18.6 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 7998

Blomeyer: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

0

PeterBlomeyer-ambasadori gjermanAmbasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, thotë se koalicione politike të ngjashme, sikurse tash në Kosovë, ka pasur edhe në Gjermani, por se problemi është zgjidhur pa ndihmë nga jashtë. Ai u bën thirrje partive politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadori Blomeyer thotë se situata politike në Kosovë me krijimin e koalicioneve, është normale.

Në një intervistë për Kosova Sot, Blomeyer thotë se koalicione të tilla kanë ndodhur edhe në Gjermani, por se nuk është pritur ndërhyrja ndërkombëtare për t’i zgjidhur problemet.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që për të kaluar këtë ngërç politik, duhet të presin dhe të respektojnë mendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“E rëndësishme është të në mes të partive demokratike, pavarësisht pikëpamjeve të tyre kontroverse, ka një konsensus lidhur me atë se të gjitha çështjet duhen zgjidhur në kuadër të sistemit të drejtësisë dhe duke respektuar vendimet e institucioneve kompetente për çështjet kushtetuese”, ka deklaruar përfaqësuesi i shtetit gjerman në Kosovë.

I pyetur për qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për pezullim të dialogut me Serbinë, Blomeyer tha se Kosova duhet të ndjekë kursin evropian pjesë e të cilit është edhe dialogu. /Kosova Sot/

Ja marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së e nënshkruar me 21 qershor 1999

0

cekuSot mbushën 15 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike…etj. Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90-të ditëve pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999 është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së jo si forcë ushtarake siç ishte paraparë ne këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Ceku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga lejtnant-gjeneral Mike Jackson, Komandant i KFOR-it .

Më poshtë po e publikojmë tekstin e plotë të marrëveshjes të arritur me 21 qershor 1999, ditë e diele.

Teksti i plotë i dokumentit

PER DEMILITARIZIMIN E UÇK-së

Prishtinë, 21 qershor 1999 (Kosovapress)

Të dielën në mbrëmje është nënshkruar teksti i dokumentit të demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nënshkruar nga Kryekomandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral-lejtnanti Mike Jackson. Në vazhdim është teksti i plotë i këtij dokumenti.

a) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontrollë të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.

25. UÇK-ja, ka në plan që të punojë në përputhshmëri me kushtet e parashikuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në këtë kontekst që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e UÇK-së, gjatë krizës së Kosovës dhe në bazë të kësaj të marrë në konsideratë se:

a) Të pranojë se derisa UÇK-ja dhe strukturat e saj, janë në proces të transformimit, është e zotuar që të propozojë pjesëtarë aktuale individual që të marrin pjesë në forcat policore dhe të administrimit në Kosovë, duke gëzuar konsiderat të posaçme për përvojën që kanë zhvilluar.

b) Formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, si pjesë e procesit politik e cila do të duhet të vendosë për statusin e Kosovës në ardhmëri, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

Iniciativa e demilitarizimit të UÇK-së

1. Kjo iniciativë mundëson armëpushim të UÇK-së, mos angazhim të tyre në zonat e konfliktit, demilitarizim subsekuent dhe rintegrim në shoqërinë civile në përputhje me kushtet e Rezolutës së KS të OKB-së 1244 dhe duke marrë parasysh obligimet e marra në Rambuje dhe zotimet publike të delegacionit shqiptar në Rambuje.

2. UÇK-ja merr iniciativë, që të heq dorë nga përdorimi i forcës, që t’i përmbush direktivat e Komandantit të forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (COMKFOR) dhe që në mënyrë paqësore t’i zgjidh të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj iniciative.

3. UÇK-ja pajtohet që prania Ndërkombëtare e Sigurisë (KFOR) dhe prania ndërkombëtare civile, të vazhdojnë të vendosen e të operojnë pa pengesë brenda në Kosovë dhe që KFOR-i ka autorizim që të ndërmarrë të gjitha aksionet e domosdoshme, për të vendosur dhe mbajtur ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që përndryshe ta kryejë misionin e saj.

4. UÇK-ja pajtohet, që t’i përmbush të gjitha obligimet e kësaj iniciative dhe që të sigurojë, që me efekt të menjëhershëm të gjitha forcat e UÇK-së në Kosovë dhe në shtetet fqinje, do t’i vështrojnë provizionet e kësaj iniciative, do të përmbahet nga të gjitha aktet armiqësore dhe provokuese, qëllimet armiqësore dhe do t’i ngrijnë të gjitha lëvizjet ushtarake, qoftë përgjatë kufijve ndërkombëtar, apo përgjatë atij midis Kosovës dhe pjesëve të tjera të RFJ-së, apo aksione të tjera, që nuk shkojnë në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

UÇK-ja në Kosovë, pajtohet që të zotohet publikisht, se do të demilitarizohet në përputhje me paragrafët 22 dhe 23, se do të përmbahet nga aktivitetet që do të mund ta rrezikonin sigurinë e personelit ndërkombëtar qeveritar dhe joqeveritar, përfshirë KFOR-in dhe se do të lehtësojë vendosjen dhe operacionet e KFOR-it.

5. Për qëllimet e kësaj iniciative, pikat në vazhdim do të kenë këto kuptime:

a) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontrollë të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.

b) “Forcat e RFJ”-së përfshijnë tërë personelin e RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë dhe organizatat me mundësi militare. Kjo përfshin ushtrinë e rregullt dhe forcat detare, grupet e armatosura civile, grupet paramilitare, forcat ajrore, gardat kombëtare, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake, shërbimet e intelegjencës, Ministrinë e Punëve të Bredshme, policinë speciale, lokale dhe antiterroriste dhe çdo grup apo individ që konsiderohet i tillë nga Komandanti i KFOR-it.

c) Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometërshe që zgjatet jashtë territorit të Kosovës, në vazhdim të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin brenda atyre 5 kilometrave.

d) Armët e ndaluara janë të gjitha armët e kalibrit 12.7 mm e mbi, çdo armë antitank apo antiajrorë, granatat, minat apo eksplozivët dhe armët me flurudhë të gjatë.

6. Qëllimet e kësaj iniciative janë këto:

a) Vendosja e një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive.

b) Sigurimi për të ndihmuar dhe autorizuar KFOR-in, për të ndërmarrë një aksion të tillë dhe në veçanti për të autorizuar KFOR-in, për të ndërmarrë aksione të tilla, përfshirë edhe përdorimin e forcës së domosdoshme, në përputhje me rregullat e KFOR-it, për të siguruar realizimin e kësaj iniciative dhe mbrojtjen e KFOR-it dhe për t’i kontribuar një ambienti të sigurt për praninë ndërkombëtare, civile, implementuese dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, agjencitë si dhe organizatat joqeveritare dhe popullsinë civile.

7. Aksionet e UÇK-së, do të jenë në përputhje me këtë iniciativë.

Komandanti i KFOR-it në përputhje, në bazë të nevojës, me administratorin civil të përkohshëm, do të jetë autoriteti më i lartë, pavarësisht nga interpretimet e kësaj iniciative dhe aspektet e sigurisë të marrëveshjes paqësore që e përkrah. Përcaktimet e tij do të kenë të bëjnë me të gjitha palët dhe personat.

Ndalja e armiqësive

8. Menjëherë pas nënshkrimit, UÇK-ja pajtohet që të veprojë në përputhje me këtë iniciativë dhe me direktivat e COMKFOR-it. Të gjitha forcave që nuk bashkëpunojnë në bazë të kësaj iniciative apo me direktivat e COMKFOR-it, do t’u pamundësohet aksioni ushtarak, siç do të përcaktohet nga COMKFOR-i.

9. Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj iniciative, të gjitha aktet armiqësore të UÇK-së do të pushojnë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së merr përsipër që të japë instruksione të sakta dhe të qarta për të gjitha njësitet dhe personelin që është nën komandën e tij, për të siguruar që kontakti me forcat e RFJ-së të pamundësohet dhe për të përmbushur të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje. Ai do t’i shpall vendimet e tij menjëherë pas nënshkrimit përfundimtar të kësaj iniciative, e cila do të transmetohet përmes të gjitha kanaleve të domosdoshme që do të ndihmojnë që instruksionet për përmbajtjen e iniciativës t’i arrijnë të gjitha forcat nën komandën e tij dhe të kuptohen nga opinioni në përgjithësi.

10. UÇK-ja ndërmerr dhe pajtohet në veçanti:

a) t’i ndërprejë qitjet nga të gjitha armët dhe shpërthimet e mjeteve shpërthyese.

b) të mos vendosë barriera apo postëroja, mina, as të mos vendosë karakolle vështruese apo pengesa protektive.

c) shkatërrimi i ndërtesave, mjeteve ndihmëse apo i strukturave nuk është i lejueshëm. Ajo nuk do të angazhohet në asnjë aktivitet që të bëjë me ushtrinë, sigurinë apo aktivitetet stërvitëse, përfshirë operacionet ajrore, ato tokësore në apo mbi Kosovë apo në ZTS, pa miratim paraprak të COMKFOR-it./Kosovapress.com/.

A do të punojë nesër Gjykata Kushtetuese për rastin e gjyqtarit Kryeziu?

0

Kadri KryeziuKryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ditë më parë paralajmëroi se rasti i pjesëmarrjes së gjykatësit në fushatën parazgjedhore të PDK-së, Kadri Kryeziut, do të shqyrtohet më 22 qershor(nesër), që i bie ditë e diel.

Hasani në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka folur për rastin e gjyqtarit Kryeziu, mirëpo nuk ka treguar se a punon apo jo edhe të dielave Gjykata Kushtetuese.

“Deklarata me shkrim e Kryeziut është marrë dhe ajo do të shqyrtohet me 22 qershor. Është ngritur Komisioni dhe do të hetohen rrethanat e rastit”, ka thënë Hasani.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është parë në fushatë të liderit të PDK-së, Hashim Thaçi në Prizren. Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në tubim të PDK-së “si një qytetar i thjeshtë”.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shkarkojnë, Kryeziun nga pozita e gjyqtarit./PrizrenPress.com/

Qeveria teknike, dështim i politikës

0

qeveria-teknike-d-euml-shtim-i-politik-euml-s_hdKrijimi eventuale i një qeveri teknike, ndonëse do t’i kënaqte të gjitha palët, kjo sipas analistëve kosovarë do të ishte sinjal për papjekurinë totale të politikës kosovare. Mirëpo, ata theksojnë se interesi i ndërkombëtarëve është që Kosova ta përfundojë dialogun me Serbinë, gjë e cila kërkon qeveri stabile dhe legjitime.
Analisti Shpend Kursani ka thënë për Telegrafin se në këto rrethana, gjasat për krijimin e një qeverie teknike janë të vogla, për shkak se “pas krijimit të ngërçit ka përzierje të madhe të ndërkombëtarëve në krijimin e konstalacionit të ardhshëm qeveritar”.

Ai ka theksuar se – duke marrë parasysh që interesi i bashkësisë ndërkombëtare është që Kosova të futet sa më parë në dialog me Serbinë – një qeveri teknike nuk e ka legjitimitetin për këtë.

“Fatkeqësisht, në këto rrethana,afiniteti i një subjekti politik, apo i një koalicioni që përshtatet dhe më lehtë të futet në negociata me Serbinë, është ajo që do të ndikonte në atë se kush do ta krijojë qeverinë e ardhshme”, ka thënë Kursani për Telegrafin.

Ndërsa, Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, ka theksuar se krijimi eventual i një qeverie teknike do të tregonte papjekuri totale dhe dështim të liderëve dhe partive politike të cilat, sipas tij, për tekat e tyre do ta sillnin vendin në një gjendje të para 13 viteve.

Ai ka theksuar se do të ishte e pakuptimtë të ndodhte kjo pas gjashtë viteve shtet dhe 14 viteve të funksionalizimit të institucioneve të Kosovës.

“Kjo çështje do të duhej të zgjidhje nëpërmjet institucioneve të vendit, siç është rasti i Gjykatës Kushtetuese, e jo të merren vendime të cilat kanë pasoja për vendin. Nëse ndodh një gjë e tillë, qytetarët do të duhej të organizoheshin për të krijuar një front të tyre, duke dënuar këtë garniturë politike: duke mos i votuar ata në zgjedhjet e ardhshme, njëkohësisht duke e favorizuar një alternativë e cila si primare i ka interesat e qytetarëve dhe jo egot personale”, ka thënë Zogaj për Telegrafin.

Ndryshe, si skenar i ngërçit politik të krijuar ditëve të fundit, është parashikuar që të jetë edhe krijimi i një qeverie teknike, përmes së cilës të gjitha palët do të ishin të kënaqura!/Telegrafi/

10.854 studentë pritet të pranohen në UP

0

UP-studentetUniversiteti i Prishtinës do të pranojë për vitin e ri akademik rreth 10 mijë e 800 studentë të rinj, numër ky i miratuar nga senati i Universitetit dhe tashmë pritet të miratohet edhe nga Ministria e Arsimit, e cila mund ta ndryshojë këtë numër. Ndërkohë, pritet që konkursi për pranimin e studentëve të shpallet menjëherë pasi të dalin rezultatet e provimit shtetëror të maturës.

Universiteti i Prishtinës pritet të shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2014-2015, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të testit të maturës, pas datës 7 korrik. Ushtruesi i detyrës së prorektorit për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, Qerim Qerimi, tha për Radio Kosovën, se të gjitha propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve që do të pranohen këtë vit, janë miratuar nga senati, të cilat i janë përcjellë Ministrisë së Arsimit për t’i miratuar.

“Numri i përgjithshëm i studentëve që Universiteti i Prishtinës ka propozuar është 10 mijë e 854 për të gjitha njësitë akademike që ka Universiteti. Në përcaktimin e propozimit ekzistues, njësitë akademike kanë marrë parasysh infrastrukturën e tyre, mundësitë hapësinore, ekzistencën e personelit akademik. Ne kemi pasur në konsideratë mundësitë që kanë të gjitha njësitë akademike”, ka thënë Qerim Qerimi.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit është ajo që do të vendosë për sa u përket kuotave të studentëve, që duhet të pranohen në Universitetin e Prishtinës dhe universitetet e tjera publike. Ky numër i propozuar nga Universiteti i Prishtinës, mund të rritet nëse Ministria e sheh të arsyeshme, pasi që sivjet është dyfishuar numri i maturantëve që do të konkurrojnë. Megjithatë, prorektori Qerimi, tha se numri i madh i studentëve do të ndikojë në cilësinë e studimeve.

“Sigurisht që rritja e numrit mund të ketë implikime për dimensione të tjera të rëndësishme siç është cilësia. Ne mund të pranojmë numër të madh e të organizojmë mësimin në klasë me mbase qindra studentë, por pyetja është se në rast se me këtë staf që kemi dhe hapësirën që posedojmë a mund të garantojmë cilësinë e dëshiruar”, ka shtuar Qerimi.

Ndërkohë, Fakulteti që ka propozuar numrin më të madh për pranimin e studentëve është ai i Ekonomik; në Prishtinë rreth 2 mijë studentë, ndërsa në qendrën e Mitrovicës, 400 të tjerë. Pas Ekonomikut, është Fakulteti Juridik, që ka propozuar të pranojë 1 mijë e 800 studentë.

Taylor Swift me listë për të dashurin!

0

Taylor SwiftKëngëtarja me një trup mbresëlënës dhe me një stil unik ende nuk ka të dashur, bëhet fjalë për këngëtaren Taylor Swift e cila e ka bërë një listë se si duhet të jetë i dashuri i saj i ri. Ajo beson se do të dal djali perfekt në pah dhe do të ia plotësoj këto kushte.

Taylor Swift ka pasur disa lidhje të dështuara përfshirë lidhjet me Jake Gyllenhaal, Harry Styles dhe John Mayer, dhe ende vazhdon të jetë beqare, mirëpo ajo ka përgatitur një listë më gjërat qe duhet ti këtë i dashuri i ri saj. Sipas 24 vjeçares djaloshi perfekt duhet të jetë i motivuar për karrierë, të dije të flasë së paku dy gjuhë, të jetë njeri familjarë, të ketë një motër sepse motra do ta bënte atë të dashur më të mirë, të ketë marrëdhënie të mira me prindërit sidomos me nënën por jo të jetë çun mamaje. Taylor beson qe do të dal dikush që do ti plotësoj këto kushte

Blero dëshiron të shkojë në Brazil

0

Blero5-27Këngëtari i mirënjohur Blero tregon se nuk i ka fort në qejf njerëzit me dy fytyra, ndërkaq thekson se ka shumë të meta. Të gjitha këto dhe shumëçka tjetër rreth jetës së tij i ka thënë ai vetë në një intervistë për gazetën Tribuna.

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Blero: Shumë fëmijëri e lumtur dhe pa probleme.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?
Blero: Libri që më ka lënë më së shumti përshtypje është ‘Gjuetari i balonave’, dhe filmi ‘Die Hard’

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Blero: Nuk preferoj të flas shumë për këso lloj gjërash, por kemi edhe gjësende të lira por edhe të shtrenjta.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Blero: Kam shumë hahah…

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një femër?
Blero: Nuk po di, tash nuk shoh ashtu se jam i martuar, po krejt ato që i kam vërejtur te gruaja ime janë ato që kam vërejtur te një femër.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Blero: Njerëzit që janë me dy fytyra.

Tribuna: Hobi juaj i preferuar?
Blero: Futbolli.

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozoj në moment?
Blero: Nuk nervozohem në moment.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Blero: Nuk e mbaj mend.

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Blero: Zoti.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Blero: Pa para në xhep.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?
Blero: Nuk kam menduar asnjëherë për këtë.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Blero: Ka shumë kohë që s’kam hipur.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë?
Blero: Gjysmën familjes sime e gjysmë tjetër njerëzve në nevojë.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Blero: Për momentin Brazili.

Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Blero: Nganjëherë.

Baraliu: Mandatari i Qeverisë, koalicioni që ka shumicën e votave në Kuvend

0

MazllumBaraliuNjohësi i fushës juridike profesor Mazlum Baraliu i ka sugjeruar presidentes së vendit Atifete Jahjgaës që t’i lexojë mirë dispozitat e nenit 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ku parashihet qartë se kush mund të formojë qeverinë dhe kush mund të jetë mandatar i Qeverisë së re të Kosovës. I pyetur nga Bota press se si e shihni zgjidhjen e problemit për krijimin e institucioneve kur kemi një bllok opozitar që është bërë bashkë kundër z. Thaçi, dhe në anën tjetër z. Thaçi që thotë se është mandatari për formimin e institucioneve, profesor Baraliu është përgjigjur:
Zgjidhjen e shoh në kuadër të dispozitave të nenit 84 paragrafi 14 i Kushtetutës së Kosovës ku në mesin e 30 kompetencave të Presidentit është edhe pika 14, apo pika kompetenca nën këtë pikë, që parasheh se me rastin e mandatimit të kryeministrit të vendit, presidenti i vendit do të duhej të konsultohej paraprakisht me parti ose koalicionin partiak fitues, por që i ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Ai subjekt që I ka 60+1 deputet, mund të mandatohet nga presidentja. Me fjalë të tjera nëse partia fituese në aspektin elektoral, siç është PDK me disa parti tjera, e ka këtë numër të deputetëve presidentja ka të drejtë ta mandatojë këtë. Por nëse ky koalicion nuk e ka këtë numër, e që sipas gjitha gjasave pas formimit të koalicionit të bllokut tjetër opozitar nuk e ka, atëherë presidentja duhet të mendojë mirë dhe ta respektojë Kushtetutën dhe të zbatojë dispozitat e saj dhe t’ia jap besimin për mandatimin e kryeministrit atij koalicioni politik që e ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Mundësi ka për t’u zgjidhur. Nuk ka asnjë arsye që të ketë ngërçe politike, zvarritje dhe mosmarrëveshje pas certifikimit të rezultateve. Procesi duhet ta ketë këtë rrjedh dhe të mos ketë probleme të natyrave të ndryshme siç dikush dëshiron të ketë probleme politike, apo edhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e jashtëzakonshme do t’I zënë të papërgatitura gjitha subjektet politike, por edhe do të reflektohet pakënaqësia e qytetarëve në këto rrjedha të cilët këto lëvizje mund t’i trajtojnë në mënyra të ndryshme, edhe me mos dalje në zgjedhje edhe të degradoj në mas të madhe procesin. Pra gjithçka varet nga vetëdija, nga gatishmëria dhe nga vullneti i subjekteve politike që prioritet ti japin shtetit dhe popullit, e jo interesave të tyre partiake, e politike. Nëse kështu veprohet do të tejkalohet pa asnjë problem kjo çështje është shprehru profesor Mazlum Baraliu për Bota press.

Dymbëdhjetë pyetjet e presidentes për Kushtetuesen

0

Atifete jahjagaPresidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, nuk e ka pasur vetëm një pyetje për Gjykatën Kushtetuese, kur një ditë më parë i është drejtuar me kërkesën për t’ia hequr dilemat se kë duhet ta propozojë për kryeministër pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nacionale. Në shtatë faqe tekst ka listuar 12 pyetje, të cilat i ka përmbledhur në katër grupe.

Pyetjen e fundit e ka kualifikuar si më të rëndësishmen. Ka këtë përmbajtje: “specifikoni rendin e përparësisë ndërmjet nenit 84, paragrafi 14, dhe nenit 95 të Kushtetutës ashtu siç ato lidhen me kompetencën e Presidentes për të mandatuar kandidatin për Kryeministër pas zgjedhjeve”.

Norma e parë kërkon që presidenti “cakton mandatarin për formimin e qeverisë pas propozimit të partisë politike ose koalicionit që përbënë shumicën e Kuvendit”/koha ditore/

Konkurrues shumë e bursa pak

0

Provimi-pranus-per studentNë konkursin e shpallur nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan për bursa dhe shpërblime kanë aplikuar 233 studentë e do të shpërndahen 125 bursa dhe 25 shpërblime.

Rashit Sahiti, kryetar i Komisionit, ka garantuar se do të respektohen kriteret ekzistuese për ndarjen e bursave.

Mirëpo, Fazli Abdullahu, koordinator i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, ka tërhequr vërejtjen se kriteri i poentimit të studentëve të universiteteve publike me një pikë më shumë sesa ata të universiteteve private përbën shkelje, sikurse edhe përjashtimi nga e drejta e aplikimit për bursë të studentëve të kësaj komune, që studiojnë në Shqipëri ose diku tjetër jashtë shtetit.

Edhe kryesuesi i Komitetit të Arsimit, Arben Mehmeti, është pajtuar se ky kriter është diskriminues, por ka thënë se kriteret janë miratuar nga përbërja e kaluar dhe ka premtuar se do të diskutohen e të rishikohen për vitin e ardhshëm, meqë sivjet konkursi është shpallur dhe tashmë janë kryer shumica e procedurave.

Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se për Kuvendin Komunal do të duhej të rekomandoheshin edhe ndarjen e bursave për nxënësit që regjistrohen në shkollën e Bujqësisë, për të stimuluar interesimin e të rinjve për këto profile.

Ai ka folur edhe për procesin e zgjedhjes së drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe sekretarëve në disa shkolla të Gjilanit, derisa për testin e maturës është rekomanduar që forma e tashme e organizimit të ndryshohet në të ardhmen, duke gjetur zgjidhje të tjera që janë më të favorshme për nxënës, ngase sipas Arben Mehmetit, manipulimet në testin e maturës janë evidente në gjithë Kosovën dhe ky është një shqetësim yni i përbashkët, që nuk ka të bëjë vetëm me Gjilanin, shkruan zeri.

Edhe anëtarët e tjerë të KA-së: Rashit Sahiti, Shukrije Rapuca, Leonora Bunjaku, Fehmi Sylejmani, Florina Jerliu e Ajtene Shahiqi, janë shprehur kritikë ndaj formës së tashme të organizimit të testit të maturës, duke kërkuar ndryshime, ndërkaq sa i përket testit të arritshmërisë, që mbahet për klasat e nënta, u tha se ai duhet të hiqet fare dhe si kriter për regjistrim në shkollimin e mesëm të merret suksesi i shkollimit fillor.

Sipas Nazmi Musës, drejtor i Arsimit sa i përket komunës së Gjilanit, ai tha se testi është organizuar sipas standardeve dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje në proces.