8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Bilanci i protestës: 7 policë të lënduar, 2 gazetarë, 10 qytetarë, 4 automjete të djegura dhe dhjetëra të arrestuar

shperthim ne mitrovic

(E plotësuar) Shtatë policë të Kosovës të lënduar, 2 gazetarë, 10 qytetarë, 4 automjete të djegura, prej të cilave 2 të EULEX-it, një i UN-it dhe një i Policisë së Kosovës, si dhe dhjetëra të arrestuar, është epilogu i gjithë asaj që ka ndodhur të dielën për rreth tre orë në qytetin e Mitrovicës.

Shtatë policë të lënduar në protestë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti ka bërë më dije për “Epokën e re”, se protesta është ende duke vazhduar, por tani me grupe më të vogla protestuesish, të cilët vazhdimisht janë duke u monitoruar nga policia.

“Tani protesta është në disa grupe shumë më të vogla të ndara në rrugë të ndryshme të qytetit, mirëpo ende nuk ka përfunduar. Policia është e duke monitoruar rrjedhën e këtyre protestuesve dhe shpresojmë që së shpejti do të shpërndahen”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar se në vetëmbrojte policia është detyruar ta përdorte sprejn dhe gazin lotsjellës.

Zahiti ka bërë me dije se nga ballafaqimi me turmat protestuese janë lënduar shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe janë djegur katër vetura.

Po ashtu ai ka thënë se në Spitalin Rajonal tretman mjekësor kanë kërkuar edhe dhjetëra qytetarë, por, sipas tij, ende nuk dihet nëse ata kanë qenë protestues apo kalimtar të rastit.

“Kemi të bëjmë me disa grupe protestuesish, të cilët rreth orës 15:00 kanë pasur tentativa për ta thyer kordonin e policisë. Më vonë të njëjtit kanë përdorur mjete të forta dhe gjësende në drejtim të policisë me ç’rast policia në vetëmbrojtje është detyruar t’i përdorte mjetet e tyre policore sprejn dhe gazin lotsjellës”, ka deklaruar Zahiti.

 

Situatë e tensionuar në Mitrovicë, dy shpërthime te ura e Ibrit, disa të lënduar

Dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme, janë dëgjuar para pak çastesh, si pasojë e shpërthimit të njërit nga automjetet e djegura.

Gazetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes raportojnë që e tërë hapësira përreth deri në shumë metra është e pamundur të shihet nga gazi lotësjellës që është përdorur dhe po vazhdon të përdorën ndaj protestuesve.

Policia e Kosovës ka arritur që protestuesit ti largojë nga ura përafërsisht deri në 300 metra.

Edhe EULEX’i përdorë gaz lotësjellës, digjet edhe një veturë e tyre

Tek ura po vërehen autoambulanca që po transportojnë të lënduar nga të dyja palët, edhe policëve edhe protestuesve.

Protestuesit po hedhin gurë ende e gaz lotësjellës ka filluar të gjuaj edhe EULEX-i.

Gjithashtu protestuesit kanë djegur edhe një veturë të EULEX-it.

Distanca mes pjesëtarëve të sigurisë dhe protestuesve është diku rreth 150 metra.

Vazhojnë përleshjet mes Policisë dhe protestuesve

Policia e Kosovës po vazhdon të mos lejojë protestuesit të vijnë afëër urës së Ibrit.

Njësia Speciale me armë të gjata, është duke gjuajtur gaz lotësjellës në drejtim të protestuesve.

Ndërkohë, Njësia Speciale e EULEX’it dhe KFOR’i janë në gjendje gatishmërie për të mos lejuar depërtimin e protestuesve të ura e Ibrit.

Policia përdorë gaz lotësjellës ndaj protestuesve

Raportohet se Policia ka gjuajtur gaz lotësjelljës në drejtim të protestuesve.

Gazetari i Express në Mitrovicë, raporton se protestuesit kanë nisur të shpërndahen pasi u qëlluan me gaz lotësjellës nga policia

Shpërthen kordoni i Policisë, protestuesit gjuajnë me gurë

Gazetari i Express nga Mitrovica, ka bërë të ditur se protestuesit kanë shpërthyer kordonin policor.

Sipas raporteve, protestuesit kanë nisur të gjuajnë më gurë drejt Policisë.

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Lajmet e Fundit