Home Blog Page 406

65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 24 aksidente me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2233 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona, prej të cilëve 14 ka dërguar në mbajtje.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva

0

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave.

Ai për Ekonomia Online tha se Sindikata është e gatshme për dialog me Qeverinë, por edhe për veprime sindikale, duke mos e përjashtuar në këtë kuadër as grevën.

“Dialog nuk kemi me kë, nuk kemi as qeveri. Në këtë mënyrë, edhe me Ligjin për organizimin sindikal, edhe me ligjin për greva, fillimisht duhet provuar me dialog. Nëse dialogu nuk ka asnjë rezultat të shkohet me veprime sindikale. SBASHK-u është i përgatitur për të dyja, edhe për dialog, edhe për veprime sindikale, por është në pritje të formimit të institucioneve, gjegjësisht të Qeverisë, më konkretisht të Minsitrisë së Arsimit. Kërkesa më e ngutshme është kontrata kolektive, ngase ne dhe sektorët e tjerë nuk kanë kontratë kolektive, sepse në Ligjin e Punës thuhet të bëhet nënshkrimi i kontratës kolektive çdo tri vjet. Në këtë situatë jemi nga rastet e rralla në Kosovë ku nuk ka as marrëveshje kolektive, as dialog e as kontratë kolektive”, tha Jasharaj.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Ndër kërkesat kryesore të Sindikatës së Arsimit janë rritja e pagave, kushtet më të mira nëpër shkolla dhe sigurimi i teksteve shkollore me kohë që nga klasa e parë deri në të nëntën.

“Me të filluar të ekzistimit të institucioneve do të jetë kontrata kolektive, nënshkrimi nga ne dhe Minsitrai e Arsimit. Është normale që do të kërkojmë paga më të mëdha, sepse kemi mbetur prapa me kolegët tanë në Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri. Do të insistojmë për kushte pune, sepse nuk mund të arrihen ato që duhet. Mësimdhënësit janë të përkushtuar, por me kushtet që i kanë nuk mund të arrijnë objektivat e dëshiruara. Për kushtet e punës duhet angazhim më i madh i qeverisë dhe shtetit. Të ndajnë mjete që të kemi shkolla të shekullit 21 e jo të shekujve të kaluar, me shpuza e shkumësa dhe me tekste që vazhdimisht vonohen”, shtoi ai.

Jasharaj kërkoi që institucionet të angazhohen më shumë, në mënyrë që shkollat në Kosovë të jenë të denja për shekullin 21 dhe jo me kushte të kohëve të kaluara.

“Do të angazhohemi me ministrinë e re që tekstet shkollore të bëhen si dikur dhe librat t’i kemi në shkollë në javën e parë të shtatorit dhe të kemi libra të rinj që nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Nëse nuk kemi laptop për nxënësit, të paktën të kemi libra të rinj për të gjithë nxënësit”, tha Jashari.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

0

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të sjellë internet publik falas për qytetarët.

Totaj tha se kjo iniciativë financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital, ndërsa implementimi do të bëhet nga Vala – Telekomi i Kosovës.

“Jam i lumtur ta ndaj lajmin e mirë të përzgjedhjes si përfitues të kësaj iniciative. Urime qytetarëve të Prizrenit!”, shkroi Totaj në një postim në rrjetet sociale.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

0

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë zyrtare në Medresenë “Alauddin”, paralelja në Prizren.

Gjatë vizitës, ajo u prit nga koordinatori i institucionit, prof. Almedin Eupi, si dhe nga stafi arsimor, me të cilët zhvilloi një takim të frytshëm për të diskutuar përgatitjet dhe sfidat e vitit të ri akademik.

Vizita u cilësua si një takim i rëndësishëm, ku znj. Veselaj-Gutaj vlerësoi lartë angazhimin e stafit pedagogjik në edukimin e brezave të rinj, duke theksuar rëndësinë e përçimit të dijes, etikës dhe vlerave shoqërore.

“Medreseja ‘Alauddin’ ka një rol të veçantë në formimin arsimor dhe moral të nxënësve. Përkushtimi i stafit është për t’u admiruar dhe mbështetja institucionale do të vazhdojë,” u shpreh ajo gjatë takimit.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kryhen dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur në Spitalin e Prizrenit

0

Një arritje e rëndësishme është shënuar në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku u kryen me sukses dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur nga ekipi i brendshëm i mjekëve.

Deri më tani, këto procedura janë realizuar nga, ose nën mbikëqyrjen e ekipeve të ardhura nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). Tash e tutje, sipas njoftimit, ato do të kryhen nga kardiologët Dr. Fazli Berisha, Dr. Ramiz Kadriaj dhe Dr. Fati Tamnik, sipas listës së pritjes, gjë që pritet të ndikojë dukshëm në shkurtimin e kohës së pritjes për pacientët, raporton PrizrenPress.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të spitalit, Dr. Shefki Xharra, vizitoi ekipin dhe përgëzoi punën e tyre, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit të Kardiologjisë Invazive.

Që nga fillimi i punës më 14 qershor 2024, ky shërbim ka realizuar 873 koronografi dhe 301 stentime, duke përfaqësuar një progres të madh në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Prizrenit dhe rajoneve përreth.

“Ky progres përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Prizrenit dhe rajoneve përreth”, thuhet në njoftimin e spitalit./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dogana e Kosovës zbulon mall me origjinë të pasaktë në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse

0

Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të mosdeklarimit të saktë të origjinës së mallrave gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës.

Gjatë zhdoganimit të një ngarkese me mall të llojit material ndërtimor (shufra çeliku), të deklaruar si me origjinë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, është vërejtur mospërputhje ndërmjet deklarimit dhe gjendjes faktike të produktit.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të ngarkesës, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se në etiketat dhe mbishkrimet e produktit figuronin shtete tjera si vende origjine, konkretisht Algjeria dhe Turqia”, njofton Dogana e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Pas verifikimit të plotë, është konstatuar se produktet bartnin etiketa të qarta me shënime të origjinës nga vendet e lartpërmendura, si dhe mbishkrime të tjera identifikuese që lidhen me prodhues të atyre vendeve.

Mosdeklarimi i saktë i origjinës së mallit përbën shkelje të dispozitave ligjore dhe mund të rezultojë në shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore. Si rrjedhojë, ndaj palës është iniciuar procedurë kundërvajtëse në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe Akcizës së Republikës së Kosovës.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e integritetit të tregtisë së jashtme, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar praktikat e padrejta dhe për të mbrojtur interesat ekonomike të vendit”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mbi 7 mijë ulëse te stadiumi i Prizrenit

0

Përmes një postimi në llogaritë e tij të rrjeteve sociale, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën, ndërsa ka bërë të ditur edhe kapacitetin e ulëseve që do t’i ketë stadiumi i renovuar në qytetin e Prizrenit.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, ka theksuar se stadiumi i Prizrenit do të jetë i kategorisë 2 me standarde të UEFA-së dhe se sot ka nënshkruar kontratën për nisjen e punimeve aty.

Rinovimi i stadiumit të Prizrenit parashikon që stadiumi aktual të rritet dhe të bëhet me kapacitet prej 7 mijë e 750 ulëseve. Investimi që MKRS do ta bëj në stadiumin e Prizrenit kap shifrën e 12 milionë eurove.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

0

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Pajisjet u siguruan falë kontributit të CIMIC-ut Italian të KFOR-it, raporton PrizrenPress.

Në ceremoninë e dorëzimit, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, mirëpriti Komandantin e KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia.

“Gjatë takimit, diskutuam edhe për çështje të tjera të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Dragashit dhe KFOR-it”, deklaroi ai./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Defekt në stacionin e pompave, disa fshatra të Prizrenit pa ujë të pijshëm

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, për shkak të një defekti në stacionin e pompave në Nashec (Sozi).

Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet nga ora 14:00 deri në 17:00, ndërsa pa ujë do të mbesin këto zona: Nashec, Kojush 1, Kojush 2, Kobaj, Atmacha, Vlashnje, Landovicë, Gorozhup, Milaj, Planej dhe Gjonaj.

“Me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e kompanisë./PrizrenPress.com