11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Qeveria siguron se barrikada mbi lumin Ibër do të hiqet shumë shpejt

QeveriaKosoves-objektiQeveria e Kosovës fton qytetarët që po protestojnë sot në Mitrovicë për qetësi, maturi dhe vetë përmbajtje duke kërkuar që të mos bien pre e provokimeve nga ata që kanë për qëllim destablizimin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, thotë se po e përcjellë me vëmendje situatën e fundit pas rivendosjes së barrikadave të reja në urën e lumit Ibër në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët relevant për të zgjidhur këtë problem.

“Qeveria e Kosovës siguron qytetarët se barrikadat e reja mbi lumin Ibër do të hiqen shumë shpejtë dhe lëvizja e lirë do të sigurohet sipas Ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës fton Bashkimin Evropian që të rris angazhimet për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe që sa më shpejtë të lirohet Ura e Ibrit nga pengesat për lëvizjen e lirë, që është një prej vlerave fondamentale të Kushtetutës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Po ashtu, sigurojmë se në rast të mosefektivitetit në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës do të marrë masat e duhura në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet e shtetit të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Qeveria e Kosovës thotë se garanton angazhim të lartë dhe njëkohësisht kërkon prej të organeve të rendit dhe ligjit, Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it që të sigurojnë rendin dhe qetësinë për të gjithë në Mitrovicë.

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit