Home Blog Page 774

Komuna e Prizrenit merr vendim që tri hapësira parkingjesh të vihen në shërbim të mërgimtarëve

0
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tri hapësira parkingjesh do të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit.

“Parkingu prapa “Shtëpisë së Bardhë”, ai në oborrin e shkollës “Lidhja e Prizrenit” dhe në oborrin e Gjimnazit “Gjon Buzuku”, do të shfrytëzohen nga bashkatdhetarët tanë gjatë festave të fundvitit, për periudhën 23.12.2024 – 05.01.2025”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë nga qytetarët është kërkuar bashkëpunimi për tërheqjen vullnetare të automjeteve që qëndrojnë më gjatë se një ditë në parkingun prapa “Shtëpisë së Bardhë”.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Prizrenit, që shfrytëzojnë parkingun më gjatë se një ditë pas “Shtëpisë së Bardhë”, në rrugën “Ankara”, t’i tërheqin automjetet në mënyrë vullnetare deri më datën 23 dhjetor 2024, apo Komuna e Prizrenit detyrohet t’i tërheq ato me mjete bartëse (merimanga), me ç’rast barrën e shpenzimit e bartin vet palët gjegjëse”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

0
Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës në Lidhje, duke u shquar si prijës ushtarak në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Vite më pas u përpoq të përtërinte të njëjtën frymë lëvizjeje nëpërmjet Lidhjes së Pejës.

 

Ai u lind më 20 dhjetor 1832 në Shoshan të Malësisë së Gjakovës. Familja e tij u shpërngul në Pejë. Ata ishin pronarë tokash dhe Haxhiu ishte shumë karizmatik.

Zeka ishte ndër organizatorët të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e vilajeteve shqiptare dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të tyre.

Në Kuvendin e Parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës.

Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës e Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Komandonte fuqinë e Pejës, ku pranë tij u shqua Çelë Shabani; Haxhiu me të hollat e veta e mbajti ushtrinë gjatë gjithë dimrit. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së komanduar nga Dervish Pasha.

Së bashku me Sulejman Vokshin dhe Kadri Bajrin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste.

Më 1893 Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër padrejtësive ekonomike e politike të perandorisë.

Pasi autoritetet e shtruan me njësi ushtarake kryengritjen, Haxhi Zeka kërkoi që të dorëzohej vetëm te sulltani; në dhjetor 1893 u dërgua i shoqëruar në Stamboll, ku u prit miqësisht nga Sulltani.

Atje kaloi dy vjet mërgim “vullnetar” dhe u kthye më 15 tetor 1895, i pritur me të madhe nga bashkatdhetarët e tij në Shkup dhe Pejë. Sipas disa burimeve, Haxhi Zeka me pasues të tij shkoi të shërbente në Luftën Greko-Osmane.

Më 1897 kryesoi një kryengritje që nisi në Kosovë. Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit, të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejës, ku u mblodhën 450-500 vetë, dhe ku u themelua Lidhja e Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj dhe përfaqësonte programin autonomist të Komitetit të Stambollit. Shumë qytete shqiptare shprehën solidaritet ndaj këtij organizimi.

Në prill-maj 1899 organizoi komitetet e para të luftëtarëve të përgatitur në përballimin e grupeve revolucionare bullgare. Këto komitete u përgatitën më pas për kryengritje kundër perandorisë, por u shtruan nga Porta e Lartë.

Vijoi të mbante takime në pjesën veriore të vilajetit të Kosovës, në synim për t’i bashkuar shqiptarët kundër osmanëve dhe fqinjëve. Në shkurt 1901, në cilësinë e kryetarit të Lidhjes, organizoi një tubim te Tyrbja e Sulltan Muratit në Fushë Kosovë ku shprehu shqetësimet e tij për viset shqiptare, duke u bërë kësodore gjithnjë e më shumë armiku kryesor i ambicieve serbe.

Autoritetet serbe i dërguan konsullit të tyre në Prishtinë, Sima Abramoviq, armikun personal të Haxhiut, gjakovarin Mehmed Zaimin. Ky nxiti të birin, kapitenin e zaptijeve Adem Zaimin që ta vriste Haxhi Zekën, më 21 shkurt 1902 në pazarin Pejë. Haxhiu u varros në varrezat e xhamisë Sulltan Mehmed Fatih në Pejë.

Vrasja e tij bëri të binte në fashë kryengritjet shqiptare që kishin shpërthyer në vilajetin e Kosovës. Dorasi u vra më 1912 nga autoritetet serbe, pasi kërkoi shpërblimin e premtuar para vrasjes. /kp

Fest 63 – Mbyllet nata e parë! Spektakël, mesazhe të fuqishme sociale. Publikohet juria

0

Nata e parë e Festivalit të 63 të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta Fest 63 shfaqi jo vetëm spektakël dhe magji skenike, por dëshmoi se Festivali ka qenë dhe mbetet zëri më autoritar i muzikës serioze dhe profesionale në hartën mbarë kombëtare shqiptare. Ishte një mbrëmje që pati gjithçka, muzikë, performancë, klas, ngjyra vokale, spektakël, surpriza deri dhe mesazhe të fuqishme sociale.

Në këtë mbrëmje unike të moderuar nga Ornela Bregu dhe Enkel Demi, performuan 15 këngëtarë, të cilët sollën jo vetëm krijime muzikore shumë të bukura, me tematika të ndryshme sa u përket vargjeve, por edhe performancë skenike unike në mizanskenë, kostumografi, e larmi ngjyrash vokale.

Materialet muzikore u interpretuan në mënyrë mjeshtërore edhe nga Orkestra e Radio Televizionit dhe bendi, duke e çuar në një nivel të ri jo vetëm muzikën në Fest 63, por duke dëshmuar edhe një  nivel të lartë profesional me të cilën RTSH përgatit të gjitha eventet e rëndësishme në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Në skenë u ngjitën jo vetëm artistë me përvojë në skenat muzikore, por edhe të rinj ambiciozë, të cilët kanë si qëllim jo vetëm të ndërtojnë një kaerrië të suksesshme në botën e muzikës, dhe skena e Fest 63 është vendi i duhur, por edhe të çojnë në skenat ndërkombëtare muzikën shqiptare.

Një performancë elektrizuese ka dhuruar edhe reperi Noizy në skenën e Fest 63. Këngëtari i njohur këndoi kolonën zanore të filmit “Troubleshooters”, ku interpreton edhe vetë ai, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut. Teksa u ngjit në skenë, Noizy e konsideroi privilegj këndimin në Festivalin e Këngës.

Emocion të jashtëzakonshëm ka përçuar në sallën e pallatit të Kongreseve këngëtari i famshëm francez, Slimane, me dy interpretimet e tij, ku njërin e pati duet me këngëtaren njëkohësisht edhe Drejtore Artistike Elhaida Dani. Slimane, në skenën e Fest 63, shënoi edhe një pikë kulminante të kësaj mbrëmje të parë të festës së Këngës.

Ai ngriti në këmbë të gjithë publikun me këngën e tij hit, “Mon Amour”, me të cilën përfaqësoi Francën në Eurovizon vitin e kaluar. Por edhe më magjik ishte dueti me Elhaida Danin, drejtoresha artistike e këtij festivali.

E veçantë në këtë mbrëmje ishte dhe prezantimi i jurisë së Festivalit, e cila përbëhet nga disa personalitete në fushën e muzikës, të letrave dhe të pedagogjisë.

Të gjithë anëtarët e jurisë janë profesionistë të spikatur në botën e artit duke filluar që nga muzika e lehtë dhe ajo operistike, nga fusha e letrave dhe ajo pedagogjike. Kryetare e jurisë do të jetë artistja e njohur, Zana Çela, ndërsa anëtarë që plotësojnë të gjithë trupën e jurisë do të jenë: Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi, Ramona Tullumani.

Vota e jurisë do të përcaktojë 15 finalistët, të cilët do të performojnë në natën e 4-tërt finale të Fest 63, ndërsa në natën finale, gjykimit të jurisë do t’i bashkohet edhe vota e publikut. Në këtë edicion do të ketë vetëm një këngë fituese, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion.

Por nuk ishte muzika ajo që mbizotëroi në natën e parë të Fest 63, pasi Festivali i Këngës nuk ishte vetëm skena e këngës së vërtetë shqipe, por edhe e mesazheve të  rëndësishme me theks social.

Jo vetëm në natën e parë, por edhe përgjatë netëve të tjera të këtij edicioni të 63 të Festivalit të muzikës, do të ngjiten në skenë vajza e gra që përmes historive të tyre do të përcjellin mesazhe të fuqishme, vajza dhe gra që kanë mësuar të bëhen të forta, duke dalë mbi steriotipet e shoqërisë sonë.

Një histori të tillë solli Zamira Koleci, gazetare dhe ish-drejtuese e Radio Tiranës. Ajo tregoi vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar në fillimet e karrierës, atëherë kur iu tha se për të ishte e pamundur të bëhej radiokroniste. Por këto fjalë nuk e ndaluan Zamirën, me forcë, kurajë dhe punë, ajo ia doli të ishte një ndër zërat e Radio Tiranës.

Ndërsa Edlira Çepani, aktivistja që nuk heshti kurrë sa herë që u ndesh me padrejtësi në këtë vend, ka emocionuar me mesazhet që ndau në skenën e Fest 63. Ajo u përball me dhimbjen e madhe të humbjes së bashkëshortit, ish-deputetit, Gerti Bogdani, por përmes lotëve të humbjes, Edlira tregon forcë dhe qëndresë./rtsh.al/

Mot i vranët dhe me shi

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Posta e Kosovës promovon shërbimet në ekspozitën dimërore të zejtarëve në Prizren

0

Në Prizren është hapur sot “Ekspozita Dimërore e Zejtarëve”.

Ekspozita është organizuar për herë të parë nga Oda e Ndërmarrësisë dhe Zejtarisë.

Posta e Kosovës ka ekspozuar produktet e filatelisë dhe shërbimeve të tjera.

Menaxheri Regjional i Postës në Prizren, Liri Ramadani, tha se për këtë ekspozitë është zgjedhur një koleksion i pullave, kryesisht me elemente historike dhe kulturore të Prizrenit.

“I ftoj qytetarët që të vizitojnë këtë ekspozitë dhe të njihen më afër me shërbimet e Postës së Kosovës”, u shpreh Ramadani.

Sipas tij, në Postën e Kosovës përveç shërbimeve postare, kryhen edhe shërbime financiare jo-bankare.

Ramadani përmendi lansimin e shërbimit  të aplikimit për shtesat e fëmijëve, Vula Apostile, si dhe aplikimin në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

“Këto shërbime janë mirëpritur nga qytetarët. Ata më nuk kanë nevojë të shkojnë në Prishtinë për një Vulë Apostile, e as për një aplikim në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, sepse këtë mundësi po jua ofron Posta e Kosovës”, tregon Ramadani.

Për pjesëmarrjen në këtë ekspozitë kanë aplikuar 100 zejtare, mirëpo për shkak të mungesës së hapësirës po marrin pjesë vetëm 45 prej tyre.

Kryetari i Odës së Ndërmarrësisë dhe Zejtarisë në Prizren, Afrim Tejeci, tha se ligji për zejtarin është i nevojshëm në Kosovë.

“Me ligj, zejtaria do të zërë vendin e merituar në zhvillimin e ekonomisë në vend”, tha ai.

Tejeci beson se ligji për mbrojtjen e zejtarisë shumë shpejt do të miratohet në Kosovë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tregoi ndërkaq se janë duke punuar në ligjin e ri, i cili do t’i mbrojë zejtaret.

“Ne jemi duke punuar që zejtaret të mbrohen me ligj, sepse ruajtja e tyre është shumë e rëndësishme për ekonominë e Kosovës”, tha ajo./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 12 persona

Marketing

 

Prizreni përforcon masat kundër zjarreve: Vendosen 40 hidrantë të rinj

0

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit ka përfunduar një projekt të rëndësishëm për rritjen e sigurisë në qytet, duke vendosur 40 hidrantë të rinj, përcjell PrizrenPress.

Sipas njoftimit zyrtar, “Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë ka përfunduar vendosjen e 40 hidrantëve të rinj në qytetin e Prizrenit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri”.

Nga këta hidrantë, 10 janë mbitokësorë dhe 30 janë nëntokësorë, të pozicionuar kryesisht në zonën historike dhe në zona ku automjetet zjarrfikëse kanë qasje të kufizuar.

“Ky projekt synon të mundësojë ndërhyrje të shpejtë dhe efikase të shërbimeve të zjarrfikësve në raste emergjente, duke parandaluar përhapjen e zjarreve dhe minimizuar rreziqet për jetën dhe pronën e qytetarëve”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Parashqevi Simaku me këngë për Krishtlindje

0

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku së shpejti do të vijë me një këngë.

Kështu ka bërë të ditur bznesmeni Elton Ilirjani për Top Story, duke theksuar se Parashqevi Simaku do të vijë  me këngë për Krishtlindje.

“Kemi një surprizë, që me datë 24, Parashqevi Simaku do vijë me këngë, për fundvitin, këngën e Krishtlindjeve”, është shprehur Elton Ilirjani.