Home Blog Page 325

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

0

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën dhe të martën priten reshje shiu, me intensitet më të theksuar gjatë ditës së hënë, ndërsa të martën reshjet do të jenë më të dobëta dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit.

Këto reshje do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe do të kenë ndikim pozitiv në sektorin e agrometeorologjisë.

Tutje, IHMK-ja bën të ditur se mëngjeset pritet të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e para të ditës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.

E hënë

Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 15-18 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në shtatë metra në sekondë.

E martë

Moti i vranët dhe me interval diellore. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë.

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 16 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë.

E enjte

Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të ndryshojnë nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 13 deri në 15 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë.

E premte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 13 deri në 15 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

0

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund të muajit shkurt.

Kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, ndërsa automjetet me targa shqiptare dhe të Kosovës nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve.

Sipas ABC News.al, marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.

Midis dy vendeve janë përcaktuar dy periudha për kalim pa kontroll, nga 1 maji deri më 30 shtator, si dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.

Në total, qytetarët e dy vendeve përfitojnë qarkullim pa kontroll për një periudhë 9-mujore.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

0

Në fshatin Shpenadi të Prizrenit është përuruar sot sheshi i ri, i cili tashmë mban bustin e heroit kombëtar Lekë Dukagjini, figurë e shquar e historisë shqiptare dhe simbol i krenarisë kombëtare.

Ky projekt përfaqëson jo vetëm një investim në infrastrukturë dhe estetikë, por edhe një akt domethënës për ruajtjen e vlerave historike dhe identitetit kombëtar. Përmendorja e Lekë Dukagjinit do të shërbejë si kujtesë e gjallë për brezat e rinj mbi rëndësinë e trashëgimisë dhe figurave që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare.

Përmes këtij projekti, fshati Shpenadi jo vetëm që fiton një hapësirë të re publike moderne, por edhe forcon lidhjen shpirtërore e kulturore me rrënjët e lavdishme të kombit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

0

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me rezultat 77:71 (14:23, 23:22, 13:10, 27:16), raporton PrizrenPress.

Pjesa e parë i takoi skuadrës mysafire nga Peja, e cila krijoi epërsi në çerekun e parë, por Bashkimi reagoi fuqishëm në periudhat pasuese. Pas një pjese të dytë me ritëm të lartë dhe lojë të balancuar, vashat prizrenase përmbysën rezultatin në çerekun e fundit, duke siguruar fitoren në derbin e javës.

Lojtaret më të dalluara të Bashkimit ishin Alexis Mead me 30 pikë, 5 kërcime dhe 10 asistime, Aulona Muhadri me 6 pikë, 14 kërcime dhe 2 asistime dhe Merisa Bilalli me 14 pikë, 1 kërcim dhe 3 asistime

Me këtë fitore, Bashkimi ka 4 fitore në 4 ndeshje të zhvilluara./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Koliqi, Asdreni, Fishta dhe Lasgushi në një fotografi të rrallë

0

Kjo është fotografia e rrallë në të cilën shihen disa nga emrat e mëdhenj të letërsisë shqipe në një fotografi të përbashkët, shkruan KultPlus.

Marie Lasgush Pogradeci, pati publikuar një fotografi të realizuar në shkurt të vitit 1938 gjatë festimeve në Shkodër, në Kinemanë Rozafa.

Në këtë fotografi mund të shihni të ulur Ernest Koliqin, tutje Asdrenin, Fishtën dhe Lasgushin. / KultPlus.com

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

0

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që shënoi zhvillimin e shtetit shqiptar drejt vetëdijes së tij të fuqishme politike.

Fatos Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare — politikan me kulturë të gjerë, polemist me mendim të vendosur që nuk i fshihte as pasionin, as kontradiktat e veta. Në të shquhej një përmbajtje mendore e vendimmarrëse që i mungon politikës së sotme: ai thoshte, lexonte, dyshonte — cilësi këto të rralla në një botë politike që shpesh shpreh bindje pa vendime!

Në historinë kombëtare shqiptare Fatos Nano do të kujtohet si njeriu që përpiqej të krijonte një raport të ri midis socializmit dhe demokracisë, midis traditës dhe modernitetit, midis njeriut të lirë dhe shtetit të përgjegjshëm.

Sot, me largimin e tij, mbyllet një kapitull i gjithanshëm e i gjatë i shëndërrimeve në jetën tonë historike —i njerëzve që e nisën politikën si mision.

Fatos Nano shkoi, por mbeti shëmbëlltyra e tij historikisht e amshuar, e përjetshme si dëshmi e një kohe në të cilën Ai bënte çmos që të ndërtonte lirinë e shtetit për të gjithë përmes arsyes socialiste dhe arsyes demokratike dhe arsyes gjithëkombëtare.

Rexhep Qosja

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni sot zbret në fushën e Feronikelit

0

Sot, Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, duke u përballur në transfertë me Feronikelin.

Takimi do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe pritet të nisë në ora 13:00, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase është përgatitur me intensitet gjatë javës dhe synon të marrë rezultat pozitiv në këtë sfidë të rëndësishme. Nga klubi është bërë e ditur se ekipi është i motivuar dhe i gatshëm të japë maksimumin për ngjyrat e Prizrenit.

Një fitore e mundshme do të ishte me peshë për pozitat në tabelë dhe moralin e skuadrës në vazhdim të kampionatit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve të tjerë publikë, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk njeh kufij institucional.

KLIKO videon:https://www.facebook.com/reel/791617827043524

“Lufta kundër korrupsionit nuk ndalet as para dyerve të prokurorisë. Ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me të keqen, nga kushdo që vjen – edhe kur ajo vjen nga brenda vetë prokurorisë”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që rastet e tilla sic ishte ai i prokurorit tashmë të arrestuar, Beqë Shala, duhet  t’i trajtojnë si të izoluara dhe jo si përfaqësim i tërësisë së sistemit prokurorial.

“Në këtë institucion ka prokurorë të ndershëm që i qëndrojnë besnik betimit për të punuar me ndërgjegje dhe në frymën e ligjit”, tha ai për Betimi për Drejtësi.

Sipas Kryeziut, ky rast duhet të shërbejë për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

0

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19, 29:17, 27:30, 28:22) në derbin e javës së katërt, raporton PrizrenPress.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me asnjë skuadër që nuk mund të shkëpuste në rezultat, përfunduar 22:19. Por në periudhën e dytë, prizrenasit rritën ritmin dhe u shkëputën gradualisht, duke shkuar në pushim me avantazh të sigurt 51:36.

Pjesa e dytë ofroi luftë për çdo top. Perioda e tretë përfundoi 27:30, ndërsa Bashkimi vulosi fitoren në dhjetë minutat e fundit, duke mbyllur takimin 106:88.

Më i miri te Bashkimi ishte Kyan Anderson me 31 pikë dhe 8 asistime, ndërsa te Sigal Prishtina Arian Azemi shënoi 22 pikë dhe 5 asistime.

Kjo fitore e katërt radhazi konfirmon formën e shkëlqyer të Bashkimit, ndërsa Sigal Prishtina regjistroi humbjen e parë pas tri fitoreve./PrizrenPress.com