20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 420

Amar Osmankaj, futbollisti që rikthehet pas lëndimit me potencial të lartë te Liria e Prizrenit

0

Në futboll nuk mjafton vetëm talenti. Duhet durim, karakter dhe mbi të gjitha, aftësia për t’u ngritur kur bie.

Pikërisht këtë histori po shkruan Amar Osmankaj, 17-vjeçari i FC Lirisë së Prizrenit, që pas një lëndimi të rëndë, është rikthyer në fushë më i fortë se kurrë, në një nga pikat më të forta të ekipit kampion të grupmoshave U17.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1043872824562971

Me një karrierë që nisi që në moshë shumë të vogël, Amar ka kaluar faza formimi të rëndësishme në klubin  e Lirisë. Aftësitë e tij fizike, kontrolli i topit dhe leximi i lojës e bëjnë një lojtar të kompletuar, që mund të aktivizohet si sulmues i parë apo edhe në fazën ofensive të mesfushës.

Trajneri i tij, Sinan  Osmani, thotë se Osmankaj është një lojtar me kapacitet të madh.

“Ai ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të një lëndimi që e mbajti jashtë për një vit, por tani është kthyer më i përgatitur, më i fokusuar dhe me një dëshirë të madhe për të arritur. Ka kapacitete të mëdha fizike dhe është shumë i disiplinuar”, tregon Osmani./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Ndiej krenari dhe kënaqësi”, Muriqi flet pas rinovimit të kontratës me Mallorcan

0

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka thënë se ndihet i lumtur dhe krenar që e ka rinovuar kontratën e tij edhe për disa vite me Mallorcan.

Muriqi dhe Mallorca kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e lojtarit deri në vitin 2029.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ky rinovim i kontratës e ka gëzuar prizrenasin shtatlartë, i cili ka thënë se ndihet i emocionuar duke e cilësuar si ëndrra më e mirë që i ka ndodhur.

“Mbi të gjitha, ndiej krenari dhe kënaqësi. Është një nder të vazhdoj ta jetoj këtë ëndërr me këta njerëz këtu dhe të vazhdoj të rritem me ta”, ka thënë fillimisht Muriqi pas rinovimit.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

“Do të thotë shumë për mua. Kjo është arsyeja pse jam i emocionuar që do të jem me Mallorcën për dy vjet të tjera. Pa dyshim, të vij këtu është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë”.

“Mallorca, për mua, është ëndrra më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Dhe nuk do ta ndryshoj këtë”, përfundoi sulmuesi kosovar.

Ndryshe, Muriqi ka zhvilluar në total 118 ndeshje me Mallorcan, duke shënuar 35 gola dhe duke dhuruar 11 asistime. /Telegrafi/

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Përforcimi i parë i huaj te Bashkimi, ‘playmaker’-i amerikan Kyan Anderson

0

Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin e parë të huaj për sezonin 2025/26, duke afruar në skuadër amerikanin e përvojshëm Kyan Anderson, i cili do të mbulojë pozitën e organizatorit të lojës, raporton PrizrenPress.

“Anderson luan në pozitën e organizatorit të lojës (playmaker) dhe sjell përvojë të madhe nga basketbolli evropian”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe në Kosovë, ndërsa përvoja e tij ndërkombëtare përfshin klube të njohura evropiane si: medi Bayreuth, Elan Bearnais Pau-Lacq-Orthez, BG Göttingen, Falco Szombathely, Giessen 46ers, MLP Heidelberg, Alliance Sport Alsace, Prienai Labas Gas, MKE Ankaragucu dhe së fundmi Debreceni Egyetem./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“+4 vjet kryetar”: Shaqir Totaj zyrtarizon kandidaturën për mandatin e dytë në krye të Prizrenit

0

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zyrtarizuar të martën kandidaturën e tij për një mandat të dytë në krye të komunës.

Ceremonia u zhvillua në oborrin e shtëpisë së “Shani Efendisë”, pranë Kinemasë “Lumbardhi”, duke shënuar nisjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1043872824562971

Në ngjarje mori pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili shprehu mbështetjen për Totajn dhe për vizionin e partisë për zhvillimin e Prizrenit.

Pas shpalljes së kandidaturës, Totaj publikoi një mesazh në rrjetet sociale:“Faleminderit Prizren. Vazhdojmë +4 me shumë punë të mira për qytetin e zemrës.”

Shaqir Totaj e udhëheq Komunën e Prizrenit që nga viti 2021 dhe kërkon të vazhdojë punën për zhvillimin e qytetit historik.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Keqpërdorimi i ujit në Rahovec, Komuna dhe KRU “Gjakova” nisin aksion kundër abuzimeve

0

Me rritjen e temperaturave, shtohet edhe nevoja për ujë, por edhe përgjegjësia për përdorimin e tij.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Latifi, zhvilloi sot një takim me Visar Hasi, drejtor teknik i KRU “Gjakova”, dhe Hamid Mullabazi, menaxher i njësisë së KRU-së – dega në Rahovec, për të diskutuar mbi problemet serioze që po shkakton keqpërdorimi i ujit në komunë, raporton PrizrenPress.

“Këto keqpërdorime janë të mëdha, të vazhdueshme dhe krejtësisht të papranueshme. Larja e asfaltit me ujë të pijshëm, nga amvisëritë, bizneset apo kushdo tjetër, ndalohet kategorikisht”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në takim u dakordua që inspektorët komunalë do të angazhohen në aksione për parandalimin dhe ndalimin e çdo forme të abuzimit me ujin.

“Do të gjobiten të gjithë ata që e keqpërdorin këtë resurs jetik”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Shtetasi i huaj ngujhet në vendin e punës në Prizren – një tjetër arrestohet

0

Një shtetas i huaj ka mbetur i ngujuar në vendin e tij të punës në Prizren dhe është nxjerrë nga ekipi i zjarrfikësve. Policia ka arrestuar një person tjetër, gjithashtu shtetas i huaj, lidhur me rastin, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është klasifikuar si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve të sigurisë në vendin e punës”.

“ASGJËSIM,DËMTIM APO HEQJE E PAJISJEVE TË SIGURISË NË VENDIN E PUNËS- Prizren 07.07.2025-12:40. Raportohet se viktima mashkull shtetas i huaj, ka mbetur i ngujuar derisa ishte në vendin e punës. Në lokacion ka prezantuar ekipi I zjarrfiksve të cilët kanë nxjerr personin. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas huaj dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dragashi, bashkëfinancues i edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

0

Komuna e Dragashit do të jetë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren, një ngjarje akademike që synon të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin kulturor dhe fuqizimin e të rinjve përmes arsimit cilësor.

Në takimin e zhvilluar për këtë qëllim, morën pjesë rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, koordinatori i edicionit të 4-të të Shkollës Verore, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, si dhe kryetarja e Asamblesë Komunale, Arjeta Qafleshi-Skeraj.

Sipas njoftimit të universitetit, pjesëmarrësit diskutuan për rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe për përfitimet që sjell për komunitetin lokal, në veçanti për të rinjtë dhe studentët që do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ligjëratat, punëtoritë dhe aktivitetet kulturore që do të zhvillohen në kuadër të shkollës verore.

Kryetari Xheladini dhe kryetarja e Asamblesë Komunale Qafleshi-Skeraj shprehën përkushtimin e institucioneve komunale për të mbështetur iniciativa të tilla që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor dhe kulturor të komunës.

Shkolla Verore Ndërkombëtare pritet të mbahet gjatë muajve të verës dhe të mbledhë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës./PrizrenPress.com