Home Blog Page 60

Aktivitet edukativ për sigurinë, nxënësit e Malishevës mësojnë për reagimin ndaj emergjencave

0

Në kuadër të manifestimit “Ditët e AME-së”, në Malishevë është zhvilluar aktiviteti edukativ “Edukimi për siguri në fokus”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri.

Sipas komunës, po zhvillohen aktivitete me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri.

“Ky organizim synon të promovojë rëndësinë e edukimit për siguri dhe të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtjen dhe shpëtimin”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim ndërmjet Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave (AME), Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NjPZSH), Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, në SHFMU “Gjergj Kastrioti” në Llazicë.

Gjatë këtij aktiviteti u mbajtën ligjërata me tema të rëndësishme për sigurinë në shkolla, duke përfshirë rëndësinë e masave parandaluese kundër zjarrit, përdorimin e drejtë të aparateve për fikjen e zjarrit, identifikimin e rreziqeve potenciale në ambientet shkollore, sjelljen dhe evakuimin e sigurt në rast zjarri, si dhe rolin e inspektimeve në garantimin e sigurisë.

Po ashtu, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me fatkeqësitë natyrore dhe ato të tjera, me fokus të veçantë te zjarret, duke mësuar për shkaqet e tyre, pajisjet për shuarje, mënyrat e reagimit dhe procedurat e evakuimit në raste emergjente./PrizrenPress.com/

Marketing

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

0

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe figura të jetës kulturore.

Ceremonia u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, i cili shoqërohej nga nënkryetari Vesel Krasniqi, si dhe me pjesëmarrjen e asamblistëve komunalë, shërbyesve civilë dhe poetëve nga Malisheva, raporton PrizrenPress.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Kastrati përgëzoi autorin për botimin e veprës, duke theksuar rëndësinë e saj në pasqyrimin e historisë dhe rrugëtimit institucional të komunës ndër vite. Ai nënvizoi se përmes kësaj vepre rikujtohen sfidat dhe përpjekjet e qytetarëve të Malishevës për ta pasur komunën e tyre.

Për librin folën edhe redaktori Habib Zogaj dhe recensenti Mehmet Bashota, të cilët e cilësuan veprën si një monografi me vlera të veçanta historike, shoqërore dhe politike për rajonin e Llapushës dhe më gjerë.

Në fund të aktivitetit, autori Fatmir Krasniqi falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë./PrizrenPress.com/

Marketing

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

0

Kosova në një moment reflektimi të thellë

0
Nga Shaqir Totaj
Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga rezistenca qytetare, te lufta çlirimtare dhe deri te shpallja e pavarësisë, çdo hap ka qenë i mbushur me sfida që kanë kërkuar unitet, maturi dhe vizion shtetformues.
Por historia na mëson një të vërtetë të thjeshtë. Fitimi i lirisë është vetëm fillimi. Sfida më e madhe është ruajtja dhe ndërtimi i shtetit mbi themele të forta demokratike.
Sot, Kosova po kalon një nga ato momente që kërkojnë më shumë reflektim sesa reagim emocional. Zhvillimet e fundit politike dhe tensionet rreth proceseve të rëndësishme shtetërore kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po funksionon demokracia jonë. Kur proceset kushtetuese vihen në diskutim dhe kur institucionet hyjnë në ngërç, atëherë nuk kemi të bëjmë vetëm me një krizë politike, por me një sfidë për vetë stabilitetin e shtetit.
Që nga viti 2021, qytetarët i kanë dhënë një mandat të fuqishëm një qeverisjeje me pritje të mëdha për ndryshim. Dhe çdo mandat i tillë bart me vete përgjegjësi të jashtëzakonshme. Sepse pushteti nuk është vetëm e drejtë për të vendosur.
Ai është mbi të gjitha detyrim për të ruajtur balancën, për të respektuar institucionet dhe për të ndërtuar besim.
Demokracia nuk dobësohet vetëm nga shkeljet e hapura. Ajo fillon të zbehet kur mungon dialogu, kur mbyllen dyert e bashkëpunimit dhe kur vendimmarrja largohet nga fryma e përbashkët. Një shtet nuk mund të ecë përpara nëse njëra palë e sheh veten si të vetmen bartëse të së drejtës, ndërsa të tjerët mbeten jashtë procesit.
Kosova nuk ka luksin e krizave të përsëritura. Ne jemi një shtet i ri, me aspirata të qarta për zhvillim ekonomik dhe integrim ndërkombëtar. Çdo devijim nga ky drejtim na kushton kohë, energji dhe mbi të gjitha besimin e qytetarëve.
Megjithatë, çdo situatë e vështirë është edhe një mundësi për kthjellim. Është momenti për të rikujtuar se Kushtetuta është busulla jonë e përbashkët. Institucionet nuk janë pronë e askujt, por përgjegjësi që duhet ushtruar me kujdes dhe respekt. Dhe mbi të gjitha, qytetarët presin stabilitet, drejtësi dhe perspektivë, jo tensione të pafundme.
Zgjidhja nuk qëndron në përplasjen e vazhdueshme, por në rikthimin te parimet që e kanë mbajtur këtë shtet në këmbë. Dialogu i sinqertë, përfshirja dhe përgjegjësia institucionale janë rruga e vetme përpara. Vendimet e mëdha nuk duhet të imponohen, por të ndërtohen mbi mirëkuptim dhe maturi.
Në fund, historia do të na gjykojë jo për betejat politike të ditës, por për aftësinë tonë për të ruajtur dhe forcuar shtetin.
Kosova ka kaluar sprova shumë më të mëdha. Dhe gjithmonë ka dalë më e fortë kur ka ditur të qëndrojë e bashkuar dhe e matur.

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas raportit, dje janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit kanë rezistuar arrestimit dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Si pasojë, zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Suharekë 27.04.2026-16:30. Lidhur me rastin, me 28.04.2026 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit kanë rezistuar arrestimit me ç’rast edhe kanë sulmuar zyrtarët policor, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

0

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues.

Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e qartësuar edhe nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Jemi në minutat e fundit të kësaj legjislature. Përkundër thirrjes së vazhdueshme që deputetët të jenë në pranishëm në seancë, siç po e shihni opozita nuk janë të pranishëm as në këtë seancë. As në përpjekjen e fundit për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Haxhiu.

Sipas Kushtetutës, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të përcaktuar, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Marketing

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

0

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur akademi përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala – Komandant “Ftyra”.

Në këtë përvjetor, me pjesëmarrje nga të gjitha trojet shqiptare, u nderua jeta dhe vepra e tij, ndërsa u theksua se Kosova dhe mbarë kombi shqiptar përulen me nderim të thellë para sakrificës së tij për liri dhe shtetndërtim.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij vlerësoi lart figurën e Komandant “Ftyrës”, duke e cilësuar atë si simbol të përkushtimit dhe sakrificës për atdheun dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, bashkëluftëtari i tij, Fatmir Limaj – Komandant “Çeliku”, solli kujtime nga periudha e luftës dhe pas saj, duke theksuar se angazhimi i Naser Shalës ka qenë i domosdoshëm edhe në periudhën e pasluftës. Ai u shpreh se kujtimi i tij rikujton amanetin e brezit të luftës për ruajtjen e lirisë, forcimin e shtetit dhe bashkimin kombëtar.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi se figura e Naser Shalës mbetet shembull i guximit, besnikërisë dhe dashurisë për atdheun, duke shtuar se ai ishte ndër ata që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.

Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, u shpreh se vepra e luftëtarëve të lirisë mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. Ndërsa historiani Ibrahim Gashi trajtoi në mënyrë shkencore kontributin e Naser Shalës.

Në kuadër të kësaj akademie, gjenerali Agim Çeku i dorëzoi Bislim Shalës, djalit të Naser Shalës, uniformën e veteranit të UÇK-së.

Në këtë përkujtim morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve dhe personalitete të shumta nga jeta politike, ushtarake dhe shoqërore, përfshirë familjen e Komandant Kumanovës, familjen e Tahir Sinanit, si dhe familjarë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Programi u pasurua edhe me pika artistike kushtuar figurës së Naser Shalës, ku u prezantua premierë kënga “Legjendë e Gjallë”, e shkruar nga Rexhep Selimi, si dhe u interpretua recitali “Zgjohu Kosovë”.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Banjë, si dëshmi e përhershme e kontributit të tij për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, ku folën edhe Halit Krasniqi dhe Fatmir Shurdhaj.

Në fund, në emër të familjes, Bislim Shala falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për nderimin dhe përkujtimin e veprës së babait të tij.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Naser Shalës – Komandant “Ftyra”! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Marketing

Prizreni dhe Shqipëria drejt bashkëpunimit në bujqësi: Drejtori Kadriaj e fton ministrin Salla për vizitë zyrtare

0

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, po përfaqëson Komunën në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, i cili po mbahet në qytetin e Lushnjes së  Shqipërisë.

Gjatë vizitës në këtë ngjarje të rëndësishme rajonale, Kadriaj ka zhvilluar një bisedë konstruktive me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla.

Me këtë rast, Kadriaj i ka përcjellë ministrit ftesën zyrtare për të vizituar Prizrenin, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në sektorin e agrobiznesit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna e Prizrenit, ky takim synon krijimin e urave të reja të komunikimit

“Qëllimi i kësaj ftese është njohja nga afër e potencialit bujqësor të komunës sonë dhe eksplorimi i mundësive për bashkëpunim në projekte konkrete bujqësore”, thuhet në njoftimin  e Komunës.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

OVL e UÇK-së: Keqkuptimi në Has është tejkaluar, bashkëluftëtarët mbeten të bashkuar

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL e UÇK-së) ka njoftuar se një keqkuptim i ndodhur disa ditë më parë në zonën e Hasit tashmë është tejkaluar, duke rikthyer unitetin mes bashkëluftëtarëve.

Në një reagim publik, OVL e UÇK-së thekson se pavarësisht situatave të përkohshme, lidhja dhe solidariteti mes veteranëve mbetet i pathyeshëm.

“Një keqkuptim i disa ditëve më parë në Has, sot mori fund. Bashkëluftëtarët janë dhe do të mbeten gjithmonë të bashkuar”, thuhet në deklaratë.

Organizata vlerëson se fryma e bashkimit dhe respektit reciprok është thelbësore për ruajtjen e vlerave të luftës dhe për kontributin e përbashkët në shoqëri.

Marketing

`Hasi Jehon` bashkon në Gjonaj trashëgiminë folklorike shqiptare

0

Më 1, 2 dhe 3 maj,në Gjonaj të Hasit, do të mbahet festivali “Hasi Jehon”.

Ky aktivitet tradicional mbledh ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe nga të gjitha trevat shqiptare, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për prezantimin dhe ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore kombëtare.

Festivali sjell në skenë larminë e folklorit shqiptar përmes valleve burimore, këngëve popullore dhe interpretimit të instrumenteve tradicionale, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor.

Krahas performancave artistike, publiku do të ketë mundësi të njihet nga afër edhe me kostumet tradicionale, lojërat popullore si dhe ritet e ceremonitë që pasqyrojnë historinë dhe jetën shoqërore ndër breza.

“Hasi Jehon” konsiderohet një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon, duke luajtur rol kyç në ruajtjen dhe promovimin e vlerave autentike shqiptare. Përmes këtij festivali, organizatorët synojnë jo vetëm të mbajnë gjallë traditën, por edhe ta përcjellin atë te gjeneratat e reja, duke forcuar lidhjen me rrënjët dhe identitetin kombëtar.

Pritet që edicioni i sivjetshëm të tërheqë një numër të madh vizitorësh dhe artdashësish, duke e kthyer Gjonajn në një pikë takimi të kulturës, ritmit dhe ngjyrave të folklorit shqiptar.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren