Home Blog Page 786

Loja e liderëve politikë të Kosovës me mërgimtarët

0

Azem Lajqi

Në një televizion të Shqipërsë, moderatori emisionit, Blendi Fevziu, duke folur për Aeroportin e Tiranës, tha se në shifrën prej 10.00000 udhëtarëve, përgjatë vitit 2024, mbi një milion janë shtetas të Kosovës.

Para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë (shkurt 2025), liderë të partive politike ua kanë mësyrë për vota mërgimtarëve.

Liderët politikë të Kosovës të vetmin premtim ( do të duhej të merrin vendim ligjor) që do të duhej tua bënin mërgimtatëve në Perëndim do të duhej ishte lirimi i biletave prej kompanive ajrore (pse jo edhe shtimin e linjave ajrore Prishtinë me aeroporte të mëdha kudo në Evropë), e jo t’u premtojnë si do ta bëjnë Kosovën perspektive dhe demokratike ligjërisht, gjë të cilën s’e kanë bërë deri këtë vit, as s’ do ta bëjnë kurrë me këtë mentalitet fisnoro- epik.

Nuk ka kurrfarë logjike që mërgimtarët të ndikojnë, me votën e tyre, (pasi edhe ata kanë shkuar në mëgim për punë, ndoshta edhe për jetë e shkollim ma cilësor) në pushtetin politik të Kosovës.

Mërgimtarët duhet t’i kenë përfaqësuesi e vet  në Parlamentin e Kosovës, që do të ishin zëri i problemeve të tyre, sidomos kur është fjala me plaçkitjen që u bëhet me aviobileta.

Liderët politikë të Kososovës, që kërkojnë vota prej mërgimtarëve për pushtetin e tyre politik, në vend që t’u premtojnë mërgimtarëve(mashtrojnë ashtu si kanë mashtruar tash e 25 vjet me radhë) rikthim në vendin e tyre (siç ka bërë Mbreti Zog ?) në Kosovë, si kuadro mëse të nevojshme, në vend që t’i angazhojnë në përfaqësi e ambasada të Kosovës, kudo në Perëndim, SHBA e Kanada, ua kërkojnë vetëm votën për pushtet!Tash u duhet vota (e kanë keqpërdorur 25 vjet), ndërsa pas votës u duhet vetëm paraja e mërgimtarëve, madje duke i llogaritur edhe remitencat e tyre si rritje ekonomike.

Pikërisht për shkak të kësaj i konsiteeojnë edhe patriotë të klasit të parë!Zoti ua bekoftë familjet dhe rrugët mërgimtarëve!

Suhareka arrin një fitore të madhe në Malishevë

0

Suhareka ka arritur një fitore të madhe 2-1 në fushën e Malishevës. Me dy gola të shënuar nga Mevlan Zeka, të asistuar nga Liridon Fetahaj, Suhareka mori tri pikët e plota.

Ndërsa, golashënues i vetëm për Malishevën ishte Drilon Hazrollaj, përcjell PrizrenPress.

Ky triumf i jep mundësi ekipit të Suharekës të shikojë përpara për ndeshjen e javës së ardhshme, derbin e qytetit ndaj Ballkanit. Me angazhim të madh dhe motivim të lartë, Suhareka po përgatitet për sfidën e rëndësishme në shtëpi./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni nikoqir i “Global Digital City”, Totaj: Mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e Start-Up-ve dhe teknologjisë

0

Prizreni ka mikpritur ngjarjen “Global Digital City” në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), një aktivitet që mblodhi profesionistë dhe aktorë të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për të diskutuar mundësitë e transformimit të teknologjisë dhe zhvillimin e shërbimeve të biznesit me vlerë të shtuar (BPO).

Në këtë ngjarje u shënua edhe themelimi i Shoqatës ABSL Kosova, që do të jetë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që mbështet industrinë e shërbimeve të biznesit, duke hapur mundësi të reja për Kosovën në këtë sektor, përcjell PrizrenPress.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi angazhimin e komunës për zhvillimin e teknologjisë dhe mbështetje për Start-Up-et dhe të rinjtë e Prizrenit.

“Mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e ndërmarrjeve Start-Up dhe teknologjisë për të rinjtë, duke ofruar mundësi për të krijuar një mjedis inovativ që nxit krijimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve të reja”, tha Totaj. /PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më 20 dhjetor mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës

0

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në datën 20 Dhjetor.

Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, gjatë ditës së sotme, do t’ju informojmë për axhendën dhe detajet”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë.

Kujtojmë se dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 Nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Bashkimi, kampion vjeshtor i Kosovës në basketboll për femra

0

KBF Bashkimi ka përfunduar me sukses të madh stinorin vjeshtor, duke fituar ndeshjen e fundit ndaj Trepçës dhe duke u shpallur kampion vjeshtor i Superligës së basketbollit për femra.

Ekipi nga Prizreni ka shënuar një performancë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni, me 9 fitore në 10 ndeshje. Stinori u nis fuqishëm për Bashkimin, i cili e filloi me fitimin e Superkupës së Kosovës. Ky sukses dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e ekipit për të qëndruar në majat e basketbollit kosovar, raporton PrizrenPress.

“Stinorin vjeshtor e përfunduam me fitore ndaj Trepçës. Ishte një stinor sfidues dhe i ngarkuar, të cilin e nisëm me fitimin e Superkupës së Kosovës. Pas dhjetë ndeshjeve, i kemi shënuar nëntë fitore dhe me meritë jemi kampion vjeshtor. Vazhdojmë, vitin tjetër!” – shprehet klubi në një deklaratë.

Ekipi tani pret me ambicie të lartë vazhdimin e sezonit në vitin 2025, duke synuar tituj të tjerë në basketbollin kosovar./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malisheva kërkon fitoren para tifozëve të saj përballë Suharekës

0

Në kuadër të Albi Mall Superligës, Malisheva do të presë Suharekën më 14 dhjetor në Stadiumin “Liman Gegaj”.

Ndeshja do të fillojë në ora 13:00 dhe për ekipin vendas do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të marrë pikët e plota para tifozëve të tij.

Pas disa rezultateve të ndryshme këtë sezon, Malisheva kërkon të forcojë pozitat e saj, ndërsa Suhareka do të kërkojë të sfidojë rivalët dhe të përmirësojë renditjen./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani dhe Llapi kërkojnë rikthimin te fitoret në Suharekë

0

Stadiumi i qytetit në Suharekë do të presë sot një ndeshje të rëndësishme mes Ballkanit dhe Llapit.

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani, po kalon një periudhë të vështirë, duke mbetur 10 pikë pas liderit të tabelës, Dritës, dhe duke u eliminua nga Kupa e Kosovës nga ekipi i ligës së dytë, Rilindja 1974, përcjell PrizrenPress.

Ndërkohë, Llapi ka kaluar nëntë ndeshje pa fitore në kampionat, me pesë humbje dhe katër barazime.

Kjo ndeshje është mundësia për të dyja skuadrat për të rikthyer besimin dhe për të marrë tri pikët e nevojshme për të rinisur sezonin.

Ballkani ka ftuar tifozët të mbështesin skuadrën dhe të jenë të bashkuar në stadium, duke shpresuar që kjo ndeshje të shënojë fillimin e rikthimit te rezultatet pozitive.

Ballkani – Llapi, fillon në orën 13:00./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot i vranët e me shi, temperaturat lëvizin nga -5 deri në 5 gradë Celsius

0
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët e me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -5 deri në 5 gradë Celsius.

“Moti parashikohet të jetë i vranët, me reshje të herëpasëhershme të shiut. Në mëngjes parashihet mjegull dhe ngrica, prandaj pjesëmarresit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -2°C, ndërsa maksimalet nga 2-5°C. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Rreth 150 shtëpi të fshatit Vlashnje të Prizrenit pa rrjet të ujësjellësit

0

Rreth 150 shtëpi të fshatit Vlashnje në Prizren vazhdojnë të mos kenë rrjet të ujësjellësit.

Banorët e këtij fshati furnizohen me ujë përmes puseve, ndërkohë që kërkesa për instalimin e rrjetit të ujësjellësit ka mbetur e papërmbushur për mbi 20 vjet.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/589641993609895

Banori i Vlashnjes, Jemin Memaj, shprehet se për dy dekada kanë kërkuar nga institucionet përkatëse që të ndërtohet ky rrjet.

“Jo vetëm që nuk kemi ujë të pijshëm, por nuk ka as rrjet të ujësjellësit. Kjo është një neglizhencë e Komunës dhe “Hidroregjionit Jugor””, shprehet ai pwr RTK.

“Kemi bërë disa herë kërkesa te “Hidroregjioni Jugor” për të instaluar ujësjellësin këtu, por ende jemi pa ujë, që nga 23 vjet”.

Nga ana tjetër, Çelë Lamaj, Drejtor i Shërbimeve Publike, shpjegon se furnizimi me ujë është kompetencë e “Hidroregjionit Jugor”.

“Nëse kërkohet mbështetje, komuna është e gatshme të kontribuojë. Në momentin që “Hidroregjioni Jugor” paraqet një projekt dhe kërkon asistimin me mjetet e Komunës së Prizrenit, ne mund të bëjmë investime në infrastrukturë, por jo në kapacitetet e ujit”,tha Lamaj.

Kliko videon https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/27684284817881954

Kryeshefi i “Hidroregjionit Jugor”, Fadil Berisha premton se problemi do të zgjidhet në vitin 2025.

“Për vitin 2025, jemi duke përgatitur një projekt ideor për lagjen në fjalë. Nuk kemi mungesë uji, por problemi është zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit, dhe kjo do të realizohet në vitin 2025”, tha Berisha.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mjekja Flandra Bytyqi i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

0

Mjekja Flandra Bytyqi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Ajo është e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

” Angazhimi i Dr. Flandrës do të jetë një vlerë e shtuar në lëvizjen tonë, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes në Prizren.Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren mirëpret anëtarësimin dhe kontributin e gjithë profesionistëve që angazhohen për një shoqëri të drejtë dhe mirëqenie për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje/PP/