Serwer: Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin për dialogun

Daniel SerwerAnalisti Daniel Serwer në një bisedë për Express ka thënë se Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin rreth dialogut me Serbinë. Serwer ka thënë se secila qeveri që do të formohet në pajtim me Kushtetutën do të mbështetet nga ndërkombëtarët. Analisti amerikan ka thënë se e ka befasuar refuzimi i LDK’së AAK’së dhe NISMA’s për bashkëpunim me Thaçin.

Analisti Daniel Serwer në një intervistë të shkurtër për Express, nëpërmjet postës elektronike, ka thënë se koalicioni ndërmjet LDK’së, AAK’së, dhe NISMA’s e ka befasuar për faktin se këto parti në të kaluarën kanë menduar ndryshe.

“Jam i befasuar sikur secili për shkak të mënyrës se si kanë menduar ato para vendimit” ka thënë Serwer.

Por se kush do ta bëjë qeverinë tani do të vendos Gjykata, thotë Serwer.

I pyetur nëse bashkësia ndërkombëtare do ta mbështeste një Qeveri me Ramush Haradinajn Kryeministër dhe Vetëvendosjen në të, Serwer, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare do të mbështesë secilën qeveri që formohet në pajtim me Kushtetutën.

“Ndërkombëtarët do të mbështesin secilën qeveri që formohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”

Duke komentuar rreth rolit të VV’së dhe qëndrimet e saj në raport me dialogun me Serbinë, ai ka thënë se Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin.

“Nuk ka qenë gjithmonë konstruktive në të kaluarën. Por tani kanë ndryshuar pak pozicionin dhe mund të ndryshojë edhe më, pavarësisht se a është brenda apo jashtë qeverisë. Përgjegjësitë e qeverisjes janë të ndryshme nga ato të opozitës” ka thënë ai

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit