Home Blog Page 63

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

0

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të veçantë historike për fillimin dhe zgjerimin e luftës çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut.

Në këtë përvjetor morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, të cilët nderuan kontributin e luftëtarëve të kësaj zone në organizimin dhe zhvillimin e luftës për liri.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook, theksoi rëndësinë e kësaj date për historinë e rezistencës shqiptare dhe rolin e Drenocit në nisjen e organizimit të UÇK-së në Anadrini.

“Sot, u bënë 28 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc të Rahovecit”, ka shkruar Latifi, raporton PrizrenPress.

Ai vlerësoi Drenocin si pikënisje të rëndësishme të organizimit të strukturave çlirimtare.

“Drenoci ishte pikënisja e UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, prej ku do të dilnin shumë heronj e dëshmorë trima, që do të sakrifikoheshin për lirinë e Kosovës”, ka theksuar ai.

Latifi rikujtoi se dalja publike e UÇK-së në këtë zonë u pasua nga përfshirja e gjerë e luftëtarëve dhe zgjerimi i rezistencës.

“Djemtë e Anadrinisë u bashkuan me jehonën e pushkëve të lirisë më 26 prill të vitit 1998, pikërisht këtu në Drenocin historik”, thuhet në postimin e tij.

Ai shtoi se, përkundër pabarazisë me armikun, guximi dhe përkushtimi i luftëtarëve çuan drejt ndryshimeve të mëdha historike.

“Përkundër faktit se ishim shumë të pabarabartë me armikun, shumë herë më të pajisur, kulmoi guximi ynë për të luftuar e sakrifikuar për jetë më të dinjitetshme në liri”, ka shkruar Latifi.

Duke folur për rrjedhën e luftës, ai theksoi se zhvillimet e asaj kohe i dhanë dimension të ri luftës çlirimtare.

“Dalja e UÇK-së më 26 prill e më pas beteja e parë frontale në Anadrini, e fituar në ditën e 12 majit dhe e ajo 14 majit, si dhe betejat që pasuan, i dhanë kësaj lufte tjetër dimension”, thuhet në postim.

Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar këtë përvjetor duke theksuar rëndësinë e Drenocit dhe luftëtarëve të saj në rrjedhën e luftës çlirimtare.

Ai ka bërë të ditur se në këtë përvjetor iu bashkua kryetarit Smajl Latifi, familjeve të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve në Drenoc, të cilin e cilësoi si “shtyllë të luftës sonë çlirimtare”.

“Drenoci dhe luftëtarët e saj trima ndryshuan rrjedhën e luftës dhe nxitën edhe zonat tjera për ta shtuar zjarrin ndaj armikut. Kjo rezultoi që në pranverën e vitit 1998, UÇK të shtrihej në të gjithë vendin. Andaj, kur i kujtojmë dëshmorët dhe heronjtë, asnjëherë nuk harrojmë se ata ishin në një mision të vetëm, çlirimin e shqiptarëve nga robëria. Liria erdhi dhe për të kaluam shumë plagë, humbëm shumë njerëz të dashur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai theksoi edhe rolin e NATO-s në përfundimin e luftës.

“UÇK-ja në tokë dhe NATO e prirë nga Amerika në qiell, sollën lirinë e shumëpritur për shekuj. Misionin tonë për sigurimin e lirisë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s, të rreshtuar pranë botës demokratike, të udhëhequr nga Amerika”, ka shkruar Haradinaj./PrizrenPress.com/

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

0

Nga Zamira Bytyqi

Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane, flamuj turq dhe prani ushtarake që dominonte hapësirën publike. Përballë qëndronte edhe konsullata turke me flamurin e saj. Për shumëkënd kjo ishte festë, por për shumë të tjerë ishte një pamje që ngjalli shqetësim dhe kujtime të rënda historike.

Po, Turqia e ka ndihmuar Kosovën në momente të rëndësishme dhe kjo nuk mohohet.

Miqësia respektohet dhe vlerësohet. Por miqësia nuk do të thotë që zemra e Prizrenit të mbulohet nga simbolika e një shteti tjetër, e aq më pak nga pamje që të rikthejnë në kohën e sundimeve të huaja.

Pranë Xhamisë së Sinan Pashës, me uniforma të epokës osmane dhe marshim ushtarak nëpër Shadërvan, për shumë qytetarë u krijua ndjesia sikur osmanllinjtë po parakalonin sërish në qytet. Dhe kjo nuk është ndjesi e lehtë për një popull që ka kaluar shekuj nën sundim.

Prizreni nuk është qytet pa histori. Prizreni është qytet shqiptar. Është qyteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vendi ku u zgjuan idealet kombëtare, ku u mbrojtën gjuha, identiteti dhe dinjiteti ynë. Çdo rrugë, çdo gur dhe çdo kala e këtij qyteti flet shqip dhe mban vulën e historisë sonë kombëtare.

Kur në zemër të këtij qyteti valojnë flamuj të huaj, kur ushtarë të huaj japin tonin e sheshit dhe kur simbolika e tjetrit mbizotëron mbi frymën vendase, lind pyetja e natyrshme:

A po e nderojmë miqësinë, apo po e teprojmë me nënshtrim simbolik?

Kosova duhet të ketë miq, por jo të humbasë vetveten për t’i kënaqur ata.

Prizreni duhet të hapë dyert për të gjithë, por jo të mbyllë krenarinë e vet shqiptare.
Sepse popujt që harrojnë historinë e tyre rrezikojnë ta shohin atë të rikthehet si spektakël.

Ndërsa popujt që respektojnë veten, respektohen nga të gjithë.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hoti me mesazh nga Prizreni: Dy ditë vendimtare për Presidentin e ri ose kthimin e mandatit te qytetarët

0

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

0

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë.

Të dy golat e fitores për Drinin e Bardhë u shënuan në pjesën e dytë nga Gramos Bajra dhe Drilon Krasniqi, me asist të Esad Salihi në të dy rastet.

Pas kësaj fitoreje, Drini i Bardhë renditet në vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Deçani mbetet në vendin e 15-të me 26 pikë në tabelën e kampionatit./PrizrenPress.com/

Marketing

Gara e shahut në Prizren mbledh të rinjtë dhe qytetarët në Kej të Lumbardhit

0

Në kuadër të aktiviteteve “Qyteti Evropian i Sportit – Prizreni 2026”, në Kejin e Lumbardhit në qendër të qytetit është mbajtur një garë shahu, ku kanë marrë pjesë të rinjtë dhe qytetarë të shumtë.

Aktiviteti është organizuar në bashkëpunim mes Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Klubit të Shahut “Shadërvani”, duke sjellë një atmosferë sportive dhe gjithëpërfshirëse në qendër të qytetit.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe drejtoresha e DKRS-së, Ajlin Shishko Hajdari, e cila theksoi se gjatë gjithë vitit në Prizren do të organizohen aktivitete të shumta sportive./PrizrenPress.com/

Marketing

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

0

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në fund.

Prizreni tregoi organizim të mirë në lojë dhe efikasitet të lartë në fazën e sulmit, duke konkretizuar rastet e krijuara dhe duke mos lejuar hapësira të mëdha për kundërshtarin.

Golashënues për Prizrenin ishin Edmond Likaj, Armend Kryeziu (3 gola) dhe Abala Aziz, ndërsa për KEK-un golin e vetëm e realizoi D. Tejeci./PrizrenPress.com/

Marketing

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

0

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane.

Në reagimin e saj, organizata thekson se e konsideron Republikën e Turqisë si shtet mik dhe partner strategjik të shqiptarëve në fusha të ndryshme, përfshirë politikën, ekonominë dhe mbrojtjen. Megjithatë, sipas tyre, miqësia mes popujve nuk mund të ndërtohet mbi glorifikimin e simboleve që lidhen me një periudhë historike të përjetuar nga shqiptarët si pushtim dhe shtypje.

Ne e konsiderojmë Republikën e Turqisë shtet mik dhe partner strategjik të shqiptarëve në shumë fusha politike, ekonomike dhe ushtarake. Mirëpo, miqësia mes popujve nuk mund të ndërtohet mbi glorifikimin e simboleve të një periudhe që në kujtesën historike të popullit shqiptar lidhet me pushtimin, robërimin, shtypjen dhe pengimin e zhvillimit kombëtar shqiptar për shekuj me radhë. Parakalimet me simbolikë osmane, si marshimet “Mehter” dhe uniformat e perandorisë osmane në territoret shqiptare, nuk janë shfaqje neutrale kulturore. Ato rikthejnë kujtesën historike të vuajtjeve të popullit shqiptar gjatë sundimit osman dhe për këtë arsye përjetohen si provokim dhe fyerje për dinjitetin historik kombëtar”, thuhet në reagim.

Kjo organizatë i bën thirrje shtetit turk që në të ardhmen të shmangë organizime të tilla në trojet shqiptare, duke argumentuar se veprime të këtij lloji krijojnë pakënaqësi dhe distancë emocionale mes dy popujve, në vend që të forcojnë marrëdhëniet.

Organizata Shqiptaria i bën thirrje shtetit mik turk që në të ardhmen të shmangë organizime të tilla në trojet shqiptare. Veprime të tilla nuk i shërbejnë forcimit të miqësisë mes popujve tanë, por krijojnë distancë emocionale, pakënaqësi dhe largim mes shqiptarëve dhe turqve”, thuhet në reagimin e Organizatës “Shqiptaria”.

Organizata thekson se miqësia e vërtetë ndërtohet mbi respektin reciprok për historinë dhe ndjeshmëritë kombëtare, e jo mbi rikthimin simbolik të perandorive të së kaluarës.

“Miqësia ndërtohet mbi respektin reciprok për historinë, ndjeshmëritë kombëtare dhe dinjitetin e secilit popull — jo mbi rikthimin simbolik të perandorive të së kaluarës”, thuhet në fund të reagimit.

Marketing

Punimet në rrugën Korishë-Kabash, Basha: Do të nxisë zhvillimin lokal dhe turizmin

0

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, një projekt infrastrukturor me vlerë 4.1 milionë euro dhe gjatësi prej 6.7 kilometrash.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, i cili ka theksuar se projekti financohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Dje bashkë me Kryeministrin Kurti ishim në Prizren, në fillimin e punimeve në rrugën Korishë-Kabash, projekt me gjatësi 6.7 km e me vlerë 4.1 milionë euro”, ka deklaruar ai.

Sipas Bashës, kjo rrugë do të krijojë lidhje me rrugën rajonale R-118 dhe pritet të ndikojë në zhvillimin e zonës.

“Kjo nyje do ta lidhë më mirë këtë zonë me rrjetin rrugor në jug të vendit dhe i jep drejtim të ri zhvillimit lokal”, ka shtuar ai.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Ai ka theksuar gjithashtu se projekti do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe në zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.

Punimet, sipas tij kanë nisur

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj pret një delegacion zviceran, vizitojnë Stacionin e Autobusëve në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga drejtoresha e përgjithshme e SDC-së, Patricia Danzi, në kuadër të bashkëpunimit për zhvillimin lokal dhe qeverisjen komunale.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, shefja e SDC-së në Kosovë, Beate Katja Elsässer, zyrtarja e lartë e programit në SDC, Saranda Cana, si dhe përfaqësuesit e projektit DEMOS, Ertan Munoglu dhe Shpend Emini, raporton PrizrenPress.

Gjatë takimit u prezantuan potencialet e Prizrenit në aspektin historik, kulturor dhe ekonomik, ndërsa u diskutua për ndërlidhjen mes zhvillimit ekonomik lokal, turizmit dhe përfshirjes së shoqërisë civile.

“Në fokus të veçantë ishte projekti DEMOS dhe rëndësia e Grantit të Performancës në përmirësimin e menaxhimit komunal, transparencës dhe vendimmarrjes”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, në njoftim theksohet se “u trajtuan çështje që lidhen me qeverisjen lokale në Kosovë, përfshirë sukseset dhe sfidat”.

Pas takimit, delegacioni ka vizituar projektin në realizim në kuadër të këtij granti – Stacionin e Autobusëve në Prizren, për të parë nga afër rezultatet konkrete dhe ndikimin në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët./PrizrenPress.com/

Marketing

FPSRK në aksion për mbrojtjen e peshkut – konfiskohen rrjeta të paligjshme në Nashec, Krushë e Lukinjë

0

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksion në terren për mbrojtjen e shumimit të peshkut në zonat Nashec–Prizren, Krushë dhe deri në Lukinjë.

Sipas njoftimit, më 26 prill 2026 rreth orës 18:00, rojet e federatës kanë kryer kontrolle intensive, ku janë konfiskuar rrjeta të paligjshme peshkimi.

“Më datë 26.04.2026 rreth orës 18:00, roja dhe djemtë më të mirë po bëjnë çmos për mbrojtjen e shumimit të peshkut në regjionin Nashec–Prizren, Krushë dhe deri në Lukinjë, ku janë konfiskuar edhe rrjeta të paligjshme të peshkimit”, thuhet në njoftimin e FPSRK-së.

Ndërkohë, Federata bën të ditur se aksione të tilla po vazhdojnë në mënyrë të rregullt, me qëllim mbrojtjen e pasurisë ujore dhe parandalimin e peshkimit ilegal.

“Më datë 23.04.2026, në Nashec janë konfiskuar dy rrjeta të krahut dhe një terfuk (gjid) nga rojet e FPSRK-së. Menjëherë është iniciuar kallëzim penal”, thuhet në njoftim.

Nga FPSRK është shprehur gjithashtu mirënjohje për rojet në terren, duke vlerësuar përkushtimin e tyre në mbrojtjen e ekosistemit ujor dhe zbatimin e ligjit./PrizrenPress.com/

Marketing