Komisioni për emërtimin e rrugëve në Rahovec, bën gati propozimet për Kuvend

komuna e rahovecitKomisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve komunale në Rahovec, nën drejtimin e nënkryetarit Xhemali Haxhimustafa mbajti takimin e fundit, ku u bë rishikimi i tërë procesit të emërtimeve. Me këtë rast u rishikuan të gjitha propozimet për emërtime të rrugëve dhe shesheve të fshatrave dhe lagjeve urbane.

Nënkryetari Haxhimustafa, që është edhe kryetar i këtij Komisioni, tha se në këtë drejtim ka pasur mjaft vonesë, prandaj është koha e fundit që të përgatisim propozimet dhe t’i dërgojmë për miratim në Kuvend. Kjo punë duhet të përfundojë, në mënyrë që edhe komuna jonë të ketë adresa të sakta. Ndërsa Ali Hoxha, ish nënkryetari i këtij Komisioni dhe hartues i skemës së propozimeve, theksoi se komisioni i kaluar ka bërë një punë të madhe dhe tashmë jeni në fazën finale të hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm. Ai pohoi se që nga viti 2012 është debatuar hollësisht kjo problematikë, ndërsa takime e debate janë mbajtur me banorët e të gjitha fshatrave të komunës së Rahovecit.

Të gjithë anëtarët e Komisionit kanë qenë të angazhuar që propozimet të finalizohen dhe dokumenti të jetë i gatshëm për miratim në Kuvend. Nënkryetari Hxhimustafa, tha se këto propozime tashmë janë të gatshme dhe besoj se së shpejti do të thërrasim një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, në mënyrë që në ditët e para të korrikut edhe Rahoveci të ketë të emërtuara të gjitha rrugët, sheshet dhe institucionet që janë në përgjegjësi të Komunës.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit