1.2 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Mamusha kërkon nga ASK-ja përmirësimin e disa të dhënave në regjistrimin e popullsisë

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq në cilësinë e kryesuesit të Komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë ka kontestuar disa të dhëna të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

“Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës është vërejtur se në Komunën e Mamushës janë përfshirë 2 persona nga komuniteti serb dhe 8 persona nga komuniteti boshnjak. Sipas të dhënave tona në Komunën e Mamushës nuk është regjistruar asnjë nga komuniteti serb, ndërsa nga komuniteti boshnjak është regjistruar vetëm një”, ka shkruar Krasniq në letrën dërguar Avni Kastratit, u.d. kryeshef ekzekutiv në ASK.

Krasniq ka supozuar se mund të bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik, raporton Telegrafi.

“Mendojmë se ka ndodhur ndonjë gabim teknik në sistem, sepse ne si komision i regjistrimit të popullsisë nuk kemi të dhëna të tilla. Prandaj, si kryesues i komisionit kërkoj nga ana juaj që të përmirësohet nëse është gabim teknik, që të arrihet në një regjistrim real të popullsisë në Komunën e Mamushës”, ka theksuar Krasniq.

Një ditë më parë, u prezantuan rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Sipas të dhënave të prezantuara, numri total i popullsisë rezidente në Kosovë është 1,602,515, prej të cilës 50.2% janë burra dhe 49.8% janë gra.

Mosha mesatare e popullsisë është 34.8 vjet.

Përbërja etnike e popullsisë sipas regjistrimit të vitit 2024 është si në vijim: 90.79% shqiptarë, 3.31% serbë, 1.69% boshnjakë, 1.21% turq, 1.01% ashkali, 0.66% egjiptianë, 0.57% goranë, 0.54% romë dhe 0.14 % të tjerë.

Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos2024) u realizua nga 5 prilli deri më 24 maj 2024.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bilanci i Spitalit të Prizrenit në 2024: 19,274 hospitalizime, 4,719 operacione dhe 2,416 lindje

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka përmbyllur vitin 2024 me një bilanc të suksesshëm, duke ofruar një gamë të gjerë...

Zhduket një vajzë në Rahovec

Një person është raportuar se është zhdukur të hënën rreth orës 14:00 në Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, babai ka njoftuar se vajza e tij...

Lajmet e Fundit