16.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7954

Pjesëmarrja e Kosovës në SEECP e rëndësishme për rajonin

0

Jahjaga-Nishani-SEECPNë fjalën e mbajtur në Samitin e Kryetarëve të Shteteve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, zhvilluar në Rumani kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani ritheksoi se Shqipëria ka dhënë prova bindëse se politika e saj e jashtme është e orientuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal.

Presidenti u ndal në vendimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar plotësisht të merituar statusin kandidat.

Për kreun e shtetit hapat e mëtejshëm do te kërkojnë plotësimin të vazhdueshëm te reformave, me konsensus politik. Gjatë fjalës së tij presidenti Nishani bëri të ditur se Shqipëria përshëndet vendimin për ta ftuar Kosovën që të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në veprimtaritë dhe takimet e të gjitha niveleve dhe në kushte të barabarta në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla që garantojnë paqen, sigurinë e stabilitetin në rajon dhe parakushte për integrimin e tij në Bashkimin Evropian. Për këto arsye, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore mbetet forumi qendror politik, bazuar në vullnetin e vetë vendeve të rajonit. Ai duhet të jetà « institucioni gjithëpërfshirës, ku të gjitha këto vende të jenë të pranishme dhe të unifikojnë qëndrimet e tyre për problemet e përbashkëta në procesin e zhvillimit dhe integrimit në familjen evropiane.

Në këtë frymë, pjesëmarrja e Kosovës në SEECP është shumë e rëndësishme, jo vetëm për vetë Kosovën, por edhe për rajonin tonë në tërësi. Bazuar në Parimet e Kartës së SEECP-it dhe marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian sipas së cilave, asnjëra palë nuk do të pengojë dhe nuk do të inkurajojë një palë të tretë të bllokojë përparimin në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria ka mirëpritur pjesëmarrjen e Kosovës në veprimtaritë e SEECP-it gjatë vitit të kaluar dhe përshëndet vendimin për ta ftuar Kosovën që të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në veprimtaritë dhe takimet e të gjitha niveleve dhe në kushte të barabarta të SEECP-it.

Shpresojmë dhe synoj më që puna e Grupit Ad-Hoc të punës të konkludohet me një Dokument, si produkt konkret të aktivitetit të tij, në fund të Kryesisë sonë të radhës. Me besimin e palëkundur se të gjithë bashkë do ta bëjmë Presidencën Shqiptare një histori suksesi, më lejoni të shpreh gjithashtu dëshirën për t’u takuar me ju në Tiranë në të ardhmen e afër,” ka thënë presidenti Nishani.

Marrja e kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore nga Shqipëria vjen me synimin për të forcuar rolin rajonal të SEECP-it, për të promovuar dialogun mes anëtarëve për përmirësimin e funksionimit të saj dhe për konsolidimin e rëndësisë sektoriale të organizatës.

Pako ushqimore për Ramazan

0

kbi-620x330Në ambientët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren,sot janë shpërndarë pako ushqimore para fillimit të muajit të Ramazanit nga shoqata turke “Hasene” me seli në Këln të Gjermanisë.Me këtë rast,kreu i KBI-së në Prizren,Lutfi Ballëk,falëndëroi përfaqësuesit e kësaj organizate për këtë donacion, i cili po iu shpërndahet familjeve skamnore anëkend komunës së Prizrenit që edhe kategoria me probleme më të theksuara jetese të mos mbetet me “sofër” boshe për iftar dhe syfyr gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit,tha ai.

Përfaqësuesi i shoqatës “Hasene”,Ali Atik,tha se ky donacion është mundësuar nga xhemati i rreth 400 xhamive në Gjermani që përbehet nga xhematlinj turq,arab,shqiptar,gjerman etj,të cilët asnjëherë nuk hezitojnë që të shprehin humanizmin e tyre në projektet që implementon shoqata “Hasene” për të ndihmuar familjet në nevojë.

Njëra nga përfitueset e këtij donacioni ishte edhe zonja e moshuar,Qamile Kabashi,e cila e vlerësoi jashtëzakonisht këtë donacion ,duke thënë se aajo me bashkëshortin e saj jetojnë në kushte të rënda jetese,dhe se nga asistenca sociale prej 75 eurove që marrin në muaj nga shteti i Kosovës nuk mund të blejnë as medikamente shëndetësore,ndërsa sa për të mbajtur veten gjallë me gjëra ushqimore,as që mund të flitet,tha zonja Kabashi.Kostoja e këtij donacioni me artikuj elementar ushqimor kap vlerën e rreth 12 mijë eurove/Tv Prizreni/

Armët pa leje marrin 39 jetë për një vit

0

ArmaRreth 39 persona kanë vdekur si pasojë e vrasjes me armë pa leje gjatë vitit 2013. Në vitin 2010 është miratuar Ligji për armët.

Ligji është miratuar konform konventave të ndryshme Evropiane rreth përdorimit të armëve të zjarrit, thonë autoritetet e rendit.

Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë se krahas planeve policore konkrete për ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe konfiskimin e armëve pa leje, policia ka angazhime në vazhdimësi andaj si rezultat i kësaj janë konfiskuar 1.366 armë pa leje në vitin 2013.

“Bazuar në punën e policisë në baza ditore armët konfiskohen qoftë gjatë kontrollit, apo pikave të ndryshme që realizon policia për të siguruar sigurinë e përgjithshme , apo edhe në operacione të ndryshme. Nëse i referohemi vitit 2013 janë konfiskuar 1.366 armë ilegale në duart e qytetarëve derisa 1.988 municione të ndryshme”, bën të ditur Sadriu.

Ai gjithashtu përmend sigurinë në Kosovë dhe thotë se armët pa leje nuk kanë arsye të mbahen.

“Armët pa leje nuk kanë arsye të mbahen, pasi që ata që e kanë pasion gjuetinë, mund të kenë leje, sepse ligji për pajisje me armë me leje e lejon një gjë të tillë, por thjeshtë ka persona që nga papërgjegjësia mbajnë armë pa leje, siguria në Kosovë është në nivel, andaj nuk ka arsye të mbajnë armë pa leje”, shprehet Sadriu.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP, është organizatë që merret prej vitesh me ndërgjegjësimin e popullatës, rreth rrezikut të armëve pa leje, si dhe shkatërrimin e këtyre armëve pas konfiskimit nga autoritet e rendit.

Burbuqe Dobranja, zyrtare për çështje të informimit publik në UNDP, jep hollësi të tjera.

“Projekti iniciativa për armë të vogla në Kosovë, merret me parandalimin e dhunës me armë, me fokus të vaçantë në referimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe zhvillimin e kapaciteteve të këtij sektori. Përgjatë viteve, projekti ka adresuar çështje të ndryshme, si kontrolli i armëve të vogla, përkrahja e ligjeve, ndërgjegjësimi i popullatës përmes fushatave si dhe shkatërrimi i armëve të mbledhura”, thotë Dobranja.

Zonja Dobranja flet edhe për projektin e radhës, e cila parasheh shkatërrimin e armëve ilegale.

“Një ngjarje e tillë e organizuar nga Policia e Kosovës do të mbahet me 9 korrik të këtij viti në Ferizaj ku edhe do të shkatërrohen 600 armë”, shprehet ajo.

Mensur Hoti, drejtor i departamentit për siguri publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Kosovë rreth 5 mijë persona kanë armë me leje.

Ai gjithashtu ka shtuar se edhe rreth 1 mijë persona të tjerë janë në fazën e aplikimit.

“Çështja e armëve ilegale është shqetësim për vendin tonë dhe më gjerë e që ne kemi dalë nga një vend prej lufte të armatosur e që kanë qarkulluar armë. Vitet e fundit vërehet një përmirësim. Por ka ende punë për tu bërë pasi që ka armë në duar të qytetarëve pa leje. Por policia po punon në këtë drejtim që këto armë të konfiskohen si dhe legalizimi ne armëve”.

“Policia e Kosovës, si përgjegjëse kryesore ka aktivitet të shtuar, marrë parasysh se mbajtja pa leje shton rrezikun për sigurime publike, dhe kjo dëshmohet me numrin e konfiskimit të armëve e që janë brenda vitit. Unë besoj se çështja e sigurisë për qytetarët e Kosovës është duke u adresuar drejtë nga institucionet që janë përgjegjëse për sigurinë. Mbajtja e armëve ilegale për të mbrojtur veten apo familjen nuk qëndron. Çështja e perceptimit të disa qytetarëve është e tillë, por e shumicës jo”, thekson Hoti.

Ndryshe, sipas hulumtimeve të bëra, thuhet se posedimi i armëve është i përhapur më shumë në zonat rurale e ato kufitare dhe shumë njerëz e konsiderojnë këtë legjitime, duke pasur parasysh nivelin e perceptimit të pasigurisë në ato lokalitete./rel/

Ndahet Eliza Dushku nga Rick Fox

0

Eliza Dushku-Rick FoxAktorja me origjinë shqiptare i ka dhënë fund lidhjes së saj me sportistin Rick Fox. Pas 5 viteve bashkë i japin fund lidhjes së tyre

Aktorja e njohur hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku është divorcuar nga i dashuri i saj Rick Fox.

Çifti ishte në lidhje që nga viti 2009, ndërsa lajmin për ndarjen nga ish- basketbollisti e ka konfirmuar vetë Eliza. Si arsye për këtë aktorja ka përmendur vendbanimin.

Aktorja ishte rikthyer në qytetin e lindjes në Boston ndërsa FOX qëndroi në Los Angeles.

“Rick është një djalë nga L.A., ndërsa unë jam një vajzë nga Bostoni… Më shumë preferoj të kem fizikisht ftohtë këtu, sesa emocionalisht në L.A”, ka thënë Dushku.

Më herët në një intervistë Dushku kishte deklaruar se kishte filluar ta urrente Los Angeles-in dhe se e kishte marrë malli për familjen dhe jetën në Boston.

“Më ka munguar qyteti im dhe familja ime”, ka deklaruar Dushku për The Boston Globe.

Krijon varësi nga rrjetet sociale, Rita Ora e krahason me drogën

0

Rita Ora ne shtratRita Ora ka krijuar një lloj varësie nga rrjetet sociale, aq sa e ka krahasuar me drogën. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, këngëtarja është shprehur se sapo çohet në mëngjes, ajo menjëherë merr celularin dhe bëhet aktive me Instagram-in dhe Twitter-in.

Sipas saj, kjo gjë për momentin ështe e pashmangshme, pasi e ka të pamundur që të rijë larg komenteve të fansave të saj. “Sapo zgjohem, shikoj me një sy hapur. Është si drogë”, ka thënë 23-vjeçarja për revistën “Flare”.

Rita Ora është ndalur edhe në karrierën e saj, duke thënë se është frymëzuar nga Beyonce. “Beyonce e krijoi bazën e saj duke nisur nga e para. Mendoj se ajo është karriera që do secila artiste femër”, ka thënë më tej ajo.

Sekreti i bukurisë së yjeve

0

Sekreti yjeveShumë aktore të Hollywood-it duken më mirë në të dyzetat e tyre sesa kur ishin më të reja. Cili është sekreti i bukurisë së yjeve si: Jennifer Aniston, Salma Hayek dhe Jennifer Lopez? Ato të gjitha thonë se respektojnë rregullat e të ushqyerit të shëndetshëm, kujdesen për makijazhin që i bën ato të duken të shëndetshme dhe rinore.

Aktoret konsumojnë vetëm ushqim të shëndetshëm dhe jo atë të përpunuar industrialisht. Sekretin e ushqimit të shëndetshëm e ka zbuluar aktorja Jennifer Aniston. “Është e nevojshme për të ngrënë më shumë fruta, perime dhe proteina me më pak yndyrë, përdorni më pak ushqime të skuqura dhe pini shumë ujë”, zbuloi aktorja, duke shtuar se ilaçi i saj natyral për lëkurë dhe flokë të bukur është qumështi i bletës.

Mendimi se flokët duhet të shkurtohen me kalimin e moshës nuk është i saktë. Floktari i aktores Jennifer Lopez, Oribe, thotë se ajo më herët kishte flokë të shkurtra. “Me kalimin e viteve, është e rëndësishme për të mbajtur butësinë dhe gjatësinë e flokëve”, tha Oribe.

Sa herë që Salma Hayek duhet të shfaqet në qilimin e kuq, ajo disa ditë përpara e pastron organizmin duke konsumuar vetëm lëngje të freskëta dhe duke marrë vetëm 1.200 kalori në ditë. Ajo e adhuron përzierjen që përmban dy karota, një mollë, një panxhar dhe një të katërtën e limonit. Kjo pije zvogëlon fryrjen dhe i jep lëkurës një shkëlqim të bukur.

Rekord: Ramadan Muja fletë 52 minuta para qytetarëve

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është përballë me qytetarët e këtij qyteti. Ai për herë të parë në mandatit e tretë ka mbajtur tubimin publik me qytetarë.

Edhe pse në moshë, Muja në këtë tubim ka folur hiq me pakë se 52 minuta për punën që është bërë gjatë pjesë së parë të këtij viti.

“Gjatë kësaj periudhe janë bërë shumë angazhime në realizimin e projekteve të rëndësishme që kanë për qëllim shërbimin e denjë ndaj qytetarëve”, tha Muja.

Pjesë e këtij debati kanë qenë një numër i madh i qytetarëve.

Ata kanë paraqitur para Mujës vrejtjet e tyre për gjendjen në infrastrukturën rrugore,ndërtimet e egra,mungesën e transparencës dhe problemet e tjera.

Njëri nga qytetarët, 81 vjeçari Alush Krushaj, qw ia kujtoi kryetarit Muja se ka qenë komunist, tha se po i dhemb koka nga padrejtësitë që po sheh në qytet, ndërsa përmendi ndërtimin pa ndonjë plan të blloqeve të banimit kolektiv tek stacioni hekurudhor, duke thënë se ato janë shumë afër njëra tjetrës dhe kjo mund të konsiderohet si një ‘burg me para’ apo ‘striptiz’ pasi afërsia mes ballkoneve nuk lejon intimitet familjar. Ai po ashtu përmendi edhe çështjen e emërtimit të rrugëve duke thënë se të rinjtë në shkollat e tashme nuk kanë njohuri për t’i kujtuar figurat e rëndësishme të qytetit, ndërsa ironizoi disa të sapo diplomuar, që i kishin thënë se nuk i njihnin vendimet e Gjykatës Supreme.

Rexhep Kryeziu, shfaqi problemin e mungesës së trotuarit në rrugën nga Bazhdarhanja deri në Petrovë, duke thënë se për shkak të kësaj janë të rrezikuar kalimtarët e sidomos nxënësit.

Ai po ashtu përmendi edhe uzurpimin e trotuareve të cilat janë zënë nga tregtarët të cilët po i shfrytëzojnë ato si pika shitjeje, ndërsa vërehet edhe neglizhencë e inspektoratit.

Ismet Morina kërkoi sqarime per ndërprejen e punimeve në dy rrugët e fshatit Kusnin të Hasit, ndërsa përmendi edhe mungesën e investimeve nga komuna në lagjen Morina, në të cilën sipas tij vetë banorët kanë dhënë kontribut vullnetar mbi 150 mijë euro për infrastrukturën

Rreth këtyre kërkesave të parashtruara nga qytetarët ndërkaq dhanë përgjigje drejtorët e drejtorive përkatëse./PrizrenPress.com/

Gërmimet në Rashkë do të përfundojnë brenda këtyre ditëve

0

Komisioni Qeveritar për Persona të ZhdukurBrenda këtyre ditëve, do të përfundojnë edhe gërmimet në Rudnicë të Rashkës, ku deri më tani janë gjetur eshtrat e 50 personave që konsideroheshin të zhdukur.

Kjo është thënë sot nga kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, gjatë takimit që ka pasur me Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, jo rezidente për Kosovë, Anick Van Calster.

Gjetaj, i cili në takim, e ka lajmëruar ambasadoren Calster për shumë gjëra të tjera, ka thënë po ashtu se gërmimet do të fillojnë edhe në dy lokacionet tjera në atë hapësirë.

E si të rëndësishme në këtë proces, Gjetaj e ka përmendur të jetë edhe ajo që mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura, të dërgohen sa më parë për identifikim përmes analizës së ADN-së, në laboratorët e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Duke falënderuar Ambasadoren Calster, për përkrahjen që Mbretëria e Belgjikës është duke dhënë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur me dhunë, gjatë periudhës së luftës, Gjetaj e ka njoftuar po asht u ambasadoren Calster, mbi zhvillimet në përgjithësi në procesin e zgjidhjes së çështjes së personave të zhdukur, duke ritheksuar angazhimin dhe përkushtim institucional të Republikës së Kosovës, deri në ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur.

Gjatë takimit, Ambasadorja Anick Van Calster, shprehu falënderimet për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komisionin Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, duke vlerësuar punën dhe angazhimin në misionin human dhe fisnik të Komisionit Qeveritar dhe në përgjithësi institucioneve të Kosovës, si dhe njëherit shprehu gatishmërinë për përkrahje të mëtutjeshme të Mbretërisë së Belgjikës në këtë proces me rëndësi jetike për familjet dhe mbarë shoqërinë.

Ndihmohen me 4 mijë franga zvicërane dy ish ushtarët e UÇK-së

0

OVL-UCK ne RahovecSelinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK- së në Rahovec, e vizituan Serkan Dogan, pronar i kompanisë zvicërane të telekomunikimit ”VIZ GmbH” dhe Shqipron Kabashi, pronar i ”VIZ shpk” në Kosovë, të cilit dhuruan 4 mijë franga zvicërane për dy ushtarët të UÇK- së, Shani Haxhija nga Drenoci dhe Ibrahim Shaipi nga Reti e Ulët, të cilit janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe të cilëve u duhen në vazhdimësi terapia e shtrenjtë.

Nga 1500 franga zvicerane iu janë dedikuar këtyre të dyve, ndërkaq një mijë franga iu janë dhuruar degës së OVL- së në Rahovec. Me kushte të punës dhe problemeve me të cilat po ballafaqohen, mysafirët i njoftoi kryetari Vajdin Berisha, i cili njëkohësisht falënderoi Doganin dhe Kabashin. Ndërkaq mysafirët i përshëndeti dhe i falënderoi Ejup Kabashi, i cili ishte i prekur shumë me këtë gjest human të mysafirëve, duke përsëritur ca herë vetëm fjalën faleminderit.

Dogan dhe Kabashi, duke dëgjuar hallet e nikoqirëve, u shprehën falënderues për mikpritjen, dhe theksuan se kjo ndihmë është simbolike, dhe shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë edhe në të ardhmen, çdoherë kur do të ketë nevojë. /PrizrenPress.com/

Serwer: Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin për dialogun

0

Daniel SerwerAnalisti Daniel Serwer në një bisedë për Express ka thënë se Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin rreth dialogut me Serbinë. Serwer ka thënë se secila qeveri që do të formohet në pajtim me Kushtetutën do të mbështetet nga ndërkombëtarët. Analisti amerikan ka thënë se e ka befasuar refuzimi i LDK’së AAK’së dhe NISMA’s për bashkëpunim me Thaçin.

Analisti Daniel Serwer në një intervistë të shkurtër për Express, nëpërmjet postës elektronike, ka thënë se koalicioni ndërmjet LDK’së, AAK’së, dhe NISMA’s e ka befasuar për faktin se këto parti në të kaluarën kanë menduar ndryshe.

“Jam i befasuar sikur secili për shkak të mënyrës se si kanë menduar ato para vendimit” ka thënë Serwer.

Por se kush do ta bëjë qeverinë tani do të vendos Gjykata, thotë Serwer.

I pyetur nëse bashkësia ndërkombëtare do ta mbështeste një Qeveri me Ramush Haradinajn Kryeministër dhe Vetëvendosjen në të, Serwer, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare do të mbështesë secilën qeveri që formohet në pajtim me Kushtetutën.

“Ndërkombëtarët do të mbështesin secilën qeveri që formohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”

Duke komentuar rreth rolit të VV’së dhe qëndrimet e saj në raport me dialogun me Serbinë, ai ka thënë se Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin.

“Nuk ka qenë gjithmonë konstruktive në të kaluarën. Por tani kanë ndryshuar pak pozicionin dhe mund të ndryshojë edhe më, pavarësisht se a është brenda apo jashtë qeverisë. Përgjegjësitë e qeverisjes janë të ndryshme nga ato të opozitës” ka thënë ai