Rreth 150 shtëpi të fshatit Vlashnje të Prizrenit pa rrjet të ujësjellësit

Rreth 150 shtëpi të fshatit Vlashnje në Prizren vazhdojnë të mos kenë rrjet të ujësjellësit.

Banorët e këtij fshati furnizohen me ujë përmes puseve, ndërkohë që kërkesa për instalimin e rrjetit të ujësjellësit ka mbetur e papërmbushur për mbi 20 vjet.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/589641993609895

Banori i Vlashnjes, Jemin Memaj, shprehet se për dy dekada kanë kërkuar nga institucionet përkatëse që të ndërtohet ky rrjet.

“Jo vetëm që nuk kemi ujë të pijshëm, por nuk ka as rrjet të ujësjellësit. Kjo është një neglizhencë e Komunës dhe “Hidroregjionit Jugor””, shprehet ai pwr RTK.

“Kemi bërë disa herë kërkesa te “Hidroregjioni Jugor” për të instaluar ujësjellësin këtu, por ende jemi pa ujë, që nga 23 vjet”.

Nga ana tjetër, Çelë Lamaj, Drejtor i Shërbimeve Publike, shpjegon se furnizimi me ujë është kompetencë e “Hidroregjionit Jugor”.

“Nëse kërkohet mbështetje, komuna është e gatshme të kontribuojë. Në momentin që “Hidroregjioni Jugor” paraqet një projekt dhe kërkon asistimin me mjetet e Komunës së Prizrenit, ne mund të bëjmë investime në infrastrukturë, por jo në kapacitetet e ujit”,tha Lamaj.

Kliko videon https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/27684284817881954

Kryeshefi i “Hidroregjionit Jugor”, Fadil Berisha premton se problemi do të zgjidhet në vitin 2025.

“Për vitin 2025, jemi duke përgatitur një projekt ideor për lagjen në fjalë. Nuk kemi mungesë uji, por problemi është zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit, dhe kjo do të realizohet në vitin 2025”, tha Berisha.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit