16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Prokuroria dhe Policia në Prizren ndërmarrin veprime hetimore për zbardhjen e rastit të vjedhjes në argjendari

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se për rastin e vjedhjes së rëndë në argjendarinë në rrugën “Adem Jashari” ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

“Lidhur me rastin ende nuk kemi persona të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti- Sejrani për Telegrafin.

Sipas saj bashkë me Policinë po punohet për zbardhjen e këtij rasti.

“Prokuroria në bashkëpunim me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejt sigurimit të provave relevante, të cilat do t’i kontribuojnë ndriçimit të plotë të këtij rasti”, është shprehur Mehmeti- Sejrani.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se dyshohet se në këtë rast janë vjedhur 3 kilogramë ari dhe 1 kilogram argjend.

“Sipas informacioneve të para të siguruara nga policia, dyshohet se personat e panjohur kanë arritur që të vjedhin rreth 3 kg ari dhe 1 kg argjend. Sipas deklarimeve të të dëmtuarit kapin vlerën rreth 168.000 euro”, ka deklaruar Mehmeti- Sejrani për Telegrafin.

Sipas Policisë rajonale të Prizrenit, persona të panjohur deri më tani dyshohet se gjatë ditës së hënë kanë kryer vjedhje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, me ç’rast janë vjedhur stoli ari e argjendi.

Për këtë rast ka reaguar edhe shoqata e biznesmenëve dhe afaristëve “Esnaf”, duke kërkuar që organet përkatëse “në një afat të shkurtër kohor ti zbulojnë dhe ti kapin kryerësit e këtij akti të shëmtuar dhe ti sjellin ata para drejtësisë”.

“Shoqata ‘Esnaf’ edhe më herët ka paraqitur kërkesë për shtimin e sigurisë në rrugën ‘Adem Jashari’, duke aktivizuar policët e komunitetit dhe shtuar sigurinë në këtë pjesë të qytetit ku ushtrohet një veprimtari delikate siç është argjendaria. Shpresojmë se rastet në fjalë, edhe një herë, janë mësim dhe nuk do të përsëriten më dhe organet e sigurisë më me seriozitet do të përkushtohen sigurisë në rrugën ‘Adem Jashari’”, thuhet në reagim.

Më Shumë

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

AAK zyrtarizon Besnik Krasniqin si kandidat për kryetar të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen...

Lajmet e Fundit