Home Blog Page 324

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

0

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka humbur jetën.

Në raportin 24-orësh, thuhet se lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa drejtuesi i veturës, ka pësuar lëndime ku është dërguar për tretman mjekësor dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thotë policia.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përvjetori i Adnan Abrashit| 12 vjet pa publicistin që nuk heshti kurrë përballë padrejtësive

0

Sot, më 3 nëntor, shënohen 12 vjet nga ndarja nga jeta e publicistit të njohur kosovar, Adnan Abrashi. Figura e tij mbetet e paharruar në historinë e gazetarisë dhe aktivizmit qytetar në Kosovë, si një zë i guximshëm kundër padrejtësive dhe fenomeneve negative në shoqëri.

Gazetari dhe publicisti Demir Reshiti e ka kujtuar Abrashin.

“Sot u bënë dymbëdhjetë vjet pa mikun tim të respektuar Adnan Abrashi. Adnani iku papritmas në amshim më 3 nëntor 2013 duke na e lënë gjithmonë të freskët kujtimin për të. Ndihem me fat që isha mik, koleg dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë. Ai ishte ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë”, shkruan Reshiti.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Abrashi ishte jurist me profesion. Ai  u shqua për analizat e mprehta dhe kritikat e drejtpërdrejta ndaj korrupsionit, padrejtësive dhe mungesës së transparencës në institucionet publike.

Kontribuoi në shumë media në Kosovë dhe Shqipër.

Kontributi i Adnan Abrashit në fushën e publicistikës dhe aktivizmit qytetar është një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zafir Berisha mbështet Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BD), Zafir Berisha,ka vendosur të mbështesë kandidatin Artan Abrashi në balotazh për kryetar të Prizrenit.

“Ky nuk është një vendim për parti, por për Prizrenin. Është një qëndrim kundër atyre që e trajtojnë qytetin si mall për pazare politike”, tha Berisha.

Sipas tij, pavarësisht dallimeve politike, qëllimi i përbashkët është qeverisja e ndershme, me vizion dhe përgjegjësi.

“Prizreni meriton zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje që i shërben qytetarëve, jo interesave të ngushta”, Berisha.

Ai u bën thirrje qytetarëve që në balotazh të votojnë për ndryshim, transparencë dhe bashkim: “Kur qyteti vjen i pari, të gjithë fitojmë.”/PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

0

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, për balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor në Prizren.

Burime të TV Prizrenit kanë siguruar kopjen e marrëveshjes së këtij koalicioni, në të cilën parashihen pikat kryesore të bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve politike në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas burimeve, marrëveshja është arritur pas disa ditësh negociatash.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

PDK-ja dhe LDK-ja lidhin koalicion për balotazhin në Prizren

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në prag të balotazhit të 9 nëntorit.

Express Kredi nga BiCredit

Në një reagim drejtuar qytetarëve dhe përkrahësve të PDK-së, Totaj u shpreh mirënjohës për besimin e treguar në rundin e parë të zgjedhjeve, duke theksuar se mbështetja e gjerë në qytet e fshatra është dëshmi e punës së bërë gjatë mandatit të parë.

“Rezultati i rundit të parë tregoi qartë besimin për të vazhduar edhe një mandat me punë të mira e vepra konkrete për Prizrenin. Jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë, prandaj kemi shpalosur një vizion të ri me projekte që e modernizojnë qytetin,” ka deklaruar ai.

Totaj theksoi se gjatë drejtimit të komunës ka ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, bashkimit dhe bashkëpunimit me profesionistë të bindjeve të ndryshme politike, duke u udhëhequr nga drejtësia dhe respektimi i ligjit.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ai shtoi se marrëveshja me LDK-në është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit:

“Jam i lumtur të ndaj lajmin e koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në. Idetë dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë. Falënderoj udhëheqjen e LDK-së dhe kryetarin e degës në Prizren, Driton Selmanaj, për besimin dhe mbështetjen në balotazh.”

“Prizren, urime dhe na priftë e mbara! Rrugëtojmë bashkë +4 për Prizrenin e të gjithëve dhe për të gjithë!” – përfundon njoftimi i Totajt.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fillon Festivali Klasik i Prizrenit

0

Festivali i muzikës klasike “Prizren Classical Fest”, që organizohet në Prizren, ka filluar mbrëmë. Qyteti kulturor i Prizrenit, me edicionin e parë të këtij festivali, po mirëpret performanca të artistëve të njohur dhe një program të pasur muzikor. Gjatë dy netëve të ngjarjes, eleganca dhe emocionet e muzikës klasike do të bashkohen me atmosferën historike të qytetit për të kënaqur adhuruesit e artit.

Aktiviteti po zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren. Në festival po marrin pjesë sopranoja Zana Abazi Ramadani, emri i njohur i muzikës klasike shqiptare Valton Beqiri dhe anëtarët e kuintetit të frymës Xhovana Marku (oboe), Meriton Ferizi (fagot), Nita Krajku (flaut), Norik Nushi (klarinetë) dhe Adea Mala (korno).

Në program përfshihet gjithashtu performanca e veçantë “Guitar Duo” nga Elvis Bytyqi dhe Gjulian Bytyqi (kitarë). Kuarteti i harkut “A Quattro” (Xhudi Dodaj – violinë, Villson Guri – violinë, Stela Bello – viola, Xhulja Dodaj – violinë), Remino Sula (violonçel), Xhoslin Zdrava (piano) dhe orkestra PriClassica, e përbërë nga muzikantë profesionistë prizrenas, do të ngjiten në skenë në kuadër të festivalit.

Sonte në natën e fundit, do të interpretojë edhe kori nën drejtimin e dirigjentit Elvis Bytyqi./RTK

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Artan Abrashi takon deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Perlaskaj

0

Në një ditë me diell në zemër të Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi, është takuar me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Perlaskaj, raporton PrizrenPress.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Abrashi ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin dhe përkushtimin e Perlaskajt ndaj komunitetit shqiptar në Kroaci dhe më gjerë.

“Në këtë ditë të bukur me diell në Shadërvan, pata kënaqësinë të takoj deputeten ikonë të shqiptarëve në Kroaci, znj. Ermina Lekaj Perlaskaj. Një grua e jashtëzakonshme që me punë, dinjitet e dashuri për atdheun nderon shqiptarët kudo”, ka shkruar Abrashi./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

0

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Ndonëse skuadra prizrenase dominoi në pjesën më të madhe të lojës, një pakujdesi në minutat e para i kushtoi me gol. Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 3-të, por prizrenasit reagojnë shpejt, duke barazuar rezultatin pas një aksioni të bukur të ekipit.

Në pjesën e dytë, pas një lëshimi në mbrojtje, Feronikeli gjeti golin e dytë, që rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes. Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të shumta të krijuara, Prizreni nuk arriti të barazojë rezultatin.

Pas përfundimit të takimit, klubi prizrenas falënderoi Feronikelin për mikpritjen korrekte dhe vlerësoi referimin e drejtë të ndeshjes, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe sportivitetit në futbollin vendor./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn.

Përmes një fotografie të postuar në Facebook ku të dy shihen të buzëqeshur, Krasniqi thotë se Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona: i gjallë, krenar dhe me vizion.

Klikoni linkun:https://www.facebook.com/reel/791617827043524

“Sot, në Prizren, me disponim të mirë dhe në shoqërinë e kryetarit që i ka kthyer qytetit tonë historik energjinë, punën dhe vëmendjen që meriton. Është frymëzuese të shohësh projektet që po realizohen dhe ato që po vijnë, investime që do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Prizrenit, por edhe do ta bëjnë kryeqytetin tonë historik edhe më tërheqës për vizitorë nga e gjithë Kosova dhe bota. Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona: i gjallë, krenar dhe me vision”, ka shkruar ai.

Sipas kreut të PDK-së, sot një javë, qytetarët e Prizrenit do ta rikonfirmojnë besimin e tyre për Shaqën dhe katërvjeçarin e ardhshëm të zhvillimit e krenarisë qytetare.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

0

Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin e ardhshëm.

Klikoni linkun:https://www.facebook.com/reel/791617827043524

Sipas të njëjtave burime, pritet që shumë shpejt të ketë një konfirmim zyrtar nga të dy partitë.

LDK dhe PDK do të përballen së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Artan Abrashi, në zgjedhjet e 9 nëntorit./IndeksOnline/