13.1 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Dy vjet pas themelimit, Grapeland Rahoveci synon Superligën

Skuadra e basketbollit e Rahovecit po përgatitet me synimin e vetëm, inkuadrimin në Superligë.

Grapeland Rahoveci, nga Liga e Dytë arriti të ngjitet vitin e kaluar në Ligën e Parë, por kjo është e pamjaftueshme për rahovecasit, të cilët e kërkojnë elitën basketbollistike.

Që kur ka nisur edicioni i garave 2024/25, kjo skuadër ka zhvilluar shtatë ndeshje kampionale në Ligën e Parë dhe që të gjitha i ka fituar.

Mbrëmë në palestrën “Mizair Isma”,  Grapeland ka filluar stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci dhe ndihmësve Blerim Delibeqa dhe Altin Selmancena,  ku të pranishëm ishin 13 lojtarë, ndër ta edhe dy përforcime Burim Zekiqi dhe amerikani Kheri Bradwei.

Lojtarët u zotuan se Grapeland do të shkruajë historikun njëshekullor të sportit rahovecas, mbase inkuadrimi në Superligë, pas vetëm dy vjet e gjysmë të themelimit.

Grapeland Rahoveci u themelua në mars të vitit 2023 nga basketbollistë të rinj të klubit të shuar KB Rahoveci, në krye me kryetarin Indrit Krasniqi, po ashtu ish-basketbollist.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Donjeta e ARTË

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e...

Bora fiton në Rahovec, vazhdon serinë pozitive në 2026

Bora ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 77:85, në një ndeshje që e kontrolloi...

Lajmet e Fundit