Thaçi, priti një delegacion të Bordit të “Institutit Kombëtar për Demokraci”

Thaci-Institutit Kombëtar për DemokraciKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot një delegacion të Bordit të Drejtorëve të “Institutit Kombëtar për Demokraci” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kryesuar nga Howard Dean, anëtar i Bordit, në ndërtesën e Kryeministrisë në Prishtinë.

Kryeministri Thaçi shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që “Instituti Kombëtar për Demokraci” ka dhënë për partitë politike dhe për spektrin politik në Kosovë në përgjithësi për tërë këto vite. Kryeministri Thaçi u shpreh krenar me raportet që ka Republika e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se Kosova mundohet vazhdimisht të dëshmojë përkrahjen e vet për partnerin e vet, Shtetet e Bashkuara.

“Suksesi i fundit i Kosovës janë zgjedhjet e mbajtura në qershor e që ishin më të mirat që nga përfundimi i luftës dhe tani Kosova po angazhohet që të tregojë se funksionon në respektim të plotë të ligjeve të saj” theksoi Kryeministri Thaçi.

Anëtari i Bordit të “Institutit Kombëtar për Demokraci”, Howard Dean, u shpreh i kënaqur me të arriturat e demokracisë në Kosovë, duke theksuar veçanërisht të arriturat në fuqizimin e gruas në politikë, që është bërë shembull për rajonin dhe më gjerë. Dean gjithashtu tha se instituti që ai përfaqëson do të mbetet partner i partive politike në Kosovë. Ai gjithashtu lavdëroi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin e demokracisë në Kosovë dhe përfundoi se shteti i ri po dëshmon që di të përballet me testet e demokracisë dhe këtë do ta dëshmojë edhe në procesin pas-zgjedhor.

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit