Home Blog Page 289

Lumbardhi në fokus – Totaj kërkon mirëmbajtjen e simbolit të Prizrenit

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes së shtratit të Lumbardhit, duke e cilësuar atë jo vetëm çështje infrastrukturore e mjedisore, por edhe një element kyç të identitetit turistik të qytetit, raporton PrizrenPress.

“Mirëmbajtja e shtratit të Lumbardhit është jo vetëm çështje e rëndësishme mjedisore e infrastrukturore, por edhe turistike, pasi është një nga simbolet kryesore të qytetit”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka publikuar edhe disa foto nga punimet e pastrimit përgjatë lumit, ku ekipet komunale po kryejnë ndërhyrjet e nevojshme./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kryesia e re e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve pritet nga kryetari i Malishevës

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim kryesinë e re të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së në Malishevë, të përbërë nga Iliaz Krasniqi, Kastriot Berisha dhe Ali Morina.

Takimi u zhvillua, sipas njoftimit, me qëllim të urimit për mandatin e dytë të kryetarit Kastrati, si dhe për të diskutuar çështje me interes të përbashkët, duke vënë theks të veçantë tek ruajtja dhe kultivimi i vlerave kombëtare, të lidhura me sakrificën e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.

Ai u shprehu falënderime për vizitën dhe urimet, duke theksuar gatishmërinë e tij dhe të qeverisjes komunale për të mbështetur iniciativat që promovojnë dhe ruajnë vlerat kombëtare.

“Vepra më sublime është rënia për atdheun. Ne kemi shumë dëshmorë dhe luftëtarë, prandaj krenohemi dhe zotohemi për ruajtjen, avancimin dhe respektimin e vlerave tona, si në vend në përgjithësi, ashtu edhe në Malishevë në veçanti”, deklaroi Kastrati./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ky është ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizreni që u arrestua në Serbi

0

52-vjeçari ishte pjesëtar i brigadës “138 Agim Ramadani”. Sipas mediave serbe, ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.

Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës. Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj postës kufitare serbe në Koshare në vitin 1999.
Të dyshuarit A.Q. (1973) i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe MPB-ja serbe shtoi se në prokurorinë kompetente ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal.
Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë reaguar për këtë pretendim të Serbisë.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.
Në Koshare ishte një post ushtarak i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku nga 9 prilli 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi RFJ, për 67 ditë u zhvilluan luftime mes ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.
Ministria e Mbrojtjes së Serbisë më vonë bëri të ditur se në betejën e Koshares u vranë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave. Zyrtarët nga Kosova thanë se janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave thanë se NATO bombardoi Kosharen në maj të vitit 1999.
Beteja në këtë post kufitar mes RFJ-së dhe Shqipërisë përfundoi më 14 qershor, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova në bazë të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e NATO-s mbi RFJ.
NATO-ja i nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 9 prill në Serbi shënohet si një betejë heroike e forcave ushtarake të Jugosllavisë, pjesë autonome e së cilës në atë kohë ishte Kosova, ndërsa në Kosovë kremtohet si fitore e UÇK-së.Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave./Radio Evropa e Lire

Ekzekutohen me rritje shtesat për fëmijë

0

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se janë ekzekutuar shtesat për fëmijët me rritje prej 50 për qind të tyre.

Murati ka thënë se mbi 400 mijë fëmijë janë përfitues të këtyre shtesave dhe gjatë ditës të gjitha familjet do t’i kenë në llogari.

“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50 për qind, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Tre lojtarë të Bashkimit thirren nga Përfaqësuesja e Kosovës

0

Bashkimi i Prizrenit ka bërë të ditur se tre prej lojtarëve të saj janë thirrur nga Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll. Valon Bunjaku, Meriton Ismaili dhe Muhamedali Janjeva do të veshin fanellën e Kombëtares në grumbullimin e radhës, duke përfaqësuar klubin portokalli, raporton PrizrenPress.

Klubi ka njoftuar gjithashtu se Lejson Zeqiri është ftuar nga Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, duke shtuar edhe një tjetër emër nga Bashkimi në arenën ndërkombëtare.

Përveç lojtarëve, pjesë e kombëtares së Kosovës do të jenë edhe trajneri kondicional i Bashkimit, Yner Berisha, si dhe fizioterapeuti Fisnik Bajrami, të cilët janë përzgjedhur në stafin teknik.

 LBashkimi uroi suksese për të gjithë të thirrurit, duke theksuar se këto ftesa janë dëshmi e punës së mirë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të klubi./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Aktakuzë ndaj burrit që tentoi t’i vriste me thikë gruan dhe vajzën e tij në Prizren

0

Express Kredi nga BiCredit

I dyshuari, kishte sulmuar të bijën dhe bashkëshorten e tij me thikë 13 centimetra, duke iu shkaktuar lëndime të rënda.

“Sipas aktakuzës, më 17 tetor, rreth orës 00:10, në banesën familjare në Prizren, pas një konflikti të çastit me motive xhelozie, i pandehuri B.G., e sulmon me thikë me gjatësi tehu prej 13 cm, bashkëshorten M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime serioze të organeve të brendshme. Gjithashtu, i pandehuri e godet me thikë edhe vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime të rënda në zonën e krahërorit dhe barkut. Lëndimet e shkaktuara ndaj të dy viktimave janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24.11.2025”, thuhet në aktakuzë.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Ndryshe, gjendja e viktimave ishte raportuar si stabile, një ditë pas ngjarjes së rëndë.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë mbi 2 milionë euro në zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Gjatë mbledhjes, KQZ po ashtu mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në fund të mbledhjes, KQZ miratoi formulën për anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

28 vjet nga luftimet e para frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe

0

Sot, bëhen 28 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje.

Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në Vojnik.

Express Kredi nga BiCredit

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe të nesërmen, më 28 nëntor 1997.

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nesër nis ekzekutimi i shtesave të fëmijëve me 50 për qind rritje

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se nga nesër do të ekzekutohen shtesat e fëmijëve me 50 për qind rritje.

Ai sqaroi se nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë.

Postimi i tij:

Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.

Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:
– një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;
– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;
– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.

Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!