Home Blog Page 326

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

0

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19, 29:17, 27:30, 28:22) në derbin e javës së katërt, raporton PrizrenPress.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me asnjë skuadër që nuk mund të shkëpuste në rezultat, përfunduar 22:19. Por në periudhën e dytë, prizrenasit rritën ritmin dhe u shkëputën gradualisht, duke shkuar në pushim me avantazh të sigurt 51:36.

Pjesa e dytë ofroi luftë për çdo top. Perioda e tretë përfundoi 27:30, ndërsa Bashkimi vulosi fitoren në dhjetë minutat e fundit, duke mbyllur takimin 106:88.

Më i miri te Bashkimi ishte Kyan Anderson me 31 pikë dhe 8 asistime, ndërsa te Sigal Prishtina Arian Azemi shënoi 22 pikë dhe 5 asistime.

Kjo fitore e katërt radhazi konfirmon formën e shkëlqyer të Bashkimit, ndërsa Sigal Prishtina regjistroi humbjen e parë pas tri fitoreve./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

0

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk.

“Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore që po kubëzohen në Kuk. Ky projekt do të përmirësojë qarkullimin dhe sigurinë e banorëve tanë”, tha Xheladini, raporton PrizrenPress.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Një grua i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka mirëpritur Shqiponja Ukmatën, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, si anëtare e re.

Sipas LVV-së, energji dhe profesionalizmi i grave si Shqiponja janë garancia se ndryshimi po ndodh çdo ditë e më shumë, raporton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i LVV-së:
“Antarësim i ri në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Prizren mirëpret anëtaren e re, Shqiponja Ukmata, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike. Energjia dhe profesionalizmi i grave si Shqiponja janë garancia më e mirë se ndryshimi po bëhet çdo ditë e më shumë”./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Për Fatos Nanon

0

Nga Ben Blushi

Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera drejtimin e anijes.

Sa herë bëhej pishman ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej dhe e merrte anijen prapë për ta lënë prapë dhe për ta rimarrë prapë.

Pasioni më i fortë i jetës së tij ishte të rifitonte me vështirësi atë që humbte me lehtësi.

Ai e ushtronte demokracinë si kaprico, inatin si shaka, humorin si detyrë, debatet si punë, largimin si pushtet dhe pushimin mes largimeve si fillim.

Fatos Nano kishte një aftësi të rrallë për të krijuar armiq të cilët pasi i mundte i bënte miq dhe një talent të madh për t’ia vështirësuar jetën vetes deri në mundim.

Meqë harxhonte shumicën e forcave për të qetësuar furtunat që krijonte vetë, koha që i mbetej për punë të tjera ishte gjithmonë e pamjaftueshme.

Me siguri iku duke menduar se dha më shumë se sa mori dhe se po të kthehej pas do e drejtonte anijen në ujëra të tjera.

Ai merr me vete një pjesë të kujtimeve tona por ajo që do mbahet mend gjjthmonë është se ai e la Shqipërinë shumë më mirë se ç’e gjeti sa herë koha e thirri për të vendosur.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ballkani gabon në shtëpi, Ferizaj merr një pikë në Suharekë

0

Ballkani ka bërë hap të gabuar në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar. Tri herë kampioni i Kosovës të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë, barazoi 1:1 me Ferizajn, ndonëse ishte në epërsi prej një goli.

Walid Hamidi shënoi për 1:0 në minutën e 16-të. Për sulmuesin algjerian ishte goli i dytë i edicionit. Ai harkoi në zonë, ndërsa topin nuk e preku askush nga bashkëlojtarët e tij dhe përfundoi në rrjetë.

Ferizaj reagoi në fillim të pjesës së dytë. Zëvendësuesi Betim Haxhimusa i barazoi shifrat në 1:1 me gjuajtje të fuqishme nga afërsia. Kapiteni i Ferizajt shënoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 48-të.

Për Ballkanin ishte barazimi i dytë në katër ndeshjet e fundit, ku i ka edhe dy fitore. Dy barazime në katër ndeshjet e fundit i ka edhe Ferizaj. E ka edhe një fitore e një disfatë.

Ballkani me barazim mbetet në vendin e dytë me 23 pikë. Ka dy pikë më pak se Prishtina që nga ora 18:30 në “Fadil Vokrri” luan ndaj Gjilanit. Kurse Ferizaj ndërkohë ngjitet në vendin e shtatë me 14 pikë, aq sa ka edhe Drenica. Drenica e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni ka vetëm një “sherif”, Albion Kurtaj – 12 gola e asistime në 15 ndeshje

0

Në Prizren, ka vetëm një lojtar që po bën diferencën këtë sezon – Albion Kurtaj.

Sulmuesi i Lirisë po shkëlqen në Ligën e Parë, duke regjistruar 12 gola dhe asistime në 15 ndeshje, një statistikë që e bën të padiskutueshëm në skuadrën bardhezi, raporton PrizrenPress.

Kurtaj është bërë udhëheqësi i skuadrës, duke dhuruar paraqitje të konsistenta dhe vendimtare në çdo takim. Kontributi i tij ka qenë vendimtar për sukseset e Lirisë, duke e ndihmuar ekipin të mbajë ritmin dhe të qëndrojë në garë për pozitat e larta në tabelë.

Tifozët prizrenas tashmë e kanë pagëzuar me epitetin e merituar: “Në këtë qytet, ka vetëm një sherif./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

0

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Skuadra prizrenase dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke treguar lojë të disiplinuar dhe efikase në sulm, raporton PrizrenPress. Golat e fitores u shënuan nga Fitim Susuri, Silvio Zogaj dhe Egzon Elshani, të cilët siguruan tri pikë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.

Me këtë fitore, Liria tregon formë solide dhe rikthen entuziazmin në Prizren, duke synuar pozitat e kreut në Ligën e Parë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vëmendja e madhe sot në Prizren: Derbi i të pamposhturve Bashkimi – Sigal Prishtina

0

Sot, gjithë vëmendja e basketbollit kosovar është në Prizren, ku në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet derbi i madh i javës së katërt në ProCredit Superligë ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, prej orës 17:00, raporton PrizrenPress.

Të dy skuadrat kanë hyrë fuqishëm në këtë edicion, me nga tri fitore në tri ndeshjet e para, duke e bërë këtë sfidë një përballje të vërtetë të të pamposhturve. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.

Bashkimi këtë sezon po përfaqëson Kosovën në FIBA Europe Cup, ndërsa Sigal Prishtina garon në Ligën ENBL, çka e bën këtë duel edhe më tërheqës për sportdashësit. Historiku i ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave është i mbushur me emocione, rivalitet dhe spektakël — e njëjtë pritet të ndodhë edhe sonte në Prizren./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Liria kthehet në shtëpi, pret Kikën në Prizren

0

Liria rikthehet sot në shtëpi për t’u përballur me Kikën, në ndeshjen e radhës të Ligës së Parë.

Sfida do të zhvillohet në Stadiumin “Përparim Thaçi”, me fillim nga ora 13:00.

Skuadra prizrenase kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive para tifozëve të saj, ndërsa përballë do të ketë një ekip që di të surprizojë. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, pasi tifozët e Lirisë janë të etur ta shohin sërish skuadrën e zemrës në veprim në fushën e tyre./PrizrenPress.com