, masa të specializuara dhe qasje të koordinuar ndërinstitucionale, me qëllim që të sigurohet trajtim adekuat, parandalim i rrezikut dhe mbrojtje më e mirë për viktimat.

Një pikë e rëndësishme e tryezës ishte edhe rëndësia e implementimit të hallkave elektronike të sigurisë, të cilat shërbejnë si mekanizëm preventiv dhe mbrojtës për viktimat e dhunës në familje. U theksua nevoja për zbatim të plotë, funksional dhe të koordinuar të këtyre mekanizmave për të garantuar siguri efektive dhe reagim të menjëhershëm institucional.

Në fund të takimit, pjesëmarrësit kanë zhvendosur vizitën në Policinë Rajonale të Prizrenit, për të parë nga afër mënyrën se si funksionojnë hallkat elektronike të sigurisë, si dhe për të vlerësuar proceset operative që lidhen me mbrojtjen e viktimave.

Ky aktivitet synon rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, unifikimin e praktikave profesionale dhe forcimin e mbrojtjes së viktimave, me qëllim që sistemi i drejtësisë të jetë sa më efektiv dhe sa më i ndjeshëm ndaj nevojave të tyre./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nisin punimet për renovimin e Njësisë së Patologjisë dhe Morgut në Spitalin e Prizrenit

0

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit “Prim.Dr. Daut Mustafa” ka filluar renovimin e plotë të Njësisë së Patologjisë dhe Morgut, që shtrihet në një hapësirë prej rreth 400 m².

Punimet përfshijnë rehabilitimin e ambienteve të brendshme, zëvendësimin e dyshemeve dhe dyerve, përmirësimin e ndriçimit, ventilimit dhe nyjeve sanitare, si dhe riorganizimin modern të hapësirave të morgut sipas standardeve bashkëkohore, raporton PrizrenPress.

Sipas drejtorit të Spitalit të Prizrenit, Osman Hajdari, këto investime synojnë krijimin e kushteve më të mira të punës dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

“Punët e nisura po vazhdojnë me ritëm, për një shëndetësi më moderne dhe më të fortë. Falënderojmë stafin dhe pacientët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës së punimeve”, deklaroi ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

P.C Prizreni fiton bindshëm ndaj Istogut

0

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën e Parë, duke mposhtur Istogun me rezultat 82:68.

Pavarësisht mungesës së dy lojtarëve bazë, Urim Zenelaj dhe Erion Nixha, ekipi prizrenas tregoi disiplinë dhe ritëm të lartë lojë.

Nga klubi u bë e ditur se skuadra po vazhdon me paraqitje të qëndrueshme dhe synon të ruajë formën pozitive në vazhdim të sezonit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dogana ndalon kontrabandën me telefona në Vërmicë, vlera mbi 5 mijë euro

0

Një kontroll rutinë në pikëkalimin kufitar në Vermicë ka zbuluar një tentim të shmangies së detyrimeve doganore, ku janë gjetur të padeklaruara katër “iPhone 17 Pro Max” dhe pjesë të tjera për telefona, me vlerë mbi 5 mijë euro.

Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë forcimin e kontrolleve për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të tregut.

Komunikata e plotë:

Vermice 27 nentor 2025 Gjatë një kontrollit rutinë në pikëkalim kufitar është zbuluar dhe parandaluar një rast i tentim-shmangies së detyrimeve doganore.

Gjatë inspektimit të detajuar, njësitë doganore kanë gjetur 4 telefona të rinj IPHONE 17 PRO MAX, si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të cilat ishin të padeklaruara nga pala përgjegjëse. Vlera totale e mallit të sekuestruar është mbi 5000 mije euro.

Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve, mbrojtjen e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke parandaluar çdo tentim të shmangies së detyrimeve doganore.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në Malishevë përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë ku qëndruan krerët e ilegales së UÇK-së

0

Në Malishevë u mbajt sot ceremonia e përurimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë e familjes së Feriz Metë Mazrekut, ku gjatë viteve 1993–1997 kishin qëndruar dhe vepruar krerët e ilegales së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Ngjarja u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Nëndega në Malishevë, në bashkëpunim me familjen Mazreku.

Ceremonisë i pranishëm një numër i madh pjesëmarrësish, përfshirë përfaqësues institucionalë, familjarë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, bashkëluftëtarë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Para zbulimit të pllakës u mbajtën fjalime rasti. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, theksoi rëndësinë historike të kësaj shtëpie, duke e vlerësuar si dëshmi të rolit që Malisheva pati në periudhën e rezistencës dhe përpjekjeve për liri. Ai u shpreh se “kjo shtëpi përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së luftës sonë çlirimtare”.

Fjalë rasti mbajti edhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, i cili vlerësoi kontributin e familjes Mazreku si bazë e rëndësishme e veprimtarisë ilegale në vitet ’90. Ndërkaq, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e cilësoi përurimin si një dëshmi të mbështetjes së vazhdueshme që populli ka pasur për UÇK-në.

Në emër të familjeve Thaçi dhe Veseli, Ismet Veseli shprehu mirënjohje për familjen Mazreku dhe për të gjithë kontribuuesit në organizimin e ceremonisë.

Pllaka përkujtimore, e zbuluar në përmbyllje të aktivitetit, mban mbishkrimin: “Në këtë shtëpi, nga viti 1993–1997, qëndruan dhe vepruan krerët e ilegales së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre. Nga këtu u morën vendime të rëndësishme për kombin”.

Komuna e Malishevës ka vlerësuar lart sakrificën e të gjithë atyre që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe ka shprehur mirënjohje të veçantë për familjen Mazreku për guximin dhe kontributin e dhënë në një periudhë vendimtare për vendin./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj viziton kazermën “Lidhja e Prizrenit” në shënim të “Ditës së Forcës”

0

Në kuadër të shënimit të “Ditës së Forcës”, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”. Ai u prit ngrohtësisht nga Majori Petrit Loxha, Komandant i KOMPDEM/EOD – Kompania e Deminimit/RMC/GK, së bashku me stafin e tij.

Gjatë vizitës, Totaj u njoh nga afër me kapacitetet dhe pajisjet ushtarake të ekspozuara për këtë ditë festive, si dhe me progresin e bërë në çështjet e deminimit në hapësirat e rajonit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të shkëlqejë si simbol i vendosmërisë dhe krenarisë sonë kombëtare. Nga hapat e parë të saj, e deri sot, ajo është ngritur pa u ndalur, duke u shndërruar në forcë moderne, profesionale e të përkushtuar ndaj mbrojtjes së atdheut, si dhe ka dëshmuar se është jo vetëm mbështetja e sigurisë në Kosovë, por edhe kontribuese e çmuar për paqen e rajonit. FSK-ja është forca që rritet me kombin dhe që mbetet krenaria jonë!”, u shpreh me këtë rast Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Abrashi: Koalicioni ynë i vetëm është me qytetarët – LVV do të jetë fituesja e opozita humbësja më e madhe

0

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti i tij politik po hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit me besimin se do të dalë fitues absolut, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë.

Abrashi tha se koalicioni i vetëm i LVV-së është ai me qytetarët e Kosovës dhe me diasporën, të cilët, sipas tij, janë shtylla më e fortë e fitores së kësaj partie.

Express Kredi nga BiCredit

“Koalicioni jonë i vetëm dhe i vërtetë që vlen për tu theksuar është ai me qytetarët e Republikës së Kosovës, është me mërgatën dhe diasporën, pra me të gjithë shtetasit tanë, të cilët jetojnë këtu apo jashtë Kosovës. Ky është më i rëndësishmi dhe është koalicioni, i cili i frikëson partitë”, deklaroi ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ai u tregua i bindur se opozita aktuale do të dalë humbësja më e madhe e zgjedhjeve të ardhshme.

“Opozita e tanishme do të jetë humbësja më e madhe e zgjedhjeve. Dallimi do të jetë i thellë e shumë i madh. VV-ja, do të jetë fituesja absolute e zgjedhjeve. Këtë, po e shohim çdo ditë nga takimet me qytetarët, të cilët po e manifestojnë një mbështetje të pazakontë, mbështetje më të madhe që asnjëherë më parë s’e kemi pasë”, deklaroi Abrashi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

61 aksidente vetëm të mërkurën në Kosovë

0

Jan Palokaj largohet nga Bashkimi, karrierën e vazhdon te Cibona

0

Bashkimi ka njoftuar largimin e Jan Palokajt, i cili do të vazhdojë karrierën te Cibona.

Klubi bëri të ditur se ndarja është realizuar me marrëveshje të dyanshme, ndërsa kontrata e lojtarit ka qenë e hapur për angazhime në Evropë.

“Me marrëveshje të dyanshme, Jan Palokaj vazhdon karrierën e tij te Cibona, pasi kontrata e tij ishte e hapur për Europë. I urojmë shumë suksese në sfidat e reja dhe falënderojmë për kontributin e tij te ekipi ynë”, njofton KB Bashkimi./ PrizrenPress.com/