13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Globe Teatre Shekspir” i Londrës shfaq sonte “Hamletin” në Prishtinë

20140610094732990646Katërqind vjetori i lindjes së dramaturgut të njohur anglez, William Shakespeare, do të shënohet edhe në vend. Me rastin e këtij përvjetori, tragjedia “Hamleti” e teatrit shekspirian të Londrës, në regji të Dominik Dromgul dhe Bill Bakharst, do të shfaqet të martën në dy termine, nga ora 16:00 dhe 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Dymbëdhjetë aktorë që tashmë kanë ardhur në Prishtinë, Xhon Dugal, Ladi Emeruva, Fibi Fildes, Miranda Foster, Naem Hayat, Berus Kan, Tom Lorens, Xhenifer Liong, Raviri Paratin, Methju Romein, Amanda Vilkin, Kit Bartlet pritet ta inskenojnë para publikut kryeqytetas tragjedinë e jetës së Hamletit, princit të Danimarkës, shkruar gjatë viteve të shekullit gjashtëmbëdhjetë nga Shakespeare.
Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte vrarë babanë e tij me helm kur ai ishte duke fjetur .

“Në shfaqjen Hamleti, unë do të luajë princin e Danimarkës, ku zbulohet se babai i tij ka vdekur nga plagët e marra gjatë përleshjes me axhën e tij, dhe i cili vajton me të madhe ndaj asaj kësaj vrasje”, ka deklaruar gjatë konferencës së mbajtur për media njëri nga aktorët e shfaqjes, Naem Hayat që është me origjinë nga Pakistani.

“Globe Teatre Shekspir” në Londër, një nga teatrot më të mëdhenj të botës, më njëzet e tre prill të këtij viti shpalli turneun e tij më ambicioz me rastin e 450 vjetorit të lindjes së Shekspirit. Ky turne i jashtëzakonshëm në mbarë globin pritet të realizohet në një periudhë dy vjeçare. Por ky turne botëror i cili zhvillohet në kuadër të afër shekullit të pestë të lindjes së Shekspirit, e vendos Kosovën në listën e shteteve që “Globe Teater Shekspir” ka menduar të jetë prezent në skenën teatrore dhe shënon një moment të veçantë për Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Është ndoshta e tepërt të them se kjo është një ngjarje e rëndësishme kulturore për Kosovën. Shteti i Kosovës po bëhet pjesë integruese e performancave dhe ngjarjeve kulturore botërore, kështu që falë impenjimit dhe ndihmës së pakursyer të ministrit Krasniqi edhe Prishtina do të presë një nga trupat më të njohura në botë, që do të sjellë në skenë tragjedinë e Shekspirit, për të vazhduar turnin botëror edhe në dyqind e katër shtete të tjera”, citon KultPlus drejtorin e përgjithshëm të TKK-së, Valdet Avdiu.
Globe i Shekspirit është një rindërtim i përpiktë i përshtatur origjinal me gdhendje druri dhe koncept të hapur të skenës si në kohërat e Shekspirit. Sot ajo është një pjesë e gjallë dhe integrale e peizazhit teatrale të Londrës, duke ofruar Shekspirin dhe shkrimet e tij të guximshme në formatin botëror nën menaxhimin e drejtorit artistik Dominic Dromgoole.

“Jemi tejet të privilegjuar që na është dhënë mundësia të inskenojmë këtë shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës”, shtoi më tutje aktori nigerian Ladi Emeruva, i cili do të luajë në dramën “Hamleti”.
Teatri Globe i cili në Londër ndërlidhet me emrin Uilliam Shekspirit, është themeluar nga kompania teatrore e Shekspirit në vitin 1599, ndërsa gjatë një zjarri është djegur më 29 qershor të vitit 1613. Teatri modern i njohur nën emrin “Teatri shekspirian Globe” është hapur në vitin 1997 në afërsi të vendit ku ndodhej teatri i vjetër. Ai disponon me 1.380 ulëse dhe 700 vende për të qëndruar në këmbë.

 

Më Shumë

I dyshuari i aksidentit dje në Malishevë ku vdiq shtatzëna, dërgohet në mbajtje

I dyshuari i aksidentit që përfundoi me fatalitet dje në Astrazub të Malishevës, është dërguar në mbajtje. Këtë e konfirmon Policia e Kosovës, në raportin...

Bashkimi zyrtarizon të huajin e parë për stinorin e ri

Skuadra e Bashkimit pak më parë ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollitin Robert Rikic, i cili do të jetë i huaji i...

Lajmet e Fundit