Home Blog Page 725

Peja mposht Bashkimin në Prizren, përfundon vitin me fitore

0

Peja ka treguar fuqinë e saj duke triumfuar ndaj Bashkimit në Prizren me rezultatin 73:63 në një ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll, duke përmbyllur me sukses vitin 2024.

Ndeshja, e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi,” u dominua nga “Shqiponjat,” ku Arti Hajdari spikati si lojtari më i mirë për Pejën me 19 pikë dhe katër kërcime.

Pavarësisht përpjekjeve të Mack Smith nga Bashkimi, i cili realizoi një paraqitje mbresëlënëse me 26 pikë, pesë kërcime dhe tri asiste, ekipi vendas nuk arriti të shmangë humbjen.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shkodra Elektronike: Fitorja në Fest 63 e papritur

0

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, fituesit e edicionit të 63 të Festivalit të Këngës,  ishin të ftuarit e kryeministrit Edi Rama në podcastin “Flasim”. Ata rrëfyen emocionet pas triumfit të “Shkodrës Elektronike”, duke mos e fshehur habinë që “Zjerm” u pëlqye kaq shumë nga publiku.

“Nuk e prisnim këtë sukses. Ne vendosëm të shkruanim këngën apostafat për Festivalin. Beatriçja e shkroi, ma nisi mua idenë e parë, punuam dhe e paraqitëm. Ne morëm pjesë në Festival që njerëzit të na njohin pak më shumë dhe që kur të publikonim albumin, të kishim më shumë fansa, kjo ishte ideja jonë. Kur u publikuan këngët, kënga jonë ishte e dyta më e dëgjuar, pas këngës së Elvanës. U habitëm aty. Nuk e prisnim që të kishim kaq shumë shikime. Ishte shumë surprizë, komplet e papritur fitorja”, u shpreh Kola.

“Unë kam parë reagime nga të gjithë. Ne e kemi bërë këngën tonë, por nuk kam menduar që do ishim kaq të pëlqyer”, tha Beatriçe.

Të dy me banim të Itali, ku secili kishte krijuar jetën vet artistike, Kola dhe Beatriçe treguan se “Shkodra Elektronike” u krijua në vitin 2019. Ajo që i bashkoi, ishte kënga shkodrane.

“Unë kam shkuar 20 vjeç në Itali. Ne fillimisht kemi filluar me këngë të Shkodrës. Unë në fillim këndoja këngë Shkodrane më një italiane, dhe aty më dëgjoi Beatriçja. Kënga e Festivalit nuk është e para që kemi bërë bashkë, kemi që në 2019 që bashkëpunojmë”, tregoi Kola.

“Unë kam shkuar 6 vjeçe në Itali, aty kam bërë dhe shkollën. Unë flas vetëm në shkodrançe, e kam shumë të vështirë të  flas gjuhën letrare. Kolën e kam zbuluar në Youtube. Pastaj unë i çova në mesazh në Facebook dhe u bëmë shokë në Facebook. Unë nxirrja videot e mia duke kënduar me grupe italiane, Kola ka parë disa gjëra që i kanë pëlqyer dhe më propozoi një projekt të përbashkët, ‘Shkodrën Elektronike’”, rrëfeu Betariçe.

Kreu i qeverisë vlerësoi artistët, duke shprehur kënaqësinë që për herë të parë, çmimi për fituesin nuk pati kontestime, por vendim në unison mes jurisë dhe publikut.

Pjesëmarrës për herë të parë në Festivalin e Këngës, “Shkodra Elektronike” triumfoi me këngën “Zjerm”, duke marrë në total 143 pikë. “Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Basel të Zvicrës./rtsh/

Zafir Berisha: E ngritëm Kosovën nga hiri i luftës, do ta nxjerrim edhe nga terri energjetik i hajdutëve

0

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me reduktimet e shumta të energjisë elektrike.

Zafiri Berisha i cili garon për deputet në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt 2025, premtoi se Kosovën do ta nxjerrin nga terri që sipas tij e kanë futur ‘hajdutët’.

“E ngritëm Kosovën nga hiri i luftës, e nxorrëm nga balta duke i ofruar infrastrukturë rrugore, shkolla e ambulanca në çdo cepë të vendit. Jemi të gatshëm dhe të vendosur që Kosovën ta nxerrëm edhe nga terri energjetik që e kanë futur hajdutët dhe kusarët e regjimit. Së bashku ja dalim!”, shkroi Zafa.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Si e gjetëm dhe si është sot” – Ministri Çeku për përmirësimet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar punimet e realizuara në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, duke theksuar rëndësinë e investimit dhe përkushtimin për zhvillimin e infrastrukturës kulturore.

Në një postim në rrjetet sociale, Çeku krahasoi gjendjen e objektit para dhe pas restaurimit, duke e quajtur këtë investim si një shembull të trajtimit serioz të infrastrukturës kulturore.

“Si e gjetëm dhe si është sot. Me këtë seriozitet infrastruktura kulturore nuk është trajtuar asnjëherë më parë,” shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.

Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” është përuruar në shtator të këtij viti, pas një investimi prej 3.8 milionë eurosh.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përkujtohet kontributi i Sefer Himajt në ndërtimin e Odës së fshatit Gexhë

0

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mori pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës përkujtimore që nderon kontributin e të ndjerit Sefer Himaj në ndërtimin e odës së fshatit Gexhë.

“Në këtë ceremoni dhashë mirënjohje post-mortem për Sefer Himajn, për kontributin e tij të çmuar, duke lënë pas një trashëgimi që nderon traditën dhe identitetin tonë të pasur”, u shpreh Latifi në postimin e tij në Facebook, përcjell PrizrenPress.

Ai gjithashtu falënderoi djemtë e Sefer Himajt – Ardianin, Albanin dhe Qëndrimin – për ruajtjen e kësaj trashëgimie dhe për përkushtimin e tyre ndaj vlerave të komunitetit. Latifi vlerësoi ngrohtësinë dhe bujarinë e banorëve të Gexhës, duke e cilësuar ngjarjen si një moment të veçantë për bashkësinë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi dhe Peja ndeshen sot në Prizren në përballjen e fundit të vitit

0

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e javës së 14-të, e cila është edhe java e fundit për vitin 2024.

Ndeshja hapëse e kësaj jave do të jetë ajo mes dy skuadrave me traditë, Bashkimit dhe Pejës.

Bashkimi ndodhet në vendin e dytë me nëntë fitore dhe katër humbje, ndërsa Peja renditet në vendin e tretë me shtatë fitore dhe gjashtë humbje.

Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 17:00 në Prizren./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi me transfer nga Superliga turke?

0

Pas largimit të Maliek White, Bashkimi është hedhur në ‘gjah’ për ta mbuluar boshllëkun e lojtarit amerikan.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, prizrenasit janë në bisedime të avancuara me basketbollistin amerikan, Wes Clark një lojtar me karrierë tejet të pasur.

Clark mund të vije në Prizren nga Superliga turke, pas përvojës së fundit që ka pasur me Yalovan, ku në 8 ndeshje ka pasur 6.8 pikë.

Para Yalovas në Turqi, dy edicione rresht Clark kishte luajtur në Bundesligën gjermane me Niners Chemnitz dhe Rostock.

Lojtari ka përvojë edhe në Serie A të Italisë me Venezian dhe Brindisin, derisa ka bërë karrierë edhe me Limoges në ligën elite të Francës.

Gjatë orëve e ditëve në vijim kjo marrëveshje mund të konkretizohet.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec

0

Dje në Rahovec u bë hapja e panairit të verës “Cakrrojmë gotat”, një ngjarje kjo që do të vazhdojë edhe më 28, 29 dhe 30 dhjetor 2024 në rrugën “Xhevat Kasapi” në këtë qytet.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, në një postim në Facebook thekson se ky panair, i organizuar nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, sjell në zemër të qytetit traditën dhe cilësinë e verës më të mirë nga e gjithë Kosova.

“Ky panair është i rëndësishëm, ku veraritë tona prezantojnë punën, pasionin dhe produktet e tyre unike. Ju ftoj të gjithëve që të merrni pjesë, të shijoni verërat më cilësore dhe të përjetoni mikpritjen e Rahovecit!”

“Bashkërisht po promovojmë traditën tonë të verës, zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit tonë. Mirë se vini në Rahovec, në Panairin e verës “Cakrrojmë gotat”!”, shkroi tutje Latifi.

Një burrë cak i hajnave në Prizren, ia vjedhin armën dhe 200 euro

0

Një burrë në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë hapur me forcë veturën e tij, me ç’rast i kanë vjedhur armën e zjarrit me leje dhe një çantë dore, ku sipas ankuesit në të ishin rreth 200 euro.

Policia lidhur me rastin, ka nisur hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë veturën e tij, ku kanë vjedhur një armë zjarri me leje dhe një çantë dore në të cilën kishte rreth 200 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet

0

Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit gjatë ditës së premte.

Sipas policisë, e ndjera ishte duke u trajtuar në spital, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Po ashtu, lidhur me rastin policia ka nisur hetimet.

“Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar ne spital, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.