1.8 C
Prizren
E martë, 31 Janar, 2023

Gërmimet në Rashkë do të përfundojnë brenda këtyre ditëve

Komisioni Qeveritar për Persona të ZhdukurBrenda këtyre ditëve, do të përfundojnë edhe gërmimet në Rudnicë të Rashkës, ku deri më tani janë gjetur eshtrat e 50 personave që konsideroheshin të zhdukur.

Kjo është thënë sot nga kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, gjatë takimit që ka pasur me Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, jo rezidente për Kosovë, Anick Van Calster.

Gjetaj, i cili në takim, e ka lajmëruar ambasadoren Calster për shumë gjëra të tjera, ka thënë po ashtu se gërmimet do të fillojnë edhe në dy lokacionet tjera në atë hapësirë.

E si të rëndësishme në këtë proces, Gjetaj e ka përmendur të jetë edhe ajo që mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura, të dërgohen sa më parë për identifikim përmes analizës së ADN-së, në laboratorët e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Duke falënderuar Ambasadoren Calster, për përkrahjen që Mbretëria e Belgjikës është duke dhënë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur me dhunë, gjatë periudhës së luftës, Gjetaj e ka njoftuar po asht u ambasadoren Calster, mbi zhvillimet në përgjithësi në procesin e zgjidhjes së çështjes së personave të zhdukur, duke ritheksuar angazhimin dhe përkushtim institucional të Republikës së Kosovës, deri në ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur.

Gjatë takimit, Ambasadorja Anick Van Calster, shprehu falënderimet për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komisionin Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, duke vlerësuar punën dhe angazhimin në misionin human dhe fisnik të Komisionit Qeveritar dhe në përgjithësi institucioneve të Kosovës, si dhe njëherit shprehu gatishmërinë për përkrahje të mëtutjeshme të Mbretërisë së Belgjikës në këtë proces me rëndësi jetike për familjet dhe mbarë shoqërinë.

Më Shumë

Interi transferon 18-vjeçarin që kërkohej dhe nga Reali

Interi transferon 18-vjeçarin që kërkohej dhe nga Reali! Interi po shqyrton të gjitha mundësitë e merkatos përmes të cilave synon të sigurojë të ardhmen e...

Raporti i “Transparency International”: Kosova ka përparuar në luftën ndaj korrupsionit, por s’e ka nën kontroll

Në raportin e organizatës ndërkombëtare “Transparency International” për vitin 2022, të publikuar të martën, Kosova renditet në vendin e 84-të me 41 pikë në...

Lajmet e Fundit