8.3 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 373

Stafa rikthehet për të forcuar mesfushën e Lirisë

0

Liria e Prizrenit ka njoftuar rikthimin e mesfushorit me përvojë, Andri Stafa, i cili i bashkohet sërish familjes bardhezi për sezonin e ri, raporton PrizrenPress.

“Pas një rruge të gjatë dhe të pasur në futbollin shqiptar e kosovar, me fanellat e klubeve si KF Tirana, KS Burreli, KF Llapi, Flamurtari FC dhe KS Besa, Andri vendos të kthehet atje ku ndjen që i përket — në Prizren, te FC Liria”, thuhet në njoftimin e klubit

Klubi thekson se me njohjen që ka për klubin dhe tifozët tanë të zjarrtë, besojmë se do të jetë një shtyllë kyçe për skuadrën tonë në sezonin e ri./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dogana në Vërmicë konfiskon një pistoletë me 100 fishekë

0

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në bashkëpunim me Njësitet Antikontrabandë, ka gjetur një armë dhe sasi të madhe fishekësh të fshehur në një kamion në pikën kufitare në Vërmicë.

“Sot (08.08.2025), në Pikën e Kalimit Kufitar në Vermicë, Njësitet Antikontrabandë në bashkëpunim me zyrtarët e shikimit të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll të detajuar të një ngarkese komerciale dhe të kabinës së një kamioni”- thuhet në njoftim
“Gjatë këtij kontrolli është hasur një pistoletë e tipit 9 mm si dhe 100 copë fishekë. Konform ligjeve ekzistuese, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana thotë se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe çdo veprimtarie të kundërligjshme.

 

Osman Hajdari zgjidhet drejtor i Spitalit të Prizrenit

0

Osman Hajdari, ish-ushtrues i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Ai ka marrë 88.4 pikë në procesin e përzgjedhjes, ndërkohë që kundërkandidatët e tij – Afrim Avdaj, Narqize Arenliu dhe Sami Ahmetaj – janë tërhequr nga gara për këtë pozitë.

Vetëm një javë më parë, Hajdari ishte liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së. Në vend të tij, në krye të këtij institucioni është emëruar Mentor Zejnullahu.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) pati konfirmuar largimin e Hajdarit nga pozita në QKUK, duke sqaruar se ai “është liruar nga detyra” dhe se “nuk bëhet fjalë për shkarkim”

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?3 persona dhe ?teksti që thotë "?Travel TravelAgency Agency HalimajRelser Halimaj Reisen WRRINI Halimaj HallmajRelsen Reisen SETRA ? HalimajReisen Halimaj Reisen 04-3280 ?? 00. Çdo ditë udhëtime Vera 2025 Durrës Golem Biletakthyese Bileta kthyese 15€ Per person Shëngjin +383 44 304 318 Velipojë +383 49 304 318 +383 44 152 263?"??

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM BANESA ME RESIDENCE PAPUOE! . S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA M: ??? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer qytetit"

Kushtetuesja: Dehari veproi në kundërshtim me aktgjykimin, kryeparlamenatri duhet të zgjidhet me votim të hapur

0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar aktgjykimin e ri për ngërçin politik.

Në këtë aktgjykim, ajo ka vlerësuar se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate.

Sipas këtij aktgjykimi, kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur.

“TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme;
TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njofitmin e gjykatës.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Tre të ndaluar dhe 5 aktakuza brenda një dite në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë disa veprime të rëndësishme procedurale në luftën kundër veprave penale.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, raporton PrizrenPress.

Në këtë periudhë, prokuroria ka ngritur pesë aktakuza ndaj nëntë të pandehurve, për vepra të ndryshme penale, të cilat nuk janë specifikuar në detaje.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në raportin 24-orësh të Prokurorit të Shtetit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj F.Sh., i cili ndodhet në paraburgim që nga 9 dhjetori 2024, për veprat penale “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM BANESA ME RESIDENCE PAPUOE! . S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA M: ??? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer qytetit"

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës shtator 2023 – dhjetor 2024, i pandehuri ka dhënë hua me kamatë të lartë duke përfituar gjithsej 14,600 euro nga viktima A.Z., ndërsa ky i fundit vazhdon të ketë borxh kamatë prej 21,400 eurosh, me një total kamate prej 81,400 euro. Ai u arrestua në flagrancë në fshatin Shirokë të Suharekës, duke marrë 5,000 euro nga viktima.

Po ashtu, gjatë muajve janar – prill 2024, i pandehuri dyshohet se ka organizuar lojëra fati të paligjshme në formë bixhozi online, duke i shkaktuar viktimës humbje prej 90,000 eurosh.

Prokuroria ka kërkuar që pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, raporton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Aktakuzë për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm

Prizren, 08 Gusht 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.Sh., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 09.12.2024 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331, par.3 lidhur me par.1 dhe nenin 77, par.1, dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, par.3 lidhur me par.2 dhe nenin 77, par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga muaji Shtator i vitit 2023 dhe në vazhdimësi, përkatësisht deri me datë 09.12.2024 për vete pranon dhe kontrakton shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, varfërinë, papërvojën dhe paaftësinë e tij për të gjykuar, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari – viktima, A.Z., nuk kishte pasur mundësi t’ia kthejë një borxh në shumën prej 70,000.00 € dhe në momentin kur viktima has në vështirësi që t’ia paguajë borxhin në fjalë, i pandehuri arrin ta bindë viktimën që në emrin e tij do të angazhohet dhe t’ia sigurojë paratë, në mënyrë që t’ia krijojë kushtet të njejtit për kthimin e borxhit, me ç’rast duke filluar nga muaji Prill i vitit 2024, i pandehuri i siguron viktimës të hollat në shumën prej 10,000.00 € (dhjetëmijë euro) për të cilën shumë më pas e detyron viktimën të paguajë kamatë prej 15%, duke vazhduar më tej, përkatësisht në muajin Qershor, 2024, sërish i mundëson viktimës të marrë në dispozicion shumën e të hollave prej 5,000.00 € (pesëmijë eurosh), për të cilën shumë – vetëm për 6 (gjashtë) javët e para, viktima është detyruar të paguajë kamatë në shumën prej 3,000.00 € (tremijë euro) duke përfshirë edhe shumën totale të borxhit prej 5,000.00 € (pesëmijë eurosh) dhe sërish brenda të njëjtit muaj, i siguron viktimës shumën e parave prej 10,000.00 € (dhjetëmijë eurosh) me kamatë prej 18% dhe më pas në muajin Korrik, 2024, i njëjti sërish i mundëson viktimës, përkatësisht ia siguron shumën e të hollave prej 2,000.00 € (dymijë eurove) për të cilën shumë e detyron të paguajë kamatë prej 20%, për të vazhduar më tej, konkretisht në muajin Gusht të vitit 2024, i pandehuri sërish i mundëson viktimës të marrë para (gjithnjë me interes – fajde) në shumën prej 10,000.00 € (dhjetëmijë euro) duke e ngarkuar me kamatë prej 15%, për të cilën shumë, për të vazhduar më pas brenda po të njejtit muaj (Gusht, 2024), deri kur me datë 09.12.2024 në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, i pandehuri kapet në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës duke pranuar nga viktima të hollat në shumën prej 5,000,00 € (pesëmijë euro) – gjithnjë në emër të kamatave të papaguara për huadhëniet me fajde, i cili arrestohet në vendin e ngjarjes, me ç’rast në total viktima ka paguar para me interes – kamatë të paligjshme në shumën prej 14,600.00 € (katërmbëdhjetëmijë e gjashtëqind euro) dhe ende nuk ka arritur t’ia paguajë shumën e mbetur të kamatës prej 21,400.00 € (njëzet e njëmijë e katërqind euro) gjegjësisht totalin e kamatës nga të gjitha huazimet e të hollave me fajde, e cila kap vlerën prej 81,400.00 € (Tetëdhjetë e njëmijë e katërqind euro). Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri F.Sh., nga muaji Janar dhe në vazhdimësi, gjegjësisht deri në muajin Prill të vitit 2024, në intervale të ndryshme kohore, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, organizon, merr pjesë dhe ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit të kazinove dhe lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë që përmes një programi elektronik të lojërave të fatit, i kishte mundësuar të dëmtuarit A.Z të luajë bixhoz të paligjshëm, me ç’rast ky i fundit deri në muajin Prill të vitit 2024 i mbetet borxh të pandehurit në shumën prej 70,000.00 € (Shtatëdhjetë mijë euro), ku paraprakisht, përveç kësaj shume të borxhit, i dëmtuari i kishte dhënë të pandehurit edhe 20,000.00 € (Njëzet mijë euro) me qëllim që t’ia mundësojë qasjen në lojërat e fatit, kështu duke i sjellë vetes fitim – dobi pasurore, përkatësisht duke i shkaktuar të dëmtuarit humbje financiare në shumën prej 90,000.00 € (Nëntëdhjetë mijë euro). Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /PrizrenPress.com

Mund të jetë një imazh i seguej, skuter dhe teksti që thotë "Trotinet elektrik Brunotech MK083 BRUNG ECH 350W Fuqia matorit 6 Muaj Garancion SZC?C 25 km/h 36V/7.8Ah 4-5orë orë Max. Shp hpejtesia Lithium Bateri Mbushjeeshpejtë 299.00€ 229.00€ € BRENTONI CME- ????????? Pulos DERI DERINE12KESTE E12 12 N? 0%INTERES 0% +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200"

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ballkani fiton ndaj Shamrock Rovers, një hap larg ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës

0

Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës, duke mposhtur 1:0 Shamrock Rovers në “Fadil Vokrri”, raporton PrizrenPress.

Skuadra nga Suhareka dominoi ndaj kampionit të shumëfishtë të Irlandës, duke treguar pjekuri, përvojë dhe cilësi në lojë.

Goli i vetëm u shënua nga Sunday Adetunji në minutën e 56-të, duke i dhënë epërsi të çmuar skuadrës portokallezi para ndeshjes së kthimit në Dublin.

Ballkani synon ta ruajë këtë avantazh dhe të sigurojë kualifikimin në fazën ‘play-off’ të garës evropiane./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar: Pritja e gjatë e Kosovës për drejtësi

0

Nga Nevenka Tromp

Të dashur qytetarë të Kosovës,

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.”

Kjo nuk është vetëm një slogan—është një realitet i dhimbshëm që ju e keni përjetuar prej vitesh.

Që drejtësia të ketë kuptim, ajo duhet të ketë legjitimitet. Duhet të jetë e bazuar në parimet e ligjit, qëndrueshmërisë dhe pavarësisë institucionale. Gjykatat, ligjet dhe profesionistët e drejtësisë duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Pa këtë, drejtësia bëhet një performancë—selektive, simbolike ose edhe më keq, e manipuluar politikisht.

Kur politikanët përkulen drejtësisë për t’i shërbyer narrativave të tyre, kur institucionet ndihen të detyruara të japin rezultate të përshtatshme, proceset gjyqësore rrezikojnë të kthehen në gjyqe spektakli. Dhe drejtësia, në vend që të jetë një mjet për të vërtetën, bëhet një mjet për pushtet.

Në vitin 2020, udhëheqësit tuaj të luftës shkuan vullnetarisht në Hagë, duke besuar—siç besuat edhe ju—se drejtësia do të ishte e shpejtë, transparente dhe e drejtë. Ata besuan se procesi në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) do të pasqyronte parimet që ata luftuan për t’i mbrojtur: llogaridhënie, dinjitet dhe të vërtetën.

Ata gabuan.

Pesë vite më vonë, ata mbeten të ndaluar. Pa një vendim. Pa një përmbyllje. Ajo që u premtua si një proces ligjor i paanshëm është shndërruar në një pritje të gjatë dhe të dhimbshme.

Mos harrojmë: të njëjtët udhëheqës që sot janë të akuzuar nga DHSK, ishin ata që ndihmuan në krijimin e saj. E bënë këtë duke e ditur rrezikun—duke e ditur që një ditë mund të përdorej kundër tyre dhe kundër të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999. Por ata e mbështetën gjithsesi—sepse besonin në drejtësinë e kauzës së tyre.

Ata besonin se lufta që zhvilluan ishte e drejtë, mbrojtëse dhe e mbështetur në të drejtën ndërkombëtare. Besonin se gjykatat ndërkombëtare mund të dallonin një agresor nga një mbrojtës. Besonin se institucionet e krijuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut do të vepronin pa paragjykim.

Dhe pas luftës, udhëheqësit e Kosovës e forcuan këtë besim. Ata punuan me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, BE-në dhe botën demokratike për të ndërtuar një shtet të ri—të bazuar në drejtësi dhe demokraci. Ata e vendosën besimin e tyre në rendin liberal ndërkombëtar, duke dëshiruar të dëshmonin se Kosova mund të ishte një partnere e përgjegjshme dhe e përkushtuar.

Por ky rend global po ndryshon.

Realpolitika ka zëvendësuar parimin. Interesat strategjike tani dominojnë ndaj llogaridhënies. Dhomat e Specializuara vazhdojnë të funksionojnë—por jashtë vëmendjes globale, të errësuara nga konflikte më të reja dhe prioritete të ndryshuara.

Sot, ne i rezistojmë kësaj heshtjeje.

Ne kundërshtojmë harresën.

Ne themi, qartë dhe me vendosmëri: Kosova ka rëndësi.

Për fuqitë globale, Kosova mund të mos jetë më në krye të lajmeve. Por për popullin e Kosovës, kjo nuk është politikë—kjo është personale. Ka të bëjë me shtëpinë tuaj, me historinë tuaj dhe me të ardhmen tuaj.

Ju luftuat me përkushtim për pavarësinë tuaj. Sot, ju luftoni për të treguar botës se Kosova qëndron për paqe, për mirëqenie dhe për drejtësi për të gjithë qytetarët e saj.

Po—drejtësia është përparësi.

Edhe paqja është përparësi.

Edhe dinjiteti juaj është përparësi.

Por Kosova nuk është një kompromis politik.

Kosova nuk është një gjest simbolik.

Kosova është një shtet sovran—një komb i njerëzve të guximshëm, të qëndrueshëm dhe demokratikë që vazhdojnë të besojnë në drejtësi, edhe kur bota kthen shikimin anash.

Dhe kështu, sot, themi me qartësi të palëkundur:

Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet—por edhe të shihet që po bëhet.

Ajo duhet të ofrohet pa vonesa, paanshmërisht dhe me respekt të plotë për ata që sakrifikuan për liri.

Populli i Kosovës meriton as më pak e as më shumë.

(Dr. Nevenka Tromp është ish- hetuese në Tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi në rastin e Sllobodan Millosheviqit.)

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Suharekë: Policia sekuestron armë zjarri dhe municion në shtëpinë e një 81-vjeçari

0

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe sasi municioni në shtëpinë e një 81-vjeçari në fshatin Doberdelan të Suharekës, pas informatave se ai posedonte armë pa leje.

Burime policore bëjnë të ditur se njësia e hetimeve ka ndërhyrë në pronën e të dyshuarit Sylejman Balaj, ku gjatë kontrollit është gjetur një pushkë karabinë, prodhim rus, kalibër 7.9 mm, së bashku me 26 fishekë të të njëjtit kalibër dhe dy fishekë kalibër 7.62 mm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, arma dhe municioni janë sekuestruar për hetime të mëtejshme. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Gjatë punimeve në oborr gjen një granatë dore, ekipi i deminimit i FSK e tërheq mjetin në Sllapuzhan të Suharekës

0

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan, Suharekë më 07.08.2025 – 19:06.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke i kryer disa punime në oborr mbrapa shtëpisë ka hasur një mjet të dyshimtë shpërthyes”, thuhet në raport.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi i deminimit të FSK-së që e ka tërhequr mjetin (granatë dore) pa ndonjë incident.