Home Blog Page 5

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

0

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit.

Në tregut në Prizren, çmimet e kingjave dhe deleve variojnë nga 250 deri në 350 euro, ndërsa një dash më i madh po shitet deri në 600 euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitet e kaluara.

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se pavarësisht premtimeve të mëdha që VV premtoi për ardhjen në pushtet, sipas kreut të Prizrenit, Kosova vazhdon të mbetet pothuajse vendi më i varfër në Evropë.

“Kosova sot nuk po kalon vetëm një krizë politike. Po kalon një krizë të besimit, të shpresës dhe të perspektivës. Qytetarët që dikur besuan se do të vinte një qeverisje ndryshe, sot përballen me një realitet krejt tjetër. Me varfëri më të madhe, me rritje të kostos së jetesës, me izolim politik dhe me një atmosferë të rëndë sociale ku gjithnjë e më shumë familje po humbin besimin se gjërat mund të ndryshojnë për mirë”.

“Kosova vazhdon të mbetet pothuajse vendi më i varfër në Evropë. Të rinjtë vazhdojnë ta shohin largimin si zgjidhje, bizneset po përballen me pasiguri, ndërsa qytetari i zakonshëm po e ndjen çdo ditë më shumë barrën ekonomike. Në mungesë të rezultateve konkrete, kjo qeveri ka zgjedhur propagandën si mënyrë mbijetese politike. Çdo kritik shpallet armik, çdo mendim ndryshe sulmohet, ndërsa dështimet tentohen të mbulohen me tensione dhe përçarje të vazhdueshme”, ka shkruar ai.

Pos tjerash, Totaj thotë se më e dhimbshmja është se janë luftuar pothuajse të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Janë sulmuar njerëz, institucione dhe aleanca që kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë. Në vend të bashkimit dhe ndërtimit të besimit, është kultivuar fryma e konfliktit dhe arrogancës politike. Por shteti nuk ndërtohet me mllef dhe propagandë. Shteti ndërtohet me vizion, me përgjegjësi dhe me punë konkrete për qytetarin”.

“Kosova nuk ka nevojë për spektakël politik. Ka nevojë për lidership serioz, për zhvillim real, për partneritet me aleatët tanë strategjikë dhe për institucione që e vendosin interesin e qytetarit mbi interesin partiak. Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se zhgënjim, stagnim dhe premtime të pambajtura”, tha ai.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

0
Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.

Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar, zyrtarët doganorë kanë konstatuar mospërputhje ndërmjet deklarimit doganor dhe gjendjes faktike të mallit.

Sipas njoftimit zyrtar, malli ishte deklaruar si qirinj, ndërsa pas kontrollit fizik është vërtetuar se bëhej fjalë për fishekzjarre.

Përveç klasifikimit të gabuar tarifor, është konstatuar se për mallin në fjalë kërkohet edhe licencë për import të mjeteve plasëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas vlerësimeve preliminare, shmangia e obligimeve doganore dhe tatimore si rezultat i deklarimit të gabuar arrin në mbi 2500 euro.

Lidhur me rastin është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

0
Kandidat për deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prizren, Shaqir Totaj, i cili pak para publikimit të listës së kandidatëve për deputetë ishte shprehur se Hasani nuk do të ishte pjesë e listës zgjedhore.

Megjithatë, pas publikimit të listës, Hasani rezultoi një nga kandidatët për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

I ftuar në emisionin Info Nata në Tëvë1, Hasani tha se kandidaturat vendosen sipas rregullave dhe procedurave të partisë.

“Rregullat janë më të ndryshme. Zakonisht deputetëve që kanë qenë iu bëhet ftesa apo kërkesa se a do të jenë kandidatë apo jo. Edhe unë kam qenë pjesë e atyre deputetëve që pata vullnetin të jem pjesë, sepse na pyetën a do të garosh apo jo”, ka thënë Hasani.

Ai shtoi se kishte mbështetje edhe nga strukturat e partisë në Prizren.

“Kemi pasur edhe kërkesat e degëve dhe nëndegëve në Prizren, kështu që Shaqir Totaj për mua e ka dhënë një mendim pozitiv vetëm për degën, por ndoshta nuk i ka pasur të mjaftueshme njohuritë për rrjedhat se si duhet të jenë”, u shpreh ai.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Hasani theksoi se raportet me Totajn vazhdojnë të jenë të mira dhe se deklarata nuk ka ndikuar në marrëdhëniet mes tyre.

“Ne kemi raporte të mira me të, kemi besueshmëri te njëri-tjetri dhe mbështetje nëpër fushata, kështu që nuk ka pasur një efekt. Janë ato të menduarit që mund të tejkalohen. Është mirë kur ka kritikë, është mirë kur ka besueshmëri dhe mbështetje”, ka deklaruar Hasani.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

0

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend, me theks të veçantë për Parkun e Biznesit në Prizren.

“Parku i Biznesit është parku më i madh prodhues në Kosovë, me një sipërfaqe prej 80 hektarësh. Ai theksoi se gjatë mandatit të tij janë realizuar investime në infrastrukturë, duke e bërë parkun të gatshëm për funksionalizim dhe për t’u shërbyer bizneseve që nga viti 2021”, shkruan Haskuka në Facebook.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit me Kusari-Lilën kanë diskutuar në detaje për mënyrat dhe hapat konkretë që mund të ndërmerren nga Qeveria për ta vënë në funksion Parkun e Biznesit.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

0

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për zgjedhjet e 7 qershorit.

Gjini ka bërë të ditur se fillimisht, së bashku me strukturat e degës së Aleancës në Prizren, kanë koordinuar hapat organizativë dhe aktivitetet zgjedhore, ndërsa më pas kanë zhvilluar takime të drejtpërdrejta me qytetarët në Shadërvan.

“Sot takimet tona me qytetarët i vazhduam në Prizrenin e historisë dhe traditës. Bashkë me kolegët e degës së Aleancës në këtë komunë, koordinuam hapat dhe përgatitjet konkrete për 7 qershorin”, ka njoftuar Gjini, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se gjatë takimeve me qytetarët është prezantuar programi për zhvillimin e vendit.

“Derisa pastaj në Shadërvan, vazhduam me takime të drejtpërdrejta me qytetarët për të shpalosur planin tonë për zhvillimin e vendit”, ka shtuar ai.

Sipas Gjinit, aktivitetet në Prizren janë përmbyllur me një takim me të rinjtë, ku është diskutuar për perspektivën dhe mundësitë për gjeneratat e reja në Kosovë.

“Diskutuam për të ardhmen, për hapësirat që duhet t’i krijojmë së bashku dhe për një Kosovë që nuk i përcjell të rinjtë e saj, por i mban fort, duke u dhënë mundësi zhvillimi në çdo sektor”, ka deklaruar ai.

Në fund, Gjini ka falënderuar qytetarët e Prizrenit për mbështetjen dhe mikpritjen.

“Faleminderit Prizren për mikpritjen dhe frymëzimin!”, ka përfunduar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

0

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e kësaj komune.

Menaxheri i Postës së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Liri Ramadani, tha se thellimi i bashkëpunimit me institucionet lokale mbetet i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve postare dhe rritjen e efikasitetit për qytetarët.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Postës së Kosovës dhe Komunës së Mamushës”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Sipas tij, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, është shprehur i kënaqur me cilësinë e shërbimeve që Posta e Kosovës ofron për qytetarët e kësaj komune.

“Ai, gjithashtu, tregoi gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, gjithmonë në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve”.

Menaxheri Ramadani, në emër të Postës së Kosovës, ka falënderuar kryetarin Krasniç për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për gatishmërinë e treguar për zgjerimin e këtij bashkëpunimi, me fokus të veçantë në fuqizimin dhe avancimin e zyrës postare në Mamushë./PP/

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i ?skuter, seguej dhe ?teksti që thotë "?Trotinet Elektrik MK085 BRUNOTECH R HblmuK3pa? ? ledsien ?? Fugia 50OW 329.00€ 249,00€ 20.75€ x 12 Muaj Deri 35km " ? CC Mbushjawshpsjti 3-4 Orö Rrota 10" Pesha 120kg 120kg BRENTONI -HOME Aftesi ngjitjeje derini16 0-715" +383 (0)48 328 260 +383 [?)48 433 200?"??Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për invalidin e luftës së UÇK-së, Florim Kryeziu.

Sipas njoftimit, Kryeziu kishte mbetur pa gjymtyrë gjatë Luftës së Koshares, ndërsa ky donacion është vlerësuar si një ndihmë dhe mbështetje simbolike për sakrificën e tij.

Kryetari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se organizata ndihet e privilegjuar që ka mundur të kontribuojë sadopak për ish-luftëtarin e UÇK-së.

“Sot patëm kënaqësinë që një prej motorëve elektrikë t’ia dhurojmë invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut, i cili në Luftën Legjendare të Koshares la gjymtyrët e tij, që ne sot të jetojmë të lirë”, deklaroi Berisha, raporton PrizrenPress.

Ai kritikoi institucionet qendrore, duke thënë se veteranët dhe invalidët e luftës po lihen pas dore.

“U ndjemë të privilegjuar që sadopak t’i dalim në ndihmë, në një kohë kur institucionet qendrore na kanë harruar. Jo vetëm që na kanë harruar, por kanë filluar edhe të ofendojnë e të shpifin ndaj ushtarëve të ushtrisë më të lavdishme të kombit”, shprehet Berisha.

Në fund, Berisha theksoi se veteranët do të vazhdojnë të qëndrojnë krenarë për luftën dhe sakrificën e UÇK-së.

“Megjithatë, ne do të qëndrojmë stoikë dhe krenarë për luftën dhe sakrificën falë së cilës sot gëzojmë lirinë”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

0

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të serisë finale ndaj Vushtrria Basket me rezultat 83:54.

Me këtë triumf, Junior 06 Moni Bau kalon në epërsi 2–0 në seri, duke qenë shumë pranë përmbylljes së suksesshme të finales, e cila zhvillohet me sistem deri në tri fitore, raporton PrizrenPress.

Skuadra nga Prizreni ka treguar dominim në të dy ndeshjet e para të serisë, duke konfirmuar formën e lartë dhe organizimin e mirë të lojës në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

Ndeshja e radhës e finales do të zhvillohet në Prizren, ku Junior 06 Moni Bau do të ketë mundësinë të mbyllë serinë dhe të shpallet kampione e Play Off-it U16, nëse arrin edhe fitoren e tretë./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

0

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë vizituar Shoqatën e Bjeshkatarëve “Sharri”, një nga klubet më të vjetra të bjeshkatarisë në Kosovë.

Sipas njoftimit, ShB “Sharri” këtë vit shënon 75-vjetorin e themelimit dhe ka mbi 120 bjeshkatarë aktivë.

“U diskutua për projekte të ndryshme, duke vlerësuar përvojën dhe njohuritë e tyre që mund të kontribuojnë në mbrojtjen e parqeve kombëtare dhe zhvillimin e turizmit malor”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/