Përkujtohet kontributi i Sefer Himajt në ndërtimin e Odës së fshatit Gexhë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mori pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës përkujtimore që nderon kontributin e të ndjerit Sefer Himaj në ndërtimin e odës së fshatit Gexhë.

“Në këtë ceremoni dhashë mirënjohje post-mortem për Sefer Himajn, për kontributin e tij të çmuar, duke lënë pas një trashëgimi që nderon traditën dhe identitetin tonë të pasur”, u shpreh Latifi në postimin e tij në Facebook, përcjell PrizrenPress.

Ai gjithashtu falënderoi djemtë e Sefer Himajt – Ardianin, Albanin dhe Qëndrimin – për ruajtjen e kësaj trashëgimie dhe për përkushtimin e tyre ndaj vlerave të komunitetit. Latifi vlerësoi ngrohtësinë dhe bujarinë e banorëve të Gexhës, duke e cilësuar ngjarjen si një moment të veçantë për bashkësinë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit