Home Blog Page 724

Detaje nga incidenti i sulmit me thikë në Prizren, viktimave ia shpërthyen edhe gomat e veturës

0
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku dyshohet se tre persona janë lënduar si rezultat i një sulmi me thikë, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve të para rasti kishte ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht edhe identitetin e viktimave të këtij sulmi me thikë, bëhet fjalë për A. Elshani dhe M. Elshani – (djem të axhës, mërgimtarë.)

Sinjali mëson se viktimat janë sulmuar nga një grup i të rinjve, ku dy djemtë kanë pësuar lëndime të rënda dhe se po trajtohen në spital, bashkë me ta është lënduar edhe një person tjetër familjar i tyre.

Përveç sulmit me thikë ndaj tyre, të dyshuarit ia shpërthyen edhe gomat e veturës së viktimave, duke ia pamundësuar atyre lëvizjen.

Viktimat më pas janë transportuar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga atje thuhet se gjendje e tyre është mjaft e rëndë.

Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimit të dyshuarve.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast./GazetaSinjali/

Tragjedi në boks, Bamba ndahet nga jeta 6 ditë pasi theu rekordin e Tyson

0

Vetëm gjashtë ditë pasi fitoi titullin kampion të botës në peshën e lehtë WBA Gold, familja e tij dhe menaxheri Ne-Yo Smith njoftuan vdekjen e boksierit Paul Bamba, në moshën 35 vjeç.

Bamba vdiq gjashtë ditë pas fitores ndaj Rogelio Medina, e cila i lejoi boksierit të thyejë një rekord të vendosur nga Mike Tyson, atë të fitimit të të gjitha 14 ndeshjeve të luajtura në një vit me nokaut.

“Ai ishte një luftëtar, me vetëbesim, me një ambicie të pandalshme për të arritur madhështinë, por më shumë se çdo gjë, ai ishte një individ i jashtëzakonshëm që frymëzoi shumë me vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e familjes, e cila megjithatë nuk e sqaron shkakun e vdekjes.

Gjatë karrierës së tij, Bamba kishte 19 fitore, 18 prej të cilave ishin me nokaut dhe 3 humbje.

Nga këto 14 në vitin 2024, por të gjitha të marra kundër kundërshtarëve modestë.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Musliu: Kryetarët e Prizrenit nuk shqyrtuan propozimin për ngritjen e Qendrës Kulturore të Ballkanit

0

Në shtator të vitit 2005 propozoi ngritjen e Qendrës Kulturore të Ballkanit në Prizren. Idenë ia ka prezantuar ish-kryetarëve të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, Ramadan Muja, Mytaher Haskuka dhe kryetarit aktual, Shaqir Totaj.

Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu, tregon se propozimi i tij, fatkeqësisht, nuk u shqyrtua nga asnjëri prej kryetarëve të Prizrenit.

“Këtë ide ia kam paraqitur dhe e kemi diskutuar me ish-kryetarin e Prizrenit, z. Eqerem Kryeziu, qysh në vjeshtën e vitit 2005, i cili e përkrahu pa hamendje, madje shprehu gatishmërinë për të ofruar ndihmën e komunës me 500,000 euro për hartimin e studimit të fizibilitetit e të projektit dhe lokacionin për ndërtimin e objektit. Por për fat të keq nuk e formoi Këshillin Iniciativ (e organizativ) dhe propozimi mbeti vetëm në letër”, tregon Musliu.

Ai thotë se për 20 vjet propozimin ia ka prezantuar secilit kryetar të Prizrenit.

“Të njëjtin propozim ia paraqita edhe kryetarëve të mëvonshëm: Ramadan Muja (PDK), Mytaher Haskuka (LVV) si dhe në vitin 2022, kryetarit Shaqir Totaj (PDK), por ata as që e kanë shqyrtuar”.

Gazetari dhe publicisti, Musliu, vlerëson se asnjëri nga kryetarët e Komunës nuk kanë pasur vizion për kulturën e Prizrenit.

“Dhe kjo flet për mungesën e vizionit të tyre për kulturën si identitet kryesor, e veçanërisht për kulturën e qytetit të Prizrenit. Pasi ta lexoni propozimin, ju lutem t’i jepni mendimet dhe sugjerimet tuaja”,  shprehet ai.

Por, çfarë përmbante propozimi i Musliut për Qendrën Kulturore të Ballkanit?

“Propozimi për themelimin dhe ngritjen  e Qendrës Kulturore të Ballkanit në Prizren(QKB), do ta afirmonte qytetin e Prizrenit në aspektin kulturor, shoqëror, politik e diplomatik dhe do të gërshetonte edhe më shumë kulturën, qytetin dhe Kosovën në suazat rajonale dhe evropiane”, shprehet ai.

“Kjo qendër do të themelohej në marrëveshje dhe bashkëpunim me të gjitha Ministritë e Kulturës të shteteve ballkanike (Turqia, Greqia, Qiproja, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Kosova). Tri shtete të Ballkanit nuk e kanë njohur Kosovën, prandaj kjo mund të ketë ndikim edhe në këtë drejtim”.

Musliu tregon se propozimin e ka paraqitur pasi ka zhvilluar kontaktet dhe bisedat atëherë me ministrat e kulturës të shteteve të Ballkanit, të cilët “me kënaqësi e pritën këtë ide dhe shprehën gatishmëri për të qenë pjesë e projektit dhe për ta financuar atë”.

“Për funksionimin e Qendrës, me mjete të përbashkëta të këtyre shteteve, të BE-së dhe burimeve tjera nga vendi, Evropa dhe SHBA-ja por edhe vende tjera, parashihej  ndërtimi i njw godine me një hapësirë prej 5 deri në 6,000 metra katrorë: një sallë me 800-1,000 ulëse dhe një tjetër me 200-400 ulëse; këndet (lokalet) e kulturave të shteteve (kombeve) përkatëse (nga 100 metra katrorë), ku do të punonin specialistë nga fushat e ndryshme të kulturës, kabinete për mësimet e gjuhëve dhe të përkthimeve, (të financuar nga shtetet themeluese); seksionet do të pajiseshin me botime, revista, filma, literaturë të ndryshme nga kultura e tradita kombëtare, dhe tjera; godina do të kishte edhe lokalet përcjellëse si dhe një restorant me hapësirë adekuate. Varësisht nga hapësira, do të ndërtoheshin edhe disa dhoma që do të shfrytëzoheshin nga nëpunësit e vendeve përkatëse”.

“Në objektin në fjalë do të kishin punësim të rregullt mbi 50 veta dhe objekti, pas punës 3 vjeçare, do të vetëfinancohej. Qendra do të organizonte këto festivale kombëtare, me emërtimin “Vera kulturore ballkanike”: festivali i muzikës (popullore) kombëtare; i folklorit kombëtar; i filmit kombëtar; i teatrit kombëtar; i poezisë kombëtare; kolonia e artit të piktorëve të vendeve anëtare. Secili festival do të zgjaste nga 13 ditë (sa është numri i anëtarëve të QKB) kur do të prezantoheshin të arriturat kulturore të shtetit përkatës. Nikoqir i festivalit do të ishte çdo vit një shtet i cili edhe bartë shpenzimet e organizimit. Festivalet do të mbaheshin në verë (qershor & korrik – poezia, teatri, muzika = 39 ditë); dhe në vjeshtë (shtator & tetor – arti, folklori, filmi = 39 ditë), gjithsej 78 ditë dhe në to do të merrnin pjesë mijëra anëtarë të grupeve përkatëse”.

Përpos afirmimit të Prizrenit dhe Kosovës në skenën ndërkombëtare, dhe zhvillimit të diplomacisë kulturore, festivalet do të kishin ndikim financiar për hotelerinë dhe bizneset e qytetit, duke afirmuar dhe zhvilluar turizmin kulturor.

“Kostoja për ndërtimin dhe funksionalizimin (me pajisje komplete) e QENDRËS KULTURORE TË BALLKANIT (ose Ballkanike) do të kushtonte rreth 6,000,000 euro dhe kjo shumë do të sigurohej nga shtetet anëtare të Ballkanit, Bashkimi ose Komisioni Evropian, Qeveria e Kosovës, Komuna e Prizrenit, firmat private dhe organizatat e fondacionet e ndryshme të kulturës nga shtetet e Evropës, SHBA dhe vende të tjera donatore”, tregon Musliu.

“Për zbatimin e këtij projekti, duhet të formohet këshilli iniciativë, nga personalitete me autoritet dhe besim të lartë, dhe pasi ideja të përkrahet nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, do të formohet Këshilli Organizativ me numër të caktuar të anëtarëve të fushave të ndryshme, dhe do të drejtohej nga Kryetari i Komunës ose kryetari i Kuvendit. Këshilli do ta zbërthente projektin dhe do të zhvillonte bisedime me ministritë e kulturës së vendeve ballkanike. Pasi të fitonte përkrahjen, Këshilli do të përgatiste studimin e fizibilitetit të cilin do ta financonte Kuvendi Komunal i Prizrenit nga buxheti i vet dhe Qeveria e Kosovës. Bartës i realizimit të projektit do të ishte Komisioni përkatës i përbërë nga personalitete të njohura të fushave të ndryshme nga Prizreni, Prishtina dhe shtetet anëtare të QKB-së”.

“Qendra do të funksiononte si ndërmarrje e pavarur kulturore dhe do të kishte organet e veta, në krye me bordin drejtues të zgjedhur nga Kuvendi i Prizrenit (persona jopartiakë por profesionistë) dhe vendet anëtare, i cili do ta emëronte drejtorin dhe organet tjera drejtuese”./PrizrenPress.com/

“Hidroregjioni Jugor” në Prizren njofton për rritjen e nivelit të ujit në burime

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar për rritjen e nivelit të ujit në burimet kryesore.

“Pas inspektimit të zakonshëm të nivelit të burimeve, sot kemi kënaqësinë të informojmë për një rritje graduale të ujit. Kjo gjendje na ka mundësuar riaktivizimin e pompave shtesë, me qëllim të përmirësimit të furnizimit”, thuhet në njoftim.

“Rritja e nivelit të burimeve, shfrytëzimi sa më racional i ujit të pijes dhe ndërprerjet e keqpërdorimeve do të ndikojnë drejtpërdrejt në furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët, edhe në këto ditë të fundvitit”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni përballet me Yllin në ndeshjen përmbyllëse të vitit

0

Sot, zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 14-të të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Përballja ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit do të mbahet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00, përcjell PrizrenPress.

Kjo ndeshje është një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Prizrenasit, me tri fitore dhe 11 humbje deri tani, do të kërkojnë ta mbyllin vitin me një rezultat pozitiv para tifozëve të tyre.

Nga ana tjetër, therandasit e Golden Eagle Yllit, me shtatë fitore dhe gjashtë humbje, synojnë të forcojnë pozitat e tyre në renditje dhe ta përfundojnë vitin me një tjetër sukses./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

108 aksidente për 24 orë në Kosovë

0

Për 24 orë në Kosovë, sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 108 aksidente.

Shumë fshatra të komunës së Prizrenit po përballen me reduktime të rrymës

0
Fshatrat Vlashnje, Kobajë, Murademë, Korishë e Grazhdanik, me orë e disa edhe me ditë të tëra pa rrymë elektrike.
Rrjeti i amortizuar nuk po e përballon dot ngarkesën, ndërsa disa trafo janë djegur edhe kabllot kryesore.

Banorët e fshatit Kobajë në komunën e Prizrenit po përballen me mungesë të theksuar të rrymës elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes së premte u dogjën edhe kabllot e trafos së fshatit. Në fshat ka edhe shumë mërgimtarë thonë banorët.

Punëtorët e KEDS-it janë duke u munduar që të evitojnë defektin por ata shprehen se ngarkesa e rrjetit është shumë e madhe. Në gjendje të rëndë të furnizimit me rrymë janë edhe banorët e Vlashnjes, Murademës, Grazhdanikut, Korishës e Hoçës së Qytetit.rtk

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Moti sot i vranët, temperaturat lëvizin nga -5 deri në 4 gradë Celsius

0
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 2 gradë Celsius, e ato maksimalet nga 2 deri në 4 gradë Celsius.

“Të dielën, moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale nga -5 deri në -2°C; maksimale nga 2 deri në 4°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 0.5-1 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Këshillohet që grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore, të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht në zona urbane ku ndotja është më e theksuar”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Ndër tjera, kërkohet që të ketë kujdes nga qytetarët për të vozitur automjetet.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizren: 38-vjeçari në rrezik për jetën, dyshohet se tentoi ta vrasë veten duke rënë nga kati i dytë i shtëpisë

0

Një 38-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij duke rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqeri Bytyqi.

” Viktima N.G pësoi lëndime të rënda trupore dhe ende gjendet në rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:10. Patrulla ju ka përgjigjur rastit dhe në vend ngjarje është njoftuar se personi N. G., Mashkull i lindur me 1986, dyshohet se me qëllim që ti jap fund jetës së tij, apo rastësisht është hedhur apo ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë, duke i shkaktuar vetës lëndime të rënda trupore”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, në vendngjarje i është ofruar ndihma mjekësore nga mjekët e Qendrës Emergjente dhe me pas në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. I lënduari, ku sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën.

“I lënduari, sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën. Rastit i eshte përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal I Hetimeve”, thotë ai.

Ndërkaq lidhur me të gjitha veprimet policore, policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës.

Marketing

 

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ndërron jetë avokati nga Prizreni, Nexhat R. Elshani

0

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Nexhat Reshat Elshani.

Lajmin e ka dhënë familja e tij.

“Pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, sot, më 28.12.2024, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Av. Nexhat Reshat Elshani”, njofton familja Elshani.

Avokati Elshani ishte një figurë e respektuar në komunitetin e drejtësisë./PrizrenPress.com/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri