Home Blog Page 64

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ligjëron në Akademinë Ndërkombëtare të FBI-së

0

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, po merr pjesë në një Akademi Ndërkombëtare për zbatim të ligjit, e organizuar nga Federal Bureau of Investigation.

Gjatë kësaj akademie, Kryeziu ka mbajtur edhe një ligjëratë, duke ndarë përvojat dhe praktikat në fushën e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje konsiderohet si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

0

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës së zjarrit.

Sipas informatave zyrtare, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Gjatë intervenimit të njësive policore, i dyshuari ka dorëzuar armën e zjarrit të tipit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar gjithashtu një karikator që i përket të njëjtës armë si dhe tre gëzhoja.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

0

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të të një objekti cilësor.

Banesa karakterizohet nga hapësira të bollshme dhe organizim funksional, ideale për familje që kërkojnë komoditet dhe rehati.

Avantazh i madh është fakti se banesa do të jetë gati me çelësa në dorë brenda 3 muajve, duke ju dhënë mundësinë të planifikoni zhvendosjen pa vonesa.

Lokacion i shkëlqyer – Dardani, Prizren
Sipërfaqe e madhe – 136 m²
Kati 5

Dorëzim i shpejtë

Një mundësi shumë e mirë për banim ose investim afatgjatë.

Na kontaktoni për më shumë informacione dhe vizitë nga afër.

Tel:044389813

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.900 tiketa të shqiptuara

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 15 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 30 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,952 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi mposhtet nga Bora, seria gjysmëfinale barazohet

0

Bashkimi është mposhtur në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë nga Bora, në një përballje dramatike të zhvilluar në kryeqytet.

Takimi dhuroi spektakël dhe emocione deri në sekondat e fundit, njësoj si ndeshja e parë në Prizren. Në fund, vendasit arritën të triumfojnë me rezultat të ngushtë 76:75, duke e vendosur gjithçka në detaje.

Tyler Cheese udhëhoqi Borën me 19 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, ndërsa Amin Hot dhe Alex Hunter shtuan nga 18 pikë.

Te Bashkimi u dallua sërish Shannon Shorter me 19 pikë.

Me këtë fitore, Bora barazon serinë gjysmëfinale në 1:1, ndërsa përballja e radhës pritet të zhvillohet në Prizren, ku Bashkimi do të kërkojë rikthimin në epërsi./PrizrenPress.com/

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

0

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe frymëzuese kushtuar jetës dhe sakrificave të gjyshes së saj.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ftesë të redaktorit të librit, Fikret Ramaj, duke sjellë para publikut një histori që pasqyron vlera, përkushtim dhe trashëgimi familjare.

Siç thuhet në njoftimin e DKRS në Prizren, “me këtë rast, në emër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nda një mirënjohje për autoren, si shenjë vlerësimi për kontributin e saj në jetën kulturore dhe letrare”./PrizrenPress.com/

ESNAF feston 32 vite në Prizren

0

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin e gjatë në mbështetje të zhvillimit të biznesit dhe zejtarisë në vend.

E themeluar në vitin 1994 mbi parimet e solidaritetit, besimit dhe bashkëpunimit, “ESNAF” është shndërruar në një nga organizatat më të rëndësishme të komunitetit të biznesit në Prizren, duke bashkuar një numër të madh ndërmarrësish dhe zejtarësh.

Gjatë mbrëmjes përvjetore u theksua kontributi i anëtarëve ndër vite, si dhe u ndanë çmime dhe mirënjohje për kompani dhe individë që kanë arritur suksese të veçanta në fusha të ndryshme të ekonomisë, përfshirë eksportin, punësimin, inovacionin dhe kontributin tatimor.

Në këtë ngjarje u vlerësua gjithashtu puna dhe përkushtimi i anëtarëve të kryesisë dhe i gjithë rrjetit të shoqatës, ndërsa ceremonia u kurorëzua me prerjen e tortës së 32-vjetorit.

Në fjalimet e mbajtura u theksua rëndësia e unitetit dhe bashkëpunimit mes bizneseve, si dhe roli i “ESNAF”-it në fuqizimin e ekonomisë lokale dhe përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit në Prizren dhe më gjerë./PrizrenPress.com/

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

0

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij janë mbajtur homazhe përkujtimore, ku morën pjesë familjarë, bashkëpunëtorë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.

Të pranishmit nderuan jetën dhe veprën e tij, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme të lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi, si dhe një shembull të përkushtimit atdhetar për brezat e rinj.

Fadil Vata lindi më 10 janar 1962 në Sallagrazhdë të Suharekës dhe që në moshë të re u angazhua në veprimtari atdhetare, duke u bërë pjesë e grupeve ilegale dhe më pas një nga figurat e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). Për aktivitetin e tij politik ai u përndoq dhe u dënua nga autoritetet e atëhershme jugosllave, duke kaluar vite në burg.

Në fjalimet përkujtimore u theksua se ai u përball me kushte të rënda në burg dhe më pas me probleme serioze shëndetësore, të cilat i sollën përkeqësim të gjendjes së tij deri në fund të jetës.

Ai ndërroi jetë më 25 prill 1990, ndërsa varrimi i tij ishte shndërruar në një tubim të madh qytetarësh nga vendi dhe diaspora. Për kontributin e tij, Fadil Vata është nderuar me titullin “Hero i Kosovës”.

Në përkujtim u theksua se figura e tij mbetet simbol i sakrificës, qëndresës dhe përkushtimit për lirinë e vendit.

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

0

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 68-të nga Emir Skenderi, në një ndeshje të luftuar dhe pa shumë hapësira. Liria u përpoq të reagojë, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit deri në fund.

Me këtë humbje, Liria mbetet me 59 pikë, ndërsa Vëllaznimi ngjitet në 61 pikë, duke e kaluar në renditje dhe duke i vështirësuar garën skuadrës prizrenase për ngjitjen në Superligë./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vazhdojnë punimet për hapjen e kanalit të vaditjes në Caparc

0

Po vazhdojnë punimet për hapjen e kanalit të vaditjes në fshatin Caparc të Prizrenit, projekt që synon rikthimin e funksionalitetit të tij dhe zgjidhjen e një problemi të kahershëm për fermerët e kësaj zone.

Ecurinë e punimeve nga afër po e përcjell Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, i cili është siguruar se ndërhyrja po realizohet në përputhje me nevojat e banorëve, raporton PrizrenPress.

“Po vazhdojnë punimet për hapjen e kanalit të vaditjes në fshatin Caparc, që do ta rikthejë funksionalitetin dhe do ta zgjidhë këtë çështje të kahershme për fermerët”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në njoftim theksohet se me këtë ndërhyrje “uji rikthehet në shtratin e tij, duke mbrojtur tokat bujqësore dhe duke normalizuar situatën në zonë”./PrizrenPress.com/