14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mbyllet “Festivali i bimëve mjekësore dhe produkteve herbale – Prizreni 2014”

Foto-festivaliNë organizim të Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim Farmacautik (IHZHF) dhe përkrahje të kompanisë ”Agroproduct” nga Istogu, “Heinrich Klenk Gbm&CaKg” nga Gjermania dhe Osterreichise

Entwiclungzusammenarbeit” nga Austria në Prizren është mbajtur “Festivali i bimëve mjekësore dhe produkteve herbale-Prizreni 2014”. Festivali ka filluar të shtunën me hulumtimin e bimëve mjekësore në malet e Sharrit, ndërsa të dielën me hapjen e panairit të bimëve dhe produkteve mjekësore në sheshin ”Shatërvan” dhe konferencën shkencore “Mëllaga e zezë”.

Dr. Zehadin Gashi, drejtori i IHZHF-së, në hapje të konferencës foli për rëndësinë e festivalit. “Festivali është një ngjarje me rëndësi, sidomos sektorin farmaceutik. Nga viti në vit po rritet interesimi për këtë festival, i cili mëton të jetë tradcional me përfshirje edhe ndërkombëtare, sepse interesimi për bimët mjekësore të Kosovës është në vëmendje të prodhuesve nga vende të ndryshme të Evropës”, – tha në hpaje të konferencës organizatori dhe drejtori i IHZHF-së, Dr. Zehadin Gashi.

Tema bosht e konferencës ishte Mëllaga e zezë, e cila u prezentaua nga farmacistja, Flora Qafleshi.

Pas prezantimit u hap debati në të cilin i pari foli, Halit Avdijaj, menaxher i ndërmarrjes “Agroproduct’ nga Istogu. Ai tha se kjo kompani kultivon 15 lloje të bimëve mjekësore dhe grubullon 55 lloje të tyre, që kryesisht eksportohen dhe janë dedikuar për tregun gjerman, austriak dhe zvicerran, ndërsa nga të gjitha bimët të kontraktuar për kultivim dhe shitje kanë mëllagën e zezë, veprimtari që ka mundësuar edhe punën e disa fermerëve. “Këtë vit kemi kontrata me 230 fermerë të vegjël, të cilët mirren me kultivimin e bimëve mjekësore dhe kanë të sigrt shitjen e produktit, meqë plasohet në tregun e jashtëm. Ne për çdo vit do të mundohemi të rrisimin numrin e fermerëve, si mundësi e punës dhe zhvillimit ekonomik”,- theksoi menaxheri Avdijaj,

Marc Boetcher, përfaqësues i “Heinrich Klenk Gbm&CaKg” nga Gjermania, e ka vlerësuar të suksesëshëm dhe hap të rëndësishëm interesimin për kultivimin dhe prodhimin e produketeve të bimëve mjekësore. “ Ne me kompaninë “ Agroproduckt” kemi një bashkëpunim të mirë dhe po mundohemi bimët mjekësore që rriten në Kosovë sa më shumë të jenë prezente në tregun e Gjermanisë. Bimët mjekësore janë të një cilësie të lartë, sidomos Mëllaga e zezë, ndërsa jemi të kënaqur me zhvillimin e këtij produkti të kontraktuar”,- tha përfaqësuesi gjerman, Botcher.

Ai ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit, rritjen e interesimit dhe përkrahjen e prodhuesve të bimëve mjekësore, ndërsa festivalin e ka vlerësuar të rëndësishëm për zhvillim ekonomik.
Profesor Besnik Jucja nga Shqipëria foli për rëndësinë e bimëve mjekësore dhe rolin e farmacistit për identitin e bimëve mjekësore.

“Bimët mjekësore janë zanafilla e mjekimit që bëhet te të sëmurët. Sot industria e preparateve industriale është e bazuar në principet aktive të bimëve mjekësore. Kjo ngjarje është me rëndësi dhe iniciativa të këtilla duhet të përkrahen për të treguar interesimin për bimët mjekësore dhe gjithësesi famacistët të jenë ata që do të japin identitetin e bimëve mjekësore”,- potencoi prof. Jucja.

Profesor Mentor Disha bimët dhe produketet mjeksore i cilëson të dobishme dhe lehtë të pranueshme nga organizmi. “Mënyra e ruajtjes së bimëve dhe produketeve mjekësore janë me rëndësi të veçantë. Shkenca ka për dertyrë të zbulojë margaritarët e natyrës, sepse bimët dhe produktet mjekësore pranohen shumë lehtë nga organizmi në raport me prodhimet sintetike”,-theksoi prof. Disha.

Agim Rysha, përfaqësues i GIZ-it gjerman më shumë u ndal në hapat që duhet marrë për të dhënë produktin final këtu në Kosovë, sepse, sipas tij, të gjitha bimët dhe produkette nga Kosova eksportohen si gjysmë finale ose bazike, që në vendet e BE-së nga prodhuesit shfrytëzohen për prodhime finale farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore.

Konferenca është përmbyllurr me ndarjen e mirënjohjeve dhe plaketave nga organizatori për kompaninë” Agroproduct” nga Istogu, “Heinrich Klenk Gbm&CaKg” nga Gjermania dhe Osterreichise Entwiclungzusammenarbeit” nga Austria.

Më Shumë

Prizren/ Për një javë shqiptohen mbi 1900 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të saj, gjatë periudhës 15.07.2024-21.07.2024, në kuadër...

1 mijë e 698 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 698 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë.   Kështu ka bërë të ditur policia përmes statistikave të përgjithshme në raport,...

Lajmet e Fundit