20.2 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 7980

Bilanci i protestës: 7 policë të lënduar, 2 gazetarë, 10 qytetarë, 4 automjete të djegura dhe dhjetëra të arrestuar

0

shperthim ne mitrovic

(E plotësuar) Shtatë policë të Kosovës të lënduar, 2 gazetarë, 10 qytetarë, 4 automjete të djegura, prej të cilave 2 të EULEX-it, një i UN-it dhe një i Policisë së Kosovës, si dhe dhjetëra të arrestuar, është epilogu i gjithë asaj që ka ndodhur të dielën për rreth tre orë në qytetin e Mitrovicës.

Shtatë policë të lënduar në protestë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti ka bërë më dije për “Epokën e re”, se protesta është ende duke vazhduar, por tani me grupe më të vogla protestuesish, të cilët vazhdimisht janë duke u monitoruar nga policia.

“Tani protesta është në disa grupe shumë më të vogla të ndara në rrugë të ndryshme të qytetit, mirëpo ende nuk ka përfunduar. Policia është e duke monitoruar rrjedhën e këtyre protestuesve dhe shpresojmë që së shpejti do të shpërndahen”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar se në vetëmbrojte policia është detyruar ta përdorte sprejn dhe gazin lotsjellës.

Zahiti ka bërë me dije se nga ballafaqimi me turmat protestuese janë lënduar shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe janë djegur katër vetura.

Po ashtu ai ka thënë se në Spitalin Rajonal tretman mjekësor kanë kërkuar edhe dhjetëra qytetarë, por, sipas tij, ende nuk dihet nëse ata kanë qenë protestues apo kalimtar të rastit.

“Kemi të bëjmë me disa grupe protestuesish, të cilët rreth orës 15:00 kanë pasur tentativa për ta thyer kordonin e policisë. Më vonë të njëjtit kanë përdorur mjete të forta dhe gjësende në drejtim të policisë me ç’rast policia në vetëmbrojtje është detyruar t’i përdorte mjetet e tyre policore sprejn dhe gazin lotsjellës”, ka deklaruar Zahiti.

 

Situatë e tensionuar në Mitrovicë, dy shpërthime te ura e Ibrit, disa të lënduar

Dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme, janë dëgjuar para pak çastesh, si pasojë e shpërthimit të njërit nga automjetet e djegura.

Gazetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes raportojnë që e tërë hapësira përreth deri në shumë metra është e pamundur të shihet nga gazi lotësjellës që është përdorur dhe po vazhdon të përdorën ndaj protestuesve.

Policia e Kosovës ka arritur që protestuesit ti largojë nga ura përafërsisht deri në 300 metra.

Edhe EULEX’i përdorë gaz lotësjellës, digjet edhe një veturë e tyre

Tek ura po vërehen autoambulanca që po transportojnë të lënduar nga të dyja palët, edhe policëve edhe protestuesve.

Protestuesit po hedhin gurë ende e gaz lotësjellës ka filluar të gjuaj edhe EULEX-i.

Gjithashtu protestuesit kanë djegur edhe një veturë të EULEX-it.

Distanca mes pjesëtarëve të sigurisë dhe protestuesve është diku rreth 150 metra.

Vazhojnë përleshjet mes Policisë dhe protestuesve

Policia e Kosovës po vazhdon të mos lejojë protestuesit të vijnë afëër urës së Ibrit.

Njësia Speciale me armë të gjata, është duke gjuajtur gaz lotësjellës në drejtim të protestuesve.

Ndërkohë, Njësia Speciale e EULEX’it dhe KFOR’i janë në gjendje gatishmërie për të mos lejuar depërtimin e protestuesve të ura e Ibrit.

Policia përdorë gaz lotësjellës ndaj protestuesve

Raportohet se Policia ka gjuajtur gaz lotësjelljës në drejtim të protestuesve.

Gazetari i Express në Mitrovicë, raporton se protestuesit kanë nisur të shpërndahen pasi u qëlluan me gaz lotësjellës nga policia

Shpërthen kordoni i Policisë, protestuesit gjuajnë me gurë

Gazetari i Express nga Mitrovica, ka bërë të ditur se protestuesit kanë shpërthyer kordonin policor.

Sipas raporteve, protestuesit kanë nisur të gjuajnë më gurë drejt Policisë.

Vrasja e Elvisit, plagë e thellë në familjen Pista

0

ElvisPista14Familjarët e Elvis Pistës e kanë përjetuar rëndë vrasjen e anëtarit të tyre, saqë nuk mund t’i mbledhin forcat për të deklaruar se si ndodhi vrasja. Pronari i restorantit “Jaha” dhe kamerieri që i ka shërbyer Elvisit me shoqëri, rrëfejnë se si ndodhi vrasja. Shokët e Elvisit shprehin karakterin e tij të mirë dhe huma

Ndonëse u bë një javë nga vrasja e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Elvis Pista nga Rahoveci, familja e tij ende nuk është e gatshme të flasë dhe të komentojë lidhur me këtë vrasje. Pas një vizite që i bëmë kësaj familje, ata ndiejnë dhembje të thellë për humbjen e tij dhe nuk dëshirojnë të deklarohen për medie pas asaj që i ka ndodhur kësaj familjeje. Për këtë familje humbja e Elvisit la një plagë të thellë. “Elvis Pista ishte njeri i shoqërueshëm, djalë i sjellshëm, i aftë, e mbi të gjitha zemërmirë” ka thënë pronari i restorantit, në të cilin kishte qenë natën kur u vra. “Elvisi ka qenë mysafir i rregullt në këtë restorant. Edhe pse atë natë kur ka ndodhur vrasja e tij unë nuk isha këtu, mund të them se kjo më ka prekur rëndë, sepse e njoh Elvisin. Ai ishte shok shumë i afërt me djalin e motrës time, Ali Shehun, dhe që të dy ishin të pandarë”, ka thënë për gazetën Gani Jaha, pronar i restorantit “Jaha” në qytetin e Rahovecit. Sipas tij, ishte edhe një gjë që e lidhte Elvisin me këtë restorant, të cilin e vizitonte shumë shpesh. “Vitin e kaluar, më 1 qershor, Elvisi e ka bërë këtu dasmën dhe asnjëherë nuk kemi pasur problem me të. Ai e ka ndier veten sikur në shtëpinë e tij këtu”, ka thënë Jaha, duke shtuar se ky lokal i ka dy roje, njëra që e vëzhgon lokalin dhe një që rri natën te pompa e benzinës.
“Nuk e dinim se ishte i plagosur”

E kush mund ta njohë më mirë Elvisin se sa ai i cili i ka shërbyer çdoherë në këtë restorant, kamerieri Artan Sokoli. “Unë i kam shërbyer më shumë Elvisit, jo vetëm atë natë, por gjithnjë. Ka qenë tip shumë i hapur, i qetë, dhe humorist. Atë natë, kur kanë ardhur ta festojnë ditëlindjen e gruas, ka qenë çdo gjë në rregull. U kemi shërbyer shumë mirë, sepse i kemi mysafirë të përhershëm. Ata kanë qenë të fundit që kanë dalë nga lokali dhe unë kam qenë ai që i ka përcjellë deri te dera e nuk kemi ndier asnjë zhurmë”, ka thënë Sokoli, duke e kujtuar mjaft mirë atë natë, që ishte bërë edhe më e errët se sa që është nata. Sipas tij, kur e kishte mbyllur derën kishte vazhduar të pastronte, mirëpo papritur kishte dëgjuar një zë teksa kërkonte ujë.

“Pasi i përcolla, vazhdova ta pastroj restorantin kur kanë ardhur dhe më kanë kërkuar ujë, pastaj kam dalë për t’i ndihmuar gruas dhe shokëve të tij, e ne nuk e kemi ditur se është i plagosur, vetëm mendonim se i ka rënë të fikët dhe e kemi thirrur ambulancën e pastaj ambulanca e ka thirrur Policinë”, ka theksuar ai.

Shpresojnë të zbardhet rasti sa më shpejt

I pyetur se a e njeh familjen e Elvisit, ai pa hezitim flet për të. “Familjen e Elvisit e njoh, janë një familje shumë e sjellshme, të shkolluar, ku edhe motra është shpallur si arsimtarja më e mirë. Përmenden si familje për gjëra të mira”, ka potencuar Artani, duke shtuar se e kanë përjetuar shumë rëndë vrasjen e tij dhe ende nuk janë këndellur mirë.

Vrasjen e Elvisit nuk e kishin përjetuar rëndë vetëm të afërmit e tij, por edhe qytetarë të komunës së Rahovecit. Sipas tyre, kjo është një tragjedi tejet e madhe që i ka ndodhur kësaj Komune.

“Ka qenë një njeri që ka kontribuar shumë për Rahovecin dhe ka qenë shumë shpirtmirë. Kjo që ka ndodhur është një tragjedi për Rahovecin dhe nuk e ndiejmë veten të sigurt tani e tutje, sepse nuk ka pasur vrasje më herët, kjo është e para”, ka thënë për gazetën Dashamir Morina, qytetar nga rrethina e Rahovecit.

Edhe Safet Bajrami ka thënë se pavarësisht që nuk e kishte njohur kurrë për së afërmi Elvisin, ka dëgjuar se është njeri i mirë. Ndërsa, Vajdin Berisha ka thënë se pret që sa më shpejt të zbardhet ky rast. “Ka qenë njeri shumë i mirë, i shoqërueshëm, e kjo që i ka ndodhur është një gjë e tmerrshme dhe shpresojmë që sa më shpejt të zbardhet ky rast e të mos ndodhin më këso rastesh”, u shpreh ai.

E, sipas Adem Sharkut, Elvisi çdokujt i ka gjetur zgjidhje. “Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje të mëdha te ne. Ai ishte shumë i hapur me të gjithë dhe kush ka shkuar të ankohet tek ai, Elvisi i ka gjetur zgjidhje”, ka shtuar Sharku.

Hetimet zhvillohen në disa drejtime
Edhe pse u bënë një javë nga vrasja e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pistes, i cili u ekzekutua në Rahovec, në orët e hershme të së dielës së kaluar, ende nuk ka asgjë konkrete sa u përket hetimeve që janë duke u zhvilluar për këtë vrasje. Këtë, e ka pohuar edhe kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija. “Nuk ka asgjë të re në këtë rast. Jemi duke e vazhduar punën tonë me intensitet maksimal”, ka thënë Bakija. Ajo ka konfirmuar se hetimet janë duke u zhvilluar në të gjitha drejtimet e mundshme që mund të çojnë deri te zbardhja e kësaj vrasjeje.

“Hetimet jemi duke i zhvilluar në të gjithë drejtimet dhe pistat e mundshme. Duhet ta keni të qartë se veprimet e ndërmarra kërkojnë kohë”, është shprehur Shpresa Bakija, duke shtuar se nuk është eliminuar asnjë pistë e mundshme e këtij akti kriminal. Kryeprokurorja Bakija nuk ka dashur të flasë për ndonjë afat se kur mund të pritet të dilet me ndonjë rezultat konkret lidhur me hetimet e deritashme të këtij rasti.

“Nuk është e preferuar, bile as e qëlluar të jepet ndonjë afat për këtë punë. Një gjë mund t’iu garantoj se jemi duke punuar me seriozitetin dhe intensitetin maksimal”, është shprehur Shpresa Bakija.
(Kosova So

Po të isha lazaratas, sot do të isha i lumtur

0

mustafa nanoShkruan:Mustafa Nano

Gjatë këtyre ditëve, me t’u kuptuar se “kështjella” e Lazaratit ra, ka pasur shumë komente që janë ngritur mbi një prirje empatike ndaj të gjithë atyre që Lazaratin ose e kanë krijuar, ose e kanë inkurajuar. Është e çuditshme kjo gatishmëri për të mirëkuptuar krimin e kundravajtjen këtyre anëve tona. Kështu kemi thënë e themi edhe në raste të ngjashme. I përligjim, fjala vjen, politikanët tanë që kanë bërë plaçkë me pasurinë publike, duke thënë “ok, le të bëjnë pasuri sa të duan, se edhe ne të njëjtën gjë do bënim po të ishim në vend të tyre, por të paktën të bëjnë edhe punë, të vënë në lëvizje ekonominë, të krijojnë vende pune, të ndërtojnë shtetin, të vënë në punë institucionet, etj, etj”. I kuptojmë e i mirëkuptojmë ata që në harkun e dy dekadave të fundit kanë zaptuar troje jo të tyret e kanë bërë ndërtime pa leje, ata që ia kanë dalë të bëhen të pasur brenda natës, a brenda javës, a brenda muajit, ata që për meritë e atribut kanë veç “namin e bëmat prej të forti”, e që ky nam u ka mjaftuar për të bërë hair në këtë botë, etj, etj, dhe në të tilla rrethana një pjesë prej nesh kanë shpesh një kompleks dobësie a një brerje ndërgjegjeje për faktin që “ata janë të zotë, ndërsa ne …”.

Me Lazaratin po ndodh e njëjta gjë. Ka tek-tuk një gatishmëri për ta simpatizuar, marrë me të mirë, justifikuar, ledhatuar, madje dhe heroizuar atë fshat. Në më shumë se një shkrim kam vënë re shqetësimin e autorëve, se “ok, e mbyllën Lazaratin si fabrikë droge, por tani ç’do të bëjnë me Lazaratin si fshat, si do të punësohen të rinjtë e atjeshëm?” Me sa duket, janë aq të apasionuar e marrosur pas Lazaratit si një paradigmë interesante e historisë së këtyre kohëve, sa harrojnë se në thelb nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme për Lazaratin; thjesht Lazarati do të ekzistojë siç ekziston Tepelena, Kukësi, Shijaku, Derviçani aty pranë, Gramshi, etj, etj. Madje, sikur këtë keqardhje ta pranonim si kriter në vlerësimet që bëjmë e konsideratat që japim, duhet thënë se Lazarati është për të qarë hallin më pak se të tjerët.

Një arsyetim tjetër që bëhet është ai që thotë se “Lazarati ka qenë gjithë këto vite një resurs i madh, atje është bërë pará e madhe, e cila në një mënyrë a në një tjetër ka shërbyer si karburant për ekonominë lokale”. Kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë për të gjitha veprimtaritë ilegale në ekonomi, si trafiku i armëve, i prostitutave, larja e parave të pista, etj, etj, por kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu pa fund, ngaqë vendi, pa u ndjerë, shndërrohet (kam frikë se në një masë të madhe kjo gjë ka ndodhur, tanimë) në një parajsë për ilegalitetin, krimin, e mafien e të gjitha llojeve. E nëse ndodh kjo (përsëris: nëse nuk ka ndodhur), i bie që Shqipëria të shndërrohet në një “Lazarat” të madh brenda Europës. Ku është e keqja? E keqja është se nga njëra anë do vijonim të tregoheshim me gisht në çdo qoshe të kontinentit, e nga ana tjetër do na duhej të adoptonim ca rregulla të reja e një kod tjetër moral për të mbijetuar në këtë “Lazarat” të madh. Ne kemi jetuar me idenë se lazaratasit “e vegjël” kanë qenë të lumtur gjithë këto kohë, se ata kanë pasur një punë me se të merren, dhe se ata nuk kanë patur probleme të mbijetesës, etj, etj, por në të njëjtën kohë lazaratasit duhet të kenë vuajtur faktin që fshati i tyre nuk ka qenë më i tyre, që i gjithë krimi nacional ishte zhvendosur atje e bënte ligjin në gjithçka, që lazaratasit i ishin nënshtruar këtij realiteti, që nuk e hapnin gojën, që nuk kishin lirinë për të thënë se e gjitha kjo nuk ka kuptim, që fëmijët e tyre po rriteshin në këtë habitat të kriminalizuar e me damkën e padrejtë të “lazos”, etj, etj.

Në këtë mes ishte me interes një intervistë marrë një djali nga Lazarati që banonte prej vitesh në Tiranë. E përditshmja ‘Panorama’ nuk e fshihte identitetin e të intervistuarit, dhe kam përshtypjen se kjo ndodh për herë të parë. Quhet Admir Pollo, është 32 vjeç. Nga intervista merrej vesh se Admiri ishte një djalë normal, me një pamje normale, me një logjikë normale, me një qasje morale normale, e kështu me radhë. Dhe nuk është se ka ndonjë çudi në këtë mes. Çudia është gjetkë, çudia ka të bëjë me faktin që Admir Pollo nuk ka pasur mundësi më përpara të demonstronte se ka qenë normal, si të gjithë ne të tjerët. Nëse do ta intervistonin deri para pesë ditësh, ai ose do refuzonte të intervistohej, ose do të thosh gjëra krejt të ndryshme nga ato që ka thënë. Nuk do të thosh fjala vjen se “mbjellja e hashashit është një gjë e keqe, se Lazaratin e kanë pasur në dorë delinkuentë të ardhur e që nuk i lidh asgjë me ne, që thjesht e kanë përdorur Lazaratin, që operacionin e policisë e mbështes, pavarësisht rezervave që kam për numrin e madh të policëve që u bënë pjesë e tij”. Sot duhet të jenë të shumtë lazaratasit që s’e kanë për gjë të flasin për atë që ka ndodhur e ndodh në fshatin e tyre, por nuk duhet të harrojmë kurrë se deri më sot askush nga Lazarati nuk ka guxuar të flasë. Në atë fshat ka pasur mësues, ka patur gra e burra që nuk kanë qenë dakord me mënyrën që Lazarati kish zgjedhur për të jetuar, ka patur e ka djem e vajza të reja që do donin të kishin një jetë tjetër, të ndryshme nga kjo që e harxhonin mes hashashit në bunkerin me emrin Lazarat, ka patur edhe xhami (kjo thuhej në një nga gazetat e djeshme), e mendja ta thotë se ka pasur dhe ndonjë hoxhë, ka pasur dhe një administratë lokale, mirëpo që të gjithë këta nuk kanë guxuar të flasin. Në të gjithë Shqipërinë është folur këto kohë për Lazaratin, por nuk janë dëgjuar lazaratasit që të flasin.

Po, është e vërtetë që lazaratasit do të jenë më të varfër qysh nesër e tutje (këtë “frikë a merak” e ka dhe Admir Pollo), por do të jenë më të lirë, nuk do të jenë më gojëkyçur përballë krimit e do të guxojnë ta thonë një fjalë për fshatin e tyre, për imazhin e këtij fshati, dhe për ata që këtë imazh e kanë ndotur.

Shkurt, Lazarati ka shpëtuar. Po të isha lazaratas, sot do të isha i lumtur.

Shqip

Motra e Kim Kardashian merr ofertë për film pornografik

0

motra1Motra e vogël e Kim Kardashia, Kendall Jenner, ka marrë një ofertë nga një shtëpi pornografike që të aktrojë në filma për të rritur.

Asaj i janë ofruar një milion dollarë për bashkëpunim prej 90 ditësh, gjatë të cilit do të zhvishet drejtpërdrejtë përpara fansave dhe videoja do të lansohet në internet.

Po ashtu, si pjesë e marrëveshjes (nëse e pranon), ajo duhet të aktrojë edhe në një film të plotë pornografik.

Kujtojmë që pikërisht një xhirim pornografik i Kim me ish-të dashurin e saj, reperin Ray J, bëri që ajo të arrinte famë botërore, shtatë vite më parë.

Pritet të shihet nëse 18-vjeçarja do të ndjekë hapat e motrës për të fituar miliona më pastaj.

Kendall është vajza e Kris Jenner dhe Bruce Jenner, ndërsa të famshmet Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian i ka motra nga nëna

Velloja muzikore

0

Eros Ramazzotti  Marica PellegriniVeshje që mbanin firmën Valentino, ndërsa për nusen fustani i nusërisë ishte i dekoruar i gjithi me nota muzikore.

200 të ftuar në mesin e të cilëve miq dhe të afërm, përfshi dy vajzat Aurora dhe Rafaella. Është kjo panorama që shoqëroi ceremoninë matesore të këngëtarit Eros Ramazzotti dhe bashkëshortes së tij Marica Pellegrini.

Eros dhe Marica, kanë një vajzë 3 vjeçare me emrin Raffaela Maria, ndërsa Aurora është vajza e madhe e këngëtarit nga martesa e parë e tij me showgirlin Michelle Hunziker.

Çifti zhvilloi ceremoninë vetëm pak ditë pasi u celebruan, ndërsa për fansat ndanë disa fotografi të realizuara nga fotografi danez Signe Vilstrup.

Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe në veri të Mitrovicës

0

xhandarmeria serbeRreth 100 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe kanë hyrë mbrëmë nga Serbia në veri të territorit të Republikës së Kosovës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, këta pjesëtarë të xhandarmerisë serbe, duke përshirë këtu edhe struktura tjera dhe njerëz të krimit, që janë nën urdhrat e bosit të ‘nëntokës’ Zvonko Veselinoviq, e qw janë mobilizuar të dielën dhe do të jenë në gatishmëri afër urës së Ibrit prej orës 15:00 e deri në kohë të pacaktuar.

Ata do të jenë në prapaskenë, përkatësisht afër kafiterisë ‘Dolce Vita’ dhe ‘Bagat’-it, dhe do të reagojnë menjëherë nëse paraqitet nevoja, ndërsa pranë urës do të jenë forca të shtuara të Policisë së Kosovës të stacionit veri.

Burimet kanë bërë të ditur se njëri nga strukturat udhëheqëse të Policisë së Kosovës në veri, ka urdhëruar po ashtu mobilizimin e policëve shtesë edhe nga komunat tjera veriore gjatë kësaj kohe pranë urës.

“ ‘Dolce Vita’ është përplot xhandarë serbë dhe njerëz të panjohur nga Beogradi. Janë urdhëruar të angazhohen edhe nga 15 policë shtesë veç veriut të Mitrovicës, edhe nga Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, me të gjitha pajisjet e duhura, ndërsa është urdhëruar po ashtu që nga e shtuna pasdite, që gjatë secilit pranim-dorëzim të ndërrimit të numërohen zhardinierët dhe pishat në ‘Parkun e paqes’”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se e gjithë kjo është masë kundër kërcënimit të kryetarit të jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe protestës që do të mbahet në jug të qytetit, për parandalimin eventual të protestuesve shqiptarë në veri apo shkatërrimin e ‘Parkut të paqes’.

Droga e “padukshme” në Kosovë

0

droga shiringPërderisa abuzimet me heroinën, si një prej narkotikëve më të dëmshëm, sipas ekspertëve që merren me personat që abuzojnë narkotikë, ka shënuar rënie në Kosovë, megjithatë, siç thonë ata, tashmë në vend janë duke u keqpërdorur drogat e reja të dizajnuara, të ashtuquajturat ‘legal high” apo “lartësia legale”.

Defektologu Safet Blakaj, drejtues i Qendrës mediko-psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë, si dhe pjesëmarrës në përpilimin e Strategjisë kombëtare kundër drogave, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se drogat e reja të dizajnuara janë kombinim i substancave të ndryshme kimike që përdoren në industri, si dhe për mirëmbajtje sanitare.

Një prej tyre, thotë Blakaj, e cila është e pranishme tash e dy vjet në qarkullim dhe ka përhapje të shpejtë, është substanca GHB, që është akronim i formulës kimike Gama Hidro Glabulin.

“GHB është një lloj droge e kombinuar. Është tërësisht kimike. Në këtë drogë, ka edhe zbardhues, pastrues, aso elementesh kimike që përdoren për pastrimet e gjëra të ndryshme, si për shembull, për pastrimin e automjeteve. Një prej substancave që e përbën atë është edhe ajo.

Kjo është një drogë që njihet edhe si droga e dhunimit, për arsye se i nxitë epshet seksuale, themi kushtimisht, sepse kjo nuk do të thotë se gjithmonë është ashtu. Mirëpo, ndodhin rastet e dhunimit nën ndikimin e kësaj droge. Çfarë është më e keqja, madje nuk e di se ka qenë dikush i dhunuar”, shpjegon Blakaj.

Ai shton se përveç substancave të ashtuquajtura GHB, në dy vitet e fundit abuzuesit e narkotikëve përdorin edhe substancat narkotike si Amfetamina dhe Meta-amfetamina, e njohur si “speed” apo “shpejtësia”, e cila sipas tij është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Në anën tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se janë në dijeni për rrezikshmërinë e këtyre drogave të reja.

Zëdhënësi i kësaj policie, Brahim Sadriu, thotë për Radion Evropa e Lirë se njësitë policore kundër drogës, trajnohen edhe për identifikimin e drogave të reja, por deri më tash, sipas tij, nuk ka pasur raste që janë kapur persona që posedojnë apo konsumojnë droga të tilla.

“Lidhur me drogat GHB dhe Amfimetamina, si dhe Meta-amfimetamina dhe drogat e reja, ne si polici kemi informacione për ekzistencën e këtyre drogave. Mirëpo, realisht, bazuar në punën tonë dhe në trajtimin e personave të varur nga droga ose me posedim të saj, nuk është se kemi pasur raste që kemi trajtuar persona që kanë qenë në posedim të këtyre drogave”, thotë Sadriu.

Por, Safet Blakaj shpjegon dukjen fizike të GHB-së: “Kjo është në formë të lëngshme, është pa ngjyrë, që i ngjan shumë ujit, por është pak më e dendur se uji. Kjo është dukja fizike e kësaj substance”.

Zëdhënësi i policisë, Sadriu, thotë se megjithatë, policia ka informacione për drogat e reja të dizajnuara.

“Policia ka informata se si duken këto, mirëpo, për shkak të përbërjes së tyre, është pak vështirë të identifikohen. Mirëpo, ne kemi informacione për këto lloj drogash, momentalisht, edhe pavarësisht faktit se nuk ka pasur raste që ne kemi trajtuar persona që kanë qenë në varësi të këtyre substancave narkotike. Por, nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë”, bën të ditur Sadriu.

Blakaj në prononcimin për Radion Evropa e Lirë, thekson se rastet kanë ndodhur dhe se rreziqet nga drogat e reja të dizajnuara, janë tejet të mëdha.

“Rreziqet e saj janë po ashtu që ne kurrë nuk e dimë saktë fortësinë e saj dhe shpejt ka kolapse të ndryshme e që ne nuk e kuptojmë se dikush ka rënë në ndonjë bar ose në ndonjë disko. Dikush e quan ‘të fiktë’ (alivanosje), por këto raste janë që ndodhin. Në një rast ka pasur disa intervenime nga ndihma e shpejtë, brenda një nate, në pub-e të caktuara, ku ka pasur edhe rënie në komë nga përdorimi i kësaj droge”, potencon Blakaj.

Sadriu pranon se për policinë është problematik argumentimi i përdorimit të GHB-së pa konstatimin e ekspertëve shëndetësorë.
“Problemi është që edhe në kontakt me ekipet e mjekëve që merren me ta, neuropsikiatrit, kanë thënë se ‘nuk kemi pasur raste që kemi trajtuar persona të varur prej këtyre drogave’”, thotë Sadriu.

Edhe Blakaj vlerëson se për organet e rendit është mjaft i vështirë argumentimi i faktit të përdorimit të GHB-së tek abuzuesit e kësaj substance.

“Është tepër shumë e vështirë, sa i përket policisë dhe gjyqësisë, do të thotë, organeve të ndjekjes, për ta vërtetuar një gjë të tillë, për arsye se ajo shumë shpejt absorbohet dhe del prej organizmit. Është vështirë të argumentohet që dikush i ka dhënë dikujt drogë”, pohon Blakaj.

Ndryshe, sipas defektologut Blakaj, në Evropë aktualisht janë duke qarkulluar rreth 300 substanca të ngjashme, të cilat janë identifikuar se keqpërdoren.

Por, ashtu sikurse edhe në Kosovë, ekzistojnë probleme ligjore për parandalim, për shkak se përbërësit e tyre, veç e veç, përderisa nuk strukturohen për të krijuar substancë narkotike, nuk janë në listën e substancave të ndaluara ligjërisht.

Sipas tij, tashmë në Kosovë po përpilohet lista e këtyre substancave, të cilat do të futen nën kontroll ligjor, për t’ua mundësuar organeve të ndjekjes parandalimin e shitjes dhe keqpërdorimit të tyre.

Nesër nisin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”

0

muzika e re shqiptareNë vazhdimësi të traditës 16 vjeçare, festivali vazhdon të porosisë vepra nga kompozitorët shqiptarë dhe të paraqesë premierat e tyre përgjatë ditëve të tij. Në mbrëmjen e fundit premierë janë veprat e Thoma Simakut “Soliloquy III”, Endri Sinës “Beyond” dhe Eriona Rushitit “Light and shadows”.

Festivali Ndërkombëtar “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” do të mbajë koncertin e tij të fundit ditën e hënën, në sallën e madhe të Akademisë së Arteve. Koncerti përmbyllës është konceptuar nga drejtori artistik i këtij festivali z. Dorian Çene, si një mbrëmje dedikuar tërësisht muzikës së kompozitorëve shqiptarë, por surprizë janë veprat premierë. Në koncertin e datës 23 Qershor do të interpretohen vepra nga kompozitorët e njohur, Thoma Simaku, Endri Sina, Rafet Rudi, Valton Beqiri, Eriona Rushiti, Sokol Shupo, Shpëtim Kushta dhe Thoma Gaqi. Krijimtaria e kompozitorëve do ti paraqitet publikut nga instrumentistët po ashtu të njohur, si Arben Llozi, Merita Rexha, Admir Doçi, Lorenc Radovani, Arian Paço, Fatos Qerimaj dhe Laura Kushta. Sikurse është vërejtur edhe në koncerte të tjera të këtij edicioni, me krijimtari të kompozitorëve shqiptarë, drejtori artistik i festivalit nuk ka pasur parasysh vetëm kompozitorët që jetojnë në Shqipëri por një grupim më gjithëpërfshirës.

Në vazhdimësi të traditës 16 vjeçare, festivali vazhdon të porosisë vepra nga kompozitorët shqiptarë dhe të paraqesë premierat e tyre përgjatë ditëve të tij. Në mbrëmjen e fundit premierë janë veprat e Thoma Simakut “Soliloquy III”, Endri Sinës “Beyond” dhe Eriona Rushitit “Light and shadows”.

Krijimtaria e kompozitorit shqiptar rezident në Angli, Thoma Simaku, rikthehet në “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” dhe në skenën muzikore në Shqipëri mbas një mungese disavjeçare. Vlen për tu përmendur fakti se Thoma Simaku është një nga artistët të cilët “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” e kishin pikësynim ta riprezantonte në Shqipëri. Kompozitori Simaku është larguar nga Shqipëria në vitet ‘90 dhe ka pasur një karrierë ndërkombëtare duke fituar disa prej çmimeve më të rëndësishme dedikuar krijimtarisë muzikore, sikurse dhe ishte së fundmi çmimi “Lutoslavski” në “Warschauer Herbst” në Poloni. Dy veprat e tjera premierë, respektivisht nga Sina dhe Rushiti, janë porositur nga “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” falë mbështetjes që ky Festival ka pasur nga Ministria e Kulturës dhe donatorë të tjerë.

Në edicionin e XVII-të “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” realizuan 11 koncerte, të mbajtura në Tiranë dhe Prishtinë. Artistët pjesëmarrës ishin nga Shqipëria, Kosova, Italia, Austria dhe Spanja. Krahas Thoma Simakut, si një nga objektivat e këtij Edicioni, Festivali riktheu ne sallën e Akademisë së Arteve (sot Universiteti i Arteve), mbas një mungese 25 vjeçare, violinistin Florian Vlashi, i cili mbajti një koncert solistik. / KultPlus.com

Biblioteka e Meyrinit pasurohet me libra në gjuhën shqipe

0

Panairi librit-ShkupTë gjithë e dinë, biblioteka ështe vend i dritës, vend i diturisë. Për këtë arsye dhe më qëllim të mundësimit që edhe shiptarët që jetojnë në komunën e Meyrinit të kenë çasje më të madhe në lexim të librave në gjuhën shqipe, Agim Paçarizi – kryetar i shoqatës Rrethi shqiptarë-meyrinas mori iniciativë që të pasuroj bibliotekën me tijtuj shqip.

E tërë kjo filloj me rastin e panairit të librit ne Palexpo të Gjenevës në vitin 2013. Aty, zotëtriu Pacarizi, pas bisedës me drejtorin e bibliotekës së Meyrinit për sjelljen e titujve në gjuhën shqipe, filloj kontaktet me editorët shqiptarë, por dhe me insitucionet e Kosovës.

Për fat të mirë kjo iniciativë i përkrahë edhe nga zyrtarët e Kosovës, në veçanti nga Minsitria e diasporës dhe vetë zotëriu Makolli. U siguruan tre komplete të lektyrës shkollore nga klasa e parë deri në klasën e tetë, me gjithsej 180 libra. Gjithashtu, biblioteka u pasurua edhe me 30 romane, tregime e poezi. Pra, gjithsej në bibliotekën e Meyrinit ka tashmë mbi 300 libra në gjuhën shqipe, ku nxënësit, të rinjët dhe të gjithë ata që duan të lexojnë në gjuhën e Naimit.

Vlen të ceket se pjesmarrës në realizimin i kësaj iniciative shumë të qëlluar ishte edhe vetë drejtori i bibliotekës, zotëriu Cédric Pauli, i cili dha edhe një kontribut të konsiderueshm financiar. Edhe zyrtarët e komunës së Meyrinit janë shume të knaqur me pasurimin e bibliotekës së tyre si dhe me intersimin e shtuar të shqiptarëve për bibliotekën, nëveçanti për titujt e rinjë në gjuhën shqipe.

Shuarja e klasës së XIII rrezikon 60 profesorë në Prizren

0

Gjimnazi Gjon BuzukuKanë punuar për vite në shkolla të mesme të Prizrenit, por tani rrezikojnë të mbeten pa punë, pasi paralelet në të cilat ata kanë punuar, fillimin e vitit të ardhshëm shkollor nuk do të startojnë, pasi me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Kosovës (MASHT) shkollimi i mesëm tashmë do të përfundojë me mbarimin e klasës së XII.

Shuarja e klasave të XIII, të fundit për disa drejtime në shkollimin e mesëm, e bën të paqartë fatin e mbi 60 mësimdhënësve, të cilët kanë qenë të angazhuar në procesin edukativ në paralelet që tashmë nuk janë.

Drejtori për Arsim në Prizren, Nexhat Çoçaj, pranon se heqja e kësaj klase përbën një problem madhor këtë vit, pasi nga shtatori nuk do të jenë edhe 42 klasë të XIII, ndërsa kjo do të thotë se 63 norma mësimore janë më pak.

“Drejtoria e Arsimit ka marrë masat dhe po i planifikon gjërat me kohë, për të hapur një shkollë të re profesionale, atë të kompetencës, në mënyrë që askush të mos largohet nga puna dhe mësimdhënësit përsëri nga shtatori të jenë në profesionin e tyre, ndonëse në një shkollë tjetër”, tha për “Zërin” ai.

Çoçaj tha se me fillimin e vitit të ri shkollor do të hapet Shkolla e Kompetencës, që është donacion i qeverisë së Luksemburgut dhe se DKA-ja tri vjet më parë ka përcaktuar drejtimet arsimore.

“Në konkurset e hapura, përparësi në drejtime të përgjithshme kanë punëtorët, të cilët kanë mbetur pa punë, pas heqjes së klasës së XIII”, tha ai.

Konkursi do të hapet edhe për shkollën e Agrobiznesit, që fillimisht parashihet të funksionojë në ndonjërin prej objekteve të shkollave që punojnë vetëm në një ndërrim, pasi aktualisht nuk ka objekt të posaçëm.

Zyrtarët arsimorë thanë se do t’i shikojnë mundësitë për ta futur në buxhet ndërtimin e një objekti të posaçëm për këtë shkollë.

“Në shkollat e reja, mendoj se do të sistemohen të gjithë punëtorët dhe se asnjëri nuk do të largohet nga puna”, tha Çoçaj, duke treguar se tashmë është hapur edhe afati i parë për regjistrim në Shkollën e Kompetencës dhe në atë të Agrobiznesit.

Në Shkollën e Kompetencës veçantia është se praktika do të zhvillohet në Gjermani, ndërsa do të jetë e mbikëqyrur nga donatori, ndërsa sipas zyrtarëve diplomat e kësaj shkolle do të njihen edhe jashtë Kosovës.

Shkolla e Kompetencës dhe ajo profesionale e Agrobiznesit ofrojnë drejtime të reja dhe pritet të nxjerrin kuadro që vlerësohet se janë të mirëseardhura për tregun bashkëkohor të punës, sidomos për atë të ekonomisë e bujqësisë.

Profesorët e mbetur pa normë në Shkollën e Mesme Teknike mendohet të dërgohen në atë të Agrobiznesit.