Home Blog Page 775

Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm për ngarkesat me mandarina që vijnë nga Shqipëria.

AUV ka deklaruar se nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina (  mandarina/ clemantina te fërkata),  me orgjinë nga Shqipëria. AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në  Chlorpyrifos dhe  phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike“, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura.

“Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve  bëhet pa dallim”.

Ndryshe, Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria.

Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga Shqipëria, kanë refuzuar në kufi pas analizave prodhimin shqiptar.

Suhareka hap dyert për mërgimtarët, siguron parkingje falas për festat e fundvitit

0
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që tri parkingje të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit.

Ai ka njoftuar se nga data 20 dhjetor 2024 deri më 10 janar 2025, do të lejohet shfrytëzimi i parkingjeve në oborrin e Komunës së Suharekës, në oborrin e SHFMU “7 Marsi” – Suharekë, dhe në hapësirën e parkingut përballë Parkut të Dëshmorëve për mërgimtarët.

“Ju lejohet hyrja në oborrin e Komunës, në oborrin e SHFMU “7 Marsi” Suharekë, në hapësirën e parkingut tek ish tregu i qytetit (përballë Parkut të Dëshmorëve) të gjitha automjeteve private, që janë me tabela të huaja (mërgimtarëve) nga data 20.12.2024 deri me datë 10.01.2025”, thuhet në vendim, raporton Telegrafi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

0

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ “Advancing Together”, sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër projekteve, të cilat do të kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe ndërveprimit ndërmjet grupeve etnike në këtë komunë, përcjell PrizrenPress.

Këto katër projekte janë: Papa Testi për gratë; Përmirësimi i qasjes në shërbime dentare për personat me aftësi të kufizuara; Vendosja e lëkundëseve për fëmijë nëpër fushat e lojërave në fshatra; Dhomat Etnologjike (shqiptarë dhe gorano-boshnjakë) në Muzeun Komunal.

“Shuma totale për realizimin e projekteve është 47 mijë euro, ku OJQ “Advancing Together” do të kontribuojë me 19 mijë euro, ndërsa Komuna e Dragashit do të kontribuojë me 28 mijë euro”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kastrati raporton për projektet kryesore në takimin me qytetarët

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik për vitin 2024, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato në proces.

“Fokusi ynë ka qenë përmirësimi i infrastrukturës, përfshirë ndërtimin e rrugëve, trotuareve dhe shesheve, si dhe lirimi i hapësirave publike, proces që po realizohet me sukses”, tha Kastrati, përcjell PrizrenPress.

Ai njoftoi për marrëveshjen me KEDS për investime në rrjetin energjetik. “Për nënstacionin elektrik, kemi përmbushur të gjitha obligimet dhe tani çështja është në duart e KOSTT-it”, shtoi kryetari.

Duke folur për furnizimin me ujë, Kastrati theksoi: “Përkundër angazhimeve tona për furnizimin nga Radoniqi, nuk kemi marrë mbështetje nga qeveria dhe nuk është lejuar marrja e kredisë për realizimin e këtij projekti”.

Kryetari raportoi edhe për përparimet në shëndetësi dhe bujqësi, përfshirë subvencione për fermerët. Ai vuri në pah projektin për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, financuar nga një grant.

“Angazhimi dhe transparenca e administratës komunale kanë mundësuar realizimin e këtyre projekteve”, tha Kastrati, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre.

Takimi përfundoi me pyetje nga qytetarët, të cilave iu përgjigjën kryetari dhe drejtorët komunalë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në Prizren u përurua videoklipi `Romani Sofra-Sofra Rome`, projekt i gazetarit Galushi

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), njofton se në Doku Kino në Prizren, u promovua videoklipi “Romani Sofra – Sofra Rome”, projekt i gazetarit të RTK – Radio, Denis Galushi.

Sipas njoftimit nga MKRS ,“Romani Sofra” sjell në një videoklip përplot këngë të vjetra qytetare rome-prizrenase, burim i të cilave është lagjja e vjetër rome, Terzimahalla.

“Ky projekt ka për synim ruajtjen dhe promovimin e këngëve të vjetra qytetare rome dhe përmes artit të të kënduarit, krijuesi Galushi ka shpërfaqur vlerat tradicionale gjuhësore dhe kulturore të romëve”, thuhet në njoftim.

Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministri, Sylejman Elshani, deputetë e artdashës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Besëlidhja fiton ndaj Bashkimit

0

Besëlidhja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 81:77 (19:20, 29:15, 19:19, 14:23), në javën e parë të Ligës Unike.

Më të mirët te vendasit ishin Marcellus Garrick me 23 pikë e katër kërcime dhe Joshua Phillip Angle me 20 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Lejson Zeqiri me 26 pikë e shtatë kërcime.

Besëlidhja ka dy fitore, derisa Bashkimi dy humbje./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ylli shkëlqen ndaj Tiranës

0

Golden Eagle Ylli fitoi përballjen ndaj Tiranës me rezultat 87:59 (32:12, 16:22, 26:14, 13:11), në javën e parë të Ligës Unike.

Te vendasit u dalluan Hasahn French me 28 pikë e dhjetë kërcime, William Tavares me 19 pikë, katër kërcime e katër asistime dhe Jalen Nesbitt me 14 pikë e 12 kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Frenki Lilaj me 26 pikë e dhjetë kërcime dhe Endrit Hysenagolli me dhjetë pikë e 13 kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe një humbje./PrizrenPress.com/

Kryetari i Malishevës premton mbështetje për GLV “Llapusha

0

Drejtuesit e GLV “Llapusha” e njoftuan kryetarin Kastrati mbi punën e tyre të deritanishme dhe aktivitetet që do të zhvillojnë në të ardhmen.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte hartimi i Strategjisë Zhvillimore Lokale, e cila synon të adresojë nevojat aktuale të komunitetit dhe të shërbejnë si bazë për planifikimet e ardhshme të komunës. Gjithashtu, ata prezantuan katalogun e prodhuesve të komunës, që shërben si udhërrëfyes për tërheqjen e investitorëve në fushat me interes ekonomik.

Nga ana e tij, kryetari Ekrem Kastrati vlerësoi punën e GLV “Llapusha” dhe garantoi mbështetjen e tij të plotë për realizimin e projekteve konkrete, të cilat janë në funksion të përmirësimit të jetës së komunitetit.

Ai theksoi se bashkëpunimi me GLV “Llapusha” është i domosdoshëm për të siguruar që zhvillimi lokal të jetë i qëndrueshëm dhe i përputhur me nevojat e qytetarëve.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Dhunohet një grua në Malishevë, arrestohet i dyshuari

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunimit në Malishevë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

0

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve nga sfidat e ndryshme në rrjetet sociale.

Megjithatë në shkollat e Komunës së Prizrenit janë regjistruar dy raste të sfidës “Superman”, raporton Telegrafi.

“Janë dy raste që janë potencuar nga Policia e Kosovës për vetëlëndim nga lojërat përkatësisht të lojës ‘Superman’. Si Drejtori e Arsimit dhe si Komunë e Prizrenit me kohë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme bashkë me drejtuesit e shkollave dhe ekipet profesionale që të bashkëbisedojmë me nxënësit dhe me prindërit për parandalimin e këtyre rasteve. Fatmirësisht nuk kemi pas lëndime në shkollat tona”, ka thënë drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj.

Ndërkaq kapiteni Haxhi Kabashi nga Policia e Kosovës ka theksuar se ka pasur takime ndërgjegjësuese lidhur me këtë sfidë.

Komandanti i Stacionit Policor në Prizren, kapiteni Nexhdet Mrasori ka theksuar se gjatë muajve të fundit janë realizuar vizita e ligjërata në shkolla me qëllim të parandalimit të dukurive negative, raporton Telegrafi.

“Për 3 muaj janë realizuar 403 vizita, përfshirë ligjëratat, që janë mbajtur në shkolla lidhur me dukuritë e ndryshme negative, me qëllim të parandalimit të tyre si dhe ndërgjegjësimin për to”, ka bërë të ditur Mrasori.

“Ka pasur raste të ngacmimeve mes nxënësve, por jo me probleme të theksuara. Falë bashkëpunimit shumë të mirë me Policinë e Kosovës, me drejtuesit e shkollave e në veçanti me prindërit, gjysmëvjetori shkollor në aspektin e sigurisë përmbyllet në kushte optimale ose të kënaqshme”, është shprehur zyrtarja e lartë komunale, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë ajo ka theksuar se DKA-ja është në proces të hartimit të Strategjisë për siguri në shkolla, me qëllim të adresimit të sfidave ekzistuese në bashkëpunim me komunitetin shkollor. /Telegrafi/