Prizreni nikoqir i “Global Digital City”, Totaj: Mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e Start-Up-ve dhe teknologjisë

Prizreni ka mikpritur ngjarjen “Global Digital City” në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), një aktivitet që mblodhi profesionistë dhe aktorë të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për të diskutuar mundësitë e transformimit të teknologjisë dhe zhvillimin e shërbimeve të biznesit me vlerë të shtuar (BPO).

Në këtë ngjarje u shënua edhe themelimi i Shoqatës ABSL Kosova, që do të jetë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që mbështet industrinë e shërbimeve të biznesit, duke hapur mundësi të reja për Kosovën në këtë sektor, përcjell PrizrenPress.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi angazhimin e komunës për zhvillimin e teknologjisë dhe mbështetje për Start-Up-et dhe të rinjtë e Prizrenit.

“Mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e ndërmarrjeve Start-Up dhe teknologjisë për të rinjtë, duke ofruar mundësi për të krijuar një mjedis inovativ që nxit krijimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve të reja”, tha Totaj. /PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit