Home Blog Page 426

Në Prizren, u shfaq premiera e filmit “Dielli në errësirën e Kosovës”

0

Premiera e shumëpritur e filmit “Dielli në Errësirën e Kosovës” u mbajt mbrëmë në qytetin e Prizrenit, në kinemanë ‘DokuKino’, ku morën pjesë aktorët kryesorë, ekipi realizues si dhe një numër i madh të ftuarish.

Në premierën e këtij filmi ishin të pranishëm edhe Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, deputetja e KDTP-së, Fidan Brina J?lta, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së Hysen Hundozi, përgjegjësja e lajmeve në gjuhën turke në RTK, Fatma Hoca, kryetari i Komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniç, Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Celal Do?an dhe drejtori i Institutit “Yunus Emre” Ramazan Y?lmaz.

Filmi, i regjisorit Haktan Özkan dhe me koordinatoren ekzekutive Canan Y?lmaz, ndërthur zhanret aksion, dramë dhe trilerë politik. Ai trajton përpjekjen e agjentëve turq për të parandaluar një luftë të madhe të mundshme në Ballkan, duke sjellë njëkohësisht në vëmendje edhe traumat individuale e shoqërore të luftës.

Aktori kryesor Gökhan Tunal?gil, me origjinë nga Kosova, u shpreh i lumtur që premiera u mbajt në vendlindjen e tij:

“Është një kënaqësi e madhe për mua të prezantoj këtë film në atdheun tim, ku kam lindur dhe jam rritur”, tha ai.

Në film, Tunal?gil interpreton rolin e agjentit të posaçëm Mirsad; Ebru Ta?ç? shfaqet në rolin e shefes së Inteligjencës së Kosovës si Ayser, ndërsa Ayhan Krüezi luan mikun e fëmijërisë së Mirsadit, Haris. Përveç skenave të aksionit, lidhjet e forta mes personazheve e theksojnë dimensionin dramatik të filmit.

Filmi është xhiruar në Kosovë, Turqi, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë dhe spikat me skena që pasqyrojnë trashëgiminë historike të Ballkanit. Në kast bëjnë pjesë gjithashtu Ümit Acar, Müge Ulusoy, Bora Sivri, Ali Dü?enkalkar, Ayhan I??k dhe Sonay Bu?.

Filmi “Dielli në Errësirën e Kosovës”, i prodhuar nga Çiçek Yap?m dhe i shpërndarë nga CJ ENM Türkiye, do të fillojë të shfaqet në kinematë e Turqisë më 5 shtator./RTK

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hajni me maskë sulmon pronarin e shtëpisë në Romajë të Hasit, i vjedh orën dhe unazën

0

Një rast grabitjeje ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një person i maskuar ka hyrë me forcë në një shtëpi dhe ka sulmuar fizikisht pronarin e saj.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në fshatin Romajë.

Viktima, S. D. rreth 67-vjeçar, ka deklaruar se pasi ishte futur në shtëpi kishte dëgjuar zhurmë dhe ishte ballafaquar me një person të panjohur, i cili kishte fytyrën e mbuluar me maskë.

Pas një përleshjeje fizike, i dyshuari ka arritur të largohet në drejtim të panjohur, duke i marrë viktimës një orë dore dhe një unazë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve dhe forenzika, ndërsa me urdhër të Prokurorit, rasti është cilësuar si “Grabitje”. Hetimet rajonale po merren me rastin, i cili mbetet nën hetim.

Totaj vizitoi fabrikën “Happy Chicken” në Korishë: Një model i zhvillimit të qëndrueshëm

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me bashkëpunëtorë të tij nga niveli komunal, vizitoi të enjten fabrikën e përpunimit të mishit të pulës “Happy Chicken” në fshatin Korishë – një ndër bizneset më të suksesshme agro-ushqimore në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ai  u njoh nga afër me proceset teknologjike, kushtet e punës dhe standardet higjieno-sanitare të fabrikës, të cilat i vlerësoi si shembull për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Fabrika ‘Happy Chicken’ përfaqëson një model të shkëlqyer të prodhimit modern dhe të përgjegjshëm. Është inkurajuese të shohësh standarde kaq të larta të higjienës dhe teknologji të avancuar në një ndërmarrje që kontribuon ndjeshëm në ekonominë lokale dhe kombëtare”, u shpreh Totaj.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i fabrikës, Naim Ukaj, theksoi se kapaciteti ditor i përpunimit arrin rreth 100 mijë pula, ndërsa aktualisht mbulojnë mbi 50% të tregut kosovar me produkte të mishit të pulës.

“Jemi të përkushtuar për të ruajtur cilësinë, sigurinë ushqimore dhe rritjen e kapaciteteve tona. Objektivi ynë është jo vetëm mbulimi i tregut vendor, por edhe zgjerimi drejt tregjeve ndërkombëtare”, tha Ukaj.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Fabrika “Happy Chicken” është një ndër investimet më domethënëse në sektorin agro-industrial në rajon, dhe vlerësohet për ndikimin e saj në punësim dhe zhvillim rural. Vizita e autoriteteve komunale konfirmon përkushtimin për të mbështetur bizneset vendore që operojnë me standarde të larta profesionale.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?H ABI PLATINUM BANESA ME RERIDENCE PAP! ULILFL S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA MB: !...!!. ?? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA N? zemer të qytetit t? Prizrenit.?"?

Alishani: Totaj, mjeshtër i propagandës

0

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit, Dafina Alishani, ka reaguar pas paraqitjes së kryetarit Shaqir Totaj në emisionin “Pressing” në T7, duke e quajtur atë “kryetar të rrejshëm” dhe duke e akuzuar për propagandë dhe përvetësim të projekteve që nuk i ka realizuar.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/1005916998209680

Ajo  e ka quajtur paraqitjen e Totajt si dëshmi të paaftësisë së tij për të udhëhequr me transparencë dhe integritet.

“Në Pressing, Totaj tregoi fytyrën e tij të vërtetë: një njeri që gënjen pa turp, përvetëson punët e të tjerëve dhe mashtron opinionin publik, duke menduar se qytetarët e Prizrenit janë naiv”, tha Alishani.

“Shaqir Totaj është mjeshtër i propagandës, por i dështuar në qeverisje. Ai mashtron për gjëra të lehtësisht të verifikueshme dhe përpiqet të ndërtojë sukses mbi punët e të tjerëve”.

“Koha e tij ka mbaruar. Prizreni ka nevojë për drejtues me vizion, integritet dhe rezultate të prekshme. Qytetarët do ta dëshmojnë këtë shumë shpejt.”

Ajo e akuzoi Totajn për mashtrime të shumta publike, duke renditur një sërë premtimesh të pambajtura dhe projekteve që, sipas saj, janë të trashëguara nga qeveritë e kaluara:

? Disa nga pikat e përmendura nga Alishani:

Çerdhet – Totaj pretendon të ketë ndërtuar 6-7, por askush nuk i ka parë.

Shkeljet ligjore – Pretendon qeverisje pa shkelje, por stafi i tij përballet me aktakuza.

Përfaqësimi i pakicave – 4 vite pa nënkryetar nga komunitetet jo-shumicë.
Qendra për autizëm, çerdhet, QKMF – Projekte të nisura nga të tjerët.
Trashëgimia kulturore – Objekt i mbrojtur është rrënuar gjatë mandatit të tij.
Rruga e Tranzitit dhe Unaza – Punime të përsëritura, pa përfundim cilësor.
Projektet digjitale, info-qendrat – Të premtuara, por jo funksionale.
Pishina olimpike, parkingjet, teleferiku – Të gjitha mbeten vetëm premtime.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Çfarë po ndodh me Gjestin?

0

Ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Gjesti, prej disa kohësh është larguar nga vëmendja e publikut dhe fansave të tij.

Ai ka ndalur koncertet dhe nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, për shkak të problemeve me ish-producentin e tij, shkruan “Kosovarja”.

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/reel/1005916998209680

Së fundmi, Gjesti ka publikuar një video në orët e para të mëngjesit, ku shihet duke u filmuar përballë një pasqyre.

Ky veprim i pazakontë ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke ngritur pyetje rreth gjendjes së tij dhe asaj që mund të jetë duke kaluar.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, viziton ekspozitën e Autostrada Biennale

0

Bashkëthemuesit e Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu dhe Vatra Abrashi, mirëpritën në ekspozitën e edicionit të pestë të Bienales Drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha.

Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të shoqërojnë së bashku drejtuesin e QRTK-së në disa nga hapësirat ekspozuese të vendosura në zonën historike të Prizrenit.

“Ishte kënaqësi t’i vizitonim së bashku disa nga hapësirat ekspozuese në zonën historike. Falemnderit z. Samir Hoxha, z. Jusuf Xhibo dhe gjithë ekipit të QRTK për bashkëpunimin dhe partneritetin profesional”, u shprehën bashkëthemuesit e Biennale-s, raporton PrizrenPress.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kryeministri Kurti viziton edicionin e pestë të Autostrada Biennale në Prizren

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi edicionin e pestë të Autostrada Biennale, kuruar nga Erzen Shkololli, me titull “Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës”, raporton PrizrenPress.

Gjatë vizitës, sipas njoftimit, kryeministri pati mundësinë t’i shohë ekspozitat e edicionit të pestë në zonën e ITP Prizren dhe njëkohësisht të njihet nga afër me ekspozitën e 10-vjetorit të Autostrada Biennale, e cila dokumenton rrugëtimin dhe zhvillimin e saj ndër vite, si dhe zgjerimin me hapësira të reja të Qendrës për Art Bashkëkohor – Autostrada Hangar.

Autostrada Biennale shpreh falënderim për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Emilja Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres

0

Emilja Rexhepi është liruar nga pozita e saj si zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ku thuhet se vendimi ka ardhur pas emërimit të saj në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të martën, me 73 vota për, një kundër dhe 23 abstenime.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Abrashi premton mbështetje për KB ‘Bashkimi’: Prizreni e meriton një kampion në basketboll

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar sot klubin e  basketbollit, KB “Bashkimi”, në kuadër të angazhimit të tij për mbështetje të sportit lokal dhe promovimit të të rinjve.

Ai u takua me menaxhmentin e klubit dhe lojtarët, duke vlerësuar përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në ndërtimin e një ekipi gjithnjë e më konkurrues.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“KB ‘Bashkimi’ është më shumë se një klub – është një simbol i qytetit. Po rritet dhe forcohet çdo ditë falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të menaxhmentit, lojtarëve dhe mbështetësve. Një vend të veçantë në këtë sukses e kanë tifozët e zjarrtë, ‘Arpagjik’t’, të cilët e meritojnë që gëzimin dhe pasionin e tyre ta festojnë me një Bashkim kampion”, u shpreh Abrashi.

Ai tha se sporti, përveç vlerave shëndetësore dhe edukative, është edhe një urë bashkimi për komunitetin, dhe se qyteti i Prizrenit ka të gjitha kapacitetet për të qenë një qendër e basketbollit në Kosovë.

“Prizreni është lider në shumë fusha – kulturë, arsim, turizëm – dhe po aq e meriton ta ketë edhe kampionin e basketbollit. Si kryetar i ardhshëm i komunës, do të jemi gjithmonë përkrah KB ‘Bashkimi’, për ta bërë këtë ëndërr realitet,” u shpreh Abrashi./PrizrenPress.com