-0.3 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

Tarashaj thotë se po synohet zhvillimi i turizmit malor në fshatin Vlashnje

Drejtori i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizrenit, Ramadan Tarashaj,ka  vizituar fshatin Vlashnj,  për të shqyrtuar mundësitë e investimeve në turizëm.

“Vizita kishte për qëllim shqyrtimin e mundësive dhe potencialeve për investime të reja në këtë zonë të mrekullueshme malore”, tha Tarashaj.

Sipas tij, qëllimi kryesor i tij  është orientimi në përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e bukurive natyrore të fshatit Vlashnje.

“Synimi është krijimi i hapësirave të reja dhe më atraktive për vizitorët. Investimet në turizmin malor pritet të kontribuojnë në mbështetje të ekonomisë lokale dhe të krijojnë mundësi të reja për komunitetin, si dhe për ata që dëshirojnë të shijojnë qetësinë dhe bukuritë natyrore të rajonit”, u shpreh ai.

Ky është vetëm një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe rritjes së atraktivitetit të Vlashnjes si destinacion turistik, thuhet në njoftim.

Ai tregoi se po bën përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar turizmin malor dhe për të promovuar bukuritë natyrore të rajonit, duke krijuar kështu një klimë të favorshme për investime dhe zhvillim ekonomik./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Viktima e vetaksidentit në dalje të autostradës në Prizren është 53-vjeçar

Një vetaksidenti me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në dalje të autostradës "Ibrahim Rugova" në Prizren. Rasti është konfirmuar edhe nga policia. Klankosova.tv mëson se viktima e...

KDTP-ja thotë se vazhdon traditën e përfaqësimit të komunitetit turk me dy deputetë

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së ka njoftuar se në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet...

Lajmet e Fundit