Home Blog Page 285

Distria Krasniqi e bronztë

0

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi Grand Slam 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Yuko, Karina Efimova nga Rusia.

Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari, Gefen Primo nga Izraeli. Në gjysmëfinale humbi me Yuko nga Reka Pupp nga Hungaria.

Për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti me 3 Yuko, Naomi Van Krevel nga Holanda.

Një medalje bronzi që digjet si flakë në Ditën e Flamurit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vendosen pllakat përkujtimore në Ngucat të Malishevës në nder të sakrificës për liri

0

Në nder të Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandant Adem Jasharit dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në fshatin Ngucat të Malishevës u përkujtua dhe u nderua trashëgimia e lirisë, sakrifica dhe atdhedashuria e brezave që e bënë të shenjtë këtë ditë të historisë sonë kombëtare.

Aty sot u vendosën pllakat përkujtimore në nderim të bacës Qazim Maliq Shala dhe familjes Hajrush Destan Gashi, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në rrugën e lirisë së Kosovës.

Në aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, njëherit kreu i Nismës Socialdemokrate, Komandant Çeliku – Fatmir Limaj, kryetari i OVL UÇK-së, Dega Malishevë, Metush Kryeziu, përfaqësues të strukturave udhëheqëse të fshatit Ngucat, familje dëshmorësh, veteranë, invalidë të luftës dhe shumë bashkëvendës.

Në fjalët e tyre të rastit, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, duke nënvizuar se Ngucati mbetet vend i sakrificës dhe i krenarisë kombëtare, ku kujtesa për të kaluarën vazhdon të forcojë lidhjen tonë me lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Komuna e Malishevës falënderon të gjithë pjesëmarrësit për respektin, bashkëpunimin dhe nderimin e kujtesës së figurave dhe familjeve që kontribuuan për lirinë e vendit.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Limaj: Me krenari nderuam shtatoren e komandant Tahir Sinanit në Prizren

0

Në Prizren, në kuadër të Festës së Flamurit, u bë sot zbulimi i shtatores së heroit të kombit, komandant Tahir Sinani. Ceremonia u zhvillua në prani të familjarëve të heroit, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve të shumtë që kishin ardhur për të nderuar figurën e tij, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme, u shpreh me emocion dhe respekt për veprën e Sinanit, duke e cilësuar atë një nga figurat më të shquara të luftës për liri.

“Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, pata nderin të jem i pranishëm në zbulimin e shtatores së mikut dhe bashkëluftëtarit tim, komandant Tahir Sinani.
Tahir Sinani ishte jo vetëm një luftëtar i pashoq, por një patriot i madh, njeri me zemër të madhe që jetën ia kushtoi lirisë së kombit. Sakrifica dhe qëndresa e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Sot, me respekt dhe krenari, e nderuam figurën e tij, një simbol i guximit, i atdhedashurisë dhe i unitetit kombëtar.
Lavdi jetës dhe veprës së komandant Tahir Sinanit!” – tha Limaj, në deklaratën e tij.

Ngjarja e sotme në Prizren u vlerësua nga të pranishmit si një akt i rëndësishëm i ruajtjes së kujtesës historike dhe i respektit ndaj figurave që kontribuuan në shtetin dhe lirinë e Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Përurohet në Prizren shtatorja e heroit Tahir Sinani

0

Në parkun e qytetit të Prizrenit, sot u përurua shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani, në një ceremoni solemne të mbushur me emocione.

Familjarë, invalidë e veteranë të luftës, përfaqësues të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në këtë ngjarje të veçantë.

Djali i heroit, Rrezart Sinani, në fjalën e tij theksoi: “Sakrifica e dëshmorëve është themeli i lirisë sonë. Në emër të familjes Sinani ju falënderoj nga zemra që jeni këtu me ne për ta ndarë këtë ditë të madhe.”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe ai i Rahovecit, Smajl Latifi, vlerësuan figurën e Tahir Sinanit si simbol të drejtësisë, përulësisë dhe sakrificës. Ata theksuan se vepra e tij mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Sot, para kësaj shtatoreje, unë nuk po qëndroj vetëm për të përuruar një vepër artistike. Po qëndroj përballë një kujtese të gjallë, përballë një amaneti që na flet të gjithëve: me e ruajt figurën, me e ruajt të vërtetën dhe me e ruajt dinjitetin e historisë sonë kombëtare.
Nuk dua të flas sot për data e fakte. Dua të flas për parime, sepse figura e Tahir Sinanit është shumë më tepër se një biografi lufte, është një udhëzues moral. Ai ishte mishërim i kurajos, i besës dhe i përgjegjësisë ndaj vendit. Ishte shembull se si njeriu kur e do lirinë, nuk e kërkon si privilegj, por e mbron si detyrim. Ishte njeri i drejtësisë, i përulësisë dhe i sakrificës. Ishte prej atyre burrave që nuk kërkojnë vend në histori, por historia ua jep vetë, sepse jetojnë për të tjerët”, tha Totaj.
“Për mua, kjo shtatore nuk është vetëm një monument. Është një deklaratë publike e qytetit tonë se dimë të kujtojmë me dinjitet, dimë të ruajmë vlerat e njerëzve që dhanë gjithçka për kombin. Ruajtja e figurës së Tahir Sinanit është për mua akt institucional, moral dhe qytetar, është një proces i përditshëm i mbrojtjes së së vërtetës, i respektit ndaj sakrificës dhe i përkushtimit për ta çuar më tej idealin e tij.
Prizreni, qyteti ynë, ka një traditë të gjatë të kësaj përgjegjësie. Këtu janë farkuar ide, janë ndërtuar ura e institucione, janë bashkuar gjenerata. Unë e shoh këtë qytet si kujdestar të kujtesës kombëtare. Detyra jonë nuk është vetëm të ruajmë gurët e trashëgimisë, por edhe figurat që mbajnë mbi supe peshën e lirisë sonë”.
“Dua që çdo i ri dhe e re që kalon pranë kësaj shtatoreje të ndalet një çast, të kuptojë se liria nuk është e dhënë, ajo fitohet dhe ruhet me punë, me dije dhe me karakter.
Sot dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për familjen Sinani. Ju keni mbajtur një dhimbje të madhe, por edhe një krenari që na përbashkon të gjithëve. Si Kryetar i Komunës, por edhe si qytetar, ju falënderoj që e keni mbajtur të gjallë kujtimin e tij me dinjitet e me qetësi.
“Faleminderit edhe bashkëluftëtarëve, OVL-së së UÇK-së dhe shoqatës “Zona e Pashtrikut” për bashkëpunimin që e bëri të mundur këtë ditë. Vetëm kur institucioni dhe komuniteti ecin bashkë, kujtesa bëhet politikë publike dhe jo thjesht mallëngjim.
Unë besoj se ruajtja e figurave tona kombëtare duhet të bëhet me standard: me dokument, me respekt, me të vërtetë. Kështu fëmijët tanë mësojnë jo thjesht emra, por vlera, kuptojnë pse disa njerëz zgjodhën rrugën e sakrificës, që ne sot të zgjedhim rrugën e zhvillimit”.
“Si Komunë e Prizrenit, ne do të vazhdojmë ta mbështesim çdo nismë që lidhet me edukimin patriotik, me historinë e Zonës së Pashtrikut, me kujdesin institucional për dëshmorët dhe familjet e tyre. Dua që kjo shtatore të mos mbetet e heshtur, por të jetë pikë takimi për brezat e rinj, për nxënësit, për studiuesit, për qytetarët që duan të mësojnë pse liria kërkon përgjegjësi”, tha Totaj.
“Sot, përpara kësaj shtatoreje, dua të them këtë: njerëzit mund të largohen, por vlerat që përfaqësojnë nuk vdesin.Tahir Sinani na la një busull që tregon gjithmonë drejt lirisë, dinjitetit dhe punës së ndershme”.
“Detyra ime si Kryetar, dhe detyra jonë si qytetarë, është të ecim sipas kësaj busulle e me bashkim, me maturi, me kurajë dhe me përkushtim për Prizrenin e për Kosovën.
Lavdi e përjetshme Komandantit Tahir Sinani!”, tha Totaj.

Pjesëmarrës të tjerë e përshkruan Sinanin si një figurë kyçe të luftës për lirinë e shqiptarëve, duke nënvizuar se kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.

Përurimi i shtatores në Prizren shihet si një akt nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e tij të çmuar.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot dita e ndarjes nga sëmundja jonë më e madhe otomanizmi

0

Nga Ben Blushi

Sot është dita jonë e Madhe e Pavarësisë që u arrit pas 500 vjet pushtimi barbar nga otomanët dhe platforma e tyre otomanizmi.

Po cfarë është otomanizmi?

Otomanizmi është një një doktrinë fetare dhe racore për të asimiluar popujt e pushtuar.

Otomanizmi na hoqi dashurinë për punën, për artet, për gjuhën si dhe na krijoi një raport të shtrembër me kohën.

Otomanët na bindëm se vonesa nuk është dicka e keqe.

Një punë që nuk bëhet sot mund të bëhet nesër ose mund të mos bëhet fare.

Vonesa na u kthye në tipar kombëtar.

Kështu u vonuam 500 vjet.

Fat i madh i pasojave drithëruese të otomanizmit në Shqipëri është mungesa e fotografisë në shekujt 16, 17, 18 dhe 19.

Nëse do kishte pasur fotografi për të treguar mjerimin e shqiptarëve të asaj kohe shqiptarët e sotshëm do lebetiteshin.

Atyre që mbrojnë këtë mizori do u vinte turp, megjithëse mungesa e dëshmive nuk mund të jetë justifikim për ata që mbrojnë shfarosjen e kombit të tyre.

Në atë kohë rrugët e Shqipërisë ishin të mbushura me njerëz të leckosur, të paushqyer dhe të sëmurë.

Një e treta e vendit jetonte në kënetë.

Nuk kishte asnjë shkollë, asnjë spital, asnjë port, tokat nuk bonifikoheshin dhe këtu nuk kalonte asnjë hekurrudhë.

Shqipëria ishte një territor i izoluar nga ku merreshin vetëm bagëti dhe ushtarë dhe ku nuk cohej asgjë vec armëve për të shtypur ata që nuk bindeshin.

Mjetet që u përdorën nga otomanët ishin dhuna, uria, malarja, vrasjet dhe taksat.

Por të gjitha tiparet e otomanizmit e klasifikojnë atë si një nga format më të egra të kolonializmit.

Ata që nuk e dinë çfarë është otomanizmi duhet të dinë se kjo perandori barbare i taksonte njerëzit sipas përkatësisë fetare.

Kush nuk ishte musliman paguante taksë.

Kjo taksa mbi fenë quhej xhizve.

Shtetet vendosin taksa mbi pronën, mbi tokën, mbi punën, mbi fitimin dhe mbi tregtinë.

Perandoria Otomane vendosi dhe një taksë mbi shpirtin, prandaj ajo është më e pashpirt se të gjithë pushtusit që na kanë rënë mbi shpinë.

Xhizve ishte një lloj xhezveje ku përvëlohej me ujë të ndenjur ndërgjegja jonë kombëtare.

Kolonializimet janë gjithnjë të rënda, të dëmshme dhe shfarosëse megjithatë ka disa lloje kolonializmi.

Ne na ra ai më i keqi.

Në kohën kur spanjollët, portugezët dhe më pas anglezët dhe francezët morën detet për të pushtuar botën ne që ishim shumë afër tyre patëm fatin më të zi.

Turqit osmanë, pra otomanët që nuk kishin flota për të shkuar në Amerikë dhe Azi për të zbuluar Kinën, apo Afrikën iu sulën Ballkanit.

Në vitin 1492 kur Kristofor Kolombi shkoi në Amerikë, otomanët e pushtuan plotësisht Shqipërinë pas pothuajse 50 vjet përpjekje dhe rrethim të egër.

Skënderbeu kishte vdekur në vitin 1468 dhe Shkodra ishte pushtuar në vitin 1479.

Pas këtyre dy humbjeve nisi një fazë pushtimi brutal dhe fatkeqësia jonë është se ndryshe nga ajo e shumë popujve të tjerë u kolonizuam nga një popull më i pacivilizuar se ne.

Në cdo kuptim të fjalës otomanët e viteve 1400 ishin shumë më të pazhvilluar se shqiptarët.

Ata ishin fise të vogla që bënë një shtet duke na pushtuar, ne ishim shtete të vogla që u kthyem në fis duke u pushtuar.

Është cinike ta them, por ne patëm më pak fat se indianët e Amerikës, apo shumë popuj afrikanë që u pushtuan nga popuj më të zhvilluar se ata.

Ne ramë në një lagështirë morale që na kalbi për 500 vjet.

Prandaj Otomanizmi nuk ishte një pushtim por ishte një kolonializim.

Kur otomanët ikën nuk lanë asgjë pas.

Shqipëria post otomane doli si vendi më i varfër, më i grabitur, më i paditur, më i sëmurë, më i vogël dhe më i uritur në Evropë.

Asnjë armik nuk na ka trajtuar më keq se otomanët gjakatarë.

Ata na zhveshën nga nevoja për të punuar, për të ëndërruar dhe për të jetuar me drejtësi.

Ata na ndanë nga trungu dhe na lanë të kalbemi në mocalin e tyre thithës.

Pa pushtimin otoman historia jonë do ishte më e ndritur dhe sot do ishim një popull europian më i madh dhe plotësisht i integruar.

Prandaj përpjekja e Ismail Qemalit që duke kaluar mes baltrave të kohës arriti ta shpallë Shqipërinë të pavarur në 28 nëntor të vitit 1912 është ndoshta akti më kurajoz i historisë sonë.

Të gjitha të këqijat që kemi pësuar dhe po pësojmë ende dhe sot e kanë burimin atje.

Te ato 500 vjet errësirë, poshtërim dhe përulje kombëtare.

Otomanizmi është sëmundja jonë që duhet ta shërojmë deri në fund.

Jam i bindur se do t’ia dalim.

Do shërohemi.

Gëzuar të gjithëve.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj nderon dëshmorët në Ditën e Flamurit kombëtar

0

Në shënim të Ditës së Flamurit kombëtar, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nisi ditën me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, së bashku me familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë.

Gjatë homazheve, u nderua me respekt të thellë sakrifica e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

“Ky moment përkujtimi na forcon angazhimin për të ecur përpara në rrugën e ndërtimit të një të ardhmeje të sigurt dhe të ndritshme. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!”, tha Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Shkëlzen Çoça: Tri shkronja

0

Tri shkronja t’arta, veç tri,
N’to ka zjarr, betim, liri.
UÇK, jo fjalë, po flakë,
Jo hijë, po dritë në natë.

Nuk asht veç kujtim në gur,
As një shenjë në ndonjë mur,
Asht përjetë në gjak e mall,
Në çdo tokë që s’pranon me u kall.

Tri shkronja n’krahnor,
Zjarr n’shpirt, shkëlqim n’flamur.
UÇK këto shkronja që s’vdesin,
Të gdhenduna në gjakun e të rënëve,
Në lotin e nanës që pret,
Në kangën që s’harrohet asnjëherë.

Mos e thuaj, veç për me u ndje,
Se asht amanet për ne.
Merr frymë thellë kur e shqipton,
Se UÇK, asht nder që t’përvëlon.

28 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

0

Sot bëhen 28 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Express Kredi nga BiCredit

Ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Malishevë dhe tjetra në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave të mitura gjatë 24 orëve të fundit.

Rasti i parë është shënuar në Malishevë, ku një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një baba ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende ku ndodhet.

Sipas raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të dy rastet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e vajzave të zhdukura./PrizrenPress.com/