Suharekë, arrestohet i dënuari me 4 vite burg dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Të mërkurën, Stacioni Policor në Suharekë ka ekzekutuar urdhër-arrestin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke arrestuar S.S., 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc – Suharekë, dhe duke e dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për të vuajtur dënimin prej 4 vitesh.

Sipas njoftimit të policisë, S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Patrulla e Stacionit Policor Suharekë e ka realizuar këtë detyrë me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet tjera relevante, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për qytetarët”, thekson Policia e Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit