Home Blog Page 407

Dogana e Kosovës zbulon mall me origjinë të pasaktë në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse

0

Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të mosdeklarimit të saktë të origjinës së mallrave gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës.

Gjatë zhdoganimit të një ngarkese me mall të llojit material ndërtimor (shufra çeliku), të deklaruar si me origjinë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, është vërejtur mospërputhje ndërmjet deklarimit dhe gjendjes faktike të produktit.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të ngarkesës, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se në etiketat dhe mbishkrimet e produktit figuronin shtete tjera si vende origjine, konkretisht Algjeria dhe Turqia”, njofton Dogana e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Pas verifikimit të plotë, është konstatuar se produktet bartnin etiketa të qarta me shënime të origjinës nga vendet e lartpërmendura, si dhe mbishkrime të tjera identifikuese që lidhen me prodhues të atyre vendeve.

Mosdeklarimi i saktë i origjinës së mallit përbën shkelje të dispozitave ligjore dhe mund të rezultojë në shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore. Si rrjedhojë, ndaj palës është iniciuar procedurë kundërvajtëse në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe Akcizës së Republikës së Kosovës.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e integritetit të tregtisë së jashtme, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar praktikat e padrejta dhe për të mbrojtur interesat ekonomike të vendit”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mbi 7 mijë ulëse te stadiumi i Prizrenit

0

Përmes një postimi në llogaritë e tij të rrjeteve sociale, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën, ndërsa ka bërë të ditur edhe kapacitetin e ulëseve që do t’i ketë stadiumi i renovuar në qytetin e Prizrenit.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, ka theksuar se stadiumi i Prizrenit do të jetë i kategorisë 2 me standarde të UEFA-së dhe se sot ka nënshkruar kontratën për nisjen e punimeve aty.

Rinovimi i stadiumit të Prizrenit parashikon që stadiumi aktual të rritet dhe të bëhet me kapacitet prej 7 mijë e 750 ulëseve. Investimi që MKRS do ta bëj në stadiumin e Prizrenit kap shifrën e 12 milionë eurove.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

0

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Pajisjet u siguruan falë kontributit të CIMIC-ut Italian të KFOR-it, raporton PrizrenPress.

Në ceremoninë e dorëzimit, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, mirëpriti Komandantin e KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia.

“Gjatë takimit, diskutuam edhe për çështje të tjera të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Dragashit dhe KFOR-it”, deklaroi ai./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Defekt në stacionin e pompave, disa fshatra të Prizrenit pa ujë të pijshëm

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, për shkak të një defekti në stacionin e pompave në Nashec (Sozi).

Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet nga ora 14:00 deri në 17:00, ndërsa pa ujë do të mbesin këto zona: Nashec, Kojush 1, Kojush 2, Kobaj, Atmacha, Vlashnje, Landovicë, Gorozhup, Milaj, Planej dhe Gjonaj.

“Me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e kompanisë./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Babai i Elvis Rexhbeçajt dhuron topa dhe pajisje sportive për Drinin e Bardhë

0

Rexhë Rexhbeçaj, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës gjermane, Augsburg, Elvis Rexhbeçaj, ka dhuruar për Drini i Bardhë topa futbolli dhe pajisje të tjera sportive në një shumë të konsiderueshme.

Sipas njoftimit të klubit, ky nuk është rasti i parë që Rexhbeçaj ndihmon klubin, raporton PrizrenPress. Ai ka qenë vazhdimisht pranë KF Drini i Bardhë, tashmë për të katërtin vit radhazi, duke kontribuar në forma të ndryshme.

“KF Drini i Bardhë i shpreh mirënjohje dhe falënderim përzemërt për këtë mbështetje të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e Drinit të Babrdhë./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Rexhaj i VV-së thotë se Gjykata Kushtetuese s’bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend

0

Tash e disa muaj vendi është në një ngërç institucional.

Megjithëse u arrit të zgjedhet kryetari i Kuvendit, sërish nuk u arrit konstituimi i plotë i këtij institucioni.

Çështja tashmë ka mbetur tek zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb, gjë për të cilën Lista Serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e nxjerrë disa ditë më parë vendosi masë të përkohshme prej 30 ditësh duke ndaluar çdo veprim të deputetëve.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Pas kësaj situate të krijuar janë shtuar zërat se vendi mund t’iu drejtohet sërish zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në lidhje me këto zhvillime dhe vendimin që mund të sjellë Kushteteusja ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Rexhaj tha se Lëvizja Vetëvendosje është një organizatë dinamike dhe është e përgatitur në çdo rast për zgjedhje.

Ai duke iu referuar ankesës së Listës Serbe tha se ‘Gjykata Kushtetuese nuk bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend të Kosovës’.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Deputeti i LVV-së potencoi se jo domosdoshmërisht nënkryetari i Kuvendit duhet të jetë nga Lista Serbe.

“Lëvizja Vetëvendosje është organizatë dinamike e cila operon përmes përmes organizimeve të shkëlqyera të saj e përgatitur për çdo sfidë dhe natyrisht edhe për zgjedhje parlamentare. Gjykata Kushtetuese duhet të flasë dhe na tregojë për rastin në fjalë sepse realisht deputetët aty nuk kanë pranuar që nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë nga Lista Serbe. Jam shumë kurioz ta di e ta shoh aktvendimin të cilin do t’a publikojë.

“Gjykata Kushtetuese nuk bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend të Kosovës sepse jo domosdoshmërisht duhet që nënkryetari të jetë nga Lista Serbe por nënkryetari buron nga vullneti i qytetarave ne kete rast të shprehur përmes deputetëve pra jo Lista Serbe dhe nënkryetari nga Lista Serbe”, tha Rexhaj.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Hapen aplikimet për Bootcamp-et e Inteligjencës Artificiale në Prizren

0

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (RDA South), ka hapur aplikimet për fazën e dytë të Bootcamp-eve të Inteligjencës Artificiale, që do të zhvillohen nga shtatori deri në dhjetor 2025.

Sipas njoftimit të komunës, pas suksesit të 10 grupeve të para, ku 97% e pjesëmarrësve e vlerësuan programin me notën maksimale dhe 70% e tyre dolën të gatshëm për karrierë ose freelancing në fushën e AI, organizatorët synojnë të përgatisin një gjeneratë të re profesionistësh të rinj, raporton PrizrenPress.

Programi ofron trajnim praktik për përdorimin e AI në biznes, freelancing dhe branding digjital; pjesëmarrje në projekte reale që përgatisin për tregun e punës; instruktorë të vlerësuar me cilësi të lartë mësimdhënieje dhe përkushtimi; si dhe mundësi rrjetëzimi me një komunitet të të rinjve ambiciozë në AI.

Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë 18-35 vjeç, studentë, të diplomuar ose profesionistë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e inteligjencës artificiale.

Organizatorët theksojnë se vendet janë të kufizuara dhe kujtojnë se në fazën e parë kërkesa e tejkaloi numrin e pjesëmarrësve të pranuar.

Aplikimet bëhen online përmes linkut: https://forms.gle/5BZZpAGd6XTLG9Mt7

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet

0

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës së tij ikonike.

“Ishte një analgjezik, dhe e përdorja për të trajtuar gishtin e këmbës,” rrëfeu Tyson në episodin e fundit të “Katie Miller Podcast”.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“Ishte si heroinë — sapo të kalonte efekti dhe hiqeje Band-Aid-in, fillon të kesh simptoma të tërheqjes, të vjella, ashtu si në heroinë.Ishte e paligjshme nëse kapeshin në gjakun tim. Ishte një narkotik, miku im më tha. Ishte krejtësisht i ri.

I thashë mikut tim: ‘A mund ta përdor këtë?’ Askush nuk kishte dëgjuar për të.” Fentanyl është një opioid sintetik shumë i fuqishëm, i aprovuar nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat në SHBA për përdorim si qetësues dhimbjesh, por mund të jetë fatal edhe në doza të vogla nëse përdoret pa recetë.

Miku i ngushtë i Tyson, Arturo Gatti, i cili ndërroi jetë në 2009, kishte një betejë të gjatë me opioidet, siç kishte rrëfyer më parë në intervista.Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vitin e kaluar 48,422 persona humbën jetën për shkak të përdorimit të paligjshëm të fentanylit. Ky opioid është 100 herë më i fuqishëm se morfina dhe 50 herë më i fuqishëm se heroinë.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Varësia nga drogët është një sfidë me të cilën Tyson ka përballuar për një kohë të gjatë, dhe kjo nuk është hera e parë që publikohet dhimbja ekstreme në këmbët e tij. Ai madje kishte goditur me shuplakë Jake Paul gjatë përgatitjeve për ndeshjen e tyre në nëntor 2024, pasi Paul i kishte shkelur gishtin gjatë peshimit. Tani në të 50-tat, Tyson është angazhuar fuqishëm në biznesin e tij të kanabisit, duke e përdorur si alternativë ndaj ilaçeve tradicionale për dhimbje.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Arrestohet në kufi 65-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e arkës së bamirësisë në xhaminë e Reçanit të Prizrenit

0

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Z.M., është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në xhaminë e fshatit Reçan të Prizrenit.

Vjedhja  kishte ndodhur më 1 korrik 2022, rreth orës 14:00, kur në hapësirat e xhamisë është thyer me mjet të fortë arka e bamirësisë.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Nga ajo janë marrë para në një shumë ende të pacaktuar.Pas një periudhe të gjatë hetimesh, Mustafa ishte shpallur në kërkim policor. Ai u ndalua më 10 shtator 2025, rreth orës 13:30, në momentin kur po tentonte të kalonte kufirin.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor të Prizrenit, ku në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende shumën e saktë të parave të vjedhura.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Bashkimi shënon fitore bindëse në ndeshjen kontrolluese ndaj Vëllaznimit

0

Bashkimi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Skuadra prizrenase triumfoi bindshëm ndaj Vëllaznimit me rezultat 92:55, duke i dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të tregojnë lojën e tyre, raporton PrizrenPress.

Nga klubi është bërë e ditur se kjo ndeshje ishte një test i rëndësishëm dhe një hap tjetër përpara drejt sezonit.

Bashkimi do të zhvillojë ndeshjen e katërt kontrolluese këtë të shtunë, ku do të përballet me Trepçën në Prizren./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit