18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Krasniqi kërkon front të përbashkët opozitar

JakupKrasniqi14-29Jakup Krasniqi është kundër një koalicioni në mes të NISMA për Kosovën dhe PDK-së. Ai thotë për Politiko.net se nuk beson se NISMA do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, por megjithatë pret që me vendimin përfundimtar të dalin organet e partisë.

Krasniqi, dikur një nga eksponentët kryesor të PDK-së, më shumë parapëlqen një front të përbashkët opozitar.

Ai thotë për Politiko.net se me votat që kanë marrë partitë opozitare mund të formojnë një Qeveri të përbashkët teknike, por edhe një Qeveri të mirëfilltë dhe stabile.

“Nuk besoj se Nisma do ta konsiderojë një koalicion me PDK-në. Nuk do të hyjmë në atë pazar. Unë po e them këtë JO, pasi kështu mendoj por prapë po ju them se duhet të ulen organet e partisë dhe të vendosin për këtë çështje. Sa për mua, JO, por për qëndrimin e prerë të Nismës, këtë vendim do ta marrë shumica në parti”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi thotë se opozita ka marrë bashkë më shumë se gjysmën e votave të elektoratit të dalë në zgjedhje. Dhe kjo, sipas tij, është një mundësi për krijimin e Qeverisë nga opozita.

“Ka mundësi për një front të përbashkët të partive opozitare, nëse partitë opozitare janë të gatshme për t’i hyrë një përgjegjësie të re. Mund të jetë një Qeveri teknike, por mund të jetë edhe një Qeveri e mirëfilltë. Ju bëni llogaritë dhe ju del se opozita i ka 377 mijë e më tepër vota. Ka më shumë se gjysmën e votave të elektoralit të Kosovës”, ka theksuar më tej ai.

“Ka pra mundësi edhe për Qeveri teknike, edhe për Qeveri të mirëfilltë por edhe për këtë do të bisedohet, do të shihet se cili është interesi i vendit”, ka thënë Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën.

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Merret vendimi: BE ua heq vizat serbëve të Kosovës me pasaportë të Serbisë

Këshilli Evropian ka vendosur që t’ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese e shtetit serb. “Këshilli...

Lajmet e Fundit